| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KUSHTETUTA KUNDĖRSHQIPTARE |
| Postuar mė datėn: 2008-03-01 08:30:47 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nga: Koēo DANAJ
Disa sqarime te nevojshme:
E para: Titulli i analizes lidhet me Projektkushtetuten e Republikes se Kosoves, e cila po diskutohet dhe po behet gati te miratohet ne Parlamentin e saj deri ne fund te muajit mars 2008.
E dyta: Ne kete Kushtetute shqiptaret nuk figurojne as si popull, as i komb apo pjese kombi, as si pakice kombetare. Neni 1 i saj thote se: Republika e Kosovės ėshtė shtet i shtetasve tė saj. (Deri me tani perberja etnike e Kosoves eshte: 90 perqind shqiptare, 6 perqind serbe dhe 4 perqind boshnjake, turq etj.)
Ne 160 nenet e saj, shqiptaret nuk permenden asnjehere, ndersa serbet 13 here.
E treta: Kjo Kushtetute e ndalon bashkimin me ndonje shtet tjeter, siē mund te nenkuptohej Shqiperia. Neni 3. i saj thote se: Republika e Kosovės nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjė shteti ose pjesė tė ndonjė shteti dhe nuk do tė kėrkojė e as tė pranoj tė bashkohet me ndonjė shtet ose pjesė tė ndonjė shteti
(Ndersa kushtetuta e Shqiperise ne Preambulen e saj pranon dhe mbeshtet te drejten e shqiptareve per bashkimi kombetar)
E katerta: Kushtetuta e Kosoves mund te jete ashtu sic thone hartuesit e saj, shume moderne dhe shume demokratike. Analiza nuk e mendon nje gje te tille. Ata qe e kane hartuar ate, jane profesioniste, qofshin banore te Kosoves apo banore te botes. Analiza pohon vetem faktin se ata qe e kane hartuar kete projektkushtetute nuk jane shqiptare, nuk pranojne te jene shqiptare dhe kane hartuar nje kushtetute kundershqiptare. |
|
E pesta: Pas miratimit te saj nga deputetet e Kuvendit te Kosoves, ata do te jene te detyruar te percaktojne identitetin e tyre kombetar. Pasi ata nuk mund te jene shqiptare me kushtetute kundershqiptare, ata nuk mund te jene shqiptare duke mohuar nje shekull histori shqiptare. Vetem origjina e ketyre deputeteve do te jete shqiptare.
E gjashta: Hartuesit e Kushtetutes kundershqiptare jane te pasinqerte me qytetaret e Kosoves. Pse jane te tille. Kur qytetaret i kane pyetur perse na mohoni te drejten te jemi shqiptare ata ju kane thene se keshtu i kane porositur te huajt. Ja disa fakte konkrete:
1-Ne Shtime qytetaret pyesin: Kush ėshtė hartues i kėsaj kushtetuese? Pasi qė nė preambulėn e kushtetutės sė Kosovės, nuk figuron fare populli shqiptar, atėherė, sipas tė gjitha gjasave ai nuk ėshtė shqiptar. Kush e ka hartuar kėtė kushtetutė dhe nga ka ardhur kjo kushtetutė? Nė preambulat moderne por edhe nė tė kaluarat historike shumė mirė figurohen edhe ambiciet, sakrificat, luftėrat tė cilat i ka bėrė ai popull pėr tė ardhur deri te akti mė i lartė - te Kushtetuta.
Ndersa pėrgjigjja qe kane marre ishte se:
Kushtetuta nuk ėshtė akt i vullnetit tė asnjė populli por ėshtė kompromis i vullneteve tė caktuara.
2-Ne Prishtine, qytetaret pyesin dhe thone se: Unė kam vėrejtje esenciale nė kėtė projekt kushtetues. Preambula sipas meje ėshtė pa shije pa ngjyrė dhe pa erė, sepse nuk e pėrcakton se kush janė shumicė por tė gjitha komunitete janė tė barabarta. Askund nuk pėrmenden shqiptarėt. Pse pėrmendet: tė drejta shtesė tė komuniteteve. Nuk e di nėse do tė mund tė kalojė kjo kushtetutė nė Parlament pasi qė kemi aq shumė tė drejta shtesė pėr komunitetin serb duke i shkelur tė drejtat e shqiptarėve. Nėse do tė miratohet kjo kushtetutė unė do tė jem njėri nga ata qė do ta padisė Kuvendin e Kosovės sepse shkelen disa tė drejta tė popullit shqiptar.
