| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Thaēi skeptik pėr rolin e Kėshillit tė Sigurimit |
| Postuar mė datėn: 2007-07-21 03:23:04 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kryetari i Partisė Demokratike nė opozitė, Hashim Thaēi, ka deklaruar se Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė ka dėshtuar nė zgjidhjen e problemit tė Kosovės dhe tani i mbetet Washingtonit dhe Brukselit qė ta gjejnė zgjidhjen pėr tė ardhmen e Kosovės.
Nė njė bisedė me BBC-nė zoti Thaēi ka thėnė se udhėheqja kosovare nuk mund tė pėrēojė mesazhe kėrcėnuese dhe as tė vendosė kushte, por duhet tė japė mesazhin se Kosova ėshtė e gatshme pėr pavarėsinė.
Ai ka thėnė se Kosova do tė pavarėsohet, qoftė pėrmes Kėshillit tė Sigurimit, qoftė jashtė tij.
Zoti Thaēi ka shfaqur besimin e plotė te Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Sipas tij, Kosova duhet tė dėshmojė se ėshtė unike dhe se pavarėsia e Kosovės do tė ndėrtohet nė partneritet me bashkėsinė ndėrkombėtare.
Korrespondenti i BBC-sė nė Prishtinė, Arbėr Vllahiu, zhvilloi njė bisedė me zotin Thaēi dhe fillimisht e pyeti nėse pas dėshtimit tė miratimit tė njė rezolute, po zbehet roli i Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė nė raport me Kosovėn. |
|
Thaēi: Pėrfundimisht, roli i Kėshillit tė Sigurimit pėr zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės ėshtė dobėsuar dhe mund tė themi se ėshtė i dėshtuar. Prandaj sot janė dy adresa tė qėndrueshme dhe vendimmarrėse pėr tė ardhmen e Kosovės, Kosovėn e pavarur dhe sovrane si dhe njohjen ndėrkombėtare: Uashingtoni dhe BE-ja. Tani nė prag tė vizitės nė SHBA tė politikės kosovare, mendoj se ne do tė paraqesim qėndrimin shumė tė qartė, shumė tė vendosur, por edhe tė kėrkojmė njė zotim nė rritjen e angazhimeve tė premtimeve tė presidentit Bush qė Kosova tė pavarėsohet qė tani. Nuk kemi kohė pėr tė humbur. Qytetarėt duhen respektuar dhe vlerėsuar lart pėr mirėkuptimin qė kanė treguar, por nė kėtė drejtim kėrkohet vendim nė mėnyrė qė e ardhmja e Kosovės, e qytetarėve tė saj tė jetė e qartė, tė jetė shtet i pavarur dhe sovran, vend i zhvilluar ekonomikisht, tė hapet rruga e sigurt pėr integrim nė strukturat e BE-sė dhe nė NATO.
BBC: Zoti Thaēi, ju po thoni se do tė shkoni me njė qėndrim tė qartė nė SHBA. Pas dėshtimeve nė Kėshillin e Sigurimit a do tė thotė kjo se ju do tė mbani qėndrimin se Kosova do tė shpallė nė mėnyrė tė njėanshme pavarėsinė e saj?
Thaēi: Ne duhet tė dėrgojmė porosinė se Kosova ėshtė e pėrgatitur dhe se ėshtė unike. Ne nuk mund tė vėmė kushte, ultimatume, porosi kėrcėnuese, por thjesht mund tė dėrgojmė dhe duhet tė dėrgojmė porosi tė zotimeve pėr marrjen e pėrgjegjėsive pėr ndėrtimin e shtetit dhe, natyrisht, tė pėrshpejtimit tė nxjerrjes sė vendimit nga komuniteti ndėrkombėtar pėr Kosovėn shtet.
BBC: Pra, ju prisni qė e gjithė situata tė zgjidhet jashtė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, pasi kishte kundėrshtime dhe bllokadė?
Thaēi: Definitivisht, nė njėrėn ose formėn tjetėr, nė njėrėn ose rrugėn tjetėr, Kosova do tė pavarėsohet. Qėndrimi i Uashingtonit ėshtė shumė i qartė dhe shumė i vendosur. BE-ja do tė ketė gjithashtu njė qėndrim tė qartė. Natyrisht, aty janė 27 vende dhe kėrkohet tė bisedohet me secilėn veē e veē qė tė arrijmė njė vendim perėndimor pėr tė ardhmen e Kosovės dhe unė besoj se kjo do tė ndodhė. Ne duhet tė dėrgojmė porosinė e qartė nė Uashington se Kosova ėshtė unike, se pavarėsinė do ta ndėrtojmė nė partneritet dhe orientimi ynė ėshtė njė orientim i cili ėshtė i pranueshėm pėr qytetarėt e Kosovės dhe, natyrisht, i respektueshėm nga komuniteti ndėrkombėtar.
BBC: Zoti Thaēi, ju besoni nė unitetin kosovar. Por a nuk e ka zbehur kėtė unitet vetė shtyrja e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės?
Thaēi: Ne kemi qenė nė konflikt me Serbinė pėr mė tepėr se njė shekull. Kemi zhvilluar luftė tė pėrgjithshme dhe e kemi larguar Serbinė nga Kosova. Bashkėrisht me ndėrkombėtarėt, me sakrificat kosovare dhe pėrpjekjet e ndihmat ndėrkombėtare, kemi kaluar tranzicionin demokratik me lėshime, dobėsi dhe suksesin e arritur deri tani. Tani duhet tė pėrkushtohemi qė tė kemi avancime pėrkushtuese tė pėrbashkėta. Unė dhe populli i Kosovės i besojmė SHBA-sė dhe Evropės perėndimore pėr tė ardhmen e statusit politik tė Kosovės, pėr tė ardhmen e saj si shtet i pavarur dhe sovran. Rrugė tjetėr nuk kemi. Nuk pajtohem me njerėzit qė nxitohen pėr ta akuzuar Uashingtonin ose BE-nė pėr vendimin pėr statusin politik. Ne duhet ta dimė se miqtė dhe partnerėt tanė janė duke zhvilluar beteja tė mėdha pėr tė ardhmen e statusit me kundėrshtarėt e pavarėsisė.
BBC: Por, cilat do tė jenė veprimet e ardhshme tė faktorit politik nė Kosovė nė periudhėn e pritjes sė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės?
Thaēi: Mendoj se faktori vendimmarrės nė politikėn kosovare ėshtė unik dhe i pėrgatitur. Dhe pjesėmarrėsit simbolikė tė skenės politike kosovare kanė opinionet e tyre tė kundėrta, por statusi politik i Kosovės nuk duhet tė kalojė nė faza propagandistike, fushata mediale apo elektorale nė kuptimin e fitimit tė ndonjė simpatie ose opinioni pozitiv momental nė dėm tė interesave tė qytetarėve tė Kosovės. Statusi politik i Kosovės, pavarėsia, nuk ėshtė pronė e asnjė lideri ose grupi liderėsh, e asnjė formacioni tė caktuar, ėshtė vullneti dhe sakrifica e qytetarėve tė Kosovės dhe kėtė vullnet e sakrificė e tė drejtė e kemi pėr obligim ta implementojmė dhe kjo do tė ndodh.
BBC: Dhe do tė ndodhė statusi dhe zgjedhjet sė bashku?
Thaēi:Jemi nė fazėn pėrfundimtare tė respektimit tė agjendės pėr organizimin e zgjedhjeve tė rregullta nė kohėn e rregullt. Demokracia duhet tė funksionojė. Vetėm njė lidership me legjitimitet qytetarėsh mund tė flasė dhe vendosė pėr tė ardhmen e Kosovės. Ne sė shpejti duhet tė caktojmė datėn e organizimit tė zgjedhjeve tė lira nė nivel qendror dhe lokal, por, nė tė njėjtėn kohė, duhet tė kemi edhe instrumentin e marrėveshjes pėr vazhdimin e unitetit veprues nė agjendėn tonė shtetformuese me komunitetin ndėrkombėtar.
BBC: Dhe sė fundi, mė lejoni t'i kthehem edhe njėherė ēėshtjes sė statusit dhe bisedave me Serbinė. Do tė hyni sėrish nė bisedime tė reja pėr ēėshtjet qė janė diskutuar deri tani?
Thaēi: Nė raport me Serbinė gjithēka ka pėrfunduar. Ne Serbinė e kemi larguar nga Kosova. Nė raport me komunitetin ndėrkombėtar ne do tė respektojmė agjendėn shtesė tė komunitetit ndėrkombėtar pėr nxjerrjen e vendimit pėr Kosovėn shtet i pavarur dhe sovran.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|