| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KUSH PO PUNON PĖR NDARJEN E KOSOVĖS?! |
| Postuar mė datėn: 2008-03-29 09:31:40 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Administrata e UNMIK-ut, pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, do duhej qė ta kuptonte tanimė rolin e saj nė rrethana tė reja. Tė themi mė mirė dhe mė qartė do duhej tė reflektojė mė thellė duke respektuar tė zotin e shtėpisė tė kėsaj shoqėrie pėr ndėrtimin e sė cilės nė njė masė ka kontribuar edhe vetė. Njė kooperim mė i thellė nė korrelacione respekti me organet e shtetit tė Kosovės qė tashmė ėshtė funksional dhe mbanė mbi supet e veta vulėn legjitime tė popullit tė saj do tė ishte dhe do tė jetė i domosdoshėm!
|
|
Shkruan: Mehmet BISLIMI
E themi kėtė pėr disa arsye tė cilat po ngacmojnė dhe po mbjellin huti tek populli ynė!? Sė pari administrata e UNMIK-ut, do tė duhej tė ishte e pėrgjegjshme pėr veprimet qė ėshtė duke i bėrė pa e pėrfillur Qeverinė legjitime tė Kosovės e cila tani mė ėshtė e njohur nga afro 40 shtete tė botės sė fuqishme demokratike tė prira nga SHBA-tė, njohje kjo qė pėr ditė e mė shumė po shėnon rritje.
Fuqishėm shtrohet pyetje cilat janė kėto papėrgjegjėsi dhe po aq fuqishėm shtrohet pyetja: A mos kėto po bėhen me qėllim tė ndarjes sė qetė tė Kosovės nga qarqe tė shteteve tė caktuara nė krye me Rusinė e Serbinė? Ndryshe nuk mund tė shpjegohet fakti, kur nė njėrėn anė administrata ndėrkombėtare nė konferenca tė pėrditshme me gazetarė deklaron se nuk ka legjitimitet qė tė ndalojnė hyrjen nė Kosovė tė tė ashtuquajturit ministėr pėr Kosovėn, Samargjiq, e nga ana tjetėr pranon letra pėr ndarje tė butė tė Kosovės, po nga kėta ministra, letra tė cilat nė mėnyrė ekspres i dėrgon nė OKB- nė. Pozicionimi i tyre gjoja i paanshėm ėshtė edhe mė shqetėsues, pėr faktin e hidhur se ata nuk respektojnė as misioni pėr tė cilin janė ngarkuar, kėshtu duke pohuar se : ne po presim pėrgjigje nga Nju Jorku dhe nga SPOKB-sė Ban Ki Mun!?...
Sipas kėsaj na del se administrata e UNMIK-ut, qenka nė pritje tė sinjalit pėr ndarje tė Kosovės, ani pse atė e kanė njohur rreth 40 shtete nė krye me SHBA-nė! Nė emėr tė kujt dhe me ēfarė tė drejte kjo administratė dėrgon plane tė njė pėrfaqėsuesi tė njė shteti tjetėr pėr ndarjen e njė shteti tjetėr tė njohur ndėrkombėtarisht? Kjo ėshtė pėrzierje drejtpėrsėdrejti nė ēėshtjet e brendshme shtetėrore nga vet organet e UNMIK-ut dhe cenim i integritetit dhe sovranitetit tė njė shteti siē ėshtė Kosova? Me ēfarė tė drejte UNMIK, nuk i konsultoi organet legjitime tė popullit tonė, por vazhdon ti anashkalojė e nėnvlerėsojė ato? Kujt i shėrben ky arbitraritet i UNMIK-ut duke dėmtuar Kosovėn dhe prestigjin e saj politik e diplomatik?
Me kėtė veprim, UNMIK hedh hije dyshimi dhe cenon autoritetin e tė gjitha atyre shteteve qė Kosovėn e kanė njohur dhe pranuar si shtet tė pavarur nė tėrė tėrėsinė e vet territoriale, ku do tė mund tė jetojnė tė lirė edhe tė gjitha pakicat joshqiptare. Ēėshtja e mbyllur e Kosovės rihapet sipas tekeve tė UNMIK-ut, yshtur apo shtytur nga soji e sorollopi i Samargjiqėve me idetė tashmė tė njohura ruso serbe pėr tė treguar gjoja fuqinė e vet politike e diplomatike qė ata pretendojnė ta kenė nė Evropė?!..
Edhe mė zhgėnjyese ėshtė deklarata e zėvendės administratorit Larry Rossin i cili thotė: Disa pika tė propozimit pėr ndarje, janė nė kundėrshtim me mandatin e UNMIK-ut, por, - shton ai se, - propozimi mund tė jetė bazė pėr bisedime!?... Njė deklaratė e tillė, mė se paku ėshtė pritur nga Rossini i cili shpresojmė tė jetė i vetėdijshėm se mandati i UNMIK-ut, tani mė i takon fazės sė pėrfundimit. Nė kėtė fazė tė shpėrbėrjes sė tij nuk guxon tė marrė vendime pa pėlqimin e organeve legjitime tė vendit ku vepron. Mbetet tejet e paqartė edhe se pėr ēfarė baze bisedimesh bėhet fjalė tani?! Me kė dhe kush duhet biseduar? Pėr ēka duhet biseduar? Pėr cilėn arsye duhet biseduar? A u dashka qė shqiptarėt tė bisedojnė sa herė qė ti konvenon Serbisė?... A nuk morėn pėrgjigje bisedimet me rastin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės?...
Pse duhet shqiptarėt tė ulen pėr bisedime sa herė i teket Serbisė kur njė epilog shumė i qartė i bisedave u panė nė prag tė pavarėsisė sė Kosovės. Ėshtė e vėrtetė se ka shumė gjėra qė duhet tė bisedohen me Serbinė dhe kjo ėshtė e domosdoshme pėr dy shtete fqinjė qė respektojnė njėri- tjetrin. Por qė tė ndodh kjo paraprakisht Serbia duhet ta njohė shtetin e Kosovės, tė vendosė marrėdhėnie diplomatike me te dhe para bashkėsisė ndėrkombėtare tė pėrgjigjet domosdoshmėrisht pėr viktimat nė njerėz dhe pėr dėmet e luftės qė i ka shkaktuar Kosovės, duke ia shkatėrruar mbi 80% tė ekonomisė sė saj gjatė luftės qė ka nxitur dhe pėr kėtė duhet tė kėrkojė falje popullit shqiptarė e tė japė llogari pėr bėmat e saj.
Bashkėsia ndėrkombėtare thuajse ka harruar, se Serbia as qė ka denjuar tė bashkėpunojė pėr ēėshtje parimore nė raport me statusin e Kosovės. Pėrkundrazi, Serbia ka dhunuar bisedimet dhe qėndrimet e BE-sė e mė gjerė. Serbia nuk ka bashkėpunuar as me Gjykatėn e Hagės pėr krime lufte dhe as qė bėhet mė fjalė pėr dorėzimin e kriminelėve tė luftės nė kėtė Gjykatė, siē janė Karagjiq e Mladiq. Njė rol jo pak negativ nė ēėshtjen e cekur sė fundi ka luajtur edhe kryeprokurorja Carla del Ponte e cila duke dashur qė Serbisė ti bėjė koncesione, nė vazhdimėsi ka lavdėruar atė kinse pėr bashkėpunimin me gjykatėn nė fjalė derisa faktet tregojnė se Serbia nuk e ka pėrfillur kurrė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės!
Tė pranosh kėrkesėn pėr ndarje tė Kosovės qė ėshtė shtet i njohur ndėrkombėtarisht, tė pranosh zhvendosjen popullatės, tė pranosh getoizimin, tė pranosh plane post-statusore tė ofruar nga njė individ qė paraqitet nė opinion si ministėr pėr njė shtet tjetėr tė pavarur kjo nuk mund tė quhet injorance ose veprim naiv e adoleshent por tallje me ndjenjat e njė populli qė ka dhėnė kaq shumė pėr lirinė e vet dhe pėr mė keq; tallje me tė gjitha forcat tė aleancės sė NATO-sė. Tė mendosh tė realizosh planet serbe pėr ndarjen e Kosovės, ėshtė mė shumė sė njė papėrgjegjėsi totale politike e morale, ėshtė plan tinėzar dhe tepėr i rrezikshėm pėr rajonin e mė gjerė. Kėto kėrkesa tė Serbisė tė mbėshtetura nga Duma Ruse, kanė qėllim shthurjen e gjithė asaj qė ėshtė ndėrtuar me vite deri me sot nė Kosovė dhe si qėllim tjetėr nėnēmimin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės duke pretenduar qė njėkohėsisht Rusai tė tregojė fuqinė e saj politike nė arenėn ndėrkombėtare, tė cilėn nuk e ka mė.
Me tė drejtė shtrohet pyetja: A nuk i ka lazdruar serbėt jashtė mase bashkėsia ndėrkombėtare nė krye me administratėn e UNMIK-ut? Pa dyshim se po! Serbėt sillen si tė duan: e duan rrymėn por nuk e paguajnė atė, nuk ndėrrojnė targat e makinave por nuk i ndalojnė ato sė ngari nė rrugėt e Kosovės, duan pronėn por nuk paguajnė tatimin, nuk i nėnshtrohen ligjit por thirren nė tė, nuk e njohin realitetin e ri nė Kosovė- duan tė ndėrtojnė njė realitet tjetėr tė dhunshėm sipas modelit tė tyre, i kėrkojnė institucionet por i bojkotojnė ato, duan ndarje tė butė por kėtė butėsi e ushtrojnė me djegie gjykatash, doganash, makinash, me vrasje e plagosje policėsh ndėrkombėtarė, me djegie ambasadash e me kėrcėnim marrėdhėniesh diplomatike me ēmenduri kundėr Evropės s botės demokratike, zotohen se do tė luftojnė krimin e nuk dorėzojnė kriminelėt, thirren nė paqe por bėjnė dhe kėrcėnojnė me luftė, kėrkojnė integrim e kėmbėngulin nė ndarje mes popujve mbi baza nacionale! Kjo ėshtė Serbia, kėta janė serbėt qė ecin nė drejtim tė kundėrt tė botės sė qytetėruar...
Kosova sot nuk ėshtė pa zot shtėpie. Ajo ka miqtė e vet ndėrkombėtarė, ka organet e veta legjitime dhe ekzekutive, ka pėrgjegjėsi tė lartė dhe fuqishėm ėshtė duke mbajtur dhe e zbatuar tė gjitha premtimet me standarde mė tė larta qė nuk u aplikuan deri sot nė asnjė shtet tjetėr tė Evropės, por edhe mė gjerė!...
Kush mendon qė tė luajė me fatin e popullit tė Kosovės bėnė gabim tė madh. Kosova nuk lejon ndarje mė, ajo ėshtė ndarė e cunguar mjaftė me dekada e shekuj. Harta e saj nuk mund tė vizatohet pėr ēdo vjet sipas tekeve e kėrkesave tė shovinistėve serbė. Kosova do paqe, liri, demokraci, mirėqenie, zhvillim, respekt, miqėsi me shtetet fqinje dhe me tė gjithė ata qė tregojnė gatishmėri pėr kėtė. Kosova as edhe njėherė mė nuk do lejojė qė tė tjerėt tė luajnė me fatin e saj. Kosova ka zot bijtė e vet tė cilėt janė tė gatshėm qė ti dalin nė mbrojtje atdheut siē e kanė pėr obligim edhe kujdesin dhe ngritjen e zėrit tė tyre fuqishėm nė mbrojtjen e vėllezėrve tė vet mbetur jashtė trungut tė vet padrejtėsisht.
29. 04. 2008
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|