DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Patjetėr do tė vijė nėnė
Postuar mė datėn: 2007-04-15 06:51:32 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Mė 11 prill u mbushen tetė vite nga rėnja heroike e dėshmorit tė kombit Agim Ramadani

Ende pa filluar mirė tė shkruaj mė bien ndėrmend vargjet e Ali Podrimjes:

“…Unė biri yt, Kosovė / ta ndiej gjakun qė tė vlon nė gji!...”

Historia e lavdishme shqiptare, heroizmat e breznive, natyra e bukur e madhėshtore e bjeshkėve, lėndinat e fushat pambarim tė Kosovės ndikuan direkt nė jetėn dhe veprimtarin patriotike tė martirėve qė sot janė bėrė burim i pashtershėm, frymėzues pėr luftėn ēlirimtare.

Klima politike e atdhetare pėr dy decenie pėrshpejtoi procesin qė ishte nė lėvizje dhe mundėsoi krijimin e njė atmosfere qė kishte si pėrfundim logjikėn e tė vepruarit konsekuent drejt aspiratave shekullore. Dhe kėto procese padyshim, janė tė lidhura me emrat qė bėnė historinė, krijuan realitete tė reja duke vėnė nė spikamė njė aspekt tė rėndėsishėm angazhimin kontinuel deri nė ēlirim. Tė gjitha ngjarjet nė dy deceniet e fundit, me ngritjet dhe rėniet qė pėsuan, mund tė shihen mbi njė parim, parimin e shtetėsisė sė Kosovės. Zaten trajtimi objektiv, racional paraqet njė rikonceptim tė pozitės sė shqiptarėve tė Kosovės nė mykun e disa decenieve, dhe shprehimisht atakohet me figura, sa patriotike aq edhe lėvizėse tė proceseve qė i vunė vulėn njė rruge qė deri aso kohe nuk njihej sa duhet.

Vitet 97- 98, nė historinė mė tė re tė shqiptarėve ishin vite tė kthesės, ku lufta qindvjeēare aty u sublimua mbi njė bazė, mbi tė cilėn , pa mėdyshje, qėndresa, lufta e ushtarėve tė UĒK-sė i kalon pėrmasat e njė lufte tė rregullt qė u shėndrrua nė krijimin e njė realiteti tė ri duke vėnė nė pah katrahurėn qė kishte pėrjetuar njė shekull Kosova e robėruara. Mbi kėto parime tė luftės sė UĒK-sė , kėrkesat e ligjshme e natyrore u bėnė kompleks universal qė trandėn Evropėn demokratike dhe Shtetet e Bashkuar tė Amerikės. Nė kėtė komporacion ushtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės pėrmbyllėn fillimin e njė jetė tė re duke shfaq pamje tė pėrpjekjeve pėr luftė deri nė ēlirim.

II

Lufta ēlirimtare nė Kosovė i kaloj pėrmasat e territorit administrativ pėr tė thelluar edhe mė tej shpirtin liridashės tė veprimit koherent nė momentin kur mė sė shumti Kosova kishte nevojė pėr ti thėnė njėherė e pėrgjithmonė dhunės dhe shtypjes me forcėn e armės stop.

Karadaku ėshtė i njohur nė historinė shqiptare si pjesė qė tradicionalisht ka lind shumė trima ,qė pėr kohėn bėnė hapa tė rėndėsishėm pėr interesa sa madhore aq edhe tė nevojshėm pėr kohėn. Nė kėtė relacion figura qė la njė histori tė bujshme dhe qė trandi themelet e njė ushtrie barbare ėshtė Agim Ramadani.


Tri komponentėt qė i dhanė formė rrugės sė Agim Ramadanit ishin njohja e artit ushtarak respektivisht lufta e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, poezia dhe piktura.

Lufta ēlirimtare qė nė pėrmasat kombėtare kishte futur ndjenjėn e sigurisė dhe tė vitalitetit pėr tė qenė oponencė nė mbrojtjen e qenjės shpirtėrore dhe fizike mė pastaj asaj kombėtare nė raport me vullgaritetin Serb dhe hegjemonin e saj kishte bėrė qė djalėria Kosovare e nė veēanti ata tė cilėt nė shpirt kishin mishėruar idetė pėrparimtare tė kohės tė hidhen nė drejtim tė saj pėr tė kryer njė pjesė tė obligimit kombėtar. Kėsaj plejade padyshim se i pėrket ushtaraku nga Karaduku i Idriz Seferit Agim Ramadani me nofkėn Katana. Qysh prej moshės sė re njohja pėr artin ushtarak ishte njėra ndėr preferencat e tij tė cilėn arriti ta kurorėzoj mė vonė me studimet e mbaruara nė kėtė drejtim. Agim Rmadani kishte shėrbyer nė Ushtrinė Jugosllave, mirėpo ndjenja pėr tė qenė i lirė dhe sovran nė tokat e tij asnjėherė nuk kishte pushuar. Ndryshimet qė ndodhėn pas viteve tė 90-ta nė Kosovė dhe vrazhdėsinė qė pėrdorte pushteti serb ndaj gjithė shqiptarėve e po ashtu edhe ndaj eprorėve ushtarak e Agim Ramadanin e detyruan qė tė merrte rrugėn e kurbetit. Mirėpo ai edhe nė shtetet e perėndimit nė forma tė ndryshme u mundua qė tė krijoj kushte pėr njė organizim luftarak kundėr regjimit policor e ushtarak nė Kosovė. Nė kohėn kur Ushtria Ēlirimtare e Kosovės doli hapur nė mbrojtje tė ekzistencės Kosovare Agim Ramadani filloi pėrgatitjet pėr tė organizuar dhe ushtruar formacione ushtarake pėr futjen nė Kosovė nė luftė kundėr ushtrisė serbe.

Zhvillimi i ngjarjeve nė Kosovė dhe sidomos vala e luftės Agim Ramadanin e gjen nė Shqipėri nė stėrvitjet e ushtarėve pėr nė vijat e frontit. Ky organizim dhe kėto pėrgatitje bėheshin nė koordinim me Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Vėrtetė edhe nga shumė bashkėluftėtarė tė tij dėshmohet pėr aftėsitė profesionale nė artin luftarak dhe pėr guximin qė tregonte Agimi gjatė pėrgatitjes ,stėrvitjeve dhe planeve qė bėheshin pėr tė marrė lufta njė mobilizim tė pėrmasave kosovare.

Edhe nga punimet e shumė autorėve shihet qartė se Agim Ramadani ishte i pėrgatitur pėr luftė dhe kėtė luftė e shihte krejt nė suaza tė proceseve qė zhvilloheshin nė relacion me kohėn dhe momentin. Dhe njohurit e fituara nė Akademinė Ushtarake - drejtimi i komunikacionit i thelloi nė praktik duke treguar strategjinė dhe formėn e veprimin si njė strateg i luftės qė nuk njeh tjetėr pėrheq nocionit kohė dhe angazhimit direkt nė luftėn ēlirimtare. Shikuar nga koncepti i ndėrtimit tė njė uniteti ,dhe punėn e pėrditshme nė sensibilizimin e luftės ēlirimtare Agim Ramadani krijoi njė koncept krejt tė qartė nė vitet e luftės kur ai pėrgatiste ushtar pėr nė zonat e luftės. Nuk njohu dallime a ngjyrime si politike a ideologjike ,sepse bindja e tij kalonte suazat individuale nė momentet kur Kosova digjej.

III

Nė promovimin e librit tė Agim Ramadanit ‘Njė jetė tjetėr”Ismajl Syla ndėr tė tjera shprehet ”Vetėm aktet e larta tė sakrificės botėn e gjerė e mbushin me kryevepra qė nuk janė tė shumta mbi kėtė botė. Njė urtėsi e lashtė thotė se tė gjitha veprat e mėdha ngrihen mbi gjak,mbi djersė dhe mbi vetminė. Vepra e parė ėshtė e kryengritėsit luftėtarit,rebelit, revolucionarit,vepra e dytė ėshtė e punėtorit, ndėrsa vepra e tretė ėshtė e filozofit,e dijetarit, e njeriut tė penės sė mprehtė dhe tė mendimit tė thellė”. Vėrtete tėrė krijimtaria si nė poezi ashtu edhe nė artin e pikturės paraqet brumin dhe kulturėn e gjerė tė Agim Ramadanit. Pjesa mė e rėndėsishme dhe kapitale ishte qasja e drejtė e Agim Ramadanit pėr ēlirimin e Kosovės nga pushtuesi serb,qasje kjo qė i jep ngjyrė filozofisė sė tij drejtė njė Kosove tė lirė. E pashmangshme gjatė tėrė jetės sė tij ėshtė aspekti kombėtar ,ku edhe vetė akti i flijimit paraqet kurorėn e pėrpjekjeve tė tij drejt thyerjes sė kufirit Kosovė Shqipėri. Agim Ramadani natyrshėm u kushton poezi figurave tė mėdha kombėtare si Idriz Seferit, Azem Bejtės, Bajram Currit, Hasan Alis dhe nė kėtė mėnyrė mishėrohet me idealet e tyre duke spikatur si nė piramidė madhėshtinė e tyre .Nė poezinė e tij” Patjetėr do tė vij ‘ ndėr tė tjera shkruan”nėse nuk shihemi /dhe na ndanė vdekja /jetoje jetėn Nėnė/Patjetėr do tė vij”.Agim jo rastėsisht ishte futur nė luftėn ēlirimtare edhe pse e dinte se mund tė vritej,ku edhe nė kėtė poezi shihet qartė se megjithatė njė ditė do tė vij nė Kosovė . Ai kishte parandjenjėn ,por atdheu ishte mbi tė gjitha dhe Kosharja ishte sinonimi jetės sė tij, pėr shekuj.

IV

Nė muajin prill tė vitit 1999,Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės kishte hartuar planin pėr thyerjen e kufirit, dhe hapjen e korridorit me veriun e Shqipėrisė, ku ky operacioni ishte i pėrgatitur nga strategėt dhe ushtarakėt e devotshėm tė UĒK-sė ndėr ta ishte edhe Agim Ramadani, i njohur pėr operacione tė tilla . Kufiri u thye por ranė shumė dėshmorė nė thyerjen e kėtij korridori dhe nė fushėn e betejės tė njohur si beteja e Koshares bie heroikisht luftėtari,komandanti dhe strategu nga Karadaku Agim Ramadani.

Se sa pėrputhet poezia me aktin sublim tė Agim Ramadanit, Shefqet Riza

thekson”Te askush nuk pėrputhet poezia me jetėn reale si te Agim Ramadani.Te shumė krijues liria aspiron tė jetė universale. Poezia e Agim Ramadanit e ka universialitetin, por ai si epror i lartė ushtarak e luftėtarė i pashembullt duket se ėshtė i pakėnaqur me tė. E ndjen vdekjen nė fushėbetejė, por njėkohėsisht e ka tė qartė se pa vdekje jeta nuk do tė ishte jetė”. Dhe kėshtu Kosharja ėshtė sinonim i betejave tė ashpra qė zhvilloi Agimi dhe luftėtarė tė tjerė tė UĒK-sė,sinonim i lirisė por edhe i hapjes sė kufirit qė ishte kufi i i ndarjes pothuajse 5 dekada . Nė kėtė kompleksivitet tė ngjarjeve rėnia e Agim Ramadanit paraqet refleksionin e humbjes sė vlerės dhe kapitalit ushtarak pėr tėrė luftėn dhe zhvillimin e saj. Edhe vetė poezitė e tij flasin pėr gjuhėn e ashpėr tė njė ushtaraku, pėr njė koncizitet nė tė shkruar dhe pėr njė vullnet pėr tė parė agun e lirisė sikur nė gjithė botėn e qytetėruar.

Agim Ramadani tregoi se si vdiset pėr atdhe dhe mbeti shembulli mė i mirė se Kosova ka nevojė pėr secilin ka nevojė pėr djersėn, gjakun pėr tė gėzuar gjeneratat qė vijnė.

V

Nė fund po e pėrmbylli kėtė shkrim po me Ali Podrimjen:

A heshtin muzat/ kur pikon gjaku/ kur prangat i vehen buzėqeshjes/ kur shtohen varret, vajet/ nuk heshtin muzat/ hesht arsyeja/ mjafton tė jesh pakėz njeri/ e ta kuptosh gjuhėn e tmerrit/ peshėn e krimit ta ndjesh/ si tė shtyp vazhdimisht kah zemra e dheut.



Izmi Zeka, Gjilan

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] ĒAMĖRIA ĖSHTĖ TOKĖ SHQIPTARE E PATJETĖRSUESHME (2008-01-26 10:29:56 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Paten: Evropa duhet patjetėr tė jetė pranė Kosovės (2007-11-14 11:56:52 nga admin4)
[ Kultura ] GJUHA STANDARDE ĖSHTĖ VLERĖ E PATJETĖRSUESHME (2007-10-10 16:46:52 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu paraqet 8 pika per statusin e Kosoves: Integriteti i Kosoves eshte i pacenueshem dhe i patjetersueshem (2007-08-11 19:39:40 nga admin1)
[ Opinione ] POLITIKANĖT „KOSOVARĖ“ PRAP MUNDOHEN TA MASHTROJNĖ POPULLIN! (2008-12-01 15:12:02 nga admin1)
[ Opinione ] KUDO BISEDOHEJ PĖR DIBRĖN (2008-12-01 06:28:37 nga admin4)
[ Opinione ] ME VENDOSJEN ”EULEX-it 2 NĖ KOSOVĖ, SIPAS REZOLUTĖS 1244 SHQIPTARĖVE NUK U MBETET TJETĖR RRUGĖ VEĒ AJO E RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! (2008-11-29 17:12:19 nga admin1)
[ Opinione ] BAN KI MUNI MIRATOI PROJEKTIN SERBOMADH, QĖ DO TĖ SHPIE NĖ NJė LUFTĖ TĖ RE NĖ BALLKAN(!) (2008-11-28 19:08:42 nga admin1)
[ Intervista ] Frid: Vendosja e EULEX-it nė Kosovė i shėrben forcimit tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė saj (2008-11-28 17:23:47 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiut e Thaēit iu dorėzua Deklarata e Brukselit pėr vendosjen e misionit EULEX (2008-11-28 17:07:02 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Terror policor kundėr shqiptarėve nė Maqedoni (2008-11-27 17:15:44 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster