DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Analisti britanik vlerėson situatėn mbi Kosovėn
Postuar mė datėn: 2007-05-14 10:03:55 nga admin1 :: Kategoria: Intervista



Analisti britanik, Tim Judah nė njė intervistė pėr BBC-nė ka thėnė se SHBA-tė kanė shkuar shumė larg duke pėrmendur njohjen e njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės si dhe Rusėt duke pėrmendur pėrdorimin e mundshėm tė vetos.
Sipas tij, nė kėtė situatė, Perėndimi dhe Moska mund tė bėjnė kompromis pėr tė nxjerrė njė rezolutė pėr Kosovėn, e cila do tė lejonte largimin e UNMIK-ut dhe hyrjen e Bashkimit Evropian, por nuk do tė zgjidhte statusin edhe pėr njė kohė.

Analisti Judah thekson mundėsinė e shtyrjes sė zgjidhjes sė statusit pėr njė ose dy vjet.

Korrespondentja e BBC-sė nė Prishtinė, Violeta Hyseni bisedoi me analistin britanik, Tim Judah dhe fillimisht e pyeti nėse besonte qė SHBA-tė dhe Rusia do tė tejkalojnė mospajtimet pėr Kosovėn.

BBC: Zoti Judah, duket se ka mospajtime tė thella ndėrmjet Rusisė nė njėrėn anė dhe Perėndimit nė anėn tjetėr pėr tė ardhmen e Kosovės. A mendoni se kėto mospajtime mund tė tejkalohen?

Judah: Unė po filloj tė mendoj se gjėrat nuk po shkojnė aq mirė rreth statusit dhe nė Kosovė ka pasur shumė eufori, e cila mendoj se duhet tė tėrhiqet mbrapsht. Unė nuk i jam i sigurtė se mospajtimet mund tė tejkalohen nė afat tė shkurtėr kohor, i kam dėgjuar njerėzit qė kanė filluar tė flasin pėr vonesa deri nė shtator dhe kam dėgjuar ide pėr pasiguri. Mė lejoni t'ua shpjegoj ēfarė mendoj me kėtė. Amerikanėt kanė dalė kundėr rrjedhės duke folur pėr njohjen e njėanshme tė pavarėsisė, ndėrsa rusėt kanė pėrmendur tė drejtėn e vetos. Pra, kemi dy qėndrime dhe ka probleme tė mėdha me tė dyja kėto. Unė i kam dėgjuar njerėzit duke thėnė se mund tė ketė kompromis nė afat tė shkurtėr, kjo domethėnė se njė pjesė e madhe e planit tė Ahtisaarit do tė pranohet, Kombet e Bashkuara do tė largohen nga Kosova, do tė vijė Bashkimi Evropian, por ēėshtja e statusit do tė rishikohet pas njė ose dy vjetėve. Ėshtė mendimi im se gjėrat do tė rrjedhin nė kėtė drejtim.

BBC: Pra, ju nuk besoni se statusi i Kosovės do tė zgjidhet deri nė muajin qershor, siē ėshtė thėnė mė herėt?

Judah: Ne kemi qenė kėtu edhe mė herėt dhe diplomatėt na thonin se gjithēka do tė zgjidhet deri nė Krishtlindje ose deri nė fund tė vitit. Unė nuk jam diplomat, jam gazetar dhe kam menduar se diplomatėt dijnė mė shumė se unė, por tani mendoj se nuk kam arsye qė t'u besoj atyre, pasi ajo qė thanė ata nuk ndodhi atėherė. Ka mundėsi qė diēka tė ndodhė deri nė qershor, por unė nuk do tė vija bast pėr kėtė.

BBC: Zoti Judah, ēfarė prisni atėherė tė ndodhė gjatė javėve dhe muajve tė ardhshėm?

Judah: Mendoj se ose do tė shkohet me njė rezolutė tė zbukuruar, pra plani i Ahtisaarit minus disa elemente tė statusit ose ēdo gjė do tė zgjidhet deri nė shtator.

BBC: Mendoni se plani i zotit Ahtisaari mund tė ndryshohet?

Judah: Mendoj se ndoshta do tė jetė e domosdoshme tė hiqen disa elemente tė statusit, pėr tė arritur njė rezolutė kompromisi qė do tė lejonte zėvendėsimin e misionit tė OKB-sė me Bashkimin Evropian dhe Zyrėn Civile Ndėrkombėtare.

BBC: Pra, ju mendoni se pėrfundimisht statusi do tė zgjidhet pėrmes rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė?

Judah: Mendoj se do tė marrė mė shumė kohė se sa kemi parashikuar. Mund tė hyjmė nė njė fazė kalimtare dhe se pavarėsia e Kosovės do tė marrė mė shumė kohė dhe se nuk do tė kemi rezolutė tė qartė siē kanė shpresuar njerėzit kėtu.

BBC : Pra ju thoni se statusi nuk do tė zgjidhet shpejt dhe do tė kemi status quo. A besoni se bashkėsia ndėrkombėtare do tė lejojė qė kjo tė ndodhė ?

Judah: Ata mund tė mos kenė zgjidhje tjetėr, sepse nėse nuk do tė ketė rezolutė, Misioni i Bashkimit Evropian nuk mund tė vendoset nė Kosovė dhe UNMIK-u nuk mund tė largohet. Prandaj, nevojitet rezoluta qė do ta lejojė hyrjen e BE-sė kėtu dhe vendosjen e Zyrės Civile Ndėrkombėtare, por mendoj se ajo do tė jetė mė e paqartė se sa kanė pritur njerėzit kėtu. Ndoshta unė e kam gabim, por e ndjej se kėshtu do tė ndodhė.

BBC: Zoti Judah, ju nuk shihni asnjė formė tjetėr tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, pėrveē rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit ?

Judah: Mund tė kemi deklarimin e njėanshėm tė pavarėsisė, por mendoj se amerikanėt, britanikėt dhe tė tjerėt vėrtetė nuk dėshirojnė qė kjo tė ndodhė. Tė imagjinojmė se kemi shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė dhe ēka do tė bėjė nė kėtė rast shefi i UNMIK-ut, Joachim Reucker. Ai ėshtė i detyruar ta anulojė atė, sepse kjo ėshtė nė kundėrshtim me rezolutėn 1244 tė OKB-sė. Ndoshta amerikanėt siē kanė paralajmėruar mund ta njohin pavarėsinė e Kosovės, e cila teknikisht do tė shpallet e jashtėligjshme nga autoritetet mė tė larta kėtu. Siē e thashė mė herėt, Misioni i Bashkimi Evropian nuk mund tė vendoset nė Kosovė, Misioni i Kombeve tė Bashkuara do tė ishte nė kolaps, do tė bėhej njė lėmsh i madh. Ka shumė probleme gjithashtu me Rusinė e cila dėshiron tė pėrdorė veton kundėr rezolutės, sepse e sheh se situata nė Kosovė do tė ndryshojė. Disa njerėz thonė se ndoshta rusėt do tė abstenojnė nė votimin e rezolutės, por nėse Rusia abstenon dhe plani i Ahtisarit mbėshtetet plotėsisht dhe Kosova bėhet shtet i pavarur, atėherė pse rusėt po bėjnė kaq shumė zhurmė pėr kėtė, ata do tė duken si budallenj. Pra ėshtė njė situatė shumė e vėshtirė dhe logjikisht ti mendon se ata do tė pėrpiqen tė gjejnjė njė kompromis, qė ta rishikojnė statusin pas njė kohe dhe tė krijojnė pėrshtypje se gjėrat po lėvizin, se po vjen Bashkimi Evropian dhe Zyra Civile Ndėrkombėtare, ndėrsa po shkon UNMIK-u.


---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Analisti Bugajski: Maqedonia duhet te njohe pavaresine e Kosoves (2008-05-18 11:53:53 nga admin4)
[ Opinione ] VIZIONI REAKSIONAR I NJĖ ANALISTI PACIFISTO RUGOVIST (2008-02-02 08:42:53 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Analisti Mur thotė se ēėshtjen e Kosovės ėshtė dashur ta zgjidhnin ndėrkombėtarėt dhe kosovarėt (2006-12-18 09:38:21 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] 200 trupa britanike kanė arritur nė Kosovė (2008-05-24 06:25:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shtypi i sotėm britanik shkruan gjerėsisht pėr zhvillimet e djeshme nė Kosovė (2008-02-18 06:50:13 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Lideri i opozites britanike thirrje Serbise per ceshtjen e Kosoves (2007-11-30 11:28:56 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Studimi britanik parashikon katastrofė nga ngrohja globale (2007-10-24 02:54:50 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Britanikja Lessing fiton Nobelin nė Letėrsi (2007-10-11 17:10:18 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Tre skenarėt e mundshėm rreth statusit tė Kosovės sipas njė reviste britanike (2007-02-19 06:33:39 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Pėrfaqėsuesi britanik nė KS mbėshtet pavarėsinė e Kosovės (2006-12-14 14:08:37 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Ambasadori i ri britanik ne Beograd,deklarohet rreth Kosoves (2006-12-10 03:03:11 nga A.Dervina)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster