| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kosovė, formimi i komunave tė reja pas 15 qershorit |
| Postuar mė datėn: 2008-06-09 06:27:08 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Procesi i decentralizimit dhe krijimi i komunave tė reja nė Kosovė, do tė fillojė tė zbatohet pas 15 qershorit, me hyrjen nė fuqi tė Kushtetutės, u tha nė njė debat nė Ēagllavicė. Pjesėmarrės ishin shefi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare, Pieter Feith,ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, dhe pėrfaqėsuesja politike serbe, Rada Trajkoviē. Nė debat ėshtė biseduar dhe pėr paralajmėrimet e Beogradit pėr ti ngritur strukturat paralele nėpėr komunat serbe nė Kosovė, si dhe pėr paqartėsitė nė lidhje me misionet civile ndėrkombėtare pas 15 qershorit.
Procesi i decentralizimit nė Kosovė do tė zbatohet siē parashihet me Pakone Ahtisaarit, ėshtė thėnė sot nė njė debat tė zhvilluar nė Ēagllavicė,fshat ky i banuar me shumicėn serbe.
Shefi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare, Pieter Feith, tha se decentralizimi i sjell shumė pėrfitime komunitetit serb, marrė parasysh jo vetėm zgjerimin e pėrgjegjėsive e kompetencave pėr komunat, por edhe formimin e pesė komunave tė reja, ku serbėt do tė jenė shumicė.
Feith i rikujtoi serbėt se pėrveē institucioneve vendore, nė Kosovė ka edhe njė prani tė madhe civile e ushtarake ndėrkombėtare qė garanton se nuk do tė ketė vend pėr shqetėsime nė kohėn e hyrjes nė fuqi tėKushtetutės sė Republikės sė Kosovės.
Dua ta siguroj komunitetin serb se nuk ka arsye qė tė shqetėsohet pėr gjendjen e sigurisė, tha Feith.
Ndėrkaq, lidhur me decentralizimin, ai tha se ky proces nuk mund tė marrė kahe tjera, pėrveē zbatimit tė tij si e parasheh plani i Ahtisaarit. Feith u angazhua qė komunat me shumicė serbe nė Kosovė tė respektojnė pakon eAhtisaarit, nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me bashkėpunimin e tyre me Serbinė.
Ai tha se kėto komuna mund tė realizojnė kėtė bashkėpunim, por vetėm dukei respektuar institucionet qendrore tė Kosovės.
Ndėrkaq, lidhur me organet paralele serbe tė dala nga zgjedhjet serbe tė 11 majit, Feith tha se ato janė ilegale dhe tė papranueshme.
Ndėrkohė, ministri i Pushtetit Lokal nė Qeverinė e Kosovės, Sadri Ferati,tha se tashmė janė formuar edhe grupet punuese pėr decentralizimin, kurse nė krye tė tyre ėshtė edhe Pieter Feith. Ministri Ferati tha se nė territorin e Kosovės do tė vlejnė dhe zbatohen vetėm ligjet e Kosovės dhe i cilėsoi si tė parealizueshme pretendimet e Beogradit qė pėrmes komunave me shumicė serbe, tė instalojė pushtetin e saj nė Kosovė.
Nuk do tė ndodhė asnjėherė instalimi i institucioneve tė Serbisė nė Kosovė dhe nuk do tė ndodhė asnjėherė implementimi i ligjeve serbe nė Kosovė Por, se cilėt do tė jenė liderėt e serbėve tė Kosovės, kjo do tė jetė nė vullnetin e serbėve qė ata ti zgjedhin. Ne do tė bashkėpunojmė me tė gjithė ata liderė qė ata i dėshirojnė dhe i meritojnė, tha Ferati.
Nė anėn tjetėr, hyrjen nė fuqi tė Kushtetutės, Rada Trajkoviē, njė pėrfaqėsuese politike e serbėve, e ka cilėsuar si njė data tė sfidave, por edhe datė tė fillimit tė njė status quo-je tė re nė Kosovė. Ajo tha se Kosovėn e ka njohur njė numėr i konsiderueshėm vendesh, por njėherėsh ajo rikujtoi se mbetet nė fuqi edhe Rezoluta 1244. Andaj, sipasTrajkoviēit, rrėfimi pėr Kosovėn nuk ka pėrfunduar ende. Njė status quo e re po fillon, por e cila nuk duhet tė jetė e keqe, sepse kemi tė bėjmė me qetėsimin e tė dyja palėve.
Njė pjesė e pranisė ndėrkombėtare e ka pranuar Kosovėn si shtet dhe e ka qetėsuar palėn shqiptare, kurse njė pjesė nuk e ka pranuar dhe e mban nė shpresė popullin serb, tha Trajkoviē. Sidoqoftė, Trajkoviq tha se nuk mund tė presė askush qė nga kjo gjeneratė e serbėve, dikush ta pranojė Kosovėn si shtet tė pavarur.
Nė debat, shefi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare, Pieter Feith, e ka pranuar se aktualisht ka konfuzion lidhur me mandatet civile ndėrkombėtare nė Kosovė. Ai tha se tė gjithė po e presin Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara qė tė fillojė qartėsimin e kėsaj situate, lidhur me rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe shtrirjen e misionit tė EULEX-it nė Kosovė pas 15 qershorit.
www.vetevendosje.org
-- " Ne nuk duhet ta meritojmė lirinė. Me vetė ekzistencėn tonė kemi tė drejtė tė jemi tė lirė " - Albin Kurti
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|