DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» PĖRJETIM NGA TRAGJEDIA E TIVARIT
Postuar mė datėn: 2007-04-05 04:53:33 nga admin4 :: Kategoria: Kultura
Beqir ELSHANI

Nė Televizionin Shqiptar tė Tiranės shfaqej filmi artistik ”Flaka e luftės” tė regjisorit Vlladimir Prifti, nė rolin kryesor tė Mark Sokolit atdhetar, luajtur nga artisti i popullit, Ndrek Luca, i cili mullirin e tij e kishte shndėrruar nė fortesė luftarake kundėr hordhive turke. Filmi ka kuptimin metaforik, sepse nė mulli bluhej drithi i bukės, por edhe baruti i luftės pėr mbrojtjen e atdheut nga pushtuesi turk dhe fqinji verior serbo-malazez.

Ngjarja e filmit mė pėrkujtoi edhe xhaxhallarėt e mi: Vesel, Azem dhe Musli Elshanin me bashkėkohėsit e shumtė nga Theranda dhe mbarė Kosova nė prill tė vitit 1945, tė cilėt kishin shpėtuar nga masakra e Tivarit, mirėpo me vete kishin marrė plagėt si nė trup, ashtu edhe nė shpirt. Kishin ecur mbi kufomat e vėllezėrve tė tyre shqiptarė, por edhe kishin parė detin e kuq tė Adriatikut qė skuqej nga lumi i gjakut tė shqiptarėve tė masakruar nga ana e bishave serbomalazeze. Axha Musė, kėshtu e thirrja unė xhaxhain tim mė tė ri, Musliun, kurrė nuk thoshte deti Adriatik ėshtė i kaltėr, por i kuq. Ai kishte tė drejtė, sepse e kishte parė me sytė e vet dhe unė e kuptoja. Nė vazhdim tregonte se Tragjedia e Tivarit ishte planifikuar qysh nė Beograd, nė krye me xhelatėt Tito-Rankoviq. Konkretisht, u vranė partizanėt e paarmatosur shqiptarė, tė cilėt ishin mobilizuar pėr tė ndjekur fashizmin nė veri-perėndim tė Jugosllavisė. Elaborati pėr vrasjen dhe ndjekjen e shqiptarėve i projektuar qysh nė Mbretėrinė Serbe nga ministrat dhe bashkėpunėtorė tė fashizmit gjerman, Vasa Ēubriloviqi dhe Ivo Andriqi, po zbatohej edhe nė Jugosllavinė Socialiste tė pasluftės. Pleqtė tregonin se fashizmi serb me anėn e masakrimit tė popullit shqiptarė ia kalonte fashizmit gjerman dhe italian. Nė Luftėn e Dytė Botėrore Kosova po ēlirohej me forcat e veta nga pushtuesi gjerman, ndėrkohė qė forcat e shumta pushtuese serbe po mobilizoheshin pėr kolonizimin e Kosovės. Derisa tė gjithė popujt e Evropės luftonin pėr ēlirimin e vendit tė tyre nga hordhitė fashiste, pėrkundrazi Ushtria Jugosllave po mobilizohej tė pushtonte me krime ēnjerėzore Kosovėn dhe Rrafshin e Dukagjinit. Prandaj menjėherė pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, axha Musė armėn me municione i kishte lidhur nė thesin e najlonit, pastaj i kishte hedhur nė bunarin e oborrit. Gjatė bastisjes nėpėr shtėpia policia dhe ushtria serbe shpeshherė kontrollonte me elektrik nė fund tė bunarit, prandaj axha Musė kishte hedhur dy karroca zall qė kishte marrė te lumi skaj bahēes. Kjo ishte njė nga metodat mė konspirative tė fshehjes sė armėve, qė kishte pėrfshirė mbarė Kosovėn. Mė vonė shtėpinė me bunar e kam trashėguar unė, ndaj njė ditė vere e pastrova bunarin dhe papritur nxora njė pushkė dhe njė gjerdan me fishekė tė prodhimit italian e gjerman tė mbyllur nė thes najloni, tė cilat me kalimin e kohės ishin ndryshkur. Plumbat e prodhimit italian kishin kokėn e rrumbullakėt, kurse ato gjermane ishin me maje konike. Gjithashtu nė murin e oborrit kam hasur disa bomba dore dhe granata, tė cilat babai im, Qazimi, i ka larguar dhe i ka ēmontuar me kujdes.

Nė qendėr tė Therandės po kremtohej pėrvjetori i sė ashtuquajturės dita e ēlirimit nga fashizmi gjerman, kurse nė parkun e qytetit po kėndonte njė partizan me rroba tė leckosura, ai kishte shpėtuar nga pushkatimi i Masakrės sė Tivarit. Sa herė kalonim skaj parkut e dėgjonim kėngėn mortore kushtuar bashkėluftėtarėve tė tij tė vrarė pabesisht nė masakrėn e Tivarit. Nė xhamadanin e tij tė grisur ende dukeshin njollat e gjakut, kurse nė nyje tė duarve dalloheshin gjurmėt e litarit, ato nuk po zhdukeshin. Partizani e dinte qė ne me kėrshėri tė madhe ia shikonim njollat e thara tė gjakut nė rrobat e tij. Ai ishte njė dokumentar i gjallė i masakrės sė Tivarit: kishte dėgjuar rafalėt e mitralozave serbomalazezė dhe britmat e shokėve shqiptarė. Derisa nė shkollėn fillore mėsonim pėr kryeveprėn e Naim Frashėrit Bagėti e Bujqėsi, nė parkun e qytetit mėsonim pėr kryeveprėn e partizanit tė plagosur, nė shpirt, dhe ajo quhej Masakra e Tivarit. Kjo ndodhte, sepse iu kishin vrarė bashkėluftėtarėt dhe si njė foshnje, kėmbė e duar, kishte dalė nga gjaku i kuq i Adriatikut. Atje kishte lėnė kujtesėn, dhe tani po vajtonte shokėt e tij mė tė dashur. Mė vonė nuk u ndie kėnga mortore e partizanit me rroba tė leckosura, udba e kishte vrarė natėn, sepse po dėshmonte krimet serboēetnike. E kishin vrarė kryeveprėn e partizanit, i cili sipas kėngės popullore partizane, „Partizani n’luftė po shkon, ka marrė pushkėn me nji dorė“… me pushkė nė dorė ishte nisur pėr ēlirimin e tė gjitha zonave nga fashizmi gjerman. Serbėt kishin vrarė partizanin e plagosur nė shpirt, por nuk kishin mundur dot tė vrasin kujtesėn e djalėrisė shqiptare qė me xhelozi e ruante nė zemėr. Menjėherė pas vrasjes edhe tė luftėtarit tė fundit - tė plagosur nė shpirt, kėnga e tij revolucionare kushtuar bashkėluftėtarėve tė masakruar u bė edhe mė e fuqishme dhe si rrufeja pėrhapej nė tė gjitha anėt shqiptare.

Nė kohėn, kur tito-rankoviqistėt po bėnin diferencimin nė mesin e popullit shqiptar, njė punėtor i ndėrtimores „Dukagjini“ tė Gjakovės, ishte anėtar i LKJ-sė, ndaj axhės Musė i tregon se si ata tė komitetit e kishin kėshilluar qė tė ruhet nga irredentistėt shqiptarė, kinse janė tė rrezikshėm. Gjakovari nuk e dinte se njė ndėr ata irredentistėt ishte edhe kolegu i tij therandas qė po shoqėrohej. Prandaj axha Musė i kishte thėnė qė tė ruhej edhe prej tij, sepse kishte qenė nė burg pėr Kosovėn Republikė. Bashkėpunėtori gjakovar ia kishte pritur: „Musė, nuk ka burrė mė i mirė se ti!” Xhaxhai im i dinte pėrmendėsh kėngėt e Mujit dhe Halilit, ndaj me pasion tė madh i recitonte nė praninė e tė rinjve nėpėr oda.

Lidhur me fshehjen e armėve axha Musė, pėrndryshe nė popull njihej si gjeometėr, maste arat e familjeve therandase qė po rriteshin, tregonte se nuk kishin besim nė Jugosllavinė Socialiste pas Luftės sė Dytė Botėrore. Pas Revolucionit tė Kosovės tė vitit 1981 burgoset si irredentist, ku sė bashku me Mėsuesin e Popullit, Hamėz Asllanin, vuan nė burgun e Prizrenit. Ashtu si tė gjithė partizanėt e Brigadės nė krye me Komandantin, Shaban Palluzha, e dinte se lufta me kolonizatorin e egėr serb nuk ka pėrfunduar. Jehona e luftės patriotike pėr ēlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesi i dytė serb (mė i zi se i pari), kishte rrėmbyer zemrat e gjithė shqiptarėve. Kudo flitej pėr shkėndijėn revolucionare tė Batalionit nė krye me komandantin legjendar, Shaban Palluzha. Populli shqiptar ishte zhgėnjyer, sepse Gestapoja Serbe (OZNA) po i vriste nė kurth udhėheqėsit e lavdishėm tė Kosovės, tė cilėt me armė nė dorė kishin luftuar kundėr pushtuesit gjerman dhe italian. Tani nė pushtetin kundėr shqiptar tė Kosovės Kreshnike kishin ardhur kolaboracionistėt shqiptarė tashmė tė jugosllavizuar, tė cilėt asnjė plumb nuk e kishin shkrepur kundėr agresorit serb, pėrkundrazi e kishin shkrepur kundėr Nėnės Kosovė qė bijtė e saj po i rriste me shumė mundime. Prandaj xhaxhallarėt e mi predhat dhe municionet e shumta i kishin fshehur nėpėr zgavrat e murit tė shtėpisė pėr mbrojtje nga sulmi i terrorizmit serb. Derisa partizanėt shqiptarė po luftonin kundėr fashizmit gjerman, ndėrkohė ushtria jugosllave me anėn e vrasjeve prapa shpine po hynte nė Kosovėn e pambrojtur.

Statistikat tregojnė se ushtria jugosllave gjatė Luftės sė Dytė Botėrore mė shumė ka vrarė partizanė shqiptarė se ushtarė tė fashizmit gjerman, metodė tė cilėn e ka zbatuar me qėllim tė pushtimit tė trojeve shqiptare. Prandaj qėllimi strategjik i masakrės sė Tivarit ka qenė zhdukja e njė armate tė madhe shqiptare tė Kosovės, e cila do tė udhėhiqej nga komandanti Shaban Palluzha. Kjo bėhej nė mėnyrė qė gjatė pushtimit tė Kosovės serbomalazezėt tė mos hasin nė rezistencėn e ushtrisė kombėtare shqiptare pėr tė mbrojtur atdheun e tyre - Kosovėn. Jo vetėm kaq, sepse sipas statistikave ēnjerėzore tė projektantėve serbofashistė, me anėn e masakrimit tė 3800 ushtarėve shqiptarė, parashikohej zhdukja e qindra mijėra banorėve tė Kosovės, tė cilėt pas gjysmė shekulli do tė popullonin njė qytet sa Prizreni i sotėm me 100 000 banorė.

Siē dihet, nė shekullin XVIII-tė dhe XIX-tė, Prizreni ishte njė ndėr qytetet e njohura pėr prodhimin e armėve luftarake pėr nevojat e kryengritėsve shqiptarė nė luftė kundėr hordhive turke dhe serbomalazeze. Prandaj nė mbarė Kosovėn kishte luftėtarė tė zotė, qė me mjeshtėri tė rrallė ishin nė gjendje tė punonin armėn pėr mbrojtjen e familjes dhe pragut tė shtėpisė nga bishat serboēetnike. Rrethanat robėruese nėn zgjedhėn turke kishin detyruar, qė zejtarėt shqiptarė tė prodhonin armė pėr mbrojtjen e atdheut. I tillė ishte edhe xhaxhai im, Veseli, i cili mund tė punonte revole dhe fishekė me plumba. Pėr tė punuar njė revole tė tillė kishte pėrdorur njė gyp prej metali, njė copė dru dhe disa gozhda. Njė ditė unė me babain tim, Qazimin, shkuam nė kasollen e tij, gjendej nė hyrje tė fshatit Reēan. Ndėrkohė axha Vesel shkrepi armėn e tij dhe qėlloi njė poēe kacavarur nė degėn e njė peme. Ai tregoi se revolen e brezit e kishte punuar vet. Unė nuk besoja, ndėrkohė babai im ia priti: „Vesel, ti je i trentė!“ kurse axha Vesel ia ktheu me tė qeshura. Ndonėse ishte plakė shtatėdhjetė e pesė vjeēar, ende ishte i fortė dhe merrej me punėt e bujqėsisė, sidomos me kositje. Pastaj tregoi se me kėtė revole kishte vrarė njė dhelpėr qė ia hante pulat dhe njė vjedull qė ia dėmtonte kallamboqin nė arė, tė cilėn e kishte nė fund tė pyllit. Nė qoshe tė dhomės sė tij qėndronte njė vjedull e balsamuar (brenda lėkurės ishte e mbushur me kashtė), pėr herė tė parė e pashė vjedullėn, pėr tė cilėn kisha dėgjuar nga pėrrallat qė mė kishte treguar gjyshja.

Pas njė muaji, SPB (Sekretariati i Punėve tė Brendshme) tė Therandės i kishte rėnė nė gjurmė, ndaj axhėn Vesel e arrestuan. Shkak i zbulimit ishte bėrė grindja me fqinjin e arės, ndaj me rastin e arrestimit policia kishte gjetur armėn. Nė hetuesi tė SPB-sė nuk e kishin pyetur se ku e kishte blerė axha Vesel armėn, pėrkundrazi ishin habitur kur kishin parė armėn e zjarrit tė punuar me mjeshtėri si tė ishte ndonjė fabrikant i pėrkryer dhe qė mund tė vriste bishėn apo mizorin. Kuptohet qė policia ia kishte marrė armėn, mirėpo axha Vesel nuk brengosej, ai ishte nė gjendje qė me dhjetėra revole tė punonte nė shtėpinė e tij. Nė fund thoshte se kjo zejtari e prodhimit tė armės duhet tė vazhdoj brez pas brezi, sepse ujku dhe armiku ynė shekullor nuk kanė besė.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Njė ēast pėrjetimi njerėzor, ndiej se dua t`jua them… (2008-05-15 02:57:04 nga admin4)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Opinione ] Deklarata e ditės nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni (2008-11-30 11:36:43 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] TRAKTET E SHPĖRNDARA NGA AKSH (2008-11-26 15:41:27 nga admin1)
[ Kultura ] Letėr nga Vendlindja e Alfabetit (2008-11-21 15:59:44 nga admin1)
[ Opinione ] Nga Kosova Lindore nuk kemi kurrfarė lajmi se ēfarė nė fakt po ndodhė atje! (2008-11-20 15:19:08 nga admin4)
[ Opinione ] DEKLARATA E DITES NGA Prof.Dr.Mehdi HYSENI (2008-11-17 17:28:16 nga admin1)
[ Kultura ] Nga Promovimi i 13 veprave tė Bedri Tahirit nė Vushtrri (2008-11-16 02:35:48 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Kuēi: Tė hiqet nga agjenda dhe nga fjalori politik plani 6-pikėsh (2008-11-15 08:54:43 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Prishtina nuk lėviz nga pozicioni i refuzimit tė 6-pikėshit (2008-11-14 06:01:07 nga admin1)
[ Opinione ] PRISHTINA,TĖ MOS E PRANOJĖ EULEX-IN SERBOMADH NUMĖR 2, PAVARĖSISHT NGA VENDIMI I SOTĖM OSE I NESRĖM I OKB-SĖ ! (2008-11-12 19:48:03 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster