DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Shqipėria, Kroacia sigurojnė ftesėn pėr nė NATO, Maqedonia mbetet jashtė
Postuar mė datėn: 2008-04-02 18:57:37 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore




Shqipėria do tė marrė sot ftesėn pėr t’u bėrė anėtare tė Nato-s. Kjo ėshtė konfirmuar mbrėmė nė Bukuresht, nė pėrfundim tė darkės sė punės mes vendeve anėtare tė Alencės, ku u hap zyrtarisht dhe takimi i nivelit tė lartė. Sė bashku me Shqipėrinė ftesa do t’i jepet edhe Kroacisė, ndėrkohė qė pėrfundimisht Maqedonia mbeti jashtė pas kėmbėnguljes greke pėr tė kundėrshtuar Shkupin pėrsa kohė mes palėve vazhdojnė problemet rreth ēėshtjes sė emrit.

Tashmė ka mbetur vetėm zyrtarizimi, por 26 vendet anėtare tė NATO-s e kanė marrė vendimin e tyre: Shqipėria dhe Kroacia do tė ftohen sot paradite qė tė bashkohen rreth tryezės sė rrumbullakėt tė Aleancės. Maqedonia mbetet pėrkohėsisht jashtė. Mosmarrėveshjet me Greqinė pėr ēėshtjen e emrit e kanė ndėshkuar rėndė. Deri nė fund, shpresat kanė qenė nė njė trysni tė Shteteve tė Bashkuara ndaj Athinės qė ajo tė hiqte dorė nga pengesa e lartė qė i kishte vėnė Shkupit. Greqia nuk kishte pranuar as propozimin qė, deri nė zgjidhjen e problemit, Maqedonia tė njihej dhe nga NATO-ja me emėrtimin “FYROM” si dhe as propozimet e ofruara nga ndėrmjetėsi i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, Methju Nimetz. Edhe darka e mbrėmshme e punės, e cila zyrtarisht hapi edhe punimet e Samitit, nuk solli asnjė ndryshim.


Migel Angel Moratinos
"Greqia ishte shprehur se pėr momentin nuk ekzistojnė kushtet qė ajo tė jepte konsensusin pėr tė ftuar Maqedoninė”, deklaroi pas darkės sė punės, Ministri i Jashtėm i Spanjės, Migel Moratinos.

Ky qėndrim i Athinės ishte i pritshėm pėrsa kohė qė pėr kėtė problem ishin angazhuar publiksht autoritetet mė tė larta shtetėrore greke. Pak para darkės sė punės, si pėr tė konfirmuar se nuk do tė tėrhiqeshin, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme tė Greqisė dhe pak mė vonė vetėm Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, e thanė qartė se “nuk kishte me hapėsira kohore pėr njė propozim tė ri pėr ēėshtjen e emrit”. Megjithatė ėndrra e Maqedonisė nuk ėshtė kėputur nė mes. Ftesa pėr tė do tė konsiderohet e mirėqenė dhe ajo do tė aktivizohet e do tė hyjė nė fuqi menjėherė sapo Shkupi dhe Athina tė gjejnė njė zgjidhje pėr emrin.

“Nė kėtė situatė ftesa do tė bėhet vetėm pėr Shqipėrinė dhe Kroacinė’’, deklaroi ministri i Jashtėm spanjoll, Moratinos.

Mbetja jashtė e Maqedonisė shihet megjthatė me shqetėsim nga Shqipėria. Njė njė intervistė dhėnė pėr agjencinė Rojters, para vendimit tė mbrėmshėm, kryeministri Sali Berisha ishte shprehur se refuzimi i ftesės pėr Shkupin mund tė nxisė lėvizjet radikale nė Maqedoni.


Sali Berisha
“Stabiliteti i fqinjit tonė ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė, Kosovėn, Greqinė dhe tė gjithė rajonin”, u shpreh kryeministri Berisha.

Pėrpara se tė hyjnė nė sesionin e sotėm, ku do tė zyrtarizohet ftesa pėr anėtarsim, Shqipėria dhe Kroacia janė thirrur nė njė takim nė formatin e A3, tė kėrkuar nga Maqedonia. Nuk dihet se ēfarė Shkupi do tė kėrkojė nga dy vendet me tė cilat ka ndarė shpresėn pėr t’u bėrė anėtare e NATO-s.

Por rasti i Maqedonisė nuk ishte e vetmja e papritur e kėtij takimi tė niveit tė lartė. Aleanca nuk do tė dalė as me njė vendim pėr tė pėrfshirė nė Plan Veprimin pėr Anėtarėsim Gjeorgjinė dhe Ukrainėn, kėrkuar me forcė kjo nga Shtetet e Bashkuara dhe e refuzuar, jo vetėm nga Moska, por dhe nga vendet mė me peshė nė Evropė.

Armand Mero
Bukuresht
02-04-2008

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria, e dyta nė Europė pėr kanabis (2008-03-27 10:48:17 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mynih: Shqipėria, Kroacia e Maqedonia inkurajohen nė pėrpjekjet pėr anėtarėsim nė NATO (2008-02-09 10:03:35 nga admin4)
[ Opinione ] Shqipėria, nė dorė tė emigrantėve (2007-12-17 04:35:31 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHQIPĖRIA, NĖ KĖMBĖ PĖR KOSOVĖN (2007-11-16 16:07:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria, importuesja mė e madhe e energjisė nė Evropė (2007-08-20 13:36:44 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Apathurai: Shqiperia, shprese per anetaresim ne NATO (2007-07-10 07:28:16 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria, pėr herė tė parė nė tregun ndėrkombėtar tė kapitaleve (2007-06-30 06:54:04 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqiperia, vendi i pare ne bote per marrjen e rryshfeteve (2006-12-07 23:30:49 nga A.Dervina)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria, Maqedonia dhe Kroacia nėnshkruajnė deklaratėn e pėrbashkėt pėr anėtarėsim nė NATO (2006-10-24 07:42:04 nga Arben Dervina)
[ Lajmet kryesore ] SHQIPERIA E KROACIA MARRIN FTESEN PER NE NATO. ZHGENJEHET MAQEDONIA (2008-04-03 10:46:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shqiperia dhe Kroacia anetaresim te sigurt ne NATO, pikepyetje per Maqedonine (2008-03-31 11:46:35 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster