| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kosova nė trend me kohėn |
| Postuar mė datėn: 2008-04-01 15:45:40 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nė politikėn e shekullit XXI tė Evropės ekzistojnė vetėm miqėsi mbi baza tė interesave reciproke qofshin ato strategjike apo politike
Shkruan: Izmi ZEKA, Gjilan
Mė herėt kam shkruar ēka pas shtetit tė Kosovės. A ėshtė duke menduar ndokush apo institucionet e Kosovės si do ti qasen angazhimeve pas krijimit tė shtetit dhe se si do ta perceptojnė ngritjen e kapaciteteve ekonomike ,diplomatike etj.
Kjo dhe nė shikim tė par ende pa u zgjidhur statusi ėshtė dukur paksa sipas dikujt e ngutshme, herėt etj.
Tani kur u pėrmbyll kjo kaptinė shekullore mė nuk ka arsyetime, pengesa, diversitete nė pushtete sepse vetė jeta ka krijuar rrethana tė tjera dhe premisa tė tjera pėr angazhime nė bazė tė standardeve evropiane. Kėto konstatime janė tė prekshme tė dukshme dhe sipėrfaqėsore. Qytetari ynė i ndershėm ėshtė lodhur nga pritja e tepruar e nė kėtė frymė edhe kriza ekonomike po merr pėrmasė tė madhe qė shikuar nga zyrat e institucioneve vėshtirė perceptohet dhe kuptohet.
II
Kapitull tjetėr pėrmbajtjesor passtatusor paraqet edhe filozofia e ndėrtimit tė konturave shtetėrore tė cilat do i pėrmendi sa pėr ilustrim: Krijimi i forcės mbrojtėse ose fillimi i pėrgatitjes sė Ministrisė sė Mbrojtjes, Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, hapja e zyrave diplomatike qė nuk presin dhe fillimi i tė menduarit respektivisht veprimi konkret nė instalimin e njė fryme investive nė Kosovė me programe tė qarta dhe profesionale.
III
Ne mund tė jemi shtet i pavarur por se ēfarė shteti varet prej shumė faktorėve por mė i rėndėsishmi ėshtė faktori njeri apo ne Kosovarėt pra institucionet e Kosovės. Koha po ik dhe politikat evropiane krijojnė strategji tė reja qė ne mund tė mbesim jashtė planit tė tyre. Nėse ne jetojmė duke menduar se jemi interesi strategjik i fuqive tė mėdha ne gabohemi rėndė, nėse themi se ne jemi nė valėt e kėtyre apo atyre prapė gabohemi.
Miq nė politik nuk ekzistojnė dhe sidomos nė politikėn e shekullit XXI tė Evropės ekzistojnė vetėm miqėsi mbi baza tė interesave reciproke qofshin ato strategjike, ekonomike, politike etj. Kjo ėshtė baza nga duhet tė shihet zhvillimi i shtetit tė Kosovės. Tė kuptuarit e kėsaj ka predispozita qė lehtėsisht tė ecim por duke qenė promotor tė hapave
dhe veprimeve tė shpejta nė koherencė me politikat zhvillimore evropiane dhe amerikane. Dikush mė herėt ka jetuar nė njė "patriotizėm" pas luftarak, dikush jeton sot nė njė "patriotizėm" passhtetėror. Tė dy kėto performanca krijojnė anti produktivitet dhe regres nė planin perspektiv. Po ti hyhet mė thellė del se impenjimi kryesor i kėtyre dy rrugėve shtron dilemėn e qėndrueshmėrisė sė shtetit dhe zhvillimit tė tij.
IV
Konferenca e donatorėve qė pritet tė mbahet sė shpejti ka qartėsinė e duhur por edhe strategjinė e mėnyrės sė projektimeve nė Kosovė. Ka perėnduar koha kur tė jetuarit ėshtė bėrė nga zyra dhe kabinetet. Kjo konferencė ka indikacione tė mjaftueshme pėr tė ndihmuar shtetin e ri. Diēka qė duket tani se fokusimi i institucioneve Kosovare nė pėrgatitjet e projekteve ėshtė fokusuar sė paku nga largėsia nė infrastrukturė pa hyrė se nė cilin segment. Do tė ishte mirė dhe interes vital i Kosovės dhe qytetarėve tė saj qė nė kėtė konferenc tė konkurrohet me projekte tė cilat krijojnė vende pune, projekte qė nė planin afatmesėm krijojnė stabilitet ekonomik. Pėr tė deshifruar, programet do tė ishte mirė tė ndahen nė dy sfera; nė sferėn e projekteve qė kanė tė bėjnė me prodhimin dhe sferėn e infrastrukturės sė pėrgjithshme nė Kosovė.
Se sa ėshtė bėrė nė kėtė drejtim do tė shihet pas konferencės sė donatorėve.
V
Tani qeveria nė plotėsi ka gjėra pėr tė bėrė ku nga ky sens ėshtė emergjente ofrimi i kuadrove tė shumtė pėr tė arritur objektivat minimale pėr njė shtet nė krijim e sipėr.
Tė vetėdijshėm se procesi i shtetėsisė donė kohė ne duhet tė kemi strategji shtetėrore pėr tė gjitha limitė e jetės dhe programe tė qarta qoftė e dhe mujore. Duken thjeshtėsi kėto qė po i shkruaj por tradita e shteteve tjera nė krijim e sipėr kanė treguar qė vetėm kjo qasje ka krijuar qėndrueshmėri dhe politikė stabile afatgjate. Ka ikur koha kur ėshtė jetuar edhe nė tė ngrėnė me pavarėsinė. Andaj z. kryeministėr bėni politikat ashtu qė tė pėrmbyllni edhe njė proces qė ėshtė i vėshtirė, procesin e integrimit, zhvillimit nė relacion edhe me politikat ndėrkombėtare. Ecni se koha po ik.
Shihemi pas njė muaji tek bulevardi i qytetit tim
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|