| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Shqiptarėt dhe kolumbianėt bashkė nė trafik droge |
| Postuar mė datėn: 2006-12-11 10:11:47 nga Besnik Krasniqi :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ka filluar nė Itali, por brenda pak orėve ėshtė shtrirė edhe nė Gjermani e nė Zvicėr, operacioni antidrogė kundėr njė grupi kriminal, nė pėrbėrje tė tė cilit janė disa shtetas shqiptarė dhe kolumbianė. Aksioni ka filluar mėngjesin e djeshėm nė Itali, ku janė bėrė disa kontrolle banesash dhe janė sekuestruar disa makina. Pesė vetė kanė rėnė nė prangat e agjentėve tė Guardia di Finanza gjatė operacionit tė koduar me emrin "Muajt". Agjentėt e policisė kishin mė shumė se pesė muaj qė ndiqnin kėmba-kėmbės veprimet e personave tė implikuar nė trafik. Agjencitė italiane tė lajmeve shkruanin dje se grupi pėrbėhej nga shqiptarė, italianė dhe kolumbianė dhe kryente trafik narkotikėsh nė linja ndėrkombėtare. Megjithatė, policia dhe media italiane nuk kanė bėrė tė ditur emrat e personave tė arrestuar pėr shkak tė sekretit tė hetimeve. Operacioni ndėrkombėtar, i cili filloi dje nė Itali ėshtė shtrirė edhe nė Zvicėr, nė Gjermani dhe nė Holandė, ku pesė tė arrestuarit kishin korrierėt e tyre tė drogės. Pas prangosjes sė drejtuesve tė grupit kriminal nė Itali mėsohet se dhjetė fletė arreste janė firmosur edhe nė Gjermani e nė Zvicėr pėr anėtarė dhe bashkėpunėtorė tė bandės sė trafikut tė drogės. Hetuesit e ēėshtjes e kanė cilėsuar grupin si tė specializuar nė trafikimin e drogave tė forta nė linja ndėrkombėtare. Aksioni i djeshėm, i cili ėshtė bėrė me kontrollin e disa banesave tė dyshuara si baza tė trafikantėve, ėshtė finalizuar me bllokimin e mė shumė se tri makinave dhe sekuestrimin e njė sasie prej 20 kilogramėsh lėndė tė dyshuar si narkotike. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|