Ja pėrgjigja qe kane marre: Tė gjithė ne e dimė kush ėshtė kėtu shumicė. ( Por nuk e thote). Midis kėtyre rreziqeve tė kontekstit etnik tė Kushtetutės qė ėshtė sugjeruar nga pakoja e Ahtisarit qė tė formulohet si shumė etnike ne e kemi marr konceptin liberal demokratik ku qytetarėt dhe shtetasit vihen nė epiqendėr dhe ata bėhen bartės sė sovranitetit.
3-Ne Malisheve qytetaret thone se: Nė nenin 1. pika 2, ku thuhet se Republika e Kosovės ėshtė shtet i shtetasve ė saj, unė mendoj se duhet tė jetė pak mė ndryshme: Republika e Kosovės ėshtė shtet i shqiptarėve dhe i minoriteteve tjera qė jetojnė nė tė.
Ja pergjigja qe kane marre: Ju e dini qė Kushtetua e Kosovės e ka edhe elementin e jashtėm, elementin e ashtuquajtur Pakoja e Ahtisarit. Kjo pako ėshtė kompromis i gjithė asaj pėr shumicėn nė Kosovė. Dhe kjo kushtetutė i plotėson nevojat thelbėsore tė shumicės por edhe tė pakicės nė Kosovė. Ėshtė dashur kėshtu tė veprohet pėr shkak tė pranimit tė Kosovės shtet i pavarur dhe sovran. Si nė kushtetuta tė botės, ashtu edhe nė kushtetutėn e Kosovės ka gjėra qė nėnkuptohen, dhe duhet tė nėnkuptohen.(Pra sipas hartuesit te saj, Pakoja e Ahtisarit pranon qe serbet te jene serbe, por nku pranon qe shqiptaret te jene shqiptare!!)
E shtata: Drejtuesit me te larte te Kosoves, Sejdiu, Thaci dhe Krasniqi i dhane shenjat e pare qysh ne fjalimet e tyre ne 17 shkurt, kur nuk pranuan te falenderonin Shqiperine per ndihmesen 100 vjecare qe ja dha per arritjen e pavarėsise. Shenja e dyte u dha disa dite me vone, kur kryeministri i Kosoves Hashim Thaci vendosi shenjen e barazimit midis Shqiperise, Malit te i Zi apo Maqedonise ne marrdheniet e Kosoves me fqinjet. Ky qendrim kundershqiptar i parapriu publikimit te kesaj Projektkushtetute.
E teta: Pranimi i tezes per asimilimin kombetar me ane te Kushtetutes po realizohet nga nje pjese e shtreses politike e ish-revolucionareve te Kosoves, ish-ilegaleve te saj, ish-drejtues te UCK, shoket e te cileve u vrane duke luftuar me heriozem te pashoq per te qene dhe mbetur ne radhe te pare shqiptare. Mjerisht, fshehur pas perfeksionimit dhe modernizmit apo gjoja integrimit, nje pjese prej tyre, vecanerisht ne Kosove dhe Maqedoni eshte tjetersuar deri ne pranimin e te mosqenit shqiptar.
E nenta: Nga diskutimet e deritanishme, shume qytetare te Kosoves nuk e kane pranuar asimilimin me Kushtetute. Ata jane treguar me euroamerikane se politikanet e tyre. Kane kerkuar ne menyre demokratike te mos mbeten pa emer etnik dhe pa histori. Nje popull pa te kaluar nuk ka as te ardhme. (Te mos pranosh se kush eshte shumica qofte edhe njehere ne Kushtetute, qe eshte ligji themelor, do te thote te heqesh dore nga identiteti kombetar.).
E dhjeta: Duket se shume shpejt ne Kosove duhet dhe do te krijohet Partia e Shqiptareve. Do te jete partia me e madhe qe eshte njohur deri me sot. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|