| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MBI TĖ GJITHA SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT |
| Postuar mė datėn: 2008-04-15 11:51:36 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Tė dashur bashkėkombės!
Ēėshtja, qė u hap pa dashje nga njė letėr qė ia bėra Hamdi Nuhiut (nuk e kisha menduar tė botohet), ėshtė njėra prej ēėshtjeve serioze, qė ekziston dhe qė e gėrryen pėrditė shpirtin, frymėn dhe ndėrgjegjen tonė kombėtare. Atė nuk e shpika unė. Reagimet qė mė erdhėn pas asaj letre mė nxitėn tė shkruaj dhe tė shpjegohem pak mė gjatė. Me kėtė ĒĖSHTJE sa shpirtėrore po aq politike dhe kombėtare herėt a vonė do tė detyrohet tė merret shoqėria shqiptare ose mė saktė mendja e saj. Mendimi im ėshtė qė kjo ēėshtje duhet shtruar me ngutė, pa paragjykime dhe me gjakftohtėsi nga klerikėt, nga politikanėt, nga historianėt, nga gjuhėtarėt, nga sociologėt, nga psikologėt dhe nga tė gjithė studiuesit e mundshėm tė kombit, sepse kjo ēėshtje, qė ndikon drejtpėrdrejt nė edukimin dhe formimin shpirtėror tė kombit, nuk mund tė jetė dhe nuk ėshtė nė asnjė vend normal vetėm ēėshtje e klerit dhe e kishės a xhamisė. Vendosja e feve (besimeve) brenda kornizės kombėtare do ti bėnte nder tė madh ēdo kleriku shqiptar dhe ēdo bashkėsie fetare. E mira e kombit kėrkon qė tė gjitha fetė tė organizohen nė shkallėn e njė Kėshilli Fetar, qė i udhėheqė ato nė pajtim me interesat kombėtare tė kohės dhe me interesat afatgjata.
Pas letrės, qė ia bėra Hamdi Nuhiut, njėri mė shkruante se e kam bėrė pėr tė mė thėnė: "Bravo nacionalist"! Njė tjetėr mė quante marksist-leninist, njė tjetėr ateist, e kualifikime tė tjera. Unė ju pėrgjigjem tė gjithėve: Mua mė mjafton tė jem shqiptar ashtu si mė ka falė Zoti ose Natyra dhe historia mijėvjeēare. Nuk mė duhen izmat
Njė tjetėr mė shkruante se nė gjuhėn arabe, persiane e turke kanė shkruar shumė shqiptarė tė njohur, etj.. Ėshtė e vėrtetė se shumė shqiptarė kanė shkruar (edhe figura tė shquara) nė gjuhėn latine, arabe, greke, persishte, turke, frėnge, italiane, rumune, bullgare, serbe, ruse, etj., por kjo nuk do tė thotė qė ne t'i vėmė ato gjuhė krahas shqipes sonė, ose, ruana Zot, ti vėmė para saj, para Nėnės sė gjuhėve evropiane dhe mė gjerė. Nė kohėn kur bijtė e shqipes ishin tė detyruar tė shkruanin nė gjuhė tė huaja, shqipja ende nuk e kishte alfabetin e saj dhe as gramatikėn e drejtshkrimin e normuar, etj.. Kjo pėr arsye se gjuha shqipe dhe shqiptarėt (tė parėt e tyre ilirė e pellazgė) ishin pushtuar dhe shtypur nga shumė popuj barbarė, tė cilėt bėnin ēmos qė tė zhduknin ēdo gjurmė tė kėsaj gjuhe, tė kėsaj kulture dhe tė kėtij qytetėrimi. Ka shumė dėshmi se gjuha shqipe ishte shkruar shumė shekuj mė herėt, por pikėrisht grekėt dhe mė vonė turqit barbarė kishin zhdukur shumė nga gjurmėt dhe dėshmitė e shkruara. Sot, pranohet nga shumė studiues seriozė se gjuha, kultura dhe qytetėrimi grek janė ngritur mbi gjuhėn, kulturėn dhe qytetėrimin pellazgo-iliro-shqiptar. Tashmė pranohet nga tė gjithė se emri ADAM shpjegohet vetėm nga gjuha shqipe, qė do tė thotė ATĖ dhe ĖMĖ. Edhe fjala ZEUS shpjegohet vetėm nga gjuha shqipe. Kjo dėshmon se edhe Zoti ose Zotat kanė fol shqip. Pastaj, FARAON (fara jonė), etj.. Emri qė mban kryeqyteti i sotėm i Greqisė, ATHINĖ, ėshtė fjalė shqipe, sikur edhe Korinth, Selanik, Bukuresht, Venedik, Arabi, Baskė, etj.. Shikojeni edhe Akademinė e Shkencave tė Suedisė se si e vendosė gjuhėn tonė nė rrėnjėn e trungut tė pemės sė gjuhėve, si Nėnė tė gjuhėve evropiane e mė gjerė. |
|
Mbi tė gjitha Shqipėria dhe shqiptarėt!
I madhi Sami Frashėri, tė dashur bashkėkombės tė pakėnaqur nga letra ime, ka bėrė edhe alfabetin pėr gjuhėn turke, pastaj fjalorin turqisht-frėngjisht dhe anasjelltas e shumė vepra dhe studime nga fusha tė ndryshme. Por, tė gjitha kėto i bėri si shqiptar dhe jo si turk. (Lexojeni veprėn e tij!) Ky burrė ishte i angazhuar me tėrė qenien e tij, sikur edhe vėllezėrit e Tij, pėr ēėshtjen e Shqipėrisė, pėr tė cilėn i rrahu zemra deri nė frymėn e fundit. Tė tillė ishin edhe Rilindasit e pare, si: Jeronim De Rada, Naum Veqilharxhi, Zef Jubani, Elena Gjika, Konstantin Kristoforidhi, Sevastije Qiriazi, Hoxhė Tahsini, e shumė tė tjerė, tė cilėt pa dallim feje, ideje a krahine, me moton e Vaso Pashė Shkodranit: "Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria", i vunė gjoksin dhe mendjen (pushkėn dhe penėn) tendencave asimiluese tė pushtuesve qė shkelnin tokėn, gjuhėn, kulturėn dhe qytetėrimin tonė tė lashtė. Ky bashkim u pėrsėrit edhe para, gjatė dhe pas Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe, edhe mė fuqishėm, gjatė Luftės Antipushtuese Ēlirimtare tė UĒK-sė, kur kombi shqiptar u bė NJĖ pėr ēlirimin dhe ribashkimin e tokave tė pushtuara tė Shqipėrisė.
Nuk jam kundėr ndonjė besimi (feje) tė caktuar dhe as pėr ndonjė fe tė veēantė, ashtu siē nuk jam kundėr ndonjė partie politike nė Shqipėri (me Shqipėri kuptoj jo shtetin shqiptar, por tė gjitha trojet shqiptare tė mbetura nga rrudhjet e mėdha gjatė shekujve). Por, sikur tė gjithė njerėzit normalė, edhe unė, mbi tė gjitha dua popullin dhe vendin tim. Udhėhiqem nga motoja: Shqipėria mbi tė gjitha. Fetė, ideologjitė dhe partitė rrofshin e qofshin nėse i shėrbejnė Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Nėse i besoj njė feje a njė profeti tė caktuar dua t'i besoj, t'i lutem dhe ta nderoj si shqiptar dhe nė gjuhėn shqipe. Dua ta bėjė tė flas shqip dhe tė jetė nė shėrbim tė Shqipėrisė. Sepse, Zoti, po tė dėshironte tė isha ndryshe, nuk do tė mė falte (krijonte) shqiptar, por do tė mė krijonte arab, grek, italian, turk, etj. Thėnė troē, tė qenit shqiptar ishte dėshirė dhe vullnet i Zotit ose Natyrės. Siē e thash, shqipja ishte gjuhė e zotave. Atėherė, pse mos t'i lutemi dhe falemi Zotit nė gjuhėn qė Ai e kupton mė sė miri, nė gjuhėn e ėmbėl shqipe? Pėrdorimi i fesė pėr tė pėrhapur gjuhėn, kulturėn dhe qytetėrimin grek, italian, arab, turk, etj., ndėr shqiptarė ėshtė jo vetėm i papranueshėm pėr ēdo shqiptar, por edhe nė kundėrshtim dhe armiqėsi tė hapur me Zotin ose Natyrėn. Kjo ėshtė ajo qė mė pengon mua dhe besoj se pengon ēdo shqiptar tė ndėrgjegjshėm pėr rreziqet qė paraqesin nė kohėn tonė tendencat pėr ndikim, asimilim, pėrēarje dhe ēoroditje tė populli tonė me anė tė feve, qė nė thelb janė njėsoj (sidomos krishterimi dhe myslimanizmi). Nė thelb tė tė dyjave qėndron besimi nė njė Zot, pastaj profetėt (pejgamerėt) janė tė njėjtė, etj.. Me i ra mė shkurtė dhe pa "politikė", sepse nuk kemi pse i bėjmė "politikė" njėri-tjetrit, feja ose fetė, ndėr shqiptarė, duhet ta kenė fytyrėn dhe shpirtin shqiptar, duhet tė shqiptarizohen dhe tė jenė nė shėrbim tė interesave madhore tė kombit dhe tė Shqipėrisė e jo nė interes tė Vatikanit (Romės), Stambollit, Athinės, Arabisė, etj.. (Lexojeni monografinė e Kemal Ataturkut, qė tė mėsoni se si veproi Ai me selinė e fesė islame nė Stamboll, me shefin e saj dhe me tė gjithė politikanėt ose ushtarakėt e intelektualėt qė nuk merrnin parasysh interesat madhore tė Turqisė!)
Nuk ka kuptim dhe nuk ėshtė interes kombėtar, tė paktėn pėr ēastet qė po kalojmė si komb, tė "tmerrojmė" atė pjesė tė botės qė po na pėrkrah me minare dhe thirrje tė ezanit me aq zė sa t'i tremb dhe irriton edhe fėmijėt dhe qytetarėt rreth e rrotull, duke krijuar pėrshtypjen e rreme se jemi Arabi a Turqi. Nuk mund ti rrimė karshi Serbisė, Maqedonisė dhe tė tjerėve, qė mbajnė tė pushtuara toka tė Shqipėrisė, me minare, me ezan, me kryq, me gjuhė, me simbole, me flamuj e me politika tė huaja, jo shqiptare
Besimi ėshtė i lirė. Kush tė dojė mund tė falet e tė lutet natė e ditė, por pa e penguar tjetrin, pa ushtruar "dhunė" ndaj tė tjerėve. Ky lloj "manifestimi" i shfrenuar i besimit, unė mendoj, ėshtė nė kundėrshtim edhe me frymėn Kuranore. Ky lloj manifestimi i besimit i kalon caqet e fesė dhe merr njė karakter tjetėr...
Tė njėjtin mendim kam edhe pėr partitė politike dhe politikanėt, qė, sipas meje, mbi tė gjitha duhet tė kenė kombin dhe Shqipėrinė. Me kėtė nuk thash dhe nuk them asnjėherė qė duhet tė luftojmė kundėr tė tjerėve ose nuk duhet tė japim dhe marrim, tė kemi marrėdhėnie normale me tė tjerėt. Nė kėtė botė ka vend pėr tė gjithė. Nė fund tė fundit vetėm kėshtu mund tė ndėrtojmė dhe tė kemi marrėdhėnie tė shėndetshme dhe tė drejta me popujt, gjuhėt, kulturat dhe qytetėrimet tjera. Nuk po zgjatem mė , sepse ėshtė TEMĖ shumė e thellė dhe shumė e gjerė
Kėrkoj mirėkuptim nga ata shqiptarė qė mendojnė ndryshe
Xhevat Bislimi |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|