| » Opcionet për artikullin |
|
Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara Ban Ki Moon takohet sot nė New York me treshen e Grupit tė Kontaktit, e cila do ti dorėzojė sot raportin tre ditė para afatit tė 10 dhjetorit. Zyra e Sekretarit tė Pėrgjithshėm konfirmoi se raporti do ti kalohet pėr shqyrtim Kėshillit tė Sigurimit. Ndėrkohė, vetė zoti Ban Ki Moon ka shprehur shqetėsim pėr mungesėn e pėrparimit nė procesin pėr statusin e Kosovės.
Zoti Ban Ki Moon foli dje para gazetarėve nė New York, ku njė ndėr temat ishte edhe gjendja aktuale nė procesin pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės. Jam i shqetėsuar pėr mungesėn e pėrparimit. Do tė takohem nesėr me pėrfaqėsuesit e treshes dhe pres qė raporti tė mė dorėzohet gjatė kėtij takimi. Unė do tia kaloj atė Kėshillit tė Sigurimit pėr udhėzime tė mėtejshme. Tani pėr tani nuk mund tė them asgjė mė shumė, tha ai.
Sekretari i Pėrgjithshėm niset nesėr nė Bali tė Indonezisė pėr tė marrė pjesė nė konferencėn pėr ndryshimet e klimės dhe pėr kėtė arsye kishte kėrkuar ta merrte raportin para se tė nisej.
Ndėrkohė qė Shtetet e Bashkuara, dhe qendra tė tjera diplomatike perėndimore, si edhe vetė zoti Ban ki Moon po shprehen se nuk ka asnjė shpresė pėr kompromis, Ministri i Jashtėm Serb, Vuk Jeremiē u takua dje me zotin Ban Ki Moon dhe anėtarė tė Kėshillit tė Sigurimit nė New York, duke kėrkuar pikėrisht negociata tė mėtejshme. Nuk besoj se duhet shumė mė tepėr kohė pėr tė gjetur njė zgjidhje kompromisi. Nuk e kam fjalėn pėr shumė javė, apo muaj. Ajo qė ėshtė kritike ėshtė qė atmosfera nė tė cilin negociojmė tė ndryshojė, tha ai.
Zoti Jeremiē u pėrgjigj edhe pėr reagimin serb nė rast tė shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė nga Kosova: Me pėrjashtim tė forcės ushtarake, Serbia do tė bėjė ēdo gjė qė ėshtė nė pushtetin tonė diplomatik, ligjor, ekonomik dhe politik qė tė pengohet dhe tė mos vihet nė jetė ky vendim, tė cilin e konsiderojmė si thyerja flagrante tė Kartės sė OKB-sė, dhe tė ēdo rregulli mbi tė cilin ekziston rendi modern ndėrkombėtar. Pėrfundimet e Treshes iu bėnė tė njohura Prishtinės dhe Beogradit nė takimet qė zhvilloi grupi me tė dyja palėt javėn e kaluar. Nė mungesė tė njė kompromisi raporti i saj pritet tė pėrfshijė njė analizė tė gjendjes aktuale, alternativat e ndryshme qė paraqiti secila palė, por qė nuk arritėn tė ēojnė nė njė marrėveshje pėr zgjidhjen e statusit. //rd//
7.12.2007 |
|