DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Vrasje tinėzake e atdhetarit dhe luftėtarit tė paepur pėr liri - NEXHAT AGOLLI
Postuar mė datėn: 2007-05-01 01:49:35 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore
Pėrvjetor i Lavdisė

Shkroi: Ibrahim Egriu

Pas arrestimit nė banesėn e tij nga policia sekrete jugosllave, atė e vunė nėn torturat mė ēnjerėzore pėr ta detyruar qė ta tradhtojė ēėshtjen e shenjtė kombėtare dhe bashkėluftėtarėt e tij ilegalė qė kishte nė Prishtinė e Shkup, siē ishin: -Rifat Berisha i Drenicės, Xheladin Hana i Gjakovės, e tė tjerė nė Kaēanik, Dibėr, Gostivar e gjetkė. Udbashėt e Beogradit e mbytėn Nexhat Agollin, duke e torturuar gjatė natės 27-28 prill 1949 nė njėrėn nga qelitė e burgut tė Shkupit. Trupi i pajetė, i pėrshkuar nga bajonetat e udbashėve, u bart nga qelia e njomur me gjakun e tij dhe u vendos pas mesnatės nė sheshin e Shkupit, ku u qėllua me njė breshėri automatike pėr tė krijuar pėrshtypjen nė popull se u vra nė tentativė arratisje nga burgu, ku dhe qe mbajtur Procesverbali fiktiv.

“I heshtur, as nė varr nuk dua tė jem”

Nexhat Agolli s’ishte nga ata qė mund tė qėndronte indiferent, as ndaj akuzave e as ndaj krimeve kundėrshqiptare. Ai u deklaronte autoriteteve jugosllave e maqedonase: ”Pritja nė heshtje nuk mė pėlqen. I heshtur unė, as nė varr nuk dua tė jem” dhe, mė tej u vinte nė dukje se ”nė masat shqiptare vėrehen zhgėnjime pėr sa u ėshtė premtuar: Liria, barazia dhe plebishiti”. Logjika e tij politike dhe juridike ishte e fuqishme aq sa kėto detyroheshin qė t’i pėrgjigjeshin disi me terminologji demagogjike e justifikuese tė atij momenti politik: ”Kah ajo ditė po shkohet, por le tė kalohen njėherė plagėt e luftės, e kėto, pa dhembje nuk kalohen”. Por, Nexhati, me njė vizion tė gjerė kombėtar, vėrente se gjithēka qė po ndodhte kundėr popullsisė shqiptare nuk ishe as e rastit, as kalimtare dhe aspak e justifikueshme, por tėrėsisht e pafalshme.



Nexhat Agolli: atdhetar, intelektual, ushtarak dhe qeveritar i viteve tė pasluftės

Ai, sė bashku me vėllain e tij, Qemal Agollin, Haqif Lleshin, Sali Lisin etj. ngrinte zėrin tek udhėheqėsit serbė e maqedonasė, pėrkatėsisht tek Svetozar Vukmanoviq Tempo e Lazar Kolishevski pėr lirimin e dhjetėmijė shqiptarėve qė mbaheshin nė izolim nė Stacionin e Monopolit tė duhanit nė Tetovė nė gjendje torturash dhe pa shpresė shpėtimi, nga tė cilėt brenda njė nate qenė masakruar 1.200 veta, ashtu siē ndodhi edhe nė Gostivar, Kėrēovė, Dibėr e gjetkė; pėr tė cilėt spekulohej tmerrėsisht nėn akuzėn: ”bashkėpunėtorė tė fashizmit”.

Ndėrhyrja e Nexhat Agollit aq e guximshme pėrbėn njė akt tė madh atdhetar, duke shpėtuar mijėra jetė shqiptare nga vdekja e sigurt pa pėrfillur fatin e jetės sė vet, kėshtu qė mbi kėtė bazė pati shumė familje shqiptare qė e mbiquajtėn meritueshėm shpėtimtar tė jetės sė tyre, e qė e pėrcollėn me buqeta lulesh.

Si deputet i popullsisė shqiptare, ai ngriti zėrin qė shqiptarėve t’u jepen tė drejtat dhe liritė e premtuara, barazia kombėtare dhe simbolet e veta historike, e drejta e pėrdorimit tė gjuhės, e drejta e arsimit dhe e kulturimit tė masave shqiptare nė gjuhėn amtare, barazia e pėrfaqėsimit nė pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjuhėsor.

Ėshtė veēori e veprimtarisė kombėtare e tij qė pa pritur se ē’do tė ndodhte me fatin e vetėvendosjes kombėtare, krijoi dhe shtriu bėrthama arsimore e kulturore nė gjirin e vetė njėsive ushtarake shqiptare gjatė luftės, si dhe nė rimėkėmbjen e rrjetit shkollor e tė aktiviteteve kulturo-artistike nė terrenin e hapėsirave shqiptare. Ai, qysh nė procesin e vetė-ēlirimit nga pushtuesi nazifashist, i jepte rėndėsi arsimit dhe kulturės, hallkė kryesore vlerėsonte shkollėn, kuadrin arsimor dhe tekstet shkollore. Me pėrkushtim tė veēantė siguroi hapjen e Kursit pedagogjik shqiptar nė Shkup, krahas atyre qė hapeshin nė Prizren e Prishtinė aso kohe dhe merrnin nė ndihmė disa dhjetėra arsimtarė nga shteti i pavarur shqiptar, pra nga Shqipėria. Mė 1945 hapi shkollėn ”Liria” nė gjuhėn shqipe, ndėrsa pėr drejtor emėroi pishtarin e arsimit, Abdi Begun-Haxhiu.

Mandej, kujdesi i tij direkt ishte pėrqendruar edhe tek nevoja e njė Tribune Publicistike tė asaj kohe, nė bashkėpunim me bashkėluftėtarėt e vet, Xheladin Hanėn nė Prishtinė dhe Ali Mullain nė Dibėr nxorėn nė dritė gazetėn e parė shqipe”Flaka”. Kėshtu, kjo Tribunė publicistike e nisi fillin e jetės, prej nga filloi tė rrezatonte mendimi dhe vullneti i popullsisė shqiptare, ndonėse pasoi censurimi dhe persekutimi i kėsaj gazete sė bashku me vetė nismėtarin e saj, Nexhat Agolli.

Nė drejtim tė vetėvendosjes kombėtare shqiptare, si Nexhati, po ashtu edhe bashkėluftėtarėt e tij dhe vetė popullsia shqiptare po vetėdijesoheshin se ēėshtja e tėrėsisė kombėtare shqiptare po tradhtohej jo vetėm nga udhėheqja e shtetit jugosllav, por edhe nga vetė Fuqitė e Mėdha, tė cilat deklaruan paprekshmėrinė e kufijve tė paraluftės, gjė qė pėr kombin shqiptar pėrligjej ricopėtimi i tij nė dobi tė Jugosllavisė. Dhe, nga baza juridike, Nexhat Agolli, gjithnjė e quajti Jugosllavinė krijesė artificiale, tė ngritur mbi bazėn e dhunės dhe tė padrejtėsisė kombėtare e njerėzore ndaj kombit shqiptar.

Nexhati e ndjeu thellė edhe shpatėn tjetėr tė Beogradit ku, trevat shqiptare, nuk i la si njė tėrėsi tė vetme nė pėrbėrje tė tij, por i copėtoi midis tri republikave, ndonėse kishin kompaktėsinė dhe vazhdimėsinė etnike. Shovinistėt jugosllavė kishin vendosur qė nė pėrbėrje tė shtetit federativ tė mos lejohej faktori unik shqiptar, ndėrsa nė tė ardhmen tė mos ekzistonte faktori unik shqiptar as nė Gadishullin Ballkanik. Ai kishte ardhur edhe nė pėrfundim tjetėr se: si fuqitė perėndimore edhe ata lindore ia kishin bėrė me hile Shqipėrisė si tėrėsi kombėtare dhe Shqipėrisė si shtet i pavarur.

Dihet dhe fakti se, Nexhat Agolli dhe shumė atdhetarė tė tjerė, kanė qenė tė papajtueshėm me aneksimet e trevave shqiptare: Serbisė, Maqedonisė e Malit tė Zi, kur dihet se ato janė etni shqiptare. Figura e Nexhatit bėhet edhe mė madhore pėrmes ballafaqimeve nė vazhdimėsi dhe pas Konferencės sė paqes nė Paris tė vitit 1946 e deri nė vitin 1949, duke qenė nė brendinė e planeve antishqiptare tė qarqeve sunduese serbo-jugosllave; ai e thoshte fjalėn e vet kundėr pabarazive dhe padrejtėsive ndaj popullsisė shqiptare dhe jo pak ishte i vrullshėm. Por, mendimet dhe qėndrimet e tij nuk ishin tė mbyllura nė vetvete, ato gjenin pasqyrimin e tyre edhe nė organizimin e veprimtarisė ilegale e tė programuar, thelbi i sė cilės ishte dhe mbeti bashkimi mbarėkombėtar shqiptar.

Lidhja e tij me atdhetarėt e tjerė tė shquar, siē ishin: - Rifat Berisha ish-nėnkryetar i Kėshillit Nacionalēlirimtar tė Kosovės e Rrafshit tė Dukagjinit, Xheladin Hana ishte drejtor i gazetės ”Rilindja” dhe me disa aktivistė tė tjerė, kishte tėrhequr vėmendjen UDB-sė qendrore tė Jugosllavisė Kėshtu, nė maj tė vitit 1948, shkarkohet nga funksionet ekzekutive, kurse nė mesnatėn e 15-16 prillit 1949 arrestohet nė banesėn e tij, ndėrsa mė 27-28 prill ‘49 ekzekutohet barbarisht e tinėzisht.

Nexhat Agolli, si luftėtar i ditur dhe i guximshėm, e si atdhetar i paepur, qe kthyer nė legjendė, ndėrsa vepra e legjenda mbeten burim frymėzimi. Ai pėrbėn njėrėn nga figurat mė tė kompletuara me dije, me botėkuptim tė thellė kombėtar dhe plot virtyte pėr ēka meriton nderime dhe respekt tė thellė e tė pėrjetshėm. Figura dhe vepra e tij pėrbėn kushtrim pėr liri dhe bashkim kombėtar.

P. S. -Tė dhėnat janė marrė nga shėnimet e profesorit tė nderuar, z. Shaban Braha, kryetar i luftėtarėve tė Tiranės, me rastin e mbajtjes sė Simpoziumit, fjalėn e rastit ia kushtoi figurės patriotike tė Nexhat Agollit: atdhetar, intelektual, ushtarak dhe qeveritar i viteve tė pasluftės nė Maqedoni.



Lavdi veprės sė Nexhat Agollit!



01 Maj 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Numri i vetvrasjeve problematik (2008-09-12 03:59:09 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Hollanda paditet ne Hage per vrasjen e boshnjakeve (2008-06-17 17:27:11 nga admin4)
[ Opinione ] TĖ NDALET VĖLLAVRASJEN, VRASĖSJA E NDĖRGJEGJES KOMBĖTARE DHE PĖRFUNDIMISHT EDHE TĖ KOMBIT SHQIPTAR!* (2008-05-16 13:08:36 nga admin4)
[ Opinione ] Vrasje tinėzake e atdhetarit dhe luftėtarit tė paepur pėr liri - NEXHAT AGOLLI (2008-04-28 15:31:41 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prokuroria Serbe hetim 4 pjestareve te “Skorpionet” per vrasjen e 14 civileve shqiptare (2008-04-21 11:07:19 nga admin4)
[ Opinione ] Pėrvjetor: 40-vjetori i vrasjes sė heroit Sefer Selimi, pishtar i arsimit nė Trevėn e Pollogut (2008-03-12 04:11:50 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Dėshmia e Radovan Zogoviqit pėr vrasjen e Miladin Popoviēit (2008-02-12 02:05:49 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Rritet numri i vetėvrasjeve nė Kosovė (2007-11-20 09:40:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Nazizmi, jo vetėm vrasje, por edhe tė mira (2007-10-27 13:29:10 nga admin4)
[ Histori ] Dhuna sistematike, vrasjet, burgosjet e dėnimet kundėr ushtarėve dhe ish-eprorėve shqiptarė nė ish- Armatėn e Jugosllavisė (2007-10-22 16:30:05 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Mijėra qytetarė mbajtėn nė Prishtinė marshin protestues kundėr vrasjes sė policit, Triumf Riza (2007-09-04 11:49:15 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster