DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» ZAGREBI PARALAJMĖROI LUFTĖN
Postuar mė datėn: 2008-06-26 13:31:14 nga admin1 :: Kategoria: Opinione


Rreth 1800 pėrfaqėsues serb nga Kroacia, si dhe zyrtar serb nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Republika Serbe e Bosnjės, dhe Serbia e nė mesin e tyre edhe priftėrinj tė kishės ortodokse serbe, tė tubuar nė qendrėn kulturore "Vatrosllav Llisinski” tė Zagrebit, kėrkuan ngritjen e tė drejtave kolektive serbe nė tė ashtuquajturėn ‘’ srpska republika Krajina’’.
Tubimit pėr ringritjen e Serbisė sė Madhe nė rrethana tė reja, i munguan vetėm kryetari aktual i Serbisė, Tadiē, ish kryetari Millosheviē dhe krimineli Arkan qė janė tė vdekur, prijėsi i radikalėve Sheshel i cili ndodhet nė gjykatėn e Hagės pėr krime lufte si dhe kreu i kishės ortodokse serbe gospodin Pavle i cili ėshtė i sėmur. Katėr humbjet luftarake qė i pėsuan serbet nė ish Jugosllavi tregon se ideja pėr Serbin e Madhe nuk ėshtė mposhtur, por ėshtė mposhtur vetėm njėra nga mėnyrat e realizimit tė kėsaj ideje.

Besnik HYSA,
Bujanoc,1878.

Edhe pse pasojat e kėtij tubimi do tė kenė efekt tė drejtpėrdrejtė edhe pėr tė ardhmen tonė nė hapėsirat Ballkanike, ėshtė mėkat se si ky tubim gjithėserb kaloi pa u vėrejtur nga publicistika shqiptare, e cila edhe njėherė dėshmoi se me ēfarė gjendje tė rėnd morale po pėrballet populli ynė. Ēka ndodhi nė tė vėrtet nė Zagreb mė 31maj, 2008? Serbet e Kroacisė me nismėn e profesorit serb nga fakulteti Filologjik i Zagrebit, Millorad Pupovac, kishin formuar atė ditė Kuvendin Kombėtar Serb, si organ mė tė lartė tė popullit serb nė Kroaci.
Ky organ tash e tutje do tė merret drejtpėrdrejt me pėrmirėsimin e tė drejtave tė pėrgjithshme tė serbeve dhe inkuadrimin e tyre nė jetėn institucionale tė shtetit kroat. Kėrkesat themelore kishin tė bėnin me kthimin e serbeve nė pasurit e tyre pas humbjes sė luftės nga shteti kroat, dėmshpėrblimet pėr dėmet e luftės, tėrheqjen e padisė kroate ndaj shtetit serb nga gjykata ndėrkombėtare nė Hagė, barazimin e krimeve nga tė dy palėt si dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor me qė rast do tė vinte nė shprehje potenciali politik i serbeve tė Kroacisė duke qenė faktor i rėndėsishėm vendimmarrės nė shtetin kroat. Vlerėsohet se aktualisht nė Kroaci ka rreth 250.000 serb,ndėrkohė qė kėrkohet kthimi i sė paku edhe 100.000 serbeve.

Tė pranishėm nė kėtė tubim nė rolin e viktimės ishin serbet nga territoret ku tradicionalisht tentohet qė tė vihen kufijtė e Serbisė sė Madhe. Ishin tė pranishėm edhe kryetari Kroat, Stipe Mesiē, si dhe zyrtar tjerė kroat. Pėrfaqėsues i kishės ortodokse serbe ishte peshkopi i Shabacit, Llavrentije i cili kishte thėnė se ‘’nuk janė vėllezėr vetėm ata qė lindin nga njė nėnė por tė gjithė njerėzit qė bartin tė mira njerėzore’’. Padyshim se njeriu qė la pėrshtypje mė tė madhe nė atė takim, pėrveē serbeve nga ‘’toka e shenjtė serbe e Kosovės’’ tė cilėt u pėrshėndetėn me duartrokitje frenetike, ishte kryeministri i Republikės Serbe tė Bosnjės, Millorad Dodik.

Ai nė prani tė zyrtarėve mė tė lartė kroat e akuzoi Kroacinė pėr gjenocid ndaj serbeve dhe kishte thėnė" Derisa e dėgjoja Millorad Pupovac mė u ndal fryma nė fyt. Ai e ka pasur vizionin e tij se njė ditė nga ky vend ne do tė dėrgojmė porosinė se kėtu jetojnė serbet. E tėrė bota pėrmes mediave na njeh si tė kėqij, por serbėt janė ata qė kanė pėsuar mė sė shumti nė Slloveni, Kroaci dhe Bosnjė e Hercegovinė, dhe kjo kurrė mė nuk do tė i ndodhė serbeve. Serbet e Kroacisė gjithnjė do tė kenė pėrkrahjen e qeverisė sė Republikės Serbe. Ai mė tutje vazhdoi se Republikėn Serbe e pėrjeton si shtet edhe pse ka tė tillė qė mendojnė se ajo nuk ėshtė shtet. Neve Bosnja dhe Hercegovina na ėshtė imponuar. E respektojmė Dejtonin, por ajo ėshtė njė kornizė e ngushtė nė tė cilėn nuk mundemi tė realizojmė interesat tona’’. Pra lexues i nderuar kėto fjalė nuk i ka thėnė Shesheli por kryeministri i Republikės Serbe tė Bosnjės, i cili njihet si miku mė i ngushtė i kryetarit tė Serbisė, Boris Tadiē, e qė nėnkupton moton e vjetėr tė Serbisė sė Madhe ‘’tė gjithė serbet nė njė shtet’’ .
Janė edhe dy ngjarje interesante diplomatiko-ushtarake qė ndodhėn para tubimit serb nė Llisinski, qė tregojnė pėr zgjerimin serbomadh nė rrethanat e reja e veēmas integrimet evropiane .Tri ditė para takimit gjithėserb, po ashtu nė Zagreb nė njė takim ndėrkombėtar ministri serb i punėve tė jashtme,Vuk Jeremiē, kishte akuzuar Kroacinė pėr gjenocid ndaj serbeve dhe pastrim etnik tė mbi 250.000 serbeve gjatė operacionit luftarak ‘’Olluja (Stuhia)’’ tė vitit 1995. Po ashtu njė ditė para takimit nė Llisinski, nė Qupri tė Serbisė nė poligonin ushtarak me emrin ‘’Pasuljanske livade’’ kryetari i Serbisė Tadiē gjatė njė manovre ushtarake shprehet’’qėllimi jonė strategjik ėshtė qė ushtria serbe tė bėhet mė e fuqishmja nė Ballkanin perėndimor dhe se ne kurrė nuk do ta pranojmė pavarėsinė e Kosovės dhe Metohisė’’.
Se ky pohim nuk ėshtė ndonjė lojė diplomatike e Tadiēit e vėrteton edhe ndėrtimi i bazės ushtarake Cepotin, njė vend tejet strategjik nė afėrsi tė Bujanocit, i njohur si ''Bondstilli serb''. Pėr kėtė projekt qeveria serbe ka ndarė mbi 20 milion Euro ku mund tė vendos rreth 1000 ushtarė. Pėr veē kėsaj viteve tė fundit ushtria serbe iu ėshtė nėnshtruar modernizimit tė saj nė tė gjitha gjinitė luftarake.

Pėr njohėsit e rrethanave Ballkanike ėshtė e pakuptimtė ringjallja e shovinizmit serb nė Kroaci pas 13 viteve, duke pasur parasysh humbjen e thellė ushtarake serbe nga ana e ushtrisė kroate, me prijėsin sypatrembur dhe themeluesin e shtetit tė parė ndėrkombėtar kroat, Franjo Tugjman, si dhe tmerrin luftarak dhe dėmet qė i kanė shkaktuar Kroacisė nė njerėz dhe dėme materiale, e mė tė njohura janė Vukovari dhe Dubrovniku.

Pra, si ndodhi kjo aty, ku mė sė paku pritej? Pas pėrfundimit tė luftės mė 1995, dhe pas vdekjes sė kryetarit Tugjman mė 1999, nė popullin kroat ekzistonin dhe ende ekzistoj dy rryma;ajo nacionaliste e cila dha mė sė shumti pėr themelimin e shtetit kroat e tubuar rreth partisė HDZ (Hrvatska Demokratska Zajednica -Bashkėsia Demokratike Kroate), e cila pėrbėhet nga vullnetarėt e luftės kroate dhe nga njė diasporė e organizuar pėr mrekulli; si dhe rryma tjetėr e HDZ-ės sė moderuar, e cila ka prirje titiste dhe ende beson nė ringjalljen e Jugosllavisė sė Titos e pėrkrahur edhe nga komunistėt kroat, e cila aktualisht ėshtė nė pushtet nė Kroaci.

Lidhjet e disa shtresave kroate dhe serbe sidomos martesore e nė veēanti atyre ekonomike, pėrveē lidhjeve komuniste kroato-serbe janė shumė mė tė hershme dhe datojnė duke filluar nga periudha e AustroHungarisė pastaj nga Mbretėria Serbo-Kroato-Sllovene e vitit 1918, e nė veēanti gjatė Jugosllavisė komuniste 1945-1989.
Pas vdekjes sė Tugjmanit dhe pas etiketimit tė luftės kroate si gjoja luftė e pastrimit etnik mbi serbet,forcat nacionaliste humbin zgjedhjet dhe fillon pastrimi i institucioneve kroate nga njerėzit e dėshmuar tė HDZ-ės, dhe tė gjithė ata qė e ndihmuan pavarėsimin e shtetit kroat. Sot institucionet mė tė rėndėsishme kroate duke pėrfshirė arsimin, policin, gjykatat e nė veēanti mediat janė tė pastruar nga njerėzit e vėrtet tė HDZ-ės, tė cilėt njihen me emrin ustashe emėr qė rrjedh nga fjala ustati(ngritje, apo kryengritės rrjedhimisht kryengritje) dhe udhėhiqen nga forcat titiste komuniste.
Duke shfrytėzuar durimin, demokracinė e shtetit kroat si dhe integrimet evropiane, Serbia dhe serbet lokal tė Kroacisė nuk heqin dorė nga qėllimet e tyre pėr ribėrjen e Serbisė sė Madhe, herė me retorikė tė butė e herė pas here edhe tė hapur.

Acarimi i marrėdhėnieve kroato-serbe i kishte dhėnė shkas kėngėtarit nacionalist kroat Thompson, qė njė ditė para takimit serb nė Llisinski, nė ditėn e luftėtarėve kroat, nė qendėr tė Zagrebit para 100.000 tė rinjve kroat tė lansoj tekstet e tij fyese ndaj serbeve ''ubij ,bij serbina-mbyte,mbyte,serbin'', duke kundėrshtuar politikėn aktuale tė shtetit kroat ndaj sjelljeve kryeneēe serbe.
Por edhe ata qė thonė se marrėdhėniet ekonomike ndikojnė nė harrim e tė kaluarės, e mohoi ekonomia kroato-serbe e cila viteve tė fundit shėnonte rritje vjetore deri 40%, duke na bėrė qė tė kuptojmė se dallimet politike dhe e kaluara e hidhur vėshtirė harrohen sado qė mirėqenia e njė populli ėshtė e lartė. Njė refren tė tillė ka kohė qė shqiptarėt e dėgjojnė nga feudalėt e tyre politik tė Tiranės, Prishtinės dhe Shkupit- tė rregullojmė njėherė ekonomin e pastaj sendet rregullohen vetvetiu.

Po ēfarė rėndėsie kanė kėto marrėdhėnie tė acaruara kroato-serbe pėr ne shqiptarėt? Qysh nė fillim duhet tė themi se ekziston njė ngjashmėri nė mes asaj se ēfarė po ndodhė sot nė Kroaci dhe Kosovė nė kuptimin se dy vendet janė pjesė e projektit Serbi e Madhe. Serbėt kanė kėrkesat e njėjta atje, sikurse pėr njė pjesė tė trojeve shqiptare e cila po realizohet me Pakon e Ahtisarit.
Fuqizimi i shovinizmit serbomadh tek shteti kroat dhe populli kroat qė janė edhe si shtet por edhe si popull mė tė ngritur kombėtarisht, mė tė pasur ekonomikisht, mė tė organizuar ushtarakisht, se ne shqiptarėt qė ende jetojmė si fise pa organizim tė mirėfilltė shtetėror, na bėjnė tė kuptojmė mė mirė serbet dhe qėllimet e tyre tė ardhshme, na bėjnė tė kuptojmė se politika nuk njeh moral, nuk njeh drejtėsi, nuk njeh tė drejt ndėrkombėtare. Na bėjnė tė kuptojmė se serbet kurrė nuk duhet nėnvlerėsuar, se ata e dinė politikėn mė mirė se ne, shqiptarėt.

Ata e kanė kuptuar se kėrkesat gjithnjė duhet pėrsėritur deri nė monotoni, qofshin edhe rrena. Kur rrenat i pėrkrah edhe me veprime tė pėrditshme politiko-diplomatike, ti je viktimė edhe pse e gjithė bota e dinė se je kriminel. Vajtimi i viktimės i pėrkrahur nga institucionet shtetėrore sjell mobilizimin e mobilizimi sipas skenarit serb sjell luftėn.

Ata sot bėjnė lojė edhe me gjyqin e Hagės sepse kanė paguar shumė dėshmitar tė rrejshėm ndėrkombėtar pėr tė dėnuar gjeneralėt kroat tė cilėt kanė pasur guxim tė i kundėrvihen agresionit serb nė Kroaci. Derisa nė njė anė kėrkojnė nga Kroacia qė tė tėrheq padinė ndaj Serbisė pėr agresion, nė anėn tjetėr i gėzohen dėnimit tė gjeneralėve kroat. Tė njėjtėn gjė e kanė bėrė edhe pėr shqiptarėt me librin e Del Pontes. Derisa i hidhja mendimet nė letėr, njoftohem nga mediat se Kėshilli i Evropės po i nis edhe zyrtarisht hetimet pėr kėto akuza ndaj UĒK-ės.

Shqiptarėt pėr dallim nga serbėt, edhe pse kurrė nuk kanė bėrė luftė pushtuese, edhe pse kanė qenė gjithnjė viktimė, edhe pse territori i tyre ēdo ditė vjen duke u zvogėluar ata nuk janė nė gjendje qė sė paku atė qė u ka mbetur ta mbrojnė, e mos tė flasim pėr kėrkesėn e rishikimit tė padrejtėsive shekullore ndėrkombėtare ndaj tyre. Duke qenė tė udhėhequr nga individ tė pa ndjenja kombėtare, duke jetuar si fise, ata sot paraqesin njerėzit mė fatkeq tė Evropės. Nė mungesė tė njė qendre vendimmarrėse, feudalėt shqiptar tė Tiranės, Prishtinės e Shkupit janė bėrė varrmihėsit kryesor tė shqiptarėve nė Ballkan.

Kur e pėrmendėm pak mė lartė titizmin tek kroatėt, kujtoni pak titizmin dhe titistėt shqiptar tė ish-Jugosllavisė. Pse u dėrguan ushtarėt e UĒK nė Hagė dhe u urtuan aq shumė? Kush ka faj kėtu, mendoni se vetėm serbet kanė faj? Po disa titistė qė vrapuan pėr bisedime me serbet nė Rambuje, e pastaj nė Vjenė? Po me titistėt dhe pjellėn komuniste pėr ndryshimin e identitetit Shqiptar nė kosovar e gjuhė kosovare?Po me qeveritė e gjysmėshtetit shqiptarė nė tėrė kėto procese? Ky ėshtė shovinizmi serbomadh qė nuk njeh normė, nuk njeh hapėsirė e kohė, dhe nuk zgjedh mjete nė krijimin e Serbisė sė Madhe.

Po bashkėsia ndėrkombėtare ēfarė bėnė? Gjithnjė e mė shumė po bindet nė rikrijimin e Jugosllavisė sė re me formulėn, minus Sllovenia plus Shqipėria. Titistėt shqiptarė Serbia i ka dėrguar nė Hagė qė tė marrin vizėn e patriotėve, disa janė me vath e disa pa vath i kanė gazetat e veta e mund tė shkruajnė ēka tė duan kundėr rezistencės shqiptare. Titisti kryesor me porosi ėshtė tėrhequr nga jeta politike dhe kur tė i vijnė koha pėrsėri do tė rishfaqet si shpėtimtar i kombit.

Se Serbia nuk tallet me krijim e Jugosllavisė sė re,lexo Serbisė sė Madhe, e dėshmon edhe njė program televiziv i njohur me emrin Pink, pasuri e familjes sė ish kryetarit tė Serbisė, Sllobodan Millosheviē, i cili propagandon idenė e jugosllavizmit nė tėrė hapėsirėn e ish-Jugosllavisė, e ne emisione tė caktuara politike shpesh sheh edhe pjellėn komuniste shqiptare duke e vajtuar kohėn e Titos.

Ja edhe njė dallim tjetėr thelbėsor i shqiptarėve me serbet. Takimi serb nė Llisinski u mbajt nė shėnim tė 160 vjetorit tė Kuvendit tė Majit tė vitit 1848, kur serbėt kishin fituar lirin dhe autonomin nėn AustroHungari dhe kishin shpallur Vojvodinėn si tokė serbe.

Nė anėn tjetėr pėr shqiptarėt ishte njė datė historike e njohur si Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Organizimi i 130 vjetorit ishte tejet i zbehtė, vetėm sa pėr sy e faqe. Nuk mori pjesė as feudali Topi, as feudali Sejdiu, as kryeministrat, e as tė dėrguarit e tyre, kurse njė i pranishėm qė kishte marr pjesė mė tha se ''kisha pėrshtypjen se po tė i pyesja tė pranishmit se pėr ēka jemi tubuar kėtu do tė mbetesha pa pėrgjigje''.

Ja edhe njė dėshmi se ku jemi, kush jemi dhe ēfarė jemi!Nė vend se tė organizohej njė Kuvend mbarėkombėtare nė mėnyrė institucionale nga ata qė paguhen me taksat tona, te ne veprimtarėt dhe atdhetarėt nė mėnyrė vullnetare detyrohen qė tė organizojnė njė parakuvend. Turpi mė i madh i feudaleve tė Tiranės, Prishtinės dhe Shkupit nuk qėndron nė atė se nuk dėrguan ndonjė telegram pėrshėndetės, por u munduan me ēdo kusht qė ta pengojnė mbarėvajtjen e atij tubimi.

Pėr serbet nuk ka rėndėsi a ėshtė nė krye Obrenoviēi, Karagjorgjeviēi, Pashiqi, Kral Petri, Rankoviēi,Millosheviqi, Koshtunica apo Tadiēi, rėndėsi ka se projekti i Serbisė sė Madhe po vazhdon, nuk ėshtė shuar, ėshtė i gjallė. Pėr shqiptarėt me rėndėsi ėshtė individi i cili udhėheq ndonjė projekt kombėtar, nėse ėshtė nga Shkupi e bojkoton Tirana dhe Prishtina, nėse ėshtė nga Tirana e bojkoton Prishtina e Shkupi dhe anasjelltas.

Ndėrkohė, feudalėt shqiptarė me fiset e tyre vazhdojmė ecjen nėpėr histori kush thumbit e kush patkoit, kryesore vendin asnjėherė nuk po e kemi te burrat nė odė, por po presim nė korridor. Ende po e presim ndonjė individ apo grupacion institucional qė sė paku pėr njė kohė tė shkurt tė harrojnė interesin personal dhe tė punojnė pėr tė mirėn e pėrgjithshme. Vetėm atėherė do tė mund tė heqim dorė nga ‘’kėto tė mira’’ tė politikės mafioze feudale tė Tiranės, Prishtinės dhe Shkupit, qė tė shmangim tė keqėn e ardhshme.
Dhe kjo e keqe e ardhshme mund tė shmanget edhe me njė koalicion kroato-boshnjak-shqiptarė. Dikush duhet tė flasė nė emėr tė fiseve shqiptare. Por kush?

Shqiptarė, kujdes nga ata qė thonė se pastrimi etnik nuk ėshtė gjenocid por dukuri natyrore, kėshtu ishte shprehur ish-kryetarja e Republikės Serbe tė Bosnjės, Biljana Pllavshiq, kėshtu u shprehėn serbėt nė Zagreb mė 31 maj, kėshtu do tė shprehen serbet e Kosovės me 28 qershor, me rastin e 619 vjetorit tė ''Betejės sė Kosovės'', kur ta themelojnė Kuvendin e tyre Kombėtar qė nėnkupton ndarjen e banana republikės, tė quajtur Kosovė.

Shqiptarė, edhe mė kujdes nga ata qė thonė se luftėrat kanė marr fund, se neve nuk na duhet ushtri dhe klithin me tėrė gurmazin ''se prioritet i jonė janė integrimet euroatlantike''.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Merekel paralajmėroi seriozisht Serbinė (2007-05-10 04:19:06 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Hetimet pėr luftėn civile nė Spanjė, kėrkohet zhvarrimi i Federiko Garsia Lorkės (2008-09-19 07:40:15 nga admin4)
[ Histori ] Kosova, te pathenat per luften (2008-07-08 13:00:43 nga admin1)
[ Opinione ] Veto greke ndaj Maqedonisė, si «Oqi day» e re nė Luftėn Greko-Amerikane, dhe Gėrdeci si Pearl Harbor (2008-04-06 10:47:59 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Lideri fetar ortodoks serb kerkon qe Serbia te nise luften per Kosoven (2008-02-17 16:46:57 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ai qė humb luftėn duhet edhe tė paguajė pėr humbjen (2007-09-16 10:46:43 nga admin2)
[ Intervista ] SI E BĖMĖ LUFTĖN NĖ PASHTRIK?! (2007-06-01 17:32:01 nga admin1)
[ Intervista ] Adem Demaēi: Fatos Nano e ka ndihmuar me vetėdije luftėn tonė (2007-05-25 04:12:35 nga admin4)
[ Opinione ] Raporti sekret pėr Kosovėn: Mirupafshim nė luftėn tjetėr (2007-05-17 20:09:36 nga admin2)
[ Histori ] Oliver Shmit: Skenderbeu dhe rėndėsia e infrastrukturės logjistike pėr tė udhėhequr luftėn (2006-12-12 03:22:45 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Henry Perrit: Pavarėsia e Kosovės do tė lehtėsonte luftėn kundėr korrupsionit (2006-10-29 10:25:10 nga Arben Dervina)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster