DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Shqipėri 2007: Zhvillimet kryesore politike gjatė njė viti tė vrullshėm
Postuar mė datėn: 2007-12-29 14:36:37 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Viti 2007 ishte njė vit i trazuar, me zhvillime tė vrullshme, ngjarje tė rėndėsishme dhe sfida tė forta politike qė u karakterizuan shpesh nga situata tė njė konflikti ekstrem. Janari ishte njė vazhdim i tensionit tė mbartur pėr zgjedhjet lokale. Ndėrsa presidenti kishte fiksuar datėn 20 pėr mbajtjen e zgjedhjeve, mosmarrėveshjet mes palėve qė e kishin zanafillėn nė problemin e certifikatave, mbajtėn gjithshka pezull. Vetėm dy ditėt e para tė vitit mbeten pushim. Menjėherė pozita dhe opozita rifilluan bisedimet mes tyre, ndėrsa komuniteti ndėrkombėtar u pėrfshi nė pėrpjekje tė ethshme pėr tė ēuar drejt njė konsensusi. Mė 8 janar presidenti i atėhershėm Alfred Moisiu shfaqet publikisht me njė qėndrim tė ashpėr ndaj klasės politike: “Me njė sjellje tė pashembullt, qė reflekton sa papėrgjegjshmėri dhe arrogancė, aq edhe mungesė vullneti dhe besimi reciprok, klasa politike ka dėshtuar nė gjetjen e konsensusit,” tha ai.

Tė nesėrmen ai thėrret tryezėn e partive. Pėr disa ditė me radhė ambientet e presidencės presin e pėrcjellin pėrfaqėsuesit e forcave politike. Por nė kulmin e tyre, mė 11 janar kryeministri Sali Berisha takohet me ish kryetarin socialist Fatos Nano nė Pallatin e Brigadave, pallatin presidencial, ku zoti Nano synon tė futet nė korrik. I rishfaqur pas njė mungese 18 mujore nė krah tė ish armikut tė tij tradicional politik, zoti Nano nuk pėrkrah variantin e opozitės.

Takimi sjell njė ngecje tė bisedimeve qė zhvilloheshin nė presidencė. Ato do tė rinisin tė nesėrmen nė mesnatė mbi njė variant kompromisi tė ofruar nga presidenti. Nė orėt e para tė mengjesit tė datės 13 arrihet marrėveshja.

Situata zhbllokohet. Presidenti dekreton datėn e re tė zgjedhjeve, 18 shkurt. Nis beteja elektorale. E gjithė vemendja pėrqėndrohet nė Tiranė ku pėrballet kryetari socialist Edi Rama dhe kandidati demokrat Sokol Olldashi i cili dha dorėheqjen nga ministėr i brendshėm. Zoti Rama rikonfirmohet pėr herė tė tretė me njė diferencė tė ndjeshme votash, ndėrsa Partia Socialiste merr qytetet mė tė mėdha tė vendit. Demokratėt megjithatė kėmbėngulin se nė total ata janė fituesit e zgjedhjeve. Por pėrtej kėtij debati vendi humbi nė vlerėsimin pėr standartet. Kreu i vėzhguesve Jorgen Grunet tė nesėrmen dha kėtė pėrkufizim: “Zgjedhjet pėrfaqėsojnė njė shans tė humbur”.

ZGJEDHJA E PRESIDENTIT

Njė tjetėr debat i ashpėr qė do tė konsumojė shumė energji hapet me ēėshtjen e presidentit tė ri tė vendit. Demokratėt avancojnė tė parėt kur shpallin zyrtarisht kandidaturėn e nėnkryetarit tė tyre Bamir Topi: “Zoti Topi i pėrmbush tė gjitha kushtet, dhe ėshtė politikani qė i pėrmbush tė gjitha kriteret” - deklaroi mė 7 Mars Gazmend Oketa, zėdhėnės i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike.

Por opozita kėrkon zgjidhje me konsensus duke kėrcėnuar pėr zgjedhje tė parakohshme. Debati zgjat katėr muaj. Nė skenė ka hyrė ish kryetari socialist Fatos Nano. Nga sulmues i ashpėr i zotit Rama, ish lideri socialist detyrohet tė shkelė nė partinė e tij e tė takohet me tė. Ai pėrfshihet nė kandidaturat e sė majtės, por bashkė me 7 emra tė tjerė.

Nė qershor nisin bisedimet mes palėve tė cilat kulmojnė me takimin mes krerėve tė partive qė shohin uljen pėr herė tė parė pėrballė njėri-tjetrit tė kryeministrit dhe kreut tė opozitės. Arrihet konsensusi pėr emrin e njė gjenerali, por pak orė para shpalljes zoti Berisha tėrhiqet. Nėnkryetari Bamir Topi, i tėrhequr me zemėratė nga gara, thirret sėrish si i vetmi shpėtim i sė djathtės. Zoti Nano regjistrohet si kandidat pa pėlqimin e partisė sė tij, por del shpejt nga loja pas hyrjes nė garė tė kryetarit tė Alencės Demokratike, Neritan Ceka. Hakmarrja e tij nuk vonon ndaj partisė sė vet. Nė raundin e katėrt, mbėshtetėsit e tij pėrcaktojnė presidentin e ri duke votuar hapur nė favor tė zotit Topi, i cili shpallet president mė 20 Korrik me 85 vota.

Shumica fiton njė betejė shumė tė rėndėsishme duke forcuar pozitėt e saj.Opozita reagon ashpėr: “Pėr sot Bamir Topit mund t’i them vetėm se duhet t’i vijė turp duke e siguruar se kur ta meritojė fjalėn e mirė tė opozitės ajo nuk do t’i mungojė”, deklaron Edi Rama, kryetar i PS.

Megjithatė tė majtėt nuk do ta refuzojnė presidentin i cili qė nė ditėt e para pret nė takime tė vecanta tė gjithė pėrfaqėsuesit e saj: “Presidenti i ri e meriton dhe e ka tė drejtėn e provės”, shprehet zoti Rama pas takimit me presidentin.

Presidenti thėrret tryezėn e partive politike pėr reformėn nė drejtėsi e sėrish duke ulur bashkė tė gjitha palėt. Por kjo marrėdhenie e pazakontė pėr politikėn shqiptare nuk do tė zgjasė shumė.

ĒESHTJA SOLLAKU

Rihapja e ēėshtjes Sollaku do ta thyejė paqen e pėrkohshme. Prokurori i Pėrgjithshėm gjatė gjithė vitit kishte qenė nė shenjestėr tė akuzave tė kryeministrit. Zgjedhja e zotit Topi u pa automatikisht si fundi i kapitullit pėr zotin Sollaku. Presidenti i ri qė nė ditėt e para i kėrkon atij dorėheqjen. Nė pamundėsi pėr tė vepruar pėr shkarkimin, propozon ngritjen e njė komisioni tė dytė hetimor si e vetmja mundėsi qė ai tė ndėrhynte.

Pak javė mė pas, mė 15 tetor, demokratėt paraqesin propozimin nė parlament. Komisioni i dytė ngrihet pa pjesmarrjen e opozitės. Nė njė kohė rekord, brenda njė jave, mbaron punė. “Shkeljet e ligjit nga ana e prokurorit tė pėrgjithshėm vlerėsohen nga ana e kėtij komisioni, si shkelje tė rėnda nė kuptimin kushtetues dhe me pasoja serioze pėr vendin, sistemin e drejtėsisė dhe pėr shtetin ligjor dhe si tė tilla pėrbėjnė shkak pėr tė kėrkuar shkarkimin e Prokuorirt tė Pėrgjithshėm,” deklaron Komisioni.

Parlamenti i mbledhur po ashtu me shpejtėsi voton pak ditė mė pas kėrkesėn pėr shkarkim. Mbetet vetėm firma e presidentit Topi. Kreu i shtetit nuk nxitohet, pret disa javė. Mė 21 nėntor nė Bruksel nė konferencė shtypi me zotin Solana, ai deklaron se raporti i ekspertėve tė thirrur prej tij ėshtė nė pėrfundim e sipėr. Pa kaluar 24 orė, tė nesėrmen nė mėngjes firmos shkarkimin. Ina Rama ėshtė kryeprokuroja e re. Kapitulli Sollaku mbyllet, por nė raportet e presidentit me opozitėn hapet njė e ēarė e madhe.

QEVERIA

Zgjedhja e presidentit dhe ēėshtja Sollaku ishin dy fitoret e medha politike tė sė djathtės. Por zgjedhjet e 18 shkurtit ndikuan, ndonėse nuk u pranua si motivim, nė ndryshimet e para brenda qeverisė Berisha. “Qeveria do tė ketė ndryshimet e veta”, deklaron mė 26 shkurt kryeministri.

Ato do tė bėhen pas disa javėsh, mė 12 mars. Numri i dy qeverisė, Ilir Rusmali zbret njė shkallė mė poshtė dhe zėvendėson nė Drejtėsi ministrin Aldo Bumēi. Gazmend Oketa emėrohet zėvendėskryeministėr, ndėrsa ministri i shėndetėsisė sakrifikohet pėr pėrfshirjen nė qeveri tė demokristianėve.Ndryshimet pėrfshijnė edhe turizmin e Ministrinė e Integrimit, ndėrsa zoti Bujar Nishani merr Ministrinė e Brendshme.

Njė tjetėr lėvizje e detyruar provokohet nga dorėheqja e papritur e ministrit tė jashtėm Besnik Mustafaj: “Jam i lodhur, lodhja ėshtė njė motiv i mjaftueshėm”, shprehet ministri i dorėhequr mė 24 Prill. Por nė tė vėrtetė nė thelb qėndron njė konflikt i gjatė me kryeministrin Berisha, tė cilin ai qė prej kėtij momenti nuk do ta konsiderojė mė si mikun e tij tė vjetėr. Diplomacia i kalon ministrit Lulėzim Basha dhe nė kabinet rikthehet Sokol Olldashi.

Njė tjetėr ndryshim i detyruar ndodh nė nėntor kur ministri i Drejtėsisė Ilir Rusmali jep dorėheqjen pas njė konflikti me drejtorin e burgjeve dhe njė bisede tė pėrgjuar ku vėllai i ministrit kėrkone favorizim pėr njė tender. Nė vend tė tij hyn Enkelejd Alibeaj.

Ndėrsa nė shtator nis njė valė arrestimesh qė kulmojnė me Zėvendėsministrin e Transporteve dhe tė disa zyrtarėve tė tjerė pėr korrupsion, nė tetor Prokuoria e Pėrgjithshme kėrkon heqjen e imunitetit pėr ministrin Basha pėr ēėshtjen e rrugės Rrėshen-Kalimash. Ministri deklaron mė 15 tetor: “Edhe sikur organet e tjera ta lėnė kėtė punė pėr gjysėm, ju garantoj me fjalėn time tė nderit se unė nuk do ta lė deri sa tė zbardhet e vėrteta.”

Shumica, me ndėrrimin e prokurorėve, vendos nė fund tė dhjetorit, me njė gjest politik qė t’i hiqet imuniteti.

OPOZITA

Zhvillime tė vrullshme pati edhe nė gjirin e opozitės. Pėrveē marrėdhėnieve shpesh problematike me aleatėt, nė Partinė Socialiste hija e ish kryetarit Fatos Nano provokoi herė pas here pėrplasje tė brendshme. Ai sulmon nė mėnyrė tė pėrsėritur pasuesin e tij Edi Rama. Ky i fundit eviton perfshirjen nė debat, por konsolidon pozitat e tij duke afruar procesin e zgjedhjes sė kryetarit tė partisė nga vjeshta nė maj. Vendimi u mor nė njė kongres tė zhvilluar nė prill ku pėrkrahės sė zotit Nano u pėrpoqėn ta pengonin.

Zoti Nano foli pėr njė dhunė politike ndaj delegatėve tė kongresit tė cilėt i ishin drejtuar atij: “Vlerėsimi i tyre kritik kryesor ishte: Na morėn partinė. Eja baba tė na shpėtosh”, tregon zoti Nano.

Pėrplasja sjell dorėheqjen e Sekretarit tė Pėrgjithshėm Pandeli Majko. Zoti Rama vazhdon rrugėn e tij. Me parimin njė anėtar njė votė, mė 12 Maj, ai zgjidhet me njė mbėshtetje tė madhe kryetar i partisė.

Ēarja e madhe do tė vijė me rastin e zgjedhjes sė presidentit. 6 deputetėt qė votuan pėr zotin Topi pėrjashtohen. Pėr herė tė parė sulmi ndaj ish kryetarit ėshtė direkt: “Pėrfitoj nga rasti qė tė komunikoj pėr projektin politik tė Partisė Socialiste, pjesė e tė cilit zoti Nano nuk ėshtė”.

Ai ndėrmerr njė tur nė tė gjithė Shqipėrinė. Paralel edhe Zoti Nano nis nė vjeshtė takime nė disa qytete, por nė ndryshim nga mė parė me njė ndikim tė rėnė.

KRIZA ENERGJITIKE

Pėrtej politikės, ajo qė shėnoi thuajse ēdo ditė jetėn e shqiptarėve ishte mungesa e energjisė. “Ne pa dyshim ndjejmė pėrgjegjėsi tė plotė politike dhe morale qė premtuam se do tė kemi njė dimėr me kufizime minimale”, – deklaron ministri i ekonomisė dhe energjitikės Genc Ruli mė 9 janar.

Por ndjesa e tij nuk ndryshoi gjė pėr muajt qė pasuan. Pėrkundrazi, pėr herė tė parė vendi pėrjetoi edhe gjatė gjithė verės njė krizė tė rėndė, pėr shkak edhe tė njė thatėsire ekstreme. Korporata nė mars ndryshoi drejtorin e saj Andi Beli, i cili la pas njė ndėrmarrje problematike. Por pėr kėtė autoritetet nuk do tė flasin, e do tė jetė misioni i Fondit Monetar qė do tė shfaqė publikisht shqetėsimin. Qeveria ndėrmerr njė seri hapash duke dhėnė me koncesione hidrocentrale tė vegjėl dhe duke projektuar ndėrtimin e tė rinjve si dhe tė termocentraleve. Por tė gjitha kėto masa i shėrbejnė sė ardhmes. Deri nė vitin 2009, siē pohon edhe Enti Rregullator i Energjisė, vendi do tė vazhdojė tė jetė nė mėshirėn e reshjeve tė shiut: “2007-2009 kur ende nuk ėshtė futur nė punė TEC-i i Vlorės dhe linja e interkonjeksionit e Nėnstacioni i Kasharit, ne kemi pėrsėri predispozitė tė lartė pėr tė patur kriza”.

PRESIDENTI BUSH NE TIRANE

Viti 2007 shėnoi njė ngjarje historike pėr Shqipėrinė, vizitėn nė Tiranė, mė 10 qershor, tė presidentit amerikan Xhorxh Bush, e para e njė presidenti tė Shteteve tė Bashkuara. Presidenti amerikan shfrytėzoi qėndrimin nė Tiranė pėr tė shprehur nė mėnyrė tė qartė e tė prerė se ēėshtja e Kosovės do tė mbyllet me pavarėsinė e saj. Fundi i vizitės sė tij do tė shėnojė njė moment tė veēantė me pritjen e rrallė qė presidentit amerikan i bėhet nė Fushė-Krujė. Kėto imazhe do tė bėjnė xhiron e botės.

Nga Armand Mero
Tiranė
29-12-2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] ME VENDOSJEN ”EULEX-it 2 NĖ KOSOVĖ, SIPAS REZOLUTĖS 1244 SHQIPTARĖVE NUK U MBETET TJETĖR RRUGĖ VEĒ AJO E RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! (2008-11-29 17:12:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Persiatjet e njeė amerikani mbi ditėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė (2008-11-29 02:21:45 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ VEPROJNĖ SI DEGĖT E NJĖ TRUNGU! (2008-11-28 18:08:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Krasniqi: Nėse shkelen parimet e GK, Shqipėria dhe Kosova tė nisin bashkimin (2008-11-28 17:18:07 nga admin1)
[ Histori ] RRUGĖTIMI I SHQIPĖRISĖ DERI TE SHPALLJA E PAVARĖSISĖ NĖ VLORĖ - MĖ 28.XII.1912 (2008-11-27 10:21:57 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] BERZH: Rritja ekonomike nė Shqipėri, do ulet (2008-11-25 12:04:41 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria do tė mbushet mė pemė ulliri (2008-11-24 17:07:50 nga admin1)
[ Histori ] SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ DHE FORMIMI I SHTETIT SHQIPTAR (2008-11-23 09:24:23 nga admin1)
[ Histori ] SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ DHE FORMIMI I SHTETIT SHQIPTAR (2008-11-23 09:12:16 nga admin1)
[ Histori ] ĒFARĖ THA JUSUF GĖRVALLA PĖR KOSOVĖN, SHQIPĖRINĖ DHE TROJET SHQIPTARE, NĖ DITĖN E FLAMURIT, 28 NĖNTORIN E VITIT 1981!!! (2008-11-22 07:17:38 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ LUMTĖ PĖR QĖNDRESĖN O BURRĖ SHQIPĖRIE! (2008-11-21 16:36:32 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster