| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » VITET HISTORIKE?! |
| Postuar mė datėn: 2008-02-02 02:51:28 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Sipas traditės politike shqiptare viti 2008 do tė jetė mė i mirė se viti 2009 e mė i keq se viti 2007.
Shkruan: Besnik HYSA
Bujanoc, 1878
Me ardhjen e sistemit shumė partiakė gjatė viteve tė 90-ta, tė shekullit tė kaluar pėr shqiptarėt nuk mbet vit pa qenė historik. Pėrveē historik ēdo vit cilėsohej edhe si vit i kthesave e prapė kthesat nuk ndodhnin. Mund edhe tė mos ketė ndonjė tė keqe qė vitet tė quhen historike, por ato mund tė jenė tė mbara apo tė mbrapshta. Vlerėsuar nga realiteti politiko-juridik shqiptarė, ato mund tė quhen vite historike tė mbrapshta.
Zakonisht shprehjen vit historik, qė mė sė shumti e dėgjojmė vjen nga goja e pushtetarėve apo parisė shqiptare. Pushtetarėt shqiptarė tė zhveshur nga ideologjia kombėtare e tė stėrngarkuar me atė kozmopolite trojet shqiptare i kanė shndėrruar nė shtėpi publike. Shtėpitė publike udhėhiqen nga rezilėt, edepsėzėt, sojsėzėt, ku shfryen epshet e tyre shtazarake, kurse nė trojet tona me myshterinj vendor dhe tė huaj, epshet shfryhen nė hajni, plaēkitje, kriminalitet, pėrqeshje tė identitetit kombėtar qė ka si pėrfundim tradhtinė kombėtare. Kjo tradhti vėrehet nga ana materiale, prapa-mbeturi ekonomike, dhe shpirtėrore, ndrydhjes sė idesė pėrparimtare qė ka tė bėj me ribashkimin kombėtar.
Pėr shkak tė lojėrave tė tyre tė ndyta paria jonė nė fillim tė viteve 90-ta, arritėn qė tė na bindin se ēėshtja kombėtare duhet tė arrihet shkallė-shkallė e si fazė e parė do tė ishte, Kosova e pavarur dhe sovrane. Falė viteve historike, fundi i fazės sė parė, statusi, na del i dėshtuar ku kompromisi i ribashkimit, Kosova e pavarur dhe sovrane, na del Kosovė e varur dhe e mbikėqyrur pa afat kohor.
Pas statusit mendonim se punėn e pakėt tė mbetur tė zgjedhurit e popullit do ta drejtojnė rreth ribashkimit kombėtarė, por kur po e shohim rrjedhėn pėrfundimtare tė punės sė tyre, neve si popull nuk na mbetet tjetėr pos qė tė grumbullojmė energjinė e duhur (nėse na ka mbet diēka) dhe ta orientojmė nė ruajtjen e Kosovės nga copėtimi. |
|
E keqja mė e madhe qėndron nė atė se faza e parė, humbja, tentohet tė festohet si fitore, kurse ideja e ribashkimit as qė guxon tė i pėrmendet pushtetarėve tanė se kanė punė mė tė menēura, po na ēojnė nė Evropė. E kur Evropa i tha na jepni ide kreative pėr statusin e Kosovės askujt nga palaēot politikė tė Tiranės, Prishtinės dhe Shkupit nuk i shkoi ndėrmend qė idenė e ribashkimit ta paraqes si kreative, por dolėn me traktatin e miqėsisė.
Sikurse nėna qė vė fėmijėn nė gjumė edhe pushtetarėt shqiptarė na kanė vėnė nė gjumė (me integrimet euroatlantike) deri sa tė ngopėn pasuri personale e ne (populli) kur tė zgjohemi nga gjumi pėrsėri nga e para pėr tė njėjtin proces.
Me njė politik tė tillė kanė arrit qė edhe popullin ta mashtrojnė, duke thėnė se ja na erdhi dėshira jonė shekullore, pavarėsia, kur ne tė gjithė e dimė se dėshira jonė shekullore ėshtė ribashkimi kombėtar. Sa e kanė trullosur popullin me synimin tonė shekullor, ribashkimin kombėtar, mund tė shihet me pjesėmarrjen e LKĒK-ės nė zgjedhjet e 2007-ės (pa hyrė nė hollėsira se a ka gabuar) dhe e patė si kaloi. Kur shqiptarėt ishin mė tė pashkolluar, pa infrastrukturė rrugore e ajrore, pa mjete teknologjike si: TV, radio e internet, ideja ishte pėr ribashkim sė paku e shqiptarėve kėtej gardhit. Tash e kundėrta e saj dhe ne jemi kundėr ribashkimit.
Lidhur me vitet historike tė pushtetarėve tanė, se kush janė, ēka janė, patėm rastin tė i shohim mė 10 dhjetor tė 2007-ės, pėrmes aleatit tė tyre mė tė fuqishėm mediave. Mos tė harrojmė se mediat pas pushtetarėve janė vrasėsi i dytė i popullit shqiptarė. Nė vend sė tė bėjnė pyetjet e duhura ato kėrkojnė pėrgjigjet e dėshiruara qė ėshtė nė pėrputhje me interesin e pushtetarėve. Nė vend se tė na ndėrgjegjėsojnė, mediat neve na kontrollojnė dhe mashtrojnė.
Nė atė datė, televizionet KLAN, RTK dhe Alsat nė vend tė pavarėsisė sė pritur kishin organizuar njė tallava debat. Nuk thuhet rastėsisht se siē ėshtė vendi bėhet edhe kuvendi. I ashtuquajturi debat tregoi mjerimin e politikės kozmopolite tė gjysmė-shtetit shqiptar i udhėhequr nga Saloja dhe nė anėn tjetėr pjella e titiste, vėllazėrim-bashkim, tė udhėhequr nga i shortuari ''nacionalist'' nė kozmopolit-rugovist, Hashim Thaēi.
Temat qė trajtonin gjoja pėr interesat kombėtare me pėrqeshje, zgėrdhije tregonte karakterin e tyre tė vėrtet. Tė gjithė pohonin se punėt do tė i bėjnė nė koordinim (bashkėrenditje) me bashkėsinė ndėrkombėtare. Ēka pritet me atė koordinim? Me siguri shumica nga ju keni qenė nxėnės dhe keni luajtur atė lojėn nata-dita me mėsuesin. Kush gabonte dilte nga loja. Do tė dalin nga kjo lojė politikanėt e gabuar (pa dėgjueshėm) e sa i pėrket popullit qė moti ėshtė jashtė loje.
Fundi i debatit tallava na la tė kuptojmė se hapat e ardhshėm tė gjysmė shtetit shqiptar kanė tė bėjnė me largimin, apo ndryshimin e flamurit kombėtar (dhe shtetėror tė Shqipėrisė administrative) me qėllim qė shqiptarėt e coptuar nė 5 shtetet tjera Ballkanike, tė mos mund tė thirren nė atė flamur gjatė 28 Nėntorit, sepse po i shkaktojnė probleme shteteve pėrkatėse nė rajon, nė radhė tė parė Serbisė, Maqedonisė, Malit Zi dhe Greqisė. Shqipėria administrative si kontribuues (ndihmues) i paqes nė rajon natyrisht se mund ta bėj atė ndryshim ashtu siē e ka bėrė edhe nė tė kaluarėn nė emėr tė paqes.
Ēdo herė kur pushtetarėt shqiptarė pėrmendin fjalėn paqe mė bėhet sikur po i arsyetohen dikujt. Unė nuk di se shqiptarėt kanė arrit tė bėjnė lufta zaptuese, dhe duhet tė i arsyetohemi dikujt?! Nuk ėshtė e rastit se paqen e ruan i dobėti e kjo vlen pikėrisht pėr ne si pasojė e njė parie tė shfrenuar materialiste.
Pėr shkak tė parisė sonė, mos angazhimit, jo seriozitetit jemi duke mbajtur peng rajonin si vatėr tė krizės (Ballkani fuqi baroti). Me kėta pushtetar jemi bėrė burim i sė keqes. Vetėm qė tė maskojnė lojėrat e tyre, ata na thonė se e keqja gjendet jashtė nesh.
Me pushtetarėt e tillė ne sot duhet tė zhvillojmė luftėn nė dy fronte, atė tė brendshėm ku individ e klane partiake mundohen ta pėrvetėsojnė historinė pėr qėllime materialiste dhe frontin e jashtėm i cili pėrbėn njė paradoks nė vete, ku nė vend tė armiqve fqinjė, ne tash duhet tė ballafaqohemi me botėn e pastaj me fqinjėt tanė. Pėr tė u marr me Serbin sė pari duhet tė merremi me Evropėn. Njė zot e di sa kohė do tė humbmi!
Si fryt i punės sė tyre kemi njė betejė pėr trojet shqiptare nė mes Evropės dhe Serbisė. Evropa po lufton pėr kolonit e veta duke ia marr Serbisė njė pjesė tė territorit tė okupuar shqiptarė. Shqiptarėt e pavlerė pėrdoren si lodėr pėr tė ardhur BE-ja deri tek caku. Nė fund pjesa serbe do tė sundohet nga Serbia e shqiptarėt nga Evropa. Me kėtė ''merr fund'' edhe amaneti i shumė dėshmorėve, luftėrat e UĒK-ės, angazhimet e shumė veprimtarėve. Hapat e ardhshėm do tė i bėjmė ashtu tė ndarė nė fise, se kush mė parė po mbėrrin nė Evropė. Ēėshtja shqiptare do tė rrumbullakohet dhe ēdo tentim pėr rishikim tė tė arriturave do tė ndėshkohet me polici, gjykatės ndėrkombėtar e besa edhe me ushtri tė huaj.
Nė emėr tė Evropės dhe "miqve" tanė do tė mungojė ndonjė nismė serioze kombėtare, pasi qė paria jonė gjithēka bėnė nė koordinim me Evropėn pėr hir tė paqes dhe stabilitetit nė rajon. Nė emėr tė paqes, paria jonė po na sjell BE-nė, nė Kosovė, si kompromis i ShBA-ve dhe Rusisė. Pėr qėllimin e pranisė sė saj (BE-sė) dhe kohėzgjatjen populli ynė nuk bėn tė dijė, kėtė e dinė vetėm paria jonė. Prandaj na thonė: festoni, gėzohuni dhe dehuni. Por paria jonė njė gjė po harron, se gėzimet e tė dehurve janė tė shkurtra. Nė anėn tjetėr nėse prania e BE-sė ka si qėllim inkuadrimin e Kosovės nė gjirinė e saj, pėrse nuk pyetet populli si nė vendet pėrkatėse tė BE-sė, se a ėshtė pėr apo kundėr?
Sipas traditės politike shqiptare viti 2008 do tė jetė mė i mirė se viti 2009 e mė i keq se viti 2007. Ēka patėm nga paria shqiptare gjatė vitit 2007, mund tė cilėsohet si vit i shtyrjeve, i premtimeve, i rrenave, i papėrgjegjėsisė dhe nė fund i zhgėnjimit. Politikisht pėr shqiptarėt, gjithnjė viti paraprak ėshtė mė i mirė se viti nė vijim. Atdheu jonė i okupuar me emrin e njohur e tė bukur Shqipėri brez pas brezi i ngulfatur vetėm nė mbrapshti. Brezat e kaluar shkret e bėnė, brezat e sotėm mė shkret po e bėjnė , brezat e nesėrm edhe mė shkret do ta bėjnė, nėse nuk ndodhė ndonjė mrekulli.
Ne shqiptarėt, nė tė ardhmen njė sukses nė synimet kombėtare nuk mund tė presim nga politika qė diktohet nga tregtarėt (biznesmen) duke hedhur nė ofertė (tender) trojet shqiptare, sipas filozofisė: ku tė dalin le tė dalin, hajt se kėshtu po e lyp rendi, ēka ėshtė e papranueshme pėr armiqtė ėshtė e pranueshme menjėherė pėr ne, ma jep votėn por mos mė shpreh mendimin, gjithēka pėr ne varet jashtė nesh, kur okupim konsiderohet vetėm ai ushtarak por jo edhe ekonomik, diplomatik, informativ, kulturor e sportiv, kur liria kuptohet vetėm si e drejt e ngrėnies dhe pirjes, kur harrohen integrimet brenda shqiptare nė emėr tė integrimeve euroatlantike.
Nė vitet nė vijim njė betejė e vėrtet nga forcat e shėndosha kombėtare dhe pėrparimtare duhet tė ndodhė nė demaskimin e politikės mashtruese tė parisė ndaj popullit. Demaskimi fillon me rolin e shtetit shqiptarė ndaj ēėshtjes kombėtare. Duhet tė pranojmė tė vėrtetėn se shteti shqiptarė nė heshtje e ka masakruar pjesėn tjetėr tė popullit tė pushtuar nė Serbi e Greqi. Kjo e bėn shtetin shqiptarė bashkėpunėtorė, sipas ligjit tė natyrės. Ai ligj thotė se padrejtėsinė e pėrkrahė, nėse nuk e kundėrshton apo lufton. Njė bindje tė tillė e forcon edhe vizita e turpshme e Bamir Topit nė njė pjesė tė trojeve tė okupuara shqiptare. Ēdo fjalė pėr atė vizitė ėshtė e tepėr, pasi qė linte pėrshtypjen e vizitės sė kryetarit tė Ugandės afrikane. Pas shtetit duhet tė demaskojmė, partitė politike, mediat si dhe shumė individ tė njohur si intelektual qė flasin nė emėr tė popullit.
Rruga pėr tė vėrtetėn (ribashkimin) vazhdon ajo nuk guxon tė ndalet, por duhet tė i rritet vrulli, edhe pse pėrballė e kemi shtetin shqiptar, institucionet dhe policin e Kosovės, mediat, KFORI-nė, duke mos pėrmendur UDB serbe, maqedonase,malazeze, dhe EYP-in grek. Kohė me tė vėrtet tejet e vėshtirė, por tek e fundit ēdo kohė ka edhe burrat e saj.
Vitet e mbrapshta historike tė njė politike tė dėshtuar zyrtare tė trekėndėshit, Tiranė, Prishtinė dhe Shkup, kanė prodhuar dy institucione tė vetme mbarėkombėtare, FBKSH-ėn dhe Vetėvendosjen. Mbetet pėrgjegjėsi e dy udhėheqėsive qė nė tė ardhmen tė i bashkėrendojnė veprimet, duke marrė parasysh faktin se para vetės kanė shumė armiq, nga brenda dhe jashtė. Bashkėrendimi i veprimeve do tė thotė marrje nė duar e fatit tė trojeve tė okupuara shqiptare, nga atdhetarė tė dėshmuar dhe tė patundur, qė mė nė fund do tė krijonte vitet historike tė mbara aq shumė tė dėshiruara nga populli ynė. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|