| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ahrens: Zgjidhja e statusit tė Kosovės ka pėrpara njė rrugė tė vėshtirė |
| Postuar mė datėn: 2007-11-13 12:04:27 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Ilir Ikonomi
Diplomati gjerman me pėrvojė Geert Ahrens, thotė se zgjidhja e statusit tė Kosovės ka pėrpara njė rrugė tė vėshtirė. Nėse zgjidhja nuk pranohet nė Kombet e Bashkuara, thotė ai, atėherė mund tė kemi njė konflikt tė zgjatur dhe kjo do ta pengonte krejt evropianizimin e Ballkanit perėndimor. Zoti Ahrens ishte nė Uashington pėr tė paraqitur librin e tij tė ri.
Ambasadori Geert Ahrens ka njė pėrvojė tė gjatė nė Ballkan ku ka shėrbyer nė mjaft raste si ndėrmjetės pėr zgjidhjen e ngatėrresave ndėretnike. Fryt i kėsaj pėrvoje ėshtė libri i tij "Diplomacia e rrezikuar" tė cilin ai e paraqiti nė Qendrėn Woodrow Wilson pėr Studiuesit Ndėrkombėtarė. Nė libėr ai flet jo thjesht pėr ngjarje por pėrshkruan me sytė e dėshmitarit okular pėrpjekjet zakonisht tė vonuara ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e trazirave ballkanike. Ambasadori e di se pėrfundimet nė tė cilat arrin nė libėr vlejnė sidomos pėr Kosovėn e cila pret tani zgjidhjen e statusit. |
|
Procesi i statusit nuk do tė jetė i lehtė, parashikon zoti Ahrens nė njė intervistė. Natyrisht, nėse puna vjen tek njohja e njėanshme e pavarėsisė, Shtetet e Bashkuara nuk do tė jenė tė vetme nė kėtė njohje, do tė ketė edhe vende tė tjera, pėr shembull nga Bashkimi Europian.
"Por do tė ketė vende tė tjera qė nuk do ta njohin Kosovėn. Ndėrkohė Kosova nuk do tė mund tė bėhet anėtare e OKB-sė sepse kjo mund tė pengohet nga vetoja. Gjithashtu, do tė ketė marrėdhėnie tė tensionuara mes Kosovės dhe Serbisė sidomos nė kufi. Nė njė farė mėnyre, normalizimi i krejt Ballkanit dhe hyrja e tij nė strukturat euroatlantike do tė pengohet rėndė. Kosovės do t'i duhet tė orientohet drejt perėndimit me anė tė rrugės qė po ndėrtohet me Shqipėrinė, nė mėnyrė qė tė ketė njė zhvillim ekonomik normal".
Si e shpjegon zoti Ahrens faktin qė Treshja Ndėrkombėtare nuk po arrin ndonjė rezultat nė ndėrmjetėsimin e saj? Ndėrmjetėsit nuk mund tė arrijnė rezultat kur palėt e kanė tė pamundur tė pajtohen nė qėndrimet e tyre, megjithėse Plani Ahtisari ėshtė njė plan i mirė, thotė zoti Ahrens. Ish diplomati gjerman mendon se pa njė njohje nė Kombet e Bashkuara, rruga pėr Kosovėn do tė jetė e vėshtirė.
"Problemi ėshtė se nėse zgjidhja pėr Kosovėn nuk pranohet nė Kombet e Bashkuara, atėherė mund tė kemi njė konflikt tė zgjatur, tė ngrirė, sepse, nė rast tė shpalljes sė pavarėsisė nė mėnyrė tė njėanshme do tė kishim njė Kosovė tė ndarė ku nė veri tė lumit Ibėr do tė ishin serbėt nė kontroll".
Ambasadori Ahrens mendon se njė situatė e tillė nuk do tė ishte e favorshme pėr asnjėrėn nga palėt.
"Unė gjithnjė u them miqve tė mi serbė se zgjidhja mė e mirė pėr Serbinė do tė ishte tė pranohej nė mėnyrė miqėsore njė Kosovė e pavarur me tė cilėn tė mbaheshin marrėdhėnie tė mira. Kjo do tė bėnte qė tė kishte siguri pėr monumentet fetare dhe kulturore serbe, tė cilat duhet tė mbrohen".
Ambasadori Ahrens thotė se tani ėshtė mė pak optimist se mė parė:
"Njė ose dy vjet mė parė do tė kisha thėnė se ēdo gjė po zhvillohet mirė dhe se do tė kemi njė Ballkan Perėndimor tė evropianizuar si dhe njė fund tė konfliktit. Ndėrsa tani jam mė i kujdesshėm nė vlerėsimet e mija. Ndoshta pas dy ose tre vjetėsh ende do tė kemi njė situatė tė pazgjidhur".
Ambasadori Ahrens ka pasur rastin tė punojė nė tė gjitha territoret ku jetojnė shqiptarėt. Ai thotė se sot, shqetėsimet e komunitetit ndėrkombėtar rreth njė Shqipėrie tė madhe nuk ekzistojnė mė, por disa incidente tė dhunshme mund t'i ringjallin ato.
"Ka rėndėsi tė kuptohet se shqiptarėt nė cilindo shtet qofshin duhet tė qėndrojnė nė vendet ku janė, ta jetojnė jetėn e tyre politike dhe t'i gėzojnė tė drejtat nė vendet e tyre pėrkatėse. I referohem sidomos Maqedonisė dhe rasteve tė fundit tė pėrleshjeve mes policisė maqedonase dhe shqiptarėve tė armatosur. Kjo ėshtė diēka shqetėsuese".
Tani pėr tani, thotė ambasadori Ahrens, kjo ėshtė diēka e izoluar por ka shumė rėndėsi qė tė mos zgjerohet pasi do tė dėmtonte Kosovėn. //iē//
Zėri i Amerikės, Uashington |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|