DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Rrethimi i Vjenės-Historia e fillimit tė perėndimit tė yllit osman
Postuar mė datėn: 2006-12-11 04:25:29 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Histori
U kishte ndodhur edhe tė tjerėve mė parė. Pas sulmesh tė ashpra e tė vazhdueshme, s’kishin mundur t’i rezistonin mė presionit e vrullit ta paparė tė ushtrisė osmane, jeniēerėve e hordhive turke, tė cilėt asokohe ndodheshin nė kulmin e tyre.
Pėrgjatė njė shekulli, osmanėt kishin pushtuar territore tė mėdha nga Ballkani nė Perėndim, ndėrsa nė Lindje kishin bėrė zap shumė popuj. Por kėtė radhė, fati do t’i braktiste: Vjena do tė paralajmėronte fillimin e fundit tė tyre


Ishte lėnė pas periudha e betejės sė Fushė-Kosovės e epoka e Skėnderbeut, qė u duk sikur i vuri fre pėrkohėsisht invazionit tė mėtejshėm tė turqve drejt Evropės. Pas marrjes sė Kostandinopojės dhe rėnies sė Hungarisė, fuqia e oreksi i tyre s’njihte mė kufij. Evropa kėrcėnohej seriozisht. Por jo ēdo gjė kishte pėrfunduar. Dera kryesore tashmė pėr tė hyrė nė zemėr tė kontinentit ishte Vjena, kryeqendra e Habsburgėve. Kėtu nis dhe historia qė do tė sillte pasoja pėr tė dy kundėrshtarėt



Rrethimi i Vjenės

Historia e fillimit tė perėndimit tė yllit osman

Nga Armand Plaka

Qysh nga viti 1354, me pushimin e Galipolit, kur osmanėt ngulėn tė parin gur tė tyrin nė tokėn evropiane, duke vazhduar me fundin e shekullit 15-tė, turqit nisėn kėshtu marshimin e tyre e tyre tė pandalshėm thellė nė territoret e Evropės Juglindore. Nga fillimi i shekullit 16-tė, ata pėrjetuan edhe njė shtrirje masive tė pushtetit tė tyre nė territoret arabe e perse. Por edhe kjo tendencė, si gjithmonė nė histori, dikur do ta kishte njė fund. Kulmi, apo ajo qė njihet si pika e vdekur, pėr turqit do ta kishte emrin Vjenė. E pas saj, Perandoria Osmane do tė njihte vetėm rėnie, megjithėse shumė tė ngadaltė, dhe do tė tkurrej brenda mureve tė saj, duke iu ruajtur sulmeve tė evropianėve dhe sėmundjeve tė saj tė brendshme. Korrupsioni, mosbindja, ēorganizimi, prapambetja, fanatizmi e urrejtjet nacionale, do ta thėrrmonin atė pak nga pak, derisa mė nė fund rrezikoi edhe ekzistencėn e vetė popullit themelues tė Perandorisė, qė dikur shtrihej e pamasė nė tre kontinente.

Hungaria, Sulejmani dhe Austria
Nėn udhėheqjen e Sulltanit Sulejman I (i shkėlqyeshmi), Mbretėria e Hungarisė u bė dhe synim primar i qėllimeve ekspansioniste tė Perandorisė Osmane. Nė vitin 1521, ai ia doli tė pushtonte Beogradin, asokohe kryeqendėr e Hungarisė, dhe fati i saj u vulos nė betejėn e vitit 1526, qė njihet me emrin e Mohakut. Mbreti i Hungarisė, Ludvig II, ra nė betejė dhe si pasojė e njė marrėveshjeje tė tij lidhur me Ferdinandin e Habsburgėve tė Austrisė nė vitin 1515, ky i fundit tashmė merrte nėn zotėrim edhe Boheminė e Hungarinė. Njė pjesė e aristokracisė hungareze e kundėrshtoi kėtė vendim dhe kėshtu ia njohu fronin Princit tė Siebenburgėve (Transilvanisė), Johann Zįpolya. Zįpolya mori kėshtu, si pasojė e politikės tradicionale turke “pėrēa e sundo”, mbėshtetjen e turqve dhe u vu me dėshirė nėn vasalitetin e osmanėve. E kėshtu erdhi konflikti i armatosur mes Ferdinand I tė Austrisė e Mbretit Zįpolya, gjė qė shėrbeu mė pas si njė pretekst qė Sulejmani I i Osmanėve tė niste luftėn ndaj austriakėve. Nė tė vėrtetė, ky kishte qenė njė synim i hershėm i turqve pėr tė hyrė thellė nė Evropė. Forcat ushtarake tė Habsburgėve asokohe ishin tė lidhura me ato italiane qė po luftonin kundėr dominimit tė francezėve. Kjo situatė i vinte plotėsisht pėr shtat Sulltanit, pėr t’i sulmuar Habsburgėt nė njė moment tė vėshtirė.

Rruga drejt Vjenės
Sulejmani I mobilizoi kėshtu njė ushtri tė madhe, e cila u nis mė 10 prill 1529 nga Kostandinopoja nė drejtim tė Vjenės nėn udhėheqjen e vetė Sulltanit. Rrugės, ushtrisė iu bashkuan edhe garnizone tė tjera, duke e bėrė ushtrinė e tij edhe mė tė fortė. Atyre iu bashkuan kėsisoj madje edhe reparte hungareze, pėrkrahės tė Zapoljas e kundėrshtarė tė sundimit habsburgas. Marshimi osman drejt Hungarisė u ngadalėsua shumė si pasojė e kushteve atmosferike, rrjetit rrugor tė hungarezėve aspak eficent e problemeve tė tjera tė paparashikuara. Pėr kėtė arsye, repartet e para osmane iu afruan kėshtu mureve tė Vjenės vetėm pesė muaj pasi kishin nisur rrugėtimin e tyre nga Stambolli (Kostandinopoja). Njė trupė prej rreth 20000 kalorėsish i paraprinte ushtrisė osmane, pasi nė strategjinė e ushtrisė otomane ato kishin misionin tė ulnin e tė paralizonin rezistencėn nė popullsinė qė pritej tė sulmohej.
Duke filluar nga 23 shtatori 1529, osmanėt arritėn qė brenda katėr ditėsh, pra mė 27 shtator, tė rrethonin komplet qytetin. Ushtria e rregullt osmane pėrfshinte rreth 250 mijė ushtarė. Pjesa ofensive e saj pėrfshinte rreth 80000 osmanė e 6000 hungarezė. Pėrpos numrit tė pamasė tė kalorėsve anadollakė (Spahinjve), ushtria kishte nė dispozicion edhe rreth 20000 trupa jeniēerėsh. Kushtet katrastrofike tė rrugėve hungareze e moti i keq e kishin penguar ushtrinė turke tė sillte me vete armatimet e rėnda drejt Vjenės, qė pėrbėnin edhe elementin e saj kryesor tė arritjes sė suksesit nė luftėra. Ata arritėn realisht tė merrnin me vete vetėm 300 topa tė kalibrit tė vogėl. Po kėshtu, ata kishin marrė me vete edhe rreth 20000 gamile, tė cilat gjithashtu nuk arritėn t’u bėjnė ballė deri nė fund kushteve atmosferike e urisė, kėshtu qė shumica e tyre ngordhėn para se tė arrinin nė dyert e Vjenės.

Vjena dhe mbrojtėsit e qytetit
Vjena ishte vėnė tashmė nėn mbrojtje nga garnizoni i qytetit, njė trupė milicie paraushtarake kjo dhe gjithashtu nė ndihmė u kishin ardhur trupa mercenare shumė tė pėrgatitura gjermane e spanjolle, tė pajisur me topa nga mė modernėt pėr kohėn. Gjithsej, mbrojtėsit e qytetit tė Vjenės mund tė numėroheshin nė rreth 22000 kėmbėsorė e 2000 kalorės. Sidomos mercenarėt ishin tė pėrgatitur mė sė miri taktikisht, pasi ishin provuar mė parė edhe nė luftėrat ndaj francezėve nė Itali. Megjithatė, diferenca e tyre nė trupa me invadorėt turq ishte e madhe, e madje turqve u vinte nė ndihmė edhe fakti se muret mbrojtėse tė Vjenės, tė hedhura nė shekullin 13-tė, asokohe ishin nė gjendje tė mjerueshme, e gati sa s’po rrėzoheshin pėrtokė. Duka i Madh Ferdinand, nė fakt, iu lut pėr ndihmė Mbretit gjerman Karl, e gjithashtu edhe mbretėrve tė tjerė evropianė dhe megjithė premtimet, nuk arriti tė korrte gjė konkretisht nė pjesėn mė tė madhe. Gjermanėt asokohe ishin tė zėnė me luftėra nė Itali kundėr francezėve, kėshtu qė e kishin tė vėshtirė ta ndihmonin Ferdinandin, i cili, sigurisht, u mėrzit shumė nga kjo dhe tashmė do tė duhej tė mbėshtetej kryesisht nė forcat e ushtrisė sė vet, guximin e shtetasve, besimin nė aftėsitė e oficerėve e ndihmėn e pjesshme qė vinte nga garnizone mercenare.

Konti Nikolas dhe Vilhelmi i Rogendorfit
Mbrojtja e Vjenės iu besua kėshtu Nikolas Graf Salm (Kont i Salmit) dhe Vilhelm von Roggendorff. Konti Salm fillimisht pėrforcoi muret rrethuese tė qytetit dhe pozicionoi mirė 72 topat qė kishin nė dispozicion nė total mbrojtėsit e qytetit. Ndėrkohė, shumica e ndėrtesave nė qytet u rrafshuan me urdhėr tė tij, pėr tė mundėsuar kėshtu njė fushėpamje mė tė pastėr gjatė luftimit dhe pėr t’ia pakėsuar mundėsinė armikut tė mbrohej nė mėnyrė artificiale. Pėrveē kėsaj, ai urdhėroi edhe evakuimin e qindra mijėra vetėve nga popullsia civile e paaftė pėr tė luftuar, siē janė fėmijėt, pleqtė e gratė. Urdhri i fundit i tij rezultoi nė njė tragjedi fatale, pasi gjatė rrugės sė arratisė, ata u zunė nga osmanėt, tė cilėt mė sė shumti i vranė e torturuan nė mėnyrė ēnjerėzore, ndėrsa gratė i pėrdhunuan e i skllavėruan. Mė 27 shtator, Sulltani dėrgoi njė delegacion nė qytet, i cili u kėrkoi vjenezėve nė emėr tė Sulltanit dorėzimin pa kushte dhe si pasojė e kėsaj, do tė pėrmbushej premtimi i Sulltanit pėr tė mos prekur popullsinė civile e gjithashtu njė prani shumė tė kufizuar tė ushtrisė sė tij nė qytet, praktikisht vetėm disa garnizone nė kėshtjellėn e Vjenės, gjė tė cilėn ai e kishte praktikuar edhe mė parė. Nė tė kundėrt, sigurisht, do tė vinte shkatėrrimi pa mėshirė i qytetit e mynxyra mė e madhe qė ishte parė deri atėherė mbi popullsinė civile. Konti Salm e ktheu delegacionin turk mbrapsht, duke ia refuzuar kėrkesat. E kėshtu, praktikisht, kishte nisur lufta.

Luftime tė nėndheshme
Artileria turke kishte hapur zjarr, qė kishte rezultuar deri diku pa rezultat konkret, pasi ajo godiste me topa tė kalibrit tė vogėl. Mė pas nisėn pėrpjekjet pėr tė hapur tunele tė nėndheshme nėn muret e qytetit, ndėrsa topat vazhdonin si njė mburojė maskuese e kėtij aktiviteti tė nėndheshėm, tė godisnin pa pushim. Kėto punime xheniere, si tė themi, u pėrqendruan tek ajo qė njihet si “Porta e Kerntenit” nė jug tė qytetit, e cila u fortifikua gjithashtu mė shumė se gjithė pikat e tjera. Pasi njė teknik xhenier me origjinė serbe, qė kishte punuar nė shėrbim tė turqve, u tregoi austriakėve mbi planet e vėrteta tė turqve, Konti Salm urdhėroi edhe ai gėrmimin e tuneleve njėsoj si turqit, gjė e cila pas njė kohe tė shkurtėr rezultoi nė pėrballje tė ashpra nėntokėsore me ta. U zhvilluan kėshtu luftime tė papara deri mė atėherė nė tunelet nėntokėsore mes turqve e austriakėve, ku nuk mund tė pėrdoreshin armė zjarri, pasi tunelet mbartnin me vete kapacitete tė tėra shpėrthyese e baruti. Austriakėt patėn njė pėrparėsi tė lehtė kundrejt turqve nė kėto luftime, por nuk mundėn megjithatė tė zbulonin tė gjitha tunelet e hapura e tė minuara nga turqit. E kėshtu, pasoi njė batėrdi e vėrtetė shpėrthimesh nėn muret e Vjenės, mbi tė cilat gjithashtu bėheshin luftime tė ashpra. Mbrojtėsit, megjithatė u dėshmuan shumė tė aftė e nė gropat e hapura nga shpėrthimet formuan formacione tė tėra mbrojtėse, tė cilat u bėnė pengesė pėr turqit.

Sulmet turke dhe revolta e jeniēerėve
Mė 12 tetor, osmanėt shpėrthyen nė njė valė sulmi tė paparė kundėr qytetit, e cila do tė mbahej mend gjatė nė histori. Por edhe kėsaj radhe, turqit nuk ia dolėn dot dhe humbėn vetėm jeniēerė 1200 vetė. Nė mbrėmje vonė tė sė njėjtės ditė, Sulejmani I u kthye pėr t’u konsultuar me kėshillin e vet tė gjeneralėve nė kampin turk. Gjendja e furnizimeve e ushtrisė turke tashmė ishte pėrtokė, pasi shumė tė tilla kishin mbetur pa ardhur si pasojė e kushteve tė rrugėve e motit. Pėrpos kėsaj, po afronte dimri, kėshtu qė rrethimi pėr njė kohė tė gjatė u gjykua tė lihej mėnjanė. Pėr herė tė parė nė historinė e osmanėve, jeniēerėt kishin shfaqur mosgatishmėrinė e mosbindjen e tyre kundrejt Sulltanit nė njė betejė. Mė pas, ai ishte i detyruar t’u premtonte atyre njė shpėrblim mė se joshės nė para e mall, duke ua mbushur mendjen pėr njė pėrpjekje tė re tė fundit nė muret e Vjenės. Mė 14 tetor, osmanėt shpėrthyen “Portėn e Kerntenit”, por mungoi mbėshtetja nga forcat e tjera pas tyre. Sėrish, mbrojtėsit kishin sajuar njė mur tė ngjeshur mbrojtės kundėr jeniēerėve, duke u shkaktuar atyre humbje tė mėdha.

Fundi i rrethimit
Jeniēerėt e pėrfunduan sulmin e tyre nė kundėrshtim me urdhrat e eprorėve tė tyre dhe u kthyen kėshtu nė kamp. Gjatė natės, duke u gdhirė 15 tetori, nisi edhe tėrheqja e organizuar e ushtrisė osmane. Trupat turke lanė prapa ēdo gjė qė ata e konsideronin si ngarkesė e kotė. Pėr arsye tė gjendjes sė kaosit tė pėrgjithshėm qė ekzistonte, shumėkush nga turqit madje ia doli tė arratisej qė mė parė nga muret e Vjenės e tė braktiste pozicionet e paracaktuara ushtarake. Kur osmanėt e kishin ēmontuar tashmė kampingun e tyre dhe kishin nisur tėrheqjen nė mėngjesin e 15 tetorit, nisi njė dėborė e shtruar. Osmanėt u tėrhoqėn drejt Beogradit, pėr tė rifilluar njė sulm tė ri ndaj Hungarisė; kėtė radhė ata rrethuan Szigetvar-in dhe arritėn ta merrnin me sukses. Pėr sa i pėrket fatit tė Sulltanit, ai vdiq vetėm njė ditė para pushtimit tė plotė tė Szigetvars-it, por vdekja e tij u mbajt sekret derisa trupi i tij u transportua nė Stamboll.

Rrethimi i dytė dhe rėnia
Ushtria osmane pėsoi nė kėtė betejė rreth 20000 humbje nė njerėz, ndėr ta shumė jeniēerė e spahinj, qė pėrbėnin ajkėn e saj. Humbjet e vjenezėve ishin mė tė vogla, por pėr shkak tė numrit tė madh tė tė plagosurve e tė sėmurėve, edhe humbjet e tyre u konsideruan mė pas tė mėdha. Perandoria Osmane arriti nėn udhėheqjen e Sulltan Sulejmanit kulmin e saj. Koha qė do pasonte, do tė shėnonte edhe shtimin e ndikimit tė jeniēerėve ndaj sulltanėve, ndėrsa do tė ravijėzohej mė sė miri nami i tyre si njė njėsi elitare, e aftė pėr tė pėrmbysur madje edhe vetė sulltanėt. Ata ngjallnin admirim e frikė sė bashku pėr forcėn e tyre, por edhe efektet e tyre shkatėrruese e dhunėn e pamėshirshme mbi popullsinė, qoftė edhe vetė atė turke. Rrethimi i dytė i Vjenės, nė vitin 1683, shėnoi edhe pėrpjekjen e fundit tė osmanėve pėr t’u zgjeruar nė Evropė, pasi nga ky ēast, ata tashmė do tė mendonin vetėm se si tė ruanin territoret qė kishin pushtuar. Shekuj mė vonė, osmanėt do tė humbitnin tė gjitha territoret e do tė rrudheshin vetėm nė kufijtė ku ata sot gjenden, Republikėn e Turqisė, e qė si njė ironi e fatit, nė momentet e tyre mė tė vėshtira, u pėrkrahėn pikėrisht nga Austro-Hungaria e Gjermania, me tė cilėn ata vendosėn njė miqėsi tradicionale, nisur nga interesa tė pėrbashkėta qė ua diktoi koha.

Pasoja pozitive
Kafeja, austriakėt e morėn nga turqit
Kur austriakėt hynė nėpėr territorin e kampit tashmė tė braktisur osman, ata gjetėn disa trasta tė mbushura me disa kokrra tė zeza, tė ngjashme me fasulet, qė deri mė atėherė, askush nuk i kishte provuar se ē’ishin. Njė i burgosur turk tregoi se ato kokrriza “tė ēuditshme” ishin pikėrisht kafe. Porse ajo asokohe importohej jo nga Brazili e Amerika Latine, por nga Arabia dhe pėrdorej kėshtu prej ushtrisė turke, por edhe nga myslimanėt nė pėrgjithėsi, si njė stimuluese e vėrtetė nervore pėr t’u bėrė kėshtu mė aktivė, pasi dihet se vera pėr myslimanėt ishte e ndaluar kategorikisht nga Kurani. Vjenezėt e zien dhe filluan ta shijojnė, pavarėsisht se nė fillim u dukej mė se e hidhur dhe e pavlefshme, por mė pas, duke e shoqėruar me mjaltė, ata nisėn kėshtu njė traditė tė vėrtetė tė tė pirit kafe, e cila do tė merrte nam nė tė gjithė botėn


Pėrplasja e madhe
Katedralja e Shėn Stefanit, dėshmitarja
Krismat shurdhuese dhe copėrat e gjyleve fluturonin nė ajėr. Muret e qytetit ndaheshin si tė ishin thela bostani. Ndėrsa nisi goditja me topa, Katedralja e Shėn Stefanit u vu e para nė shėnjestėr. Edhe sot e kėsaj dite, nėse dikush viziton Vjenėn, mund tė shohė akoma gjurmėt e topave tė Sulejmanit, nė muret e kėsaj katedraleje. Pas topave, vinin shigjetat qė pėrplaseshin si shi mbi muret e qytetit. Pėr shkak tė efikasitetit e forcės sė tyre, ato mund tė pėrshkonin me lehtėsi muret, mburojat e helmetat e hekurta. Por, gjithsesi, kėto nuk rezultuan shumė efikase, pasi pėrbėnin armatimin tipik fushor e tė lehtė. Tė paktėn, kjo ishte njė shenjė se Vjena tashmė do tė rezistonte dhe turqit do ta kishin tė vėshtirė. Artileria turke vazhdoi sulmet e saj, megjithėse shpesh gjatė kėsaj kohe futi nė pėrdorim taktika tė reja, por pa ndonjė rezultat pėr t’u shėnuar
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Protestė kundėr 6 pikėshit nė Prishtinė (2008-12-02 09:27:59 nga admin4)
[ Kultura ] POEZI: 28 NENTOR 2008 (2008-12-02 09:20:40 nga admin4)
[ Opinione ] PĖRSĖRI U NDIE FORCA E FLAMURIT KOMBĖTAR SHQIPTAR (2008-12-02 08:51:21 nga admin4)
[ Kultura ] Festimi i 28 Nentorit ne Trento-Itali (2008-12-02 08:40:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Spiunazhi i Gjermanisė nė Kosovė, misioni i dėshtuar (2008-12-02 03:53:44 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] Dikush vėrtet po rren, kryeministėr ! (2008-12-01 15:58:24 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Opinione ] SIMETRIA E ARBITRARITETIT NDĖRKOMBĖTAR (2008-12-01 15:43:49 nga admin1)
[ Diaspora ] Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnojnė Festat e Nėntorit (2008-12-01 15:39:41 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster