DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» MISIONET DIPLOMATIKE
Postuar mė datėn: 2008-06-25 03:03:13 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: BASHKIM HOXHAJ

1.
Kryetari Sejdiu, para do ditėsh “dekretoi themelimin e nėntė misioneve diplomatike tė Republikės sė Kosovės”. Krejt nė rregull. Kosovės i duhet shėrbimi diplomatik, dhe as qė do tė kishim nevojė tė hynim interpretimeve teorike pėr tė shpjeguar rėndėsinė e kėtyre misioneve. Tek shumica syresh e qytetarėve tė Republikės sė Kosovės, tani veē kanė filluar tė shfaqen opinione se start-imi i funksionimit tė misioneve diplomatike veē se ėshtė vonuar deri nė kėto momente. Vonimi i mėtutjeshėm nuk ka arsye tė ndodhė. Ēdo minutė, orė, ditė, javė e muaj ėshtė humbje e pakompensueshme dhe e pajustifikueshme kohe. Thėnė realisht, funksionimi i marrėdhėnieve ndėrshtetėrore i Republikės sė Kosovės me shtetet tjera po pėrjeton njė lloj hendikepi nė mungesė tė misioneve tė saja diplomatike. Hapja e ambasadave s’ka diskutim se do ta intensifikonte punėn rreth ndėrtimin tė marrėdhėnieve tė shtetit tonė me vendet tjera. Njėherėsh, jemi tė vetėdijshėm pėr mundėsitė e limituara buxhetore tė vendit tonė. Sigurisht fillimi do tė ketė vėshtirėsitė e veta, qoftė nė aspektin financiarė apo profesional. Fillimisht ambasadat tona do tė kenė numėr tė reduktuar personeli;ambasadorėt tanė dhe stafet e tyre s’do tė mund tė kenė privilegjet e duhura siē kanė ta zėmė vendet e fuqishme ekonomike, apo ato shtete qė tashmė kanė njė traditė tė gjatė nė kėtė lėmi. Nisur nga ky prizėm, del se individėt qė kanė menduar tė konkurrojnė pėr tė udhėhequr me misionet diplomatike dhe tė tjerėt qė do tė punojnė nėpėr kėto misione si pjesė e stafit civil tė administratės, do tė ishte mirė ta marrin parasysh se puna nė ambasada, kur kihen parasysh rrethanat nė tė cilat do tė punojnė, nuk do tė jetė aspak e lehtė. Pra fillimi do tė jetė i vėshtirė, me sakrifica bile nėse mund tė themi kėshtu. Nė kėtė plan, qeveria e Kosovės sigurisht do t’i ketė parasysh ca gjėra qė ndoshta pėr dikė mund tė mos tingėllojė si tė pranueshme. Diaspora jonė ka njė traditė goxha tė gjatė rreth veprimtarisė atdhetare nė dobi tė ēėshtjes kombėtare. Mėrgatės sonė nuk i kanė munguar asnjėherė veprimtarėt politikė dhe as intelektualėt e kalibrave tė konsiderueshėm e me autoritet tė ēmuar. Kur kėsaj i shtohet edhe numri i atyre qė janė rritur dhe kanė kryer shkollat nėpėr vende tė ndryshme perėndimore, mendoj se diaspora jonė ka mjaft kapacitete pėr tė ndihmuar nė ndėrtimin e bazave tė misioneve diplomatike tė Republikės sė Kosovės. Nuk them se ambasadat tona do tė duhej tė vėrshohen ose dominohen nga mėrgimtarėt tanė. Por ndihma e tyre, pa as mė tė voglin ekuivok, do tė kishte me qenė mė se e nevojshme. Kjo do tė harxhonte me pak kohe dhe mė pak mjete financiare. Dihet se akomodimi i njė personi me familjen e tij nė njė vend tė huaj i ka kostot e veta jo tė ulėta.

2.
Kohėt e fundit nėpėr biseda tė ndryshme, nėpėr shkrime gazetash nga vėshtrues e opinionistė, na ka rėnė tė dėgjojmė e lexojmė pikėpamje nga mė tė larmishmet pėrkitazi me udhėheqjen e ministrisė sė punėve tė jashtme dhe misionet diplomatike. Si mė tė preferuarit e njė numri opinionistėsh mė shpesh janė ata persona qė flasin gjuhė tė huaja. Si pėr ēudi, rreth kėtij kriteri pėrqendrohen shumica prej tyre. Rrallė kush pėrmend kriteret tjera tė domosdoshme siē janė integriteti moral, politik, intelektual, profesional e kombėtar. Ku pa pasjen e kėtyre kritereve mendoj se nuk plotėsohen as kushtet minimale qė duhet tė plotėsoj njė diplomat. Kjo vlen edhe pėr tė tjerėt qė do tė punojnė nėpėr ambasada si pjesė e stafit civil. Njohja e gjuhėve tė huaja natyrisht se ėshtė njė kriter mjaft i rėndėsishėm, por jo i vetmi. Njohės tė gjuhėve tė huaja Kosova ka mjaft, por kjo nuk do tė thotė se tė gjithė i plotėsojnė kushtet pėr tė punuar nė pėrfaqėsitė diplomatike. Nėse merret kėshtu, atėherė tė gjithė mėrgimtarėt tanė njohin sė paku gjuhėn e vendit ku jetojnė e punojnė. Por, njė numėr prej tyre as qė kanė ndonjė profesion apo zanat tė kryer. Akreditimi i ambasadorėve kėrkon kujdes tė veēantė. Ambasadorėt nuk emėrohen e hiqen sipas preferencave politike tė qeverive qė shkojnė e vijnė. Prandaj, pėrveē nevojės imediate tė hapjes sė ambasadave, kėrkohet edhe maturi nė pėrzgjedhjen e kandidatėve sipas thėnies sonė popullore, “tė ecet duke prekur”. Kosova dhe diaspora jonė kanė mjaft kuadro tė shkėlqyer qė do tė mund tė kryenin me sukses punėn e diplomatit. Kosovėn mė sė miri mund ta pėrfaqėsojnė ata njerėz, ata kandidatė qė nė CV-nė e tė cilėve ka dėshmi tė forta pėrkushtimi ndaj ēėshtjes kombėtare. Atdhetarė nuk janė vetėm ata qė kanė derdhur lot pėr Kosovėn, siē jemi mėsuar tė dėgjojmė shpeshherė. Kontributi nė fushėn e shkencės, artit, kulturės, politikės, diplomacisė, luftės ēlirimtare etj, pėrbėjnė atdhetarizėm. Njerėz tė dėshmuar tė profileve tė ndryshme kemi mjaft, fatmirėsisht. Kėrkohet vetėm seriozitet nė angazhim nga ana e institucioneve tė Republikės sė Kosovės. Ėshtė koha tė mendohet rreth interesave vitale tė vendit. Duke flakur politikanizmin sipėrfaqėsor, emocional e folklorik. Politikėn e pėrbėjnė interesat, e jo emocionet ka thėnė i madhi Ukshin HOTI.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] KOSOVA DHE MISIONET DIPLOMATIKE (2008-07-15 15:29:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Pėrfaqėsuesit serbė - vende nė komisionet pėr hartimin e kushtetutės sė Kosovės dhe simboleve shtetėrore (2007-02-01 10:00:46 nga admin1)
[ Opinione ] KOSOVA DHE MISIONET DIPLOMATIKE (2008-07-15 15:29:55 nga admin1)
[ Opinione ] ANGĖRDUFĖSIA E PAPARĖ “POLITIKO-DIPLOMATIKE”...(!) (2008-06-27 16:23:25 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosova-shtet, 5 mln euro pėr 15 selitė e para diplomatike (2008-02-25 12:07:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Australia njeh shtetin e Kosoves: Shume shpejt marredheniet diplomatike (2008-02-19 02:48:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHBA, Bush: Marredhenie te plota diplomatike me Kosoven (2008-02-19 02:31:36 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria njohu Kosovėn dhe ngriti marrėdhėnie diplomatike nė nivel ambasadorėsh (2008-02-18 12:15:47 nga admin1)
[ Opinione ] EDHE NĖ GJUHĖN DIPLOMATIKE, PSE JO HAPTAZI, SHQIPĖRI ETNIKE? (2008-01-30 12:38:40 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT NĖ SIMETRINĖ E GABUAR POLITIKO-DIPLOMATIKE BASESKU-POPA (2007-12-23 17:07:03 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] BE E SHQETĖSUAR PĖR NGRIRJEN DIPLOMATIKE MBI KOSOVĖN (2007-09-27 17:15:13 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster