DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2009

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» ĒMIMET DHE FJALĖT PĖR BUKĖN
Postuar mė datėn: 2008-04-24 16:46:53 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Shkruan: REXHEP SHAHU

Ditėt e fundit, kur politikėbėrėsit e mėdhenj tė botės dhe vendosėsit e vertetė kanė futur nė axhendat e tyre zgjidhjen e problemit tė ēmimeve tė rritura nė botė, tek ne janė shtuar fjalėt dhe mentorėt amatorė qė japin pėrgjigje pėr gjithēka, qė nga zgjidhjet e fjalėkryqeve, nga zbėrthimet e buzėqeshjeve tė Bushit a Putinit e deri tek zbulimi i planeteve tė panjohura deri sot. Tė rritet prodhimi urgjent. Po si? Kush prodhon. Kush i urdhėron prodhuesit tė prodhojnė pėrveēse nėse i urdhėron tregu? Apo tė ringremė koperativat socialiste tė bujqėsisė. Kėshilloni me kėmbė nė tokė kėshillues vullnetarė tė qeverisė. Nga jashtė tavolinės loja e shahut ėshtė e lehtė…
Ėshtė pranuar botėrisht se janė rritur ēmimet dhe tendenca e rritjes vazhdon. Shqipėria nuk komandon dot por ajo nėnshtrohet si shumica absolute e shteteve tė botės, pėrderisa ajo importon rreth 500 milionė euro ushqime, nga mbi 800 milionė euro ushqime qė importonte nė vitin 2005 dhe ka shifrat e import – eksporteve 1 me 7 nga 1 me 12 qė ka patur nė 2005. Shqipėria nuk ėshtė qendra e botės. Nuk ėshtė mė fanari ndriques pėr botėn.
Shqipėria nuk e ka prodhuar kurrė bukėn nė vend. Nuk mund ta prodhojė kurrė atė. Shqiptarėt e menēur e kanė ditur dhe e dinė se nė kohėn e kolektivizimit, nė kohėn e socializmit, prodhimi i drithrave, i grurit, mbahej me dotacione nga shteti. Anise shiteshin parulla se e prodhojmė bukėn nė vend. Ekspertėt qė japin anamneza sot, qė japin direktiva e kėshilla pėr bujqėsinė kėtė duhet ta dinė mirė. Dhe ta dinė mirė se sot kemi mė pak tokė nė prodhim se nė kohėn e socializmit. Sot Shqipėria pėrdor gjysmė milionė hektarė tokė bujqėsore nga mbi 700 mijė ka qė pėrdoreshin atėhere. Sot kemi rreth 400 mijė ferma me nga 4 – 5 ngastra sejcila, ndėrsa nė kohėn e socializmit toka ishte e paparcelizuar dhe ngastrat ishin dhjetra e qindra hektarėshe pa asnjė gardh nė mes.


Nga mungesa totale e ushqimeve nė treg nė fillimet e viteve ‚90, ekonomia e lirė e tregut bėri qė shqiptarėt qė nuk e njihnin bananen, ta kenė nė treg 12 muajt e vitit dhe tė mos mungojė asgjė qė prodhohet nė botė.
Politika e tė bėrit milioner brenda natės qė u ndoq nė Shqipėri pėr vite e vite me radhė nga shtetarė tė lartė tė vendit, bėri qė politikanė – biznesmenė tė importonin gjithēka tė ngrėnshme e tė pijshme nė kėtė vend dhe tė krijoheshin kėshtu monopolet, tė zhdukej gati komplet prodhimi vendas, tė lihej djerrė toka nė vend, tė emigronte krahu i punės pėr tė bėrė punė bujqėsore nė vendet fqinjė, tė importohej edhe pras apo bar i thatė pėr blegtorinė nga Maqedonia apo Greqia, tė vritej puna, tė shpopullohej zona rurale, tė merrej inat atdheu qė s’tė ofronte as mbijetesė.
Ēmimet janė rritur nė total. Shteti nuk mund tė ndėrhyjė nė kėtė rritje se ndryshe do ktheheshim nė socializėm. Por shteti ka marrė pėrsipėr tė kompensojė. Shtresat qė janė nė nevojė i ka pėrsipėr shteti qė t’i mbėshtesė. Por nuk ėshtė e ndershme tė vihet alarmi (zakon i vjetėr dhe s’janė gjė alarmet e sotme) pėr mbi 500 mijė pensionistėt. Por alarmi duhet vėnė pėr pensionistėt qė jetojnė vėrtetė me pensionet e tyre. Pėr pensionistėt pa fėmijė. Pėr pensionistėt e braktisur. Pėr pensionistėt qė nuk kanė djem e vajza nė punė kėtu apo nė emigracion. Sepse kėshtu fyejmė bijtė e bijat e pensionistėve shqiptarė. Nuk ma do mendja qė njė djalė apo vajzė normale tė lerė prindėrit pensionistė nė kushte urie. Pra nuk shkon ky alarm.
Familjet me asistencė e pėrkrahje ekonomike, njė e dhjeta e tyre janė realisht nė nevojė. Kėto duhen mbėshtetur. Tė tjerat nuk duhen lėrė tė mashtrojnė e manipulojnė dhe tė ndėshkojnė dhe t’ua marrin paratė atyre familjeve qė realisht janė nė nevojė. Kėtė filtrim duhet ta bėjė shteti realisht.
Nuk duhet tė vazhdojmė me insistim ta bėjmė edhe mė tej mėnyrė jetese, kulturė jetese informalitetin. Fshehjen e tė ardhurave informale qė marrin njerėzit. Vėshtirė tė gjendet njė familje qė nuk i grumbullohen nė shtėpi 30 mijė lekė nė muaj. (Lekė ėshtė edhe veza, qumėshti, mishi, perimet, frutat etj. etj, qė prodhon njė familje pėr nevojat e veta, pa llogaritur familjet fermere qė dalin tė shesin nė treg). Nė kėtė 30 mijė lekėsh qė hyjnė minimalisht nė familjen shqiptare, ėshtė pėrcaktuar nga tė tjerėt se vetėm 4 mijė lekė nė muaj shpenzohen vetėm pėr bukėn ose rreth 13 pėrqind e shumės. Nuk besoj se ėshtė hata kjo shumė. Kur dihet se gati dyfish njė individ shpenzon pėr cigare (pa tė cilėn nuk vdes), gati dyfish shpenzon pėr alkol (pa tė cilin jeton mė mirė)…
Nuk po dua tė bėhem mentar dhe po e lė me kaq.
Shumėkush e din sot se ne importojmė prodhime bujqėsore edhe nga Maqedonia. Dhe shumėkush thotė, pika qė s’na bie. Por realiteti ėshtė ky. Dhe veē tė tjerave, kjo ndodh se atje bujqėsia ėshtė shumė mė e mbėshtetur se tek ne. Atje pėr kėtė vit janė akorduar 45 milionė euro subvencione pėr shtimin e prodhimit bujqėsor dhe rajonizimin e tij. Tek ne kėtė vit janė akorduar 8 milionė euro pėr 2008 ose dyfishi i 2007. Ndėrkohė qė nė e kemi buxhetin e shtetit mė tė madh se Maqedonia. Por ne kemi probleme tė rėnda me rrugėt e munguara, me energjinė e munguar, shkollat, spitalet dhe infrastrukturėn nė tėrėsi e cila merr shumicėn e buxhetit. Maqedonia nuk i ka rrugėt e pabėra.
Ne importojmė nga Maqedonia (sot jo pras e bar tė thatė), por edhe eksportojmė. Perimet e Lushnjes e Fierit, nga serat ose jo, mbushin tregjet e Maqedonisė. Sepse janė mė tė hershme dhe tregu atje i kėrkon. Kėtė e stimulon shteti shqiptar. Vėrtetė qė nuk japim mė naftė pa akcizė, e cila nuk shkonte tek fermeri realisht por vidhej rrugės e konvertohej nė dy shishe birre nė klubin e fshatit, vertetė qė nuk japim qindra tonė naftė pėr serat kur dikush nuk kishte fare serė ose nuk jepte prodhim nga sera e tij as pėr tė justifikuar as njė tė dhjetėn e naftės qė i jepej, por sot shteti ka paguar pajisjen qė punon me mazut pėr serat, jep mazutin pa akcizė dhe ato qė janė prodhues perimesh tė vertetė nė sera, janė mjaft tė kėnaqur dhe mirėnjohės. Ato qė s’i kanė serat tė tyret dhe duan lekė e jo naftė, vazhdojnė t’i bien qemanes ende.
Shteti sivjet i ofron rimbursimin e TVSH sė zbritshme nė masėn 6 pėrqind pėr fermerėt shqiptarė qė shesin me faturė produktet e tyre nė subjekte tė regjistruara e licensuara. Rimbursimi i TVSH nė masėn 6 pėr qind bėhet pėr tė rimbursuar fermerėt, pėr t’ua paguar TVSH qė ato e japin kur blejnė impute. Kjo shumė rimbursimi shkon nė 50 milionė dollarė qė mund t’i pėrfitojnė fermerėt nėse do tė zbatojnė rregullat. Edhe kjo masė ėshtė njė kompensim i ndjeshėm nė kuadrin e rritjes sė ēmimeve. Pėr ēdo njėqind lekė mall i shitur, fermeri fiton 6 lekė nga rimbursimi i TVSH. Fermerėt nuk duhet ta neglizhojnė kėtė lehtėsi, kėtė mbėshtetje dhe tė mos shesin pa fatura. Tė mos e neglizhojnė e shpėrfillin kėtė mundėsi qė u ofrohet pėr herė tė parė.
Kur njė tregtar shqiptar don tė blejė mollė apo rrush, ai e din mirė se nė Maqedoni gjen me shumicė dhe nuk kthehet kurrė bosh. Sepse atje ėshtė rajonizuar pėrgjithėsisht prodhimi dhe ke rajone vetėm me mollė apo rrush.
Nė Shqipėri ka dy vjet qė ka filluar rajonizimi e specializimi i bujqėsisė. Dhe sot ka nisur nga ndokush tė shahet ky proces. Nė Shqipėri ka filluar subvencioni pėr tė dytin vit pėr shtimin e sipėrfaqeve me vreshta, pemtore e ullishte, pėr fermat me mbi dhjetė lopė, pėr vajin e ullirit etj. Me qėllim shtimin e sipėrfaqeve dhe specializimin e rajoneve. Gjithkush me njė pėrvojė jete e din se kur flitet pėr mollė, mendja tė shkon nė Korēė ose Dibėr. Sepse tradita e atyre rajoneve ėshtė molla. Pse tė mos stimulohet ajo traditė. Sot ke nė Korēė individė qė kanė 8 – 10 ha me mollė apo mė shumė. Ke nė Peshkopi qė kanė deri nė 13 ha mollė apo qershi. Duke jetuar pėr mbi njė dekadė nė kaos e kolaps, pasi emigrantėt fermerė provuan nė vendet fqinjė, intuitivisht u kthyen dhe u drejtuan nga frutikultura, vreshtaria e perimet nė sera ose nė natyrė. Kėtė trend qė e morėn vetė me intuitėn e tyre fermeret shqiptarė, kėtė po mbėshtet sot shteti, pa ndaluar asnjė prodhim tjetėr, pa penguar askėnd tė mbjellė e rrisė ēfarė tė dojė nė fermen e tij. Pasi toka sot ėshtė private dhe fermeri mbjell ē’tė dojė nė tė.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Soros: “Ēmimet e naftės janė spekulative” (2008-06-04 02:37:21 nga admin2)
[ Opinione ] Fuqia blerėse: Ēmimet super tė larta dhe pagat e ulėta, rendisin Shqipėrinė tė fundit nė rajon (2007-12-19 15:12:37 nga admin4)
[ Kultura ] Nju Jork: Ndahen ēmimet kombėtare tė librit (2007-11-16 04:57:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Cmimet dhe shperblimet televizive (2006-12-18 05:53:32 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] PSE POLITIKA SHQIPTARE DHE DIPLOMACIA NDĖRKOMBĖTARE HESHTIN PĖR MILJONA SHQIPTARĖ TĖ TERRORIZUAR E PASTAJ TĖ MĖRGUAR?! (2009-01-03 11:36:40 nga admin4)
[ Opinione ] SERBIA KA PUNUAR SHUME...QE EDHE PAS PAVARESISE TE BEJE LIGJIN NE REPUBLIKEN E KOSOVES!!! (2008-12-30 21:33:01 nga admin1)
[ Kultura ] ENVER HOXHA I PARAQITUR NDRYSHE, JO VETĖM BARDHEZI (2008-12-30 11:53:06 nga admin4)
[ Kultura ] BETOVENI DHE SIMFONIA HEROIKE (2008-12-30 05:22:21 nga admin4)
[ Opinione ] BURGOSJET SLLAVO-GREKE TĖ ESHQIPTARĖVE JANĖ TĖ REALIZUARA ME DIJEN DHE ME LEJEN E BRUKSELIT (2008-12-29 20:01:04 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shoqatat Atdhetare pėr Identitet dhe Bashkim Kombėtar (SHAIBK) (2008-12-29 14:43:42 nga admin1)
[ Opinione ] AKSIONI TERRORIST I APARATIT SHTETĖROR SERB DHE QARJET ME LOT KROKODILI TĖ POLITIKANĖVE SHQIPFOLĖS, BASHKĖPUNĖTORĖ TĖ BEOGRADIT!... (2008-12-28 18:07:48 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster