| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Njė ditė pėr dashurinė -Shėn Valentini |
| Postuar mė datėn: 2007-02-14 07:12:11 nga admin1 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nga: Albert Zholi
Ndoshta pėr tė hyrė thellė nė historinė e 14 Shkurtit duhet tė hulumtojmė nė rrėnjėt mė tė thella, jo vetėm nė rrafsh kohor por edhe pėrsa i pėrket mesazheve, qė ajo transmeton.
Dhe pėr tė parė ditėn mė tė komentuar dhe mė tė bukur tė dashurisė duhet tė shpėrngulim mendimin tonė gjer nė periudhėn e Perandorisė Romake (varianti mė i bindshėm). Ishte koha, kur idetė kristiane dhe pėrkrahėsit e tyre dėnoheshin nga pushteti, duke u konsideruar si tepėr tė rrezikshme. Nė kėtė sfond shfaqet Shėn Valentini, nė rolin e njė prifti tė thjeshtė, qė sė bashku me Shėn Marion, ndihmonin kristianėt ti shpėtonin ndjekjes sė perandorit Klaudi i Dytė. Ishte pikėrisht ky i fundit, i cili organizonte fushata raprezaljesh ndaj ēdo besimtari kristian.
Duke qenė se Shėn Valentini ishte njė pėrkrahės i zjarrtė kėtyre ideve, thuajse e gjithė jeta e tij u kthye nė njė persekutim tė vėrtetė. Ai u burgos shumė herė. Iu nėnshtru ndėshkimeve tė ndryshme, por pėr asnjė ēast nuk u dorėzua. Gjithnjė mbetej besnik i fjalės ė Zotit, duke predikuar dashuruinė qė duhej tė kishte nė zemrėn e gjithsecilit, ndaj njėri-tjetrit. Besimi i tij ishte kaq i madh, saqė edhe gjatė torturave tė shumta, ai lutej dhe i falte ndėshkuesit e tij. Duke thėnė: " se ata nuk dijnė se ēfarė bėjnė". brenda nė burg, ku gjendej, ai ndihmonte njerėzit e tjerė, pėr tė mos humbur besimin tek Zoti. Njė ditė njėri prej tė burgosurve e pyeti: "Si ka mundėsi qė Zoti, i cili flet pėr dashurinė, tė lėrė njė njeri tė tij, kaq tė pafajshėm sikurėse ti, tė vuash kaq shumė?". "Nuk vuaj" i ishte pėrgjigjur Shėn Valaentini. Megjithatė i burgosuri kishte kėmbėngulur me idenė se si mundet njė njeri i pafajshėm tė pėsojė tė gjitha kėto. "Vetėm njė njeri i tillė mund tė durojė tė gjitha kėto",-kishte pėshpėritur ai. Pas shumė kohėsh torturash dhe persekutimesh vendosėn ti prisnin kokėn ishte pikėrisht 14 shkurti i vitit 270, dita kur e ekzekutuan. U quajt Shėn Valentini i dashurisė, pasi predikonte dashurinė mes njerėzve. Papa Julio, ngriti nė kujtim tė tij njė kishė me emrin e Shėn Valentinit. Qė nga ajo kohė e thuajse ēdo vit, dita e vdekjes sė tij, d.m.t. 14 shkurti, festohet si "Ditė e Dashurisė". "A love you", njė hymn mbarėbotėrorė. Tre fjalė qė mbėrthejnė ēdo qėnie njerėzore. A ka arėsye njeriu pėr tė festuar dashurinė, pėr tė gėzuar rreth faktit se ai ėshtė i mbėrthyer, pavarėsisht se nė ēfarė dozash, nga ajo? A e pranon dashuria ceremoninė, traditėn e mė pas komercin?
|
|
Ndoshta shkaku i parė qė i bėn shumicėn e njerėzve tė pėrfshihen nė njė festė tė dashurusė, ka rrjedhoja spontane sepse nė thelb ajo ka lidhje me gėzimin, harenė dhe argėtimin. Ēdo notė e kėtyre festimeve ėshtė pozitive, shkėlqyese dhe mbresėlėnėse, duke filluar qė nga ngjyrat (ku dominon e kuqja) tek dhurat , e mė pas tek ēastet erotike. Supozohet se ajo pėrbėn njė lloj thyerje nė rutinėn e pėrditėshme, ashtu sikurėse mund tė konsiderohet edhe njė mėnyrė e mirė pėr ti dhėnė impulse tė reja njė lidhjeje. Por le tė kujtojmė se dikur pėr shqiptarėt 14 shkurti nuk ka ekzistuar, e megjithatė nuk mund tė thuhet se njerėzit nuk dashuroheshin, nuk shkėmbenin puthjet mė tė zjarrta mes tyre. E pra, pavarėsisht nga padija e tyre pėr kėtė ditė, ata ndiheshin njėlloj tė dashuruar dhe mundoheshin qė ditėn e njohjes sė tyre ( qė nė fakt ia vlen tė festohet dhe ėshtė krejtėsisht personale) ta shfrytėzonin pėr ti dhėnė jetės impulse tė reja. Ishin studentėt e tė rinjtė e shkollave, tė cilėt u bėnė nismėtarė tė mbrėmjeve tė para. Por, pjesa mė e madhe e popullsisė, nuk ishte hyrė akoma nė shpirtin e festės, ndaj konsiderohej normale ēudia qė ngjallte njė atmosferė e tillė. Madje edhe sot ka njerėz nė vendin tonė, tė cilėt pak rėndėsi i kushtojnė 14 Shkurtit, apo tė tjerė, qė i shohin gjėrat nė kufij tė ngushtė tregtar. Ėshtė e vėrtetė se 14 Shkurti nuk pėrbėn njė festė origjinale shqiptare. Erdhi njė model i huaj, i reklamuar shumė nga Radio-Televizioni dhe pėr mė shumė nga tregtarėt e luleve. E qė atėherė (1991), kur njerėzit u mėsuan ta festonin ēdo vit.
Dita e Shėn Valentinit, konsiderohet si dita mė fitimprurėse pėr shitėsit e luleve dhe pronarėt e lokaleve me muzikė. Por sot kur pėr pjesėn mė tė madhe tė tė rinjėve kjo festė ka marrė ngjyrat e njė feste tė vėrtetė ėshtė e dukėshme se, kjo festė nuk konsiderohet thjeshtė komerciale, tė cilėn thuajse e lėnė mėnjanė duke i kushtuar rėndėsi tė veēantė atmosferės sė gėzuar qė krijon kjo festė midis vetė njerėzve tė dashuruar.
Pėr ta dita e Shėn Valentinit ėshtė njė rast i mirė pėr ti shprehur njė njeriu tė dashur, interesin, respektin, pėrkushtimin, dashurinė. Por nė kontekstin e pėrgjithshėm, dashurua ėshtė ndoshta ndjenja mė e vyer dhe qė tė tjetėrson mė shumė dhe kurrėsesi ajo nuk mund tė kufizohet nė njė ditė tė vetme, gjatė sė cilės e ndoshta shumė ditė para saj, je nėn presionin e njė "fushate" komerciale, qė nis qė nga dyqanet e thjeshta e deri tek lokalet luksoze. Po kėshtu kjo festė nuk mund tė mbyllet nė kufijtė e moshės, sikurėse reklamohet zakonisht, duke i dhėnė pėrparėsi vetėm tė rinjėve. Edhe pėr moshat e mėdha, Shėn Valentini ėshtė i pranishėm, megjithėse jo aq zhurmėmadh. Sa mirė ėshtė tė ndihesh i dashuruar ēdo ditė, packa se nuk e trumbeton atė..!Dashuria ėshtė njė zjarr, njė parajsė, njė skėterrė, ku banojnė gėzimi, dhimbja dhe pendimi i hidhur, ka thėnė Shiler (Gjermani).
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|