| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KOSOVA MIDIS SERBISĖ KOLONIALISTE DHE SHQIPĖRISĖ DEMOKRATIKE |
| Postuar mė datėn: 2007-04-07 20:27:33 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
*) SHQIPĖRIA NUK DUHET TĖ KETĖ FRIKĖ, TĖ PAKTĖN PAS 100 VJET ROBĖRIE, TANIMĖ KA ARDHUR KOHA MĖ E PĖRSHTATSHME NĖ HISTORINĖ E SAJ, QĖ TI THOTĖ (ME SHKRIM DHE ME GOJĖ) RUSISĖ, EVROPĖS DHE TĖRĖ BOTĖS SE KOSOVA ĖSHTĖ E SAJ, JO E SERBISĖ KOLONIALISTE. KĖTĖ TĖ VĖRTETĖ SI DIELLI, AJO VETĖ, DUHET TA POHOJĖ DHE TA MBROJĖ NĖ SY TĖ BOTĖS, PASTAJ DO TĖ VINTE NĖ SHPREHJE NDIHMA DHE MBĖSHTETJA REALE (100%) E ALEATĖVE EVRO-PERĖNDIMORĖ. NDRYSHE, HESHTJA E KĖSAJ SĖ VĖRTETE HISTORIKE, DO TĖ KRIJOJĖ DILEMA DHE REZERVA TEK ALEATĖT PERĖNDIMORĖ TĖ KOSOVĖS DHE TĖ SHQIPĖRISĖ.
*) Problemi kolonial i Kosovės nuk mund tė zgjidhet me formula dhe me trajtime, tė modeluara dhe tė diktuara nga Serbia dhe nga Rusia, tė mbėshtetura nga disa aleatė tė rinj, tė mashtruar tė tyre, siē janė: Kina, Sllovakia, Rumania, Spanja dhe Greqia , duke ua mohuar tė drejtėn e vetėvendosjes shqiptarėve mbi 90% nė Kosovė!
*) Pėrderisa Kosova nuk konsiderohet dhe, nuk trajtohet si problem kolonial si nga politika, diplomacia dhe drejtėsia zyrtare shqiptare (nga institucionet shkencore shqiptare) e Prishtinės dhe e Tiranės, ashtu edhe nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare, zgjidhja e statusit tė saj pėrfundimtar, do tė jetė mė tepėr nė favor tė Serbisė kolonialiste dhe hegjemoniste, sesa tė shqiptarėve mbi 90% nė Kosovė.
Sa mė shumė po i afrohemi pragut tė zgjidhjes sė problemit kolonial 100-vjeēar tė Kosovės, aq mė tepėr po shtohet numri i qasjeve diletante dhe improvizuese, sidomos nga projektuesit-politikanė vendorė, tė cilėt si pasojė dhe, hendikep i mosnjohjes sė kėtij problemi shekullor, shėrbehen (zhvatin) kryesisht me literaturė propagandistike tė masmediave ditore dhe periodike ndėrkombėtare, tė modeluar nė format mė tė rafinuara, anticivilizuese dhe antidemokratike tė kuazishkencės, tė politikės, tė propagandės, tė diplomacisė sė Serbisė gjenocidale dhe tė Kishės Ortodokse Serbe.
Tė gjitha shkrimet analitike, me shije tė politikės ditore (me karakter shkencor, informativ, publicistik etj.) tė autorėve tė ndryshėm, tė cilat, pikėsėpari, pėr shkak tė joprofesionalizimit, si dhe pėr hir tė simulimit tė interesave personale, grupore, ideologjike, partiake, krahinariste, vendore dhe ndėrkombėtare, tė cilat Kosovėn nuk e trajtojnė si problem kolonial, ato fare nuk kanė tė bėjnė me realitetin e dikurshėm dhe tė sotshėm tė Kosovės shqiptare, por nė emėr tė pavarėsisė sė kushtėzuar, tė multietnikes, tė pluralizmit, tė integrimit (me lidhje dhe me kufij specialė kantonalė autonomė me Serbinė, nė dėm tė territorit etnik shqiptar tė Kosovės), tė decentralizimit-copėtimit tė Kosovės iu referohen burimeve dhe formulave tė huaja, (me qėllim qė tė gjejnė kompromisin historik me Beogradin zyrtar), tė cilat kryesisht Kosovėn e shohin dhe e trajtojnė si problem minoritar serb (7%), duke harruar dhe injoruar faktin relevant, tė drejtėn e vetėvendosjes sė shumicės dėrrmuese shqiptare(mbi 90%).
Si Koshtunica ia "mbylli gojėn" Fatmir Sejdiut nė OKB?
Vėrtet, me tė hyrė ēėshtja e Kosovės (sipas Planit tė Marti Ahtisarit) nė rend dite nė KS tė Kombeve tė Bashkuara, ka filluar tė bėhet zhurmė e madhe sesi ka ardhur deri te polarizimi i koncepteve politike Perėndim-Lindje (Amerikė Rusi) dhe, si diplomacia paranoide serbomadhe e Beogradit e ka hedhur poshtė Planin e Marti Ahtisarit pėr njohjen e pavarėsisė sė mbikėqyrur ndėrkombėtare Kosovės, e cila pritet qė brenda kėtyre dy muajve (prill maj), tė miratohet nga ana KS tė KB-sė (po qe se atė, me veton e tyre nuk e kundėrshtojnė Rusia dhe Kina).
Shikuar realisht zanafillėn e problemit tė Kosovės, si dhe angazhimin e faktorėve tė jashtėm tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė gjetur zgjidhjen oportune tė kėtij problemi, pėrplasja dhe disonancat e shfaqura nė tė dy seancat e para tė mbyllura tė KS tė KB-sė ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė Rusisė dhe tė Amerikės, fare nuk kanė karakter tė diplomacisė simuluese, por janė shprehje e mospajtueshmėrisė sė thellė dhe serioze e dy koncepteve divergjente: pavarėsi e kushtėzuar dhe antipavarėsi Kosovės. Pse Rusia dhe Serbia e kundėrshtojnė edhe konceptin e pavarėsisė sė kushtėzuar pėr Kosovėn, sepse, pikėsėpari e kanė gjetur boshėllkun lėndor nė trajtimin e gabuar tė ēėshtjes sė Kosovės, jashtė sė drejtės historike dhe tė sė drejtės sė vetėvendosjes. Kjo ėshtė kriza nervore (a nervous break-down) e diplomacisė kombėtare dhe ndėrkombėtare lidhur me problemin e Kosovės, sepse asnjėra, as tjetra nė agjendėn e tyre politiko-juridike dhe diplomatike, nuk e kanė sanksionuar Kosovėn si problem kolonial, por mė tepėr si problem minoritar i tė drejtave dhe lirive tė njeriut. Ky ėshtė gabimi kryesor, tė cilin tani ėshtė duke e shfrytėzuar dhe pėrpunuar ligjėrisht sipas Kartės sė Kombeve tė Bashkuara dhe tė sė drejtės ndėrkombėtare diplomacia e Moskės dhe e Beogradit zyrtar, me qėllim tė fundit qė Kosovėn ta copėtojė nė dy a mė shumė pjesė, edhe pse Amerika, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, prerazi dhe botėrisht e kanė bėrė me dije Serbinė dhe Rusinė, se nė asnjė mėnyrė nuk do tė lejojnė ndarjen e Kosovės. Megjithėkėtė, sikurse problemi i Kosovės me kohė (pas kryerjes sė gjenocidit tė Serbisė nė Kosovė, mė 1999), tė ishte shtruar si problem kolonial, tanimė as Rusia e as Serbia nuk do tė kishin pasur rast, qė nė konferencat ndėrkombėtare ta kundėrshtonin as Amerikėn, as aleatėt perėndimorė tė tyre, e as shqiptarėt, sepse Kosova, kėtu e tetė vjet mė parė, do tė kishte fituar cilėsinė e subjektivitetit juridik ndėrkombėtar si shtet i lirė, i pavarur dhe sovran. Mirėpo, meqė nė praktikėn e politikės dhe tė drejtėsisė kombėtare shqiptare dhe tė asaj ndėrkombėtare, nuk ka ndodhur njė gjė e tillė, qė e drejta dhe drejtėsia, tė fitonte mbi padrejtėsinė e sundimit kolonial tė Serbisė sė madhe mbi Kosovėn, atėherė, nuk duhet tė ēuditemi, as tė befasohemi nga surprizat ruso-serbe, tė shfaqura dhe, qė do tė shfaqen edhe nė tė ardhmen nė sfondin e sesioneve tė KS tė KB-sė pėr Kosovėn, sepse hėpėrhė, Rusia dhe Serbia janė nė avantazh, mbase nė kohėn e duhur, e as tani me planin e Marti Ahtisarit, nuk u ėshtė mbyllur goja me njohjen e sė drejtės sė vetėvendosjes Kosovės nga ana e OKB-sė, tė cilėn nė radhė tė parė do ta mbėshtetnin edhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Evropa Perėndimore. Nė kėtė kontekst duhet tė kėrkohet edhe pėrgjigja e rastit humoristik Fatmir Sejdiu, si mysafir i Ban Ki Munit nė OKB.
|
|
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Pra, pikėrisht, pse problemi ekzistues kolonial i Kosovės nuk ėshtė fokusuar dhe artikuluar nė sfondin e objektivave parėsore tė strategjisė sė interesave vitale kombėtare dhe shtetėrore tė Shqipėrisė, tanimė, edhe Fatmir Sejdiu, edhe pavarėsia e Kosovės, e modeluar nga Marti Ahtisari, pėrkatėsisht nga OKB-ja, kundėrshtohen dhe anatemohen nga ana Serbisė sė Madhe dhe nga ana Rusisė si mbrojtėse tradicionale e saj.
Nė seancėn e 3 prillit, 2007 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, nė Nju-Jork, me rastin e debatimit tė Planit tė Marti Ahtisarit pėr Kosovėn, ndodhi njė aksident i paparashikuar, i shkaktuar nga diplomacia paranoide antishqiptare e ambasadorit serbomadh nė OKB, Pavle Jevremoviq, i cili pėrmes letrės protestuese, drejtuar sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Munit, ia pezulloi tė drejtėn e fjalės kryetarit tė Kosovės, Fatmir Sejdiut. Lidhur me kėtė skandal, e rėndėsishmja nuk ėshtė metoda deskriptive e sqarimit tė tij se si ndodhi, por prapavija e tij, ēfarė poenėsh synon tė kapitalizojė diplomacia e Serbisė kundėr pavarėsisė sė Kosovės.
Vėrtet, po tė kishte ekzistuar de jure institucioni i kryetarit tė Kosovės, as premieri serb, Vojislav Koshtunica, as ambasadori i tij Pavle Jevremoviq, nuk do tė kishin pasur kurrfarė fuqie, as efekti diplomatik, qė tia heqnin tė drejtėn e fjalės, Fatmir Sejdiut nė sesionin e theksuar tė KS tė KB-sė pėr Kosovėn, bėrė mė 3 prill, 2007 nė Nju-Jork. Mirėpo, meqė, Kosova de jure ende nuk ka kurrfarė kryetari, as kurrfarė cilėsie juridike shtetėrore kombėtare dhe ndėrkombėtare, diplomacia serbe pėrmes ambasadorit tė saj, Pavle Jevremoviq, e shfrytėzoi kėtė vakum, duke pėrfituar nga rasti qė tia mbyllė gojėn, Fatmir Sejdiut, sepse dihet, de jure, Kosova sipas Rezolutės 1244, ende ėshtė provincė e Serbisė. Ky ka qenė shkaku kryesor, pse sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Mun ia ka hequr tė drejtėn e fjalės pėr Kosovėn, Fatmir Sejdiut.
Shikuar nė aspektin mė tė gjerė dhe mė kompleks kėtė problem, po tė kishte pasur nė praktikė shtet shqiptar (nė rastin konkret), Fatmir Sejdiu nuk do tė kishte pasur fare nevojė, qė tė merrte kurrfarė fjale nė KS tė KB-sė, por Kosovėn de facto dhe de jure do ta pėrfaqėsonte dhe do ta mbronte kryetari ose kryeministri i Republikės sė Shqipėrisė. Ky ėshtė problemi kryesor dhe numėr NJĖ pse Kosova, edhe pas 100 vjetėsh robėrie nėn kolonializmin e egėr dhe terrorist serbomadh, edhe tani (pas pėrpjekjeve tė shumta humanitare, politike, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake tė Amerikės, qė Kosovėn ta nxjerrė nga skėterra shekullore e kolonializmit dhe hegjemonizmit serbo-sllav), prapė ėshtė bėrė lodėr standarde e Serbisė dhe e Rusisė, tė cilat, si dikur edhe sot, pa kurrfarė turpi, janė duke e terrorizuar bashkėsinė ndėrkombėtare me tezat dhe me argumentet e tyre tė rreme se Kosova ėshtė pronė legjitime serbe. Ky ėshtė problemi numėr DY(2), i cili nuk mund tė zgjidhet assesi, pėrderisa Shqipėria e sotme, ende nuk i ka bėrė me dije diplomatikisht dhe de jure as aleancėn tradicionale gllabėruese serbo-ruse, as Amerikėn, as OKB-nė, as BE-nė,as NATO-n,as OSBE-n, as Grupin e Kontaktit pėr Kosovėn, se Kosova ėshtė pjesė integrale e territorit tė Shqipėrisė, jo e Serbisė.
Kjo heshtje skandaloze dhe e papranueshme e qarqeve politike, diplomatike dhe juridike tė Shqipėrisė, nė radhė tė parė po i shkon pėr shtati diplomacisė serbo-ruse, sepse Tirana zyrtare, nė kėto 20 vitet e fundit, ende nuk e ka ngritur zėrin para bashkėsisė ndėrkombėtare, qė tė pohojė decidivisht dhe me plotė tė drejtė (historikisht dhe juridikisht) se Kosova ėshtė tokė shqiptare dhe i pėrket Shqipėrisė, e askujt tjetėr. Sė pari, kėtu qėndron problemi i pasqaruar midis Tiranės dhe Beogradit, se e kujt ėshtė Kosova? Kush ėshtė titullar legjitim i Kosovės shqiptare: - kolonizuesi 100-vjeēar serbosllav apo i kolonizuari? Ky ėshtė problemi kyē, tė cilin politika, diplomacia dhe drejtėsia e Tiranės zyrtare ende nuk e ka ngritur, as nuk e ka trajtuar si tė tillė, domethėnė si problem kolonial, ende tė pazgjidhur nė zemėr tė Evropės. Ky ėshtė gabim i madh, tė cilin nuk do ta paguajė vetėm Fatmir Sejdiu, por ekziston rreziku i madh, qė ta paguajmė tė gjithė ne sė bashku me Tiranėn zyrtare, po qe se Shqipėria, edhe mė tej e heshtė dhe, nuk e trajton si problem kolonial Kosovėn nė relacionet dhe nė institucionet relevante tė Shqipėrisė dhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare.
Pse dhe deri kur Tirana zyrtare do ta konservojė problemin kolonial tė Kosovės pėr hir tė ruajtjes sė ekuilibrit tė marrėdhėnieve diplomatike me Serbinė?
Natyrisht se, ne duhet tė jemi nė pararojė koherente nė ndjekjen dhe nė trajtimin e zhvillimit tė ngjarjeve rreth Kosovės nė arenėn kombėtare dhe ndėrkombėtare, por fokusimi ynė i pėrhershėm, duhet tė jetė pėrherė nė thelbin e problemit (jo nė prirjen e interesave heterogjene dhe tė pėrfitimeve tė ndryshme nė kurriz tė tragjedisė sė Kosovės), jo nė deskripcionin e periferisė sė tij, ashtu si na e servojnė dhe preferojnė tė gatshėm analizat dhe formulat e masmediave dhe tė diplomacisė sė huaj antishqiptare, qė statusi i Kosovės tė zgjidhet ashtu si i konvenon ēmimit mė tė ulėt tė tregut tė lirė serbosllav tė Jugut tė Ballkanit, si sferė tradicionale e interesit hegjemonist tė Rusisė dhe e Evropės pa kufij. Pėrkundrazi, ngritja dhe trajtimi i problemit tė Kosovės, domosdoshmėrisht kėrkon tė bėhet nė mėnyrė reale dhe objektive, duke pėrfillur me konsekuencė tė drejtėn historike tė shqiptarėve mbi Kosovėn, si dhe tė drejtėn e vetėvendosjes qė tė dyja kėto pėrbėjnė bazėn e parrėzueshme dhe tė pranueshme ligjėrisht, politikisht e demokratikisht tė zgjidhjes sė drejtė tė ēėshtjes sė Kosovės. Ndryshe, do tė vijė nė shprehje zbatimi i njėanshėm dhe subjektiv i zgjidhjes me pėrmbajtje antihistorike, antiligjore dhe antidemokratike i standardeve ndėrkombėtare, tė modeluara nga ana e politikės dhe e diplomacisė sė Serbisė dhe tė Rusisė, tė cilat, duke mos zgjidhur mjete dhe metoda pėr ta ricoptuar dhe, rikthyer Kosovėn nėn sovranitetin kolonial tė Serbisė (nė emėr tė realizimit tė drejtave tė minoritetit 7% serb dhe tė trashėgimisė shekullore tė Kishės Ortodokse Serbe), gjė qė, kjo strategji dhe taktikė e huaj proserbe, ėshtė nė kolizion me tė drejtėn historike dhe ligjore tė titullarit tė vetėm mbi Kosovėn-Shqipėrisė.
Kjo fushatė e ethshme antishqiptare dhe anticivilizuese, e bazuar vetėm nė klishetė e vjetra tė politikės propagandistike hegjemoniste dhe tė historiografisė falsifikatore tė Serbisė sė Madhe, patjetėr, duhet tė paralizohet dhe tė neutralizohet me mjetet dhe me argumentet pėrkatėse tė strategjisė kombėtare dhe shtetėrore tė Republikės sė Shqipėrisė.
Kosova, tė sanksionohet nė Kushtetutėn e Shqipėrisė, si kundėrpėrgjigje e ligjshme dhe legjitime Kushtetutės antishqiptare tė Serbisė kolonialiste
Edhe nė fillim tė shekullit XX, Serbia me paturpėsi dhe pa asnjė tė drejtė, Evropėn dhe botėn ėshtė duke e tronditur dhe terrorizuar me kukamat e saj tė shtirura se Kosova ėshtė tokė serbe. Ndėrkaq, pėr ēudi, Shqipėria e sotme demokratike hesht dhe, ende zyrtarisht (nė kuptimin juridiko-kushtetues dhe diplomatik) nuk i ėshtė pėrgjigjur Serbisė dhe botės, se Kosova ėshtė pjesė integrale e territorit indigjen tė Shqipėrisė, jo e Serbisė, e cila qė nga vjeshta e vitit 1912, me gjenocid dhe me terror, e ndihmuar nga Fuqitė e Mėdha tė Evropės (vendimet antiligjore dhe antihistorike tė Konferencės sė Londrės, 1913), e kolonizoi dhe e aneksoi Kosovėn shqiptare si pjesė tė territorit serb.
De facto, moralisht dhe politikisht (sipas diktatit tė interesave komplementare tė klimės sė marrėdhėnieve politike rajonale, evropiane ndėrkombėtare), Shqipėria, deklarativisht qė nga vitet e 90-ta tė shekullit XX, e ka mbėshtetur ēėshtjen e Kosovės. Mirėpo, nė kuptimin material dhe ligjor tė sė drejtės historike tė popullit shqiptar mbi 90% dhe, de jure, ende nuk ka bėrė asnjė pėrēapje serioze dhe me peshė as nė planin e brendshėm, as nė atė ndėrkombėtar. Sė pari, nė kuptimin e sė drejtės sė brendshme, qeveria, as parlamenti i Republikės sė Shqipėrisė, tė personifikuar nga kryetarėt (Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu) dhe nga kryeministrat e deritashėm tė saj (Fatos Nano, Ilir Meta, Sali Berisha), ende nuk ka nxjerrė ndonjė dokument juridiko-kushtetues, ku Kosova,do tė ishte e sanksionuar si pjesė e ligjshme dhe legjitime e territorit integral dhe tė sovranitetit kombėtar dhe shtetėror tė Shqipėrisė. Nga njė gabim i kėtillė pothuajse 20-vjeēar (1990-2007), me pasoja fatale pėr interesin e pėrgjithshėm territorial, kombėtar dhe shtetėror tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė, pėrfitoi Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, ngase qeveria dhe parlamenti i saj nėn drejtimin e Boris Tadiqit (kryetar) dhe tė Vojislav Koshtunicės (kryeministėr), miratuan Kushtetutėn e Serbisė, mė 8.XI.2006, si dhe Referendumin, mė 28-29.X.2006, ku sipas kėtyre akteve tė rėndėsishme juridiko-kushtetuese serbe, Kosova ėshtė pjesė pėrbėrėse e Serbisė, me status tė autonomisė thelbėsore brenda kufijve tė shtetit sovranė tė Serbisė.(!?)
Shtrohet pyetja historike dhe e logjikshme, nė kėtė rast konkret, cila ishte kundėrpėrgjigjja e politikės sė jashtme dhe e diplomacisė sė Republikės sė Shqipėrisė ndaj Serbisė, e cila pa asnjė tė drejtė, Kosovėn shqiptare (ish-koloni 100-vjeēare serbo-jugosllave) e ka sanksionuar nė Kushtetutėn e saj mė tė re? - Fatkeqėsisht, deri tani, mungon pėrgjigjja formale-juridike dhe kushtetuese kėsaj pyetjeje nga ana e Shqipėrisė, edhe pse Kosova historikisht, de facto dhe de jure ėshtė pjesė e territorit integral tė saj.
Ėshtė Kosova letėr e djegur ndėrmjet Serbisė kolonialiste dhe Shqipėrisė demokratike, pėr hir tė ruajtjes sė balancės sė marrėdhėnieve ndėrshtetėrore diplomatike ndėrmjet Beogradit dhe Tiranės?
Parashtrimi i kėsaj pyetjeje kritike nuk ka karakter pėrēmues, as provokues tė pėrpjekjeve tė deritashme tė Shqipėrisė nė planin ndėrkombėtar pėr ta ndihmuar zgjidhjen e problemit tė Kosovės, por ėshtė qėllimmirė dhe me interes tė pėrbashkėt kombėtar dhe shtetėror shqiptar, qė konkretisht dhe praktikisht kėrkon pėrgjigje imediate, tė drejtė, racionale dhe objektive nga shkenca, politika, drejtėsia dhe diplomacia e Tiranės zyrtare.
Si, dhe ēfarė duhet tė bėjė mė shumė Shqipėria e sotme demokratike pėr Kosovėn? Sė pari, pėrveē mbėshtetjes politike dhe diplomatike tė deritashme nė frymėn e stratagjemave tė huaja evro-ndėrkombėtare, qė nė pėrmbajtjen e tyre e kanė fokusuar mė tepėr zgjidhjen e problemit minoritar serb 7% (sipas standardeve multietnike, pluraliste dhe decentralizuese, qė kanė pėr qėllim erozionin dhe rikolonozimin modern serb tė territorit tė Kosovės shqiptare), patjetėr duhet tė vijė nė shprehje pohimi, mbrojtja dhe legalizimi juridiko-kushtetues i sė drejtės historike dhe i sė drejtės sė vetėvendosjes sė shqiptarėve mbi Kosovėn. Sė dyti, si politika, diplomacia, ashtu edhe drejtėsia e Republikės sė Shqipėrisė, nė mėnyrė urgjente, duhet ta ridefinojnė listėn e objektivave dhe tė interesave pėrparėsore tė strategjisė shtetėrore kombėtare dhe ndėrkombėtare nė favor tė pėrligjjes sė zgjidhjes sė drejtė tė ēėshtjes sė Kosovės, duke e trajtuar kryesisht si problem kolonial, e jo, kurrsesi si problem minoritar serb, ashtu siē parashikojnė projektet dhe platformat e huaja serbo-ruse dhe evro-ndėrkombėtare, (sikundėr qė ėshtė edhe plani i Marti Ahtisarit, i cili parashikon pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės nga ana e BE-sė, pėrmbajtja e tė cilit ėshtė nė diskurs flagrant me tė drejtėn historike dhe me tė drejtėn e vetėvendosjes sė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė si titullarė tė vetėm dhe tė ligjshėm tė Kosovės) qė janė nė funksion tė drejtpėrdrejtė tė krijimit dhe tė legalizimit tė entitetit serb (7%) si entitetit me tė drejta dhe me kompetenca tė barabarta, ligjore, politike, juridiko-kushtetuese dhe territoriale sikurse entiteti shqiptar me mbi 90% tė popullsisė. Pavarėsisht, se kush nė kėtė rast, do tė ndjehet i pakėnaqur, i dėmtuar apo i indinjuar etj., politika zyrtare e Shqipėrisė, nuk do tė duhej tė pranonte, as tė mbėshtetė modele dhe platforma tė tilla, tė huaja, tė disfavorshme pėr Kosovėn, sepse janė nė kundėrshtim me tė drejtėn historike dhe me tė drejtėn e vetėvendosjes sė Kosovės, pėrkatėsisht tė vetė Shqipėrisė. Sė treti, me qėllim qė shkencėrisht dhe ligjėrisht, tė pėrgėnjeshtrohen argumentet politike, propagandistike, diplomatike dhe juridiko-kushtetuese e shkencore tė Serbisė, qeveria dhe parlamenti i Republikės sė Shqipėrisė, nevojitet, tė revidojnė dhe tė plotėsojnė Kushtetutėn e vitit 1998 (baza e sė cilės patjetėr, duhet tė jetė historia e Shqipėrisė etnike), duke i shtuar Amendamentin e ri se Kosova ėshtė pjesė integrale e territorit tė Shqipėrisė, jo e Serbisė, ashtu siē figuron tani nė Kushtetutėn e re tė Serbisė (8.11.2006).
Ky ndryshim dhe plotėsim i Kushtetutės sė Shqipėrisė, duhet tė bėhet patjetėr, po qe se qeveria shqiptare merr parasysh faktet historike tė pakundėrshtueshme, se Kosova ėshtė shkėputur nga territori i saj etnik, gjeopolitik dhe shtetėror, qė nė vitin 1913 nė saje tė vendimeve tė padrejta antihistorike dhe antijuridike ndėrkombėtare tė Konferencės sė Ambasadorėve tė Londrės dhe, me forcė dhe me terror gjenocid i ėshtė aneksuar Serbisė sė madhe. Sė katėrti, krahas ndryshimit dhe plotėsimit tė Kushtetutės, qeveria dhe parlamenti i Shqipėrisė, nevojitet ti revidojnė edhe rezolutat dhe vendimet e mėparshme pėr Kosovėn, duke i plotėsuar me klauzolėn e re tė bazueshme dhe tė ligjshme juridiko-kushtetuese, historike dhe demokratike paqėsore, se Kosova ėshtė pjesė integrale e territorit tė Shqipėrisė.
Prandaj, mbi kėtė bazė plotėsisht tė qėndrueshme si nė kuptimin moral, historik, politik, juridik, kushtetues, atribute dhe standarde kėto, tė sė drejtės kombėtare, ashtu edhe tė asaj ndėrkombėtare dhe tė renditi pozitiv juridik ndėrkombėtar tė sotėm, Shqipėria duhet ta njohė pavarėsinė dhe tė drejtėn e vetėvendosjes sė Kosovės, pavarėsisht nga fakti, se do ti pėlqejė apo jo, kjo e drejtė e pakundėrshtueshme dhe e pamohueshme, e ligjshme dhe legjitime e Shqipėrisė si TITULLAR I VETĖM DHE SOVRAN i Kosovės shqiptare.
Pėrderisa, shteti shqiptar nuk do ti marrė nė konsideratė faktet dhe argumentet e theksuara mė sipėr, as Serbia e as aleatėt saj tė dikurshėm dhe tė sotshėm me nė krye Rusinė e Vladimir Putinit, Sergej Lavrovit dhe tė Vitalij Ēurkinit, nuk do tė heqin dorė nga strategjia e politikės kolonialiste, neokolonialiste dhe hegjemoniste e shfrytėzimit dhe e ricoptimit tė mėtejmė tė Kosovės sė Shqipėrisė etnike, duke e pėrpjekur, qė nė emėr tė drejtave tė njeriut tė pakicės kolonizatore serbe 7%, atė ta krijojnė si shtet kosovar multietnik, pluralist, qė de facto dhe de jure kjo formulė kompromisi politik me pėrmbajtje serbo-sllave dhe evro-ndėrkombėtare, do tė thoshte mohimin e sė drejtės historike dhe tė vetėvendosjes sė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė si TITULLAR LEGAL DHE LEGJITIM tė Kosovės. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|