| » Opcionet për artikullin |
|
Francezėt kanė zgjedhur kandidatin e sė djathtės, Nicolas Sarkozy dhe socialisten, Segolene Royal pėr betejėn pėr postin e presidentit, pas raundit tė parė tė zgjedhjeve nė Francė.
Favoriti, 52-vjeēari Sarkozy, mori 30 pėr qind tė votės, ndėrsa zonja Royal 26%.
Udhėheqėsi i tė djathtės ekstreme, Jean-Marie le Pen doli i katėrti me vetėm 11 pėr qind.
Ndėrsa i treti doli, Francois Bayrou me 18 pėr qind.
Pas votimit tė sė djelės ku pa gati njė numėr rekord pjesėmarrjeje, francezėt tani pėrballen me njė zgjedhje tė qartė.
Ndarja e plotė politike mund tė jetė njė rikthim nė traditėn franceze, por qė tė dy kandidatėt janė diēka e re pėr Francėn.
Zoti Sarkozy ėshtė i biri i njė emigranti hungarez dhe qėndrimi i tij pėr tregun e lirė, duket mė afėr Britanisė dhe Amerikės, bashkė me kėrkesėn qė punėtorėt francezė tė punojnė mė shumė dhe mė gjatė pėr tė konkuruar.
Edhe Segolene Royal ėshtė e re. Ajo ėshtė gruaja qė ēau nė rrugėn drejt kandidaturės pa pėlqimin e kolegėve tė saj tė vjetėr socialistė.
Megjithė admirimin e shprehur pėr kryeministrin, Tony Blair, politikat e saj ekonomike janė dukshėm tė vjetra tė majta.
Beteja mes tė djathtės dhe tė majtės ka filluar dhe energjitė janė drejtuar drejt raundin vendimtar tė 6 majit.
23 04 2007
|
|