| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » E verteta dhe Rrenat e Politikaneve tane per statusin e Kosoves |
| Postuar mė datėn: 2008-02-04 18:01:30 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Te shkruaj apo te mos shkruaj! U mendova dhe prape vendosa qe per hir te se vertetes te shkruaj.
U bene 18 vite ,keto 18 vite rrena mashtrime te popullit nga lideret politik.
Qe 18 vite perseriten fjale banale, te kota, se ja Kosova do te behet shtet sot, do te behet shtet neser.
Keshtu po munguaka vetem njohja ,,formalee saj.
Kjo nuk ndodhi, edhe pse bile disa udheheqes te partive politike caktuan edhe oret edhe minutat.
Po edhe ajo ore ju humbi ,humbi me gjithe lideret e saj.
Tash nje kohe edhe kryeminstri i Ri i Qeverise se Kosoves caktoi oret minutat,por ja ende nuk ndodhi ,,Pavaresiadhe se per kete po u dashka te dije vetem nje person i veēant prej shqiptareve e ky qenka Kryeministri i Qeverise se Kosoves.
Pse qenka kaq fshehtesi kjo ,,pavaresia jone?
U pranun shtete sovrane ne Ballkan dhe askush nuk priti qe t'ia shpalle shtetin Evropa apo te huajt, ata e shpallen vete, bile edhe pse Evropa ishte kunder ato sot jane shtete te pranuara .Une e di qe ata popuj qe duan te shpallin shtet, mbajne referendum popullor,e te ne po ndodhe e kunderta, po na japin ,,shtetin te huajt.
|
|
Kjo s'ka nevoje per koment
Ata po na e qendisin Flamurin, Kushtetuten, po na i presin rrobat tona, sa qudi!
Te ne po ndodhin gjera qe nuk ndodhin askund ne planet.
Po behet pyetje se a do te jete Kosova Shtet sovran me kete Fjale ,,Pavaresi qe proklamojne lideret tane me vite te tera!?
Dyshova, thashe hajt ta lexoje edhe nje here Planin e Arthisarit e ta gjej se ku po figuron ajo fjale,, shtet Sovran,lyp e lyp e nuk e gjeta askund.
Thash a jam normal une apo s,jane normal analistet tane, Politikanet qe mashtrojne dhe rrejne popullin qe 18 vjet dhe s'kane te ndalur.
Me ju thene te drejten, pas gjitha takimeve qe kame pasur me deputete te Bundestagut Gjerman, dhe takime me zyren Gjermane ne Prishtine, kurre asnjehere nuk me thane se Kosova duhet te jete shtet sovran. Por me thane se Kosova duhet te kete nje lloj Vetqeverisje, nje lloj statusi, por jo shtet.
Atehere po pyes se si mund t'i thone Planit te Arthisarit se ai plan parasheh ,,pavaresine e qe ne fakt nuk e parasheh shtetin e Kosoves.
Qudi! Prap po e mashtrojne popullin!
Une ende nuk kame degjuar se ka shtet me mbikqyrje. Kjo po ndodhe vetem tek ne .
Eshte e vertete se deri dje politikanet tane u betuan e sidomos keta te luftes, se nuk do te dialogojne me Serbine, nuk ka kompromise per status, nuk bisedohet fare e ēka jo tjeter. E te gjitha keto premtime ishin boshe - rrena.
Ata shkuan ne bisedime dhe bene kompromise antikombetare .
Pranuan Planin e Arthisarit qe eshte nje plan antishqiptar dhe antikombetar.
Pranuan te na nderrojne Flamurin Kombetar me shqiponjen dykrenare.
Dhe tash na ofrojne nje lecke, nje flamur qe e pranojne serbet dhe minoritetet tjera.
Kurse Serbet do ta perdorin flamurin e tyre serb. Atje do te shkruan prap Opstina Skupstina Kosovo i Metohija. Eshte qudi se ende mburren keta politikane per ,,sukseset e tyre antikombetare dhe nuk skuqen fare.
Kete Flamur nuk munden te na e nderroje me shekuj armiqte tane shekullor, e as Millosheviqi, sepse u mbrojt me gjakun e shqiptarit.
Tashe na e nderrojne udheheqesit servile shqiptare pa u skuqur fare dhe as pa e pyetur popullin!
Ketyre politikaneve tane u jane qorruar syte dhe nuk shohin me larg se kolltuqet e tyre.
Keta, per karrige e kolltuqe shiten interesat kombetare .
E njejta politike si ne Shqiperi, ne Kosove, Maqedoni, Presheve e Bujanoc.
Ne vend qe t'i permiresojne gabimet historike dhe t'i bashkojne tokat shqiptare, keta me doren e vet i coptojne, i ndajne dhe bile betohen para te huajve se kurre nuk do te bashkohen shqiptaret ne nje shtet.
Ketu dua ta ceku se ne Gjermani te gjithe ata Lidere qe ishin kunder bashkimit te Gjermanise, sot vuajne denimet me burg per tradheti ndaj shtetit (ne krye me ish Ministrin e puneve te Brendshme Krencin). Besoje se edhe te ne nje dite duhet te ndodhe e njejta gje te gjithe keta qe jane kunder Bashkimit te shqiptareve te doje zoti nje dite, dhe te pergjigjen me burgje per tradheti ndaj kombit.Turpi s'ka kufi, tradhetia s'ka kufi (tradheti shqiptarqe) per karrige, per pushtet - kishmi qene te njohur per karierizem.
Shikoni sot ne komisionet kushtetuese, jane po ata qe na e nderruan Flamurin ne vitin 1988-89, ata qe na e nderruan Kushtetuten.
Ata qe denuan dhe diferencuan vellezerit e tyre pse atehere ishin kunder ndryshimeve kushtetuese dhe te Flamurit.
Tash ata prape bejne kushtetute antikombetare pa shtet per pushtet.
Ata prape na e nderrojne Flamurin si atehere.
Edhe atehere thoshin "per te miren tone po behen ndryshimet kushtetuese dhe Flamuri.
Por jo more zoterinje! E pame se per te miren e kujt u bene ato ndryshime.
Zoti Kryeminister thote se po qohet amaneti i deshmoreve ne vend, po realizohet ,,pavaresia e Kosoves me ndihmen e Evropes.
Jo more zoti Kryeminister qe bashkepunove edhe me dreqin vetem qe te vishe ne pushtet pa shtet.
Deshmoret si Baca Adem, FehmiLladrovci, Sandokani e shume te tjere nuk dhane jeten per Kosoven multietnike .
Nuk e dhane jeten per Flamur multietnik e per bashkim - vellazerim.
Ata por edhe ti besa, e dhate betimin e UCK-se per Shqiperine e bashkuar.
As qe ju kish shkuar mendja atyre qe ta pranojne kete plan te Ahtisarit qe ju tani e pranoni, nje plan antikombetar qe askund nuk permendet shteti i Kosoves.
Ku jane Presheva Bujanoci, pastaj shqiptaret ne Mal te Zi?
Kosova duhet te inkuadrohet ne gjirin Evropian si shtet me vete, e jo permes Serbise siē preferoni ju zoterinje dhe Evropa e juaj.
Isha ne nje takim ne zyren Gjermane ne Prishtine dhe biseduam gjere e gjate per situaten politike dhe enklavat serbe( ne kohen e Schmukut).
Pasi qe dhashe pergjigjje per shume pyetje qe m'i bene per situaten politike, me pyeten edhe mua se a jam per bashkimin e trojeve shqiptare.
Une si ēdo shqiptar patriot ua ktheva pergjigjjen duke ju thene se po Zonja dhe zoterinje.
Shqiptaret ishin te ndare padrejtesisht me vellezerit e tyre nga politika serbomadhe dhe Evropa dhelper.
Pse jo (ne menyre diplomatike u thashe) - si ju qe u bashkuat me shtetin ame .
Ata u pergjigjen: Por Lideret tuaj po deklarohen kunder : Rugova Thaqi dhe Haredinaj.
Une prape ju thashe se pyetjen ma bete mua e jo atyre.
Kjo eshte ajo fatkeqesia jone qe vete deklarohen politikanet tane kunder interesave te popullit, per interesa personale.
Me ne fund me thane se a e dini zoteri se Lideret tuaj Rugova ,Thaēi dhe Haredinaj nuk dine se ēka kerkojne, nuk kane stratgji politike.
Kjo me vrau me se shumti.
Eshte e vertete se shpesh gjate takimeve me deputete Gjermane me thone se; Lideret tuaj nuk dine se ēka kerkojne, i perziejne punet vete.
Keto jane te vertetat dhe rrenat e politikaneve tane.
E verteta eshte se politikanet tane genjejne se Kosova do te jete Shtet sipase Planit te Arthisarit.
Vetem rreshtimi i popullit rreth FBKSH-se dhe AKSH-se e shpeton ate nga tradhetaret dhe kurthat antikombetare qe po kurdisen ne kurriz te tij.
Prof. Xhavit Dalloshi
Anetar i CDU-se dhe Anetar i kryesise CDA Gjermani dhe organizator i te gjitha takimeve te organizatave ēlirimtare me bundestgun Gjerman
E-mail: xhdalloshi@t-online.de
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|