DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Dėshtimi i njohjeve tė “pritura” dhe islami shqiptar
Postuar mė datėn: 2008-08-26 11:22:05 nga admin4 :: Kategoria: Opinione


Shkruan: Ardian Zejnaj

Procesi i njohjes sė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės mė shumė ngjanė nė njė nervozizėm politiko-diplomatik, qė ėshtė shkaktuar nga ngecja nė njohje, sesa nė njė proces tė rrjedhės normale dhe ofrim tė qasjeve argumentuese, pse nuk kanė ndodhur dhe nuk po ndodhin njohjet e “pritura”. Nė kuadrin e njohjeve tė “pritura” nga udhėheqja e Republikės sė Kosovės hyn edhe njohjet qė do tė duhej tė bėnin vendet e botės arabe. Duket se mungesa e kėsaj njohje tė “pritur” ka prishur parashikimet e bėra nė fillim, pėr njohjen e Kosovės deri nė shtator nga mė pak se 100 shtete tė botės. Deri mė tani na kanė njohur 46 shtete dhe kur llogariten edhe rreth 50 shtete tė tjera tė botės arabe, arrihet numri prej rreth 100 shteteve.
Natyrisht se parashikimet pėr 100 njohje ishte bėrė duke llogaritur faktin e lartshėnuar dhe duke u nisur nga “natyrshmėria” apo lehtėsia me tė cilėn ishte llogaritur kjo njohje automatike nga bota e arabe e Republikės sė Kosovės. Ngurrimi i shfaqur nga kjo “botė”, pėr ta njohur pavarėsinė e Kosovės, vazhdon tė arsyetohet nė mėnyra tė ndryshme, varėsisht nga cili kėnd shikohet. Megjithatė, e pėrbashkėta e tė gjitha konstatimeve rezulton tė jetė mungesa e njė qasje serioze ndaj procesit nėpėr tė cilin po kalon Kosova dhe padijenisė se, si ndėrtohet dhe udhėhiqet njė politikė e jashtme e njė shteti tė pavarur.
Pothuajse tė gjitha shtete serioze nė organogramin e ministrive tė tyre tė jashtme kanė departamentin, drejtorin apo sektorin e veēantė pėr kontinentet tjera, duke pėrfshirė edhe botėn arabe. Ne kuptojmė se Ministria e Jashtme e Kosovės ėshtė nė hapat e saja tė parė dhe ende nuk e ka bėrė kėtė ndarje, nė tė ardhmen shpresojmė se do tė ndodh ky organizim, po nuk kuptohet averzioni qė ka krijuar udhėheqja e Kosovės ndaj botės arabe, veēanėrisht. Ky pozicion inferior ndaj kėsaj bote nga udhėheqja e Kosovės ka dėshtuar arritjen e njohjeve tė “pritura” nė njėrėn anė dhe po ashtu ka nxitur injorimin e botės arabe pėr zhvillimet nė Kosovė nė anėn tjetėr, qė ėshtė rezultat i mungesės sė komunikimit nė linjat zyrtare mes Kosovės dhe qeverive tė botės arabe.
Shumėkush kur dėgjon tė flitet pėr botėn arabe, menjėherė krijon njė pasqyrė tė njė botė ku ka vetėm hoxhallarėt, ku rriten terroristė dhe ku femrat nuk guxojnė tė dalin nė rrugė pa u mbuluar tėrėsisht. Mirėpo, a janė kėta njerėzit me tė cilėt Kosova do tė ketė punė tash dhe nė tė ardhmen? Nisur nga ajo qė shohim nė politikėn ndėrkombėtare dhe nga ajo qė pamė kėto ditė nė njė konferencė tė mbajtur nė Prishtinė, del se ėshtė pak me ndryshe nga sa mendohet. Kėtu shohim tė ketė liderė politikė, diplomat, profesor dhe aktivistė qė mund tė bisedohet me ta nė zyra luksoze dhe jo nė xhami, qė nuk urrejnė dhe nuk sulmojnė ndokėnd me tritol pėr shkak tė fesė apo pėrkatėsisė kombėtare dhe se ka femra tė pambuluara dhe qė ta shtrėngojnė dorėn pėr ēėshtje tė ndryshme.
Atėherė, pse nuk ka ecur procesi siq ishte paraparė dhe pse nuk ka ndodhur njohja e “premtuara” nga bota arabe, qė ka mė shumė se 50 shtete nė gjirin e saj? Pėr kėtė ka disa shpjegime.
E para, tek udhėheqja e Kosovės ekziston njė lloj frike pėr t’iu qasur botės arabe, pėr interesat e Kosovės, ngase mendohet se do tė krijohet konflikt me miqtė e Kosovės. Kėtu ka njė keqkuptim, sepse nėse amerikanėve dhe evropianėve nuk u pengon tė lobojnė, madje edhe tė bėjnė presion mbi vendet arabe, qė ta njohin pavarėsinė e Kosovės, atėherė ēfarė rreziku ka kėtu nėse tė njėjtėn gjė e benė edhe qeveria e Kosovės. Qeveria e Kosovės duhet qė zyrtarisht dhe nė nivel tė lartė tė lobojė tek secila qeveri e botės arabe pėr ta njohur Kosovėn. Ēdo njohje e Kosovės nga vendet e botės arabe, jo qė nuk ėshtė konflikt me miqtė perėndimorė, por ėshtė ndihmesė nė projektit tyre pėr ta prezantuar Kosova si rast dhe shtet tė suksesshėm.
E dyta, mungon njė koordinim i qartė i politikės sė jashtme tė Republikės sė Kosovės, mė politikėn e brendshme. Kėtu harrohet parimi, sipas tė cilit krijimi i politikave tė jashtme bazohet apo shpesh ėshtė rezultat i disponimit tė politikės sė brendshme. As amerikanėt dhe as europianėt nuk e mohojnė dhe as e kanė mohuar ndonjėherė se Kosova ėshtė vend me shumicė myslimane, madje ata mburren qė kanė ndihmuar njė vend tė tillė dhe e pėrdorin si shembull nė politikėn e tyre ndėrkombėtare, pėr tė treguar se nuk janė kundėr islamit dhe se mund tė bashkėjetojnė islami dhe demokracia. Atėherė, pse institucionet e Kosovės frikėsohen qė edhe ato t’i pėrdorin kėto argumente gjatė takimeve mė homologėve tė tyre arabė? Tė pėrdoret strategjia, qė nė tė njėjtėn kohė edhe t’u sqarohet situata e brendshme, edhe t’u shpjegohet orientimi dhe rruga qė ka zgjedhur Kosova pėr tė ecur nė tė ardhmen. Kosova duhet ndjek strategjinė e marrėdhėnieve bilaterale apo multilaterale aq sa sheh interes dhe pėr aq gjėra sa ka nevojė nė njėrėn anė dhe nė anėn tjetėr tė pėrdorė tė gjitha format politike dhe diplomatike pėr tė arrit qėllimin qė ka, njohjen e saj nga sa mė shumė vende sepse ky ėshtė interesi ynė si vend.
E treta, shteteve dhe qeverive arabe u duhet shpjeguar se Kosova ėshtė nė Europė, prandaj nuk mund tė funksionojė si vend arab. Duke mos bėrė kėto shpjegime nga askush dhe nė asnjė mėnyrė, duket se tek shtete dhe qeveritė arabe ėshtė krijuar ideja, se Kosova nuk meriton vėmendje. Ata duke ardhur kohė pas kohe nė Kosovė, kanė vėrejtur njė jetė ndryshe nga sa janė mėsuar ata tė shohin nė njė vend me shumicė myslimane, duke krijuar bindjen, bazuar nė atė qė shohin gjatė njė dite nė Kosovė, se kėtu myslimanėt janė pakicė. Por, ky keqkuptim i realitetit nuk ėshtė pėr fajin e tyre, sepse atyre duket se askush nuk u ka shpjeguar se njerėzit nė Kosovė kanė traditė, kulturė dhe sjellje tjera. Mbase nuk duhet besuar se bota arabe ka renė nė grackėn e propagandės sė Serbisė, duke na prezantuar edhe neve, si gjak tė prishur myslimanė qė ka pranuar vlerat perėndimore, siē i kualifikon boshnjakėt pėr gjak tė prishur serbė, por qė kanė pranuar fenė islame.
Kėto paqartė nxisin nevojėn qė t’u shpjegohet sa mė shumė qeverive tė vendeve tė botės arabe, se ēfarė nė tė vėrtet ndodhė dhe ēfarė ėshtė islami shqiptarė qė praktikohet nė Kosovė. Atyre duhet sqaruar, se islam shqiptarė do tė thotė pėrshtatje e fesė me traditat, kulturėn, historinė dhe gjuhėn e njerėzve nė Kosovė. Ne nuk jemi tė detyruar tė vishemi me “safrabeza” tė bardh dhe as t’i mbulojmė me ferexhe femrat, siē ndodhė nė botėn arabe, ngase kėto rite nuk janė nė kulturėn dhe traditėn e njerėzve tė Kosovės. Kosova respekton liritė dhe tė drejtat e njeriut, ku secili vesh dhe praktikon atė qė pėlqen, edhe pse kėto gjėra as nuk do tė duhej tė ishin argumente pėr t’u dėshmuar se sa mysliman janė apo nuk janė njerėzit e Kosovės, nė mėnyrė qė tė na njohin apo mos njohin vendet arabe si shtet tė pavarur. Ne jemi njė vend qė kemi pėrqafuar demokracinė dhe nė demokraci tė gjithė e dinė, se feja ėshtė e ndarė nga shteti apo politika.
Prandaj, e gjitha kjo situatė duhet kuptuar si mesazh apo nevojė se duhet edhe mė shumė t’i pėrvjelim mėngėt nė diplomaci, pėr tė trokitur nė dyert e secilės qeveri nė botė, jo vetėm tek qeveritė e botės arabe, por edhe tek ato tė Lindjes, Amerikės Latine dhe Azisė, pėr t’u shpjeguar, se cila ėshtė e vėrteta pėr Kosovėn dhe kush ėshtė Kosova qė kėrkon tė njihet si shtet i pavarur nga ato. Nuk besoj tė ketė parė apo lexuar dikush, se ėshtė arritur ndonjė marrėveshje nga ministrat e jashtėm tė vendeve tė ndryshme duke pirė kafe nėpėr bufet e institucioneve tė ndryshme ndėrkombėtare, siē e shohim shpesh shefin tonė tė diplomacisė, Skėnder Hysenin. Marrėveshjet, si kjo e njohjes, janė delikate dhe kėrkojnė maturi dhe procesverbal pėr ēdo deklarim apo argument qė bėhet pėr apo kundėr nga palėt.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] PAS DĖSHTIMIT TĖ APROVIMIT TĖ KUSHTETUTĖS (2008-04-12 07:14:12 nga admin1)
[ Opinione ] ZGJEDHJET E 17 NĖNTORIT 2007, DĖSHMI E DĖSHTIMIT POLITIK TĖ BINOMIT UNMIK-ut DHE PUSHTETARĖVE PA SHTET! (2007-11-25 10:40:53 nga admin4)
[ Opinione ] Dėshtimi i Fuqive tė Mėdha nė Ballkan (2007-10-31 14:58:45 nga admin4)
[ Opinione ] Dhjetori i Prishtinės dhe dėshtimi tjetėr i Brukselit (2007-10-22 15:53:56 nga admin1)
[ Kultura ] RTK-ja dhe deshtimi i saj profesional e kombėtar (2007-10-09 14:54:45 nga admin1)
[ Intervista ] ISMAJLI:”REZULTATI I BISEDIMEVE DO TĖ JETĖ DĖSHTIMI” (2007-08-27 17:43:56 nga admin1)
[ Opinione ] ĒFARĖ MĖ TUTJE, PAS DĖSHTIMIT TĖ REZOLUTĖS NĖ OKB (2007-07-26 13:03:37 nga admin4)
[ Opinione ] Dėshtimi Gjigand (2007-06-27 11:23:25 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Solana: BE ka pergjegjesi, nuk duhet te lejoje deshtimin (2007-03-29 07:20:01 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėri: Zgjedhjet nė prag tė dėshtimit (2006-12-19 13:07:49 nga Faik Smajli)
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster