DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SHKOLLA NORMALI E PRISHTINĖS - KĖSHTJELLĖ KOMBĖTARE
Postuar mė datėn: 2008-01-25 11:59:11 nga admin4 :: Kategoria: Kultura
reportazh

Shkruan: Shaip Gashi

Ishte fillimi i vitit 1968. Unė, gjatė gjithė shkollimit tim, kam banuar te motra Qamile dhe burri i saj, Nuhi Krasniqi, nė rrugėn “Hasan Prishtina”, tė cilėt u kujdesėn deri sa e mbarova shkollėn normale.

Mė kujtohet fare mirė se si ato ditė Kosova ishte para kthesave tė mėdha. Pak kohė mė parė ishte pėrmbysur Rankoviqi, gjakatari dhe antishqiptari tmerrshėm. Kudo kishte zėra qė ishin pėr pėrmirėsimin e padrejtėsive historike ndaj kombit tonė. Si gur themeltar i tė gjitha kėrkesave ishte e drejta e natyrshme e pėrdorimit tė Flamurit tonė kombėtar. Edhe ne, normalistėt, bisedonim gjithnjė e mė zėshėm pėr Flamurin tonė.
Njė ditė, pas orės sė edukatės fizike qė mbajtėm nė oborrin e shkollės, unė dhe shokėt u kthyem nė klasė pėr tė marrė ēantat me libra dhe palltot. Ishim tė lodhur nga loja nė futbollin tė vogėl, asnjėri prej nesh nuk vėrejtėm shkarravinat nė tabelėn e shkrimit. Dritat elektrike ishin tė dobėta, prandaj shkrimi nė tabelė nuk dallohej. Ishte mbrėmje dhe ora kishte kaluar 20:00. Nė pjesėn e tabelės ishte shkruar: …mars 1968. Si tė rinj qė ishim, na kishte kapluar uria pėr darkė dhe me tė shpejtė u nisėm pėr nė qytet.
Tė nesėrmen, pamė shkarravinėn nė tabelėn e shkrimit ku ishte gdhendur njė gjysmė hėne me njė yll pesėcepėsh. Nė tė njėjtėn mėnyrė, nė fillim tė tabelės ishin shkruar fjalėt: “Ky ėshtė Flamuri shqiptar!”. Mė kot u munduam ta fshijmė, mjeti i shkrimit kishte gėrryer thellė tabelėn tonė, dhe zinte gjysmėn e sipėrfaqes. Mjeti i shkrimit nuk kishte qenė shkumės, por gozhdė, gjė qė tregonte forcėn fanatike tė ndonjė shėrbėtori tė paguar mirė nga qarqet shoviniste. Sė shpejti erdhi qershori dhe viti shkollor pėrfundoi me njė torturė psikologjike.
Vera dhe vapa u duk se kaloi mė shpejtė se verave tjera, dhe ia behu shtatori me njė freski tė mirėpritur. Pėrsėri u gjendem nė bankat e shkollės. Dikush mungoi dhe kurrė mė nuk u kthye… Nė gazetėn e pėrditshme “Rilindja” njėri nga shokėt tanė lexoi: “Gjatė rrugės pėr nė shtėpi u grabitėn dy vajza. Ato u zhduken nė drejtim tė panjohur nga disa njerėz me njė veturė. Pas tri dite, u pėrhap lajmi se dy vajza shqiptare, pasi ishin dhunuar e torturuar, i kishin hedhur nga dritarja e katit mė tė lartė tė pallatit “Albania” nė Beograd. Vajzat janė varrosur nė vendlindjen e tyre nė njė mėnyrė tė pazakonshėm. Familjarėt e kėtyre vajzave nuk flinin fare. Ngjarja ishte mjaft tronditėse. Vetėkuptohej qė shovinizmi serb donte tė fuste frikė dhe pasiguri nė mesin e rinisė shqiptare. Kjo ngjarje makabre na shqetėsoi pamasė neve - nxėnėsit e normales. Sekush nė kokėn e tij bluante plane pėr hakmarrje ndaj krimit mė tė ri serb. Mua mu kishte ngulitur nė krye se duhet t’i hakmerreshim shovinistėve serbė. Njė hakmarrje jo e rėndomtė mė nxiste pėr tė vepruar.
Njė ditė tė bukur, nė fillim tė vjeshtės sė vitit 1968, vajta nė librarinė qendrore tė Prishtinės, bleva letėr tė kuqe qė pėrdorej pėr zbukurime dekorative. Nė mbrėmje prita derisa tė gjithė shkuan nė gjumė. Nuk dėshiroja qė dhėndrit t’i shkaktoja probleme. I vetmuar, shpalosa me kujdes letrėn e kuqe, e preva me njė gjatėsi rreth njė metėr. Nė njė letėr tė trashė e vizatova shqiponjėn dykrenore dhe rreth e rrotull e preva me gėrshėrė. Kėshtu bėra njė shabllon. Shabllonin e kopjova nė letrėn e kuqe, pastaj me ngjyrė tė zezė fillova ta ngjyros shqiponjėn. Letra e kuqe me shumė rrudha filloi tė fryhet nga sasia e tepėrt e ngjyrės. Nuk mė bėri pėrshtypje, ndaj e largova anash dhe ia fillova njė tjetėr punim prej fillimit, por tani me shumė kujdes. Edhe kėtė radhė punimi nuk mė doli i mirė, dhe pėrsėri ia nisa nga e para. Mė nė fund ia dola dhe para se tė zbardhte drita e mėngjesit e mbarova vizatimin e Flamurit shqiptar me yllin pesėcepėsh. Pasi u tha ngjyra e zezė nė fushėn e kuqe tė Flamurit, e palosa me kujdes dhe e futa nė ēantė sė bashku me librat. Ishte ditė e hėnė.
Unė i takoja turnit tė dytė dmth. se mėsimi kėtė turn e fillonte pasdite. Shkova mė herėt nė shkollė. Nė oborr tė shkollės u takova edhe me disa shokė tė klasės, ata banonin nė konvikt. Pasi u pėrshėndeta me tė gjithė shokėt qė mė rrethonin, i pyeta:



- Kush mund t’ia qėllojė se ēfarė kam nė ēantė?
Kėta shokė ishin Nikollė Shkreli, Sali Kastrati, Bilall Alaj, Ferit Teliqi, Hamdi Krasniqi, Sylejman Peraj e tė tjerė. Asnjėri prej tyre nuk ia qėlluan se ēfarė kisha nė ēantė. Njėri nga shokėt mendoi se fjala ishte pėr ndonjė nga vizatimet e mia artistike, ēfarė ishin mėsuar t’i shihnin tė botuara nė ”Zėrin e Rinisė”. Natyrisht askujt s’i shkoj mendja se ē’kisha nė ēantė. Tė gjithė dyshonin se brenda kam motive tė ndryshme artistike. Ēantėn e hapa me kujdes dhe nxora letrėn e kuqe. Nė fillim shokėve nuk u bėri pėrshtypje, mendonin pėr ndonjė befasi tė zakonshme, siē ishin pikturat e bukura pėr natyrėn. Sakaq u ngrita nė kėmbė dhe e shpalosa Flamurin kuqezi. Shokėt dhe shoqet njėzėri brohoritėn: Flamuri, Flamuriii!... Ata i ngritėn duart lartė dhe kėrcyen me dy kėmbė. Jehona e brohoritjes ishte aq e madhe, saqė hyri nė tė gjitha klasat e shkollės normale. Nuk pranin brohoritjet, solidarizimi dhe mbi tė gjitha gėzim i papėrshkruar qė i kishte kapluar tė gjithė.
Ishte vjeshta e parė dhe ende mbante nxehtė. Dritaret e klasės ishin tė vjetruara, ndaj gozhdėt e vogla tė xhamave mund t’i nxirrnim me dorė. Njėri nga shokėt e klasės i nxori disa gozhda, dhe Nikollė Shkreli, ishte mė i gjati ndėr ne, mori ēekiēin, hipi mbi karrige dhe nė mur e vendosi Flamurin. Pastaj nė ballė tė murit mbi tabelė hoqėm portretin e Josip Broz Titos dhe nė vend tė tij vendosėm portretin e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, tė cilėn e solli shoku i klasės, Salih Kastrati. Me tė shpejtė e liruam klasėn nga bankat dhe pas pak filloi kėnga dhe vallja shqiptare para Flamurit shqiptar dhe kryetrimit Skėnderbe. Zhurma e muzikės sonė u ndie nė mbarė shkollėn, ndaj nxėnėsit tjerė vrapuan nė drejtim tė klasės sonė. Nxėnėsit e tė gjitha klasėve tė shkollės vėrshuan pėr ta parė Flamurin, ndėr ta ishin edhe disa nxėnės serbė. U vėrejt se shumica e nxėnėsve pėr herė tė parė e shihnin Flamurin shqiptar. Gėzimi ishte i papėrshkrueshėm. Dukej qartė qė Flamuri kuqezi po u jepte forcė dhe shpresė pėr ditė mė tė mira.
Dy orėt e para kishim matematikė. Arsimtari Ruzhdi Kastrati bėri sikurse nuk po sheh asgjė dhe si zakonisht e zhvilloi mėsimin. Tė gjithė ne pamė se arsimtarit tonė po i bėhej zemra mal, qė nxėnėsit e tij kishin arritur tė shpalosin Flamurin kombėtar. Flamuri ishte i punuar nė letėr, mirėpo pėr ne ishte madhėshtor, sepse ishte yni, dhe jo i pushtuesit. Nga mesi i orės sė dytė, nė klasė hyri njė korrier i shkollės me njė libėr protokolli nė dorė dhe ia dha arsimtarit tė matematikės. Ai e lexoi lajmėrimin e dėrguar nga drejtoria e shkollės, qė pėr ne s“ kishte ndonjė rėndėsi. Ishte njė raport administrativ i shkollės. Korrieri vėshtroi me habi Flamurin shqiptar, por nuk tha asgjė. Edhe ne e vėshtronim me kujdes korrierin se si po e shikonte me frikė Flamurin shqiptare nė mur. Derisa neve Flamuri na jepte forcė, frikacakut i shtohej frika, dhe nisi tė dridhej. Kur arsimtari ia dorėzoi protokollin, korrierit i dridheshin duart dhe protokolli i ra nė dysheme. Pastaj u kėrrus tė marrė protokollin, atij i ra edhe shapka., qė nuk i dihej prejardhja, se e cilit komb ishte. Nė klasė u ndie njė klithmė me njė buzėqeshje tė fshehur, sepse ishim nė orėn mėsimore. Pas orės sė dytė, ishte pushimi i gjatė. Edhe kėtė pushim e shfrytėzuan pėr ta parė edhe ata nxėnės, tė cilėt kishin ardhur me vonesė. Pa dyshim qė klasa jonė u bė njė vend mė tėrheqės pėr tė gjithė nxėnėsit kureshtarė pėr tė parė se si ishte shpalosur Flamurin kuqezi.
Nė orėn e tretė tė mėsimit kishim biologji me arsimtar Hajrullah Bajrami. Mėsimi duhej mbajtur nė kabinetin pėrkatės. Gjysma e nxėnėsve refuzuan tė shkonin nė orėn e biologjisė. Dikush duhej tė bėnte roje nė klasė, pėrndryshe Flamuri shqiptar rrezikohej tė hiqej nga servilėt. Tė gjithė nxėnėsit donim tė bėnim roje prej dhjetė minutash. Gjysma e nxėnėsve gjendeshin nė kabinetin e biologjisė, tė tjerėt qėndronim nė klasė. Pasi u ulėn nxėnėsit nėpėr vende e veta, arsimtari i biologjisė u ulė nė fund tė klasės dhe shikonte me habi tė rrallė Flamurin dhe portretin e Gjergj Kastriotit. Ai e kuptoi dramėn qė po zhvillohej para syve tė tij, ishte vigjilenca e nxėnėsve pėr mbrojtjen e Flamurit nė klasė. Papritmas nė klasė hynė dy veta nga drejtoria e shkollės dhe disa arsimtarė. Ata e urdhėruan korrierin qė prej murit tė hiqte Flamurin shqiptar dhe portretin e Gjergj Kastriotit dhe ta vė portretin e diktatorit Tito.
- Kush e ka vendosur Flamurin?… pyeti zėvendėsdrejtori.
Askush nuk u pėrgjigj. Kur ai pa se nuk ka pėrgjigje, atėherė nisi tė kėrcėnohet se do t’i pėrjashtojė tė gjithė nxėnėsit prej shkolle. Dhe vazhdoi:

- Ju keni bėrė njė vepėr penale tė rrezikshme kundėr popujve tė Jugosllavisė. Ky Flamur ėshtė i Shqipėrisė dhe nuk ka asgjė tė bėj me shtetin tonė.
Unė u ngrita nė kėmbė dhe, duke i shikuar kėta njerėz si tė huaj,u thashė:
- Unė e kam vizatuar Flamurin shqiptar dhe sė bashku me portretin Gjergj Kastriotit i kam vendosur nė mur.
- Kėtė ne po kėrkojmė ta dimė, - tha zėvendėsdrejtori qė bėnte pyetje policore.
Pas meje u ngrit nė kėmbė Nikollė Shkreli dhe tha:
- Jo, Shaipi nuk e ka vendosur Flamurin, por unė e kam vendosur aty ku ėshtė.
Mė nė fund zėvendėsdrejtori nga nervoza u ngrit nė kėmbė. Nė ndėrkohė, ende pa u ulė Nikolla, u ngrit nė kėmbė nxėnėsi, SalihKastrati, dhe tha: - Unė jam ai qė i vendosa Flamurin dhe portretin e Skėnderbeu.
Pastaj u ngrit nė kėmbė edhe nxėnėsi, Hamdi Krasniqi dhe tha:
- Vetėm kėta tre nuk e kanė vendosur Flamurin dhe portretin e Skėnderbeut, por tė gjithė ne e kemi vendosur dhe kemi bėrė festė pėr nderė tė Flamurit tonė kombėtar.
- Pasi qenka puna kėshtu, ju tė katėrt ejani me ne nė zyrė tė drejtorisė, tha zėvendėsdrejtori.
Sapo u drejtuam nė zyrė tė drejtorisė, deri sa ende nuk shiheshin ata tė drejtorisė, shokėve u thash se unė i kam bėrė tė gjitha, ndaj unė po e marrė pėrgjegjėsinė, dhe nuk dėshiroj qė ju tė rrezikoheni. Tė gjithė e dimė se pas pėrjashtimit nga shkolla na presin pasojat edhe mė tė mėdha nga Sigurimi UDB-a jugosllave. Gjatė marrjes nė pyetje, unė e mora pėrgjegjėsinė, mirėpo edhe mė tej, tė katėr shokėt dhe arsimtari ishim nė shėnjestėr pėr pėrjashtim nga shkolla.
Derisa ne tė katėrtit qėndronin nė drejtori, pėrkundėr orvatjeve dhe kėrcėnimeve tė autoriteteve, shokėt e klasės nuk kishin pranuar tė shkonin nė shtėpi pa neve. Duke parė rezistencėn e fortė tė nxėnėsve, autoritetet e shkollės, nė marrėveshje me UDB-en u detyruan qė tė na lironin pėr t’iu shmang ndonjė revolte me pėrmasa mė tė mėdha.
U kthyem tė gjithė nė klasė, pastaj dolėm dhe iu bashkuam shokėve qė na pritnin nė oborrin e shkollės. Me ne erdhėn shumica e arsimtarėve, nė mesin e tyre ishin edhe ata qė nuk na jepnin mėsim. Tė gjithė bisedonim rreth ngjarjes sė Flamurit nė shkollėn tonė. Fjalėn e mori i pari arsimtari i historisė, Fehmi Pushkolli. Pėr profesor Fehmiun, ishte njė rast mirėseardhur dhe i pėrshtatshėm pėr tė ligjėruar pėr historinė e Flamurit kombėtar. Ishte ligjėrimi i parė pėr Flamurin nė shkollat e Kosovės, e sigurisht se edhe nė Viset tjera shqiptare nėn Jugosllavi, qė vinte fill pas viteve tė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Ligjėrimi zgjati mbi 120 minuta pa ndėrprerė. Tė gjithė ne e pėrcillnim me vėmendje dhe me interesim tė madh ligjėratėn e profesorit tonė - Pushkolli.
Ne, nxėnėsit vėrejtėm ndryshime tė mėdha edhe te arsimtarėt tjerė. Njė numėr i madh i tyre punonin me vullnet tė madh. Ata na nderonin dhe na pėrshėndetėn kudo qė takoheshim, si nė shkollė, ashtu edhe nė qytet. Kishte tė tillė qė iknin prej nesh, ata kishin frikė, ndaj nuk donin tė kishin telashe me UDB-ėn dhe Komitetin komunal. Njė bashkėfshatari im merrte bursė nga komuna, ndaj edhe ai u largua prej meje, nuk donte tė rrezikonte standardin pėr Flamurin shqiptar, kėshtu mė tha herėn e fundit.
Ajo ēka ishte mė e rėndėsishmja, numri i nxėnėsve serbė filloi tė pėrgjysmohet, shkaku ishte sepse gjatė festave shtetėrore flamujt jugosllavė po hidheshin nė shporta.
Njė tė shtune pasdite, para muzeut, u tubuam ne, tė katėr shokėt. Tema e bisedės ishte si tė shpėtojmė nga pėrjashtimi prej shkollės. Pas propozimeve tė shumta, erdhėm njėzėri nė pėrfundim. Nė mbledhjen e kėshillit tė arsimtarėve qė do tė mbahej sė shpejti dhe i vetmi Rend i Ditės do tė ishte pėrjashtimi nga shkolla i grupit tonė. Unė e mora pėrgjegjėsinė t’i lajmėroj disa arsimtarė, se cilido arsimtar apo punėtor i shkollės, qė ngrit dorėn i pari nė mbledhje, pėr tė na pėrjashtuar nga shkolla, do tė jetė ai qė na ka dhėnė Flamurin. Ne jemi njė grup prej katėr vetash dhe autoritetet do tė na besojnė. Kėshtu menduam qė ta largojmė njė bashkėpunėtor tė UDB-ės nga shkolla jonė me tradita revolucionare.
Afėr vendbanimit tim, banonin tė dy arsimtar, Ruzhdi Kastrati dhe Jahi Hoxha. Nė mbrėmje trokita nė derėn e tyre, Ruzhdiu e hapi derėn dhe hyra brenda nė banesėn e tyre njėdhomėshe. Ata mė ofruan ēaj mali. Nuk e zgjata shumė bisedėn, dhe iu tregova pėr planin tonė. Iu thash se ne kemi njerėz qė do tė na tregojnė se kush se e ka ngritur dorėn i pari nė mbledhje pėr tė na pėrjashtuar prej shkollės normale. Mė tė mbaruar fjalėt e mia, qė tė dyve iu pėrshkoi njė e dridhme e trupit dhe u zbehėn nė fytyrė. Tė njėjtėn bisedė ia tregova edhe arsimtarit - Ditar Qamilit, atij sa nuk i ra tė fikėt, dhe kėshtu me radhė edhe tre tė tjerėve. Ne e parashikonim se arsimtarėt nė katėr sy do t’i tregojnė njėri-tjetrit pėr planin tonė.
Dita e mbledhjes sė arsimtarėve nuk u vonua, dhe Rendi i Ditės ishte propozimi pėr pėrjashtimin e grupit tonė qė kishin ngritur Flamurin shqiptar. Pasi ishte lexuar veprimtaria jonė si shumė e rrezikshme dhe armiqėsore, qė ka ndikuar nė frymėzimin e nxėnėsve me veprimtari nacionaliste, duke hequr portretin e Titos dhe nė vend tė tij vendosėn portretin e Gjergj Kastrioti dhe Flamurin e Shqipėrisė. Nxėnėsit e vitit tė tretė: Shaip Gashi, Salih Kastrati, Nikollė Shkreli dhe Hamdi Krasniqi i propozoi tė pėrjashtohen nga shkolla. U bėnė votime se kush ėshtė ”pėr” dhe ”kundėr” pėrjashtimit tė nxėnėsve prej shkollės. Pėr habi, askush nga tė pranishmit nuk e ngriti dorėn, ata vetėm shikonin njėri-tjetrin. Votimin e pėrsėritėn edhe njėherė, mirėpo pa sukses. Sekretari i organizatės partiake tė shkollės u trondit. Kjo dukej qartė nė fytyrėn e tij tė zverdhur nga mungesa e pėrkrahjes ndaj vendimit tė tij. Kėta nxėnės nuk mund t’i lėshojmė pa ndonjė dėnim, tha me kėrcėnim sekretari. Pas shumė bisedave, si pėrfundim morėn qė notat e nxėnėsve nė sjellje t’u thyhet nė tresh, kurse Shaip Gashi, si shkaktar kryesor i prishjes sė rendit shkollor tė dėnohet me parapėrjashtim. Me kėto dėnime u mbyll mbledhja e kolektivit tė shkollės. Nė votimin e parė pėr pėrjashtim nga shkolla, njėrit nga tė pranishmit iu kishte ndalė njė mizė nė ballė dhe s“kishte pasur guxim ta trembė.
Kėshtu, nuk kaluan shumė ditė dhe, pas shumė kėrkesave tė popullit anė e mbanė Kosovės, udhėheqja jugosllave u detyrua tė lėshojė pe dhe shqiptarėve t’ua njeh tė drejtėn e pėrdorimit tė lirė tė Flamurit kombėtar shqiptar, duke e sanksionuar kėtė tė drejtė dhe nė Kushtetutėn e Kosovės.

Suedi, 25.01.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Diaspora ] SHKOLLAT SHQIPE NĖ GJERMANI (2008-08-15 16:20:58 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nėnshkruhet memorandumi kundėr sjelljeve asociale dhe veprimeve tė dhunshme nė shkolla (2008-05-26 10:55:31 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Thyhet dhe vidhet Shkolla Fillore “Avni Rrustemi”, nė fshatin Marmuer (2008-04-18 15:23:28 nga admin4)
[ Kultura ] Mbanin ferexhe, drejtoresha pėrzė dy vajza nga shkolla (2008-03-05 06:39:19 nga admin4)
[ Kultura ] Vėshtirėsi pėr shkollat nė zonat e thella (2007-11-05 02:26:50 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Himara e Petro Markos, me shkolla shqipe nė vitet 1700 (2007-06-30 13:07:37 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Mbyllet pas 91 vitesh shkolla shqipe nė Boboshticė (2007-05-30 04:34:56 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Sabri Hamiti: Shkollat letrare shqipe (2006-12-12 03:29:05 nga Flori Bruqi)
[ Diaspora ] Ne New York do te hapet shkolla shqiptare e muzikes ALBA (2006-10-31 19:03:04 nga Arben Dervina)
[ Lajmet kryesore ] Operacion policor nė Gjirokastėr pėr tė normalizuar situatėn e rendit (2006-11-12 22:21:15 nga Arben Dervina)
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster