| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KATUNDI QĖ SHIHET, KALLAUZ NUK DO ! |
| Postuar mė datėn: 2008-05-11 06:06:17 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Katundi qė shihet kallauz nuk do thotė populli. Disa nisma tė gabuara tė prijėsve tė kėtij katundi, i kanė vėrejtur me kohė mjaftė qytetar tė saj tė urtė, por, pėr shkaqe tė organizimit tė tyre tė pa mjaftueshėm, dhe ngufatjes sė hapėsirės mediale tė mundėsisė sė shprehjes publike, kjo kategori e vetėdijesuar shoqėrore, dukej se ishte jo aq prezente nė masė me tentativat e saja paralajmėruese. Por, dita-ditės, nėn ndikimin e rrethanave tė caktuara dhe gabimeve nė veprim, marketing-qeveria e jonė aktuale, apo sikur ata dėshirojnė ta quajnė veten, transparent-qeveria, vazhdimisht po e zbeh suksesin e vet nė drejtim tė bindjes sė popullit se nė Kosovėn ton si shtet tė lirė dhe sovran, tė gjitha punėt po na ecin mirė. |
|
Shkruan: Adnan Abrashi
Dyshimi jonė i parė, nisi qė nė ditėn e 17 shkurtit, ku, nė atė Kuvendin solemn, pėrveē miratimit tė Deklaratės pėr Pavarėsinė, u bė edhe aprovimi i flamurit tė ri tė Shtetit tė Kosovės. Nėse e kujtojmė atė ngjarje famėmadhe, kur deputetėt tanė tė ngritur nė kėmbė duartrokisnin me emocione, ne si vrojtues para ekraneve televizive, nuk dinim se, a po bėhet kjo pėrkrahje pėr Deklaratėn e posa lexuar tė shpalljes s Pavarėsisė, apo, pėr njė copė mėndafshiqė befas u paraqit duke defiluar nė sallėn e Parlamentit tė Kosovės. Ja, ky ka me qenė flamuri i shtetit tonė tė ri tė Republikės sė Kosovės, u dėgjua njoftimi i kryeparlamentarit tonė.
Kot ne atėbotė prisnim tre propozime tė Komisionit tė Konkursit pėr pėrzgjedhjen e flamurit, dhe votimin e deputetėve pėr njėrėn prej tyre??!
Ky flamur, zyrtarisht u promovua , por, sa realisht ai do tė pranohet nga populli, mbetet tė shihet. Shenjat e para nuk janė aq optimiste.
Nė kėtė arenė teatrale nė tė cilėn ėshtė shndėrruar Parlamenti ynė, nė mėnyrė tė njėjtė, kaluan edhe disa akte normative. As pa i parė me sy ato, e lere mė lexuar dhe studiuar me vėmendje nga deputetėt, aty u aprovuan dhjeta ligje qė ishin tė inspiruar dhe tė shkruara sipas skenarit ahtisarian dhe konsideroheshin si baza themelor tė legjislativit tė shtetit tonė tė ardhshėm tė Kosovės sė pavarur, demokratike, multietnike, dhe MULTISOVRANE.
Fatkeqėsisht, kjo maskaradė nuk mbeti vetėm me kaq!
Parlamenti i Kosovės, edhe mė tej vazhdoi tė jetė arenė shfaqjesh tė inskenuara. Me stil tė njėjtė imponues, u paraqit sė fundi shfaqja e realizuar dhe e inskenuar mirė me procedurėn e aprovimit tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės. Skenari i kėsaj pjese teatrale qe shumė i thjeshtė dhe pėrbėhej vetėm nga disa fjalė: qohu nė kėmbė, gatitu, duartrokitje... dhe... urime... Me sa pamė, po atė ditė, disa deputet statista i kishin ngatėrruar lėvizjet e parapara tė ulje-ngritjes dhe nuk u quan nė kėmbė. Edhe pse vepruan ashtu, kjo mėnyra e linjės sė heshtur tė reagimit tė tyre, assesi nuk ju jep elemente bindėse pėr krekosjet e mėvonshme publike qė i bėjnė, se gjoja ata nuk ishin pjesė e kėtij aktrimi.
Pas kalimit tė gjitha kėtyre idileve euforike, dukej sikur masa popullore filloj tė zgjohet nga presioni psikologjik i ndenjėsi sė kėtij imponimi racional shqisor, dhe nisi tė tregoj tendencat e vėnies nė veprim tė funksionimit tė natyrshėm tė arsyes vetjake, e cila, nė fakt, gjithmonė ka ekzistuar, por, ishte dhunshėm e ndrydhur nė brendėsinė tonė.
Aktualisht, reagimi vetėm deklarativ dhe jo edhe veprues kundėr mbajtjes sė Zgjedhjeve parlamentare dhe lokale tė Serbisė nė Kosovė, mė 9 maj nė Prishtinė, i shtyri disa kalama tė rebeluar tė lėvizjes VETĖVENDOSJE, qė tė organizojnė njė protestė gjithėpopullore, ku nė shenjė revolte, oborret e pallateve sunduese mbretėrore simbolikisht i mbushin me mbeturina , ndėrsa muret e sarajeve tė tyre i pėrmu... me ujėrat tė zeza tė kanalizimit. Kuptohet, tė gjitha kėto, prodhime vendore, sigurisht!
Kėta tė rijnė, sikur atė ditė, deshėn ti porosisin tutorėt e tyre : Oooo...baballarė tanė! Ne nuk jemi mė fėmijė sikur po na konsideroni ende! Po rritemi! NUSEN qė na keni imponuar pa dashuri pėr martesė, nuk na doli ashtu sikur na premtuat - e virgjėr. Nė fakt, ajo, nuk ishte nuse pėr njė burrė (sovrane dhe i pavarur) por ishte njė lavire pėr shumė burra dhe dashnorė (me disa sovranitete). Dihet! Kur tė martojnė baballarėt me tė lypme dhe pa dashuri, nėse nusja nuk tė del e virgjėr ajo kthehet te baba. Kjo kurrsesi nuk ėshtė njė ēėshtje e moralit arkaik, por ndėshkim pėr shkeljen e kontratės pėrmes premtimit tė rrejshėm nga miku, a po!??
Duke ndej kėtė kohė si zakonisht nė lokalin tim tė preferuar tė lagjes, isha i zhytur nė mendime dhe andralla. Mbi tavolinė kisha tė gjitha ekzemplarėt e gazetave tona ditore, me cigaren tė ndezur dhe filxhanin e kafesė sė preferuar espresso pranė. Qetėsinė e meditimit dhe hulumtimit tim informativ rreth komenteve gazetareske tė protestės sė djeshme tė lėvizjes VETĖVENDOSJE, e prishi ardhja e mikut tim gjerman, qė kėto ditė qėndronte pėr njė vizitė nė Kosovė, dhe dje, nga kurioziteti, edhe ai kishte marrė pjesė nė kėto protesta. Takimin nė kėtė vend e kishim tė paracaktuar. U pėrshėndetem. Menjėherė ai ia filloi sė pari bisedės, me komentin e tij rreth ngjarjes se djeshme:
- Ashtu sikur bėnė kėta tė VETĖVENDOSJES nė Prishtinė, tė kishte ndodhur diēka e njėjtė te ne nė Gjermani, sigurisht mbi 2000 vetė ishin burgosur aty pėr aty!!
- Ka mundėsi! i thash. Por, a di ti tė mė thuash se ēka do tė kishte ndodhur nė Gjermani, sikur nė territorin e saj sovran, pa marrė leje nga qeveria e juaj, tė kishte tentuar, ta zėmė, Franca, ti organizoj zgjedhjet e veta qendrore dhe lokale?
- Hmmm...nuk di! Nuk di! u zė nė skrips miku im.- Dakord... pajtohem! Duhet shikuar edhe shkaqet dhe jo vetėm pasojat...
Nga lajmet e gazetave qė i kisha lexuar atė ditė nė lidhje me kėtė ngjarje, mė sė shumti mė pėlqeu dhe mė la pėrshtypje reagimi i z. Hajredin Kuēit, i bėrė nė emėr tė Qeverisė:
Ėshtė e drejtė demokratike qė tė protestohet dhe ēdo gjė mbahet nė kuadėr tė rendit dhe ligjit ...Pėr mbeturinat nė oborrin e Qeverisė do tė kujdeset kompania pėr pastrim...
Sa bukur, z. zėdhėnės, apo, zėvendėskryeministėr i Qeverisė! Ashtu duhet reagua. Por, athua, a do ta merret dikush seriozisht nė Qeveri me porosinė metaforike dhe mjaftė domethėnėse tė kėsaj performance nga protesta...??!
Ajo ishte TOP-LAJM mė sensacional nė tė gjitha mediat elektronike dhe tė shkruara tė gjithė botės...
11.05.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|