DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2009

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Fatmir Limaj:Beteja pėr Kosovėn po zhvillohet nė kancelaritė e fuqive tė mėdha
Postuar mė datėn: 2006-12-07 14:28:38 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Lajmet kryesore
Unė e di se qytetari i Kosovės sot i ka njė milion arsye tė jetė i pakėnaqur, por njėkohėsisht e di se qytetari i Kosovės me miliona herė ka dėshmuar se e do shtetin e vet, e do vendin e tij dhe ėshtė i gatshėm tė japė mė shumė pėr vendin e vet, dhe nė mesin e pakėnaqėsisė qė i ka njė milion arsye dhe dėshirės pėr tė bėrė shtetin, unė i ftoj qytetarėt e Kosovės qė tė jemi nė tė dytėn, tha nė njė intervistė pėr Kosovapress nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Fatmir Limaj.

Kosovapress: Si e vlerėsoni vendimin e Gjykatės sė Tribunalit tė Hagės tash njė vit pas lirimit tuaj ?

Limaj: Nėse kthehemi njė vit mbrapa, normalisht kemi qenė nė njė gjendje krejt tjetėr, nė situatė krejt tjetėr, kemi qenė para njė vendimi qė do tė pėrcaktonte jo tė ardhmen tonė, por tė ardhmen historike tė vendit edhe tė organizimit tė cilit i kemi shėrbyer dhe kemi qenė pjesė e saj, d.m.th. tė ardhmen e vetė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ju e dini vendimin e gjykatės si ka qenė. Fatkeqėsisht ai vendim nuk ka qenė i plotė nė dobi tė tonėn, pėr faktin qė njė nga ish-bashkėluftėtarėt tanė ėshtė dėnuar. Ėshtė fjala pėr Haradin Balajn, mirėpo procedura gjyqėsore e ankesės vazhdon dhe ne kemi shumė shpresė qė nė procesin e ankesės me fakte plotėsuese qė mund tė vijnė nga pala mbrojtėse edhe Haradini do tė kthehet nė shtėpi. Sa ka ndikuar pozitivisht lirimi im, personalisht nuk dua tė lėshohem nė kėtė, por mund tė merret me mend se ēka do tė thotė njė vendim i tillė nė aspektin privat dhe profesional.

Kosovapress: Ju i keni munguar pėr njė kohė politikės dhe proceseve qė janė zhvilluar nė Kosovė.Ku janė dallimet e proceseve politike kur puna juaj ėshtė ndėrprerė dhunshėm dhe cili ėshtė pėrjetimi i atėhershėm dhe tash ?

Limaj: Ka qenė njė kohė krejt tjetėr kur ėshtė ngritur aktakuza, sepse ne kemi qenė nė procese krejt tjera politike qė kanė qenė tema kryesore atėherė, ndėrsa sot ose pas lirimit tim merremi me njė temė krejt tjetėr tė rėndėsishme. Pra, jemi nė momente krejt tė tjera politike. Atėherė jemi marrė me ndėrtimin e institucioneve nė Kosovė, tash po merremi mė tepėr me pėrmbylljen e shtetėsisė sė Kosovės dhe pėr njė vit kemi arritur qė komunitetit ndėrkombėtar t’ia paraqesim se si do tė duket Kosova e pavarur. Ne para komunitetit ndėrkombėtar me ato bisedime qė kemi pasur dhe me ato dokumente qė kemi paraqitur, konkretisht kemi treguar se cili ėshtė qėllimi i ynė pėr tė ndėrtuar shtetin, se ēfarė shteti ne dėshirojmė. Kemi dhėnė projekte dhe dokumente konkrete se si e shohim ne funksionimin e shtetit tė ardhshėm tė Kosovės. Ne kemi hyre nė njė ēėshtje krejtėsisht konkrete nga ajo qė ka qenė e kaluara dhe mendoj qė pėr kėtė vit ėshtė krejt normale qė mund tė kemi pakėnaqėsi, secili veē e veē dhe tėrėsisht si popull, pėr faktin se tė gjithė kemi pritur qė statusi final i Kosovės do tė pėrfundojė nė vitin 2006. Ky ka qenė njė vendim i vetė Grupit tė Kontaktit, i cili ka paraparė pėrmbylljen e statusit nė 2006, ku pastaj nga vetė elita politike kosovare vazhdimisht ėshtė pėrcjell ky mesazh dhe nė njė mėnyre apo tjetėr ėshtė pėrgatitur populli qė nė vitin 2006 do tė pėrfundojė ēėshtja e statusit tė Kosovės. Zhvillimet e fundit treguan se duhet ende kohė. Ky proces ėshtė pak mė i komplikuar, duhet edhe pak kohė qė tė binden edhe tė tjerėt, tė cilėt ende kanė rezerva nė shtetin e ri tė Kosovės, nė statusin final tė Kosovės. Kėtė fakt, unė tė paktėn kėshtu e shoh. Ne kemi njė vazhdim ose shtyrje tė procesit edhe pėr njė kohė. Shpresoj qė mos tė jetė shumė e gjatė, shpresoj qė shumė shpejt ata qė kanė pasur nevojė nė argumente shtesė tė binden pėr njė gjė tė tillė dhe ta bėjmė pėrmbylljen e shtetit tė Kosovės.

Kosovapress: Cili ėshtė kontribut i juaj nė proceset qė po zhvillohen tash?

Limaj: Kontributi im brenda krejt kėsaj ka pasur njė qėllim. Ne duhet tė jemi nė proces bashkė me faktorin ndėrkombėtar. Ne duhet t’i shėrbejmė procesit dhe ta pėrmbyllim atė. Gjithashtu, qėllimi im ėshtė identifikuar, ėshtė interes historik, kombėtar, njerėzor, individual i secilit nga ne qė ta pėrmbyllim kėtė fazė tė rėndėsishme tė Kosovės nė pėrputhshmėri tė plotė me vullnetin e popullit tė Kosovės. Shteti i ardhshėm i Kosovės duhet t’i ruajė nė ecjen e tij drejt ndėrtimit tė shtetit dhe funksionalizimit tė shtetit partnerėt e vet qė i ka fituar nė rrethana krejtėsisht tjera, shumė tė vėshtira, nė rrethana qė atėherė u rrezikonim si popull. Atėherė i kemi ndėrtuar disa aleanca dhe mendoj se kėta aleatė populli i Kosovės duhet t’i ruajė dhe se bashku mė ta tė udhėtojė nė kėtė proces qė jemi sot, dhe pėr mua ėshtė shumė i rėndėsishėm procesi i pas definimit tė statusit tė Kosovės, pra ndėrtimi i shtetit. Kosova nė familjen e madhe botėrore tė shteteve nuk do tė mund tė funksionojė si duhet nėse nuk do tė ketė mbėshtetje tė vazhdueshme tė aleatėve qė janė pjesė ose pėrbėrėse e lojės dhe skenės politike ndėrkombėtare. Kosovės, jo vetėm sot, por pėrjetėsisht, i duhet tė ketė partneritet dhe ta fillojė partneritetin me ata, tė cilėt e kanė ndihmuar qė tė ēlirohet. Qėllimi tjetėr imi ka qenė, nė tė gjitha kėto bisedime, qė pala kosovare njė gjė duhet ta ketė parasysh, tė jetė shumė e hapur dhe transparent me kėta miq dhe tė jetė nė pėrputhshmėri me linjat e tyre, po njėkohėsisht tė bėjė tė qartė, zėshėm dhe tė argumentojė se nuk ėshtė nė interesin as tė Kosovės dhe as tė partnerėve tanė ndėrkombėtarė tė nxjerrim krijesa artificiale dhe tė bėjmė eksperimente,tė cilat qysh nė fillim janė tė dėshtuara dhe nuk funksionojnė. D.m.th. ne mund tė shkojmė tė bisedojmė dhe tė ofrojmė, dhe nga ajo qė ne ofrojmė ndonjėherė mund tė duket jashtė asaj qė ėshtė standarde, por deri aty ku nuk dėmtohet funksionalizimi i shtetit tė Kosovės, deri aty ku nuk dėmtohet substanca e shtetit tė Kosovės. Kjo ka qenė edhe qėllimi qė nė komunikim me ndėrkombėtarėt kėtė gjė ta themi qartazi, sepse interes i Kosovės ėshtė qė me miqtė e vet tė jetė e hapur dhe jo tė driblojė. Ne marrim obligime pėr ato qė mundemi t’i pėrmbushim, ne nuk duhet tė themi po pėr ato gjėrat qė nuk mund t’i pėrmbushim, pėr ato gjėra qė dėshtojnė, por duhet tė marrim obligim pėr tė gjitha ato qė ne mund t’i pėrmbushim. Mendoj se dokumentet qė kemi bėrė janė nė drejtim tė asaj qė marrim obligime, tė cilat do tė mund t’i pėrmbushim. Mendoj se rikyēja ime nė politike e ka pasur qėllim qė edhe unė tė jap kontributin tim pėr tė ruajtur partneritetin me ndėrkombėtarėt dhe njėkohėsisht pėr tė nxjerrė Kosovėn me njė pėrmbajte ose me njė substancė tė njė shteti tė pavarur dhe njė shteti funksional. Sa ka qenė i madh apo i vogėl kontributi im, mbetet qė tė vlerėsohet, por unė i besoj kėtij procesi dhe besoj qė deri tani kėshtu ėshtė puna dhe tė shikoj se si do tė shkojė nė tė ardhmen. Mirėpo kėto gjera nuk varen nga njerėzit, por varen nga njė proces qė ne tė gjithė sė bashku duhet tė punojmė.

Kosovapress: Kėto ditė ėshtė temė trajtimi mundėsia e krijimit tė njė qeverie gjithėpėrfshirėse. A i nevojitet Kosovės njė qeveri e tillė?

Limaj: PDK-ja ka dalė me njė ofertė shumė herėt pėr Qeveri tė Unitetit dhe kjo gjė ka qenė shumė mė herėt, e sidomos nė 5-6 muaj e fundit, dhe kjo ka qenė nė tavolinėn e tė gjithė tė interesuarve, e tė gjithė atyre qė duhet t’i ofrohet njė ofertė e tillė. Mirėpo ēdo ditė e mė shumė po zbehet njė ofertė e tillė, sepse edhe PDK ka disa momente tė caktuara tė brendshme tė zhvillimit qė jemi sot. Kjo ka qenė para 6 muajve pėr dy arsye, e para se nėse e shikojmė historinė e ndėrtimit tė shteteve, secili popull ėshtė mobilizuar nė momentet historike pėr tė qenė unik, pėr tė arritur qėllimin historik, qėllimin pėr tė bėrė shtetin. Ne kemi menduar se nė kohėn nė tė cilėn ėshtė duke kaluar Kosova, nė momentet tash kur kanė filluar bisedimet pėr statusin, Kosovės i duhet njė unitet, jo njė unitet formal, por njė unitet praktik, ekzekutiv, veprues dhe i fuqishėm, njė qeveri e fuqishme dhe njė elitė politike e fuqishme, e cila di tė marrė pėrgjegjėsi dhe bart peshėn e pėrgjegjėsisė edhe para qytetarėve tė Kosovės, edhe para komunitetit ndėrkombėtar. Kjo elitė politike do tė jetė e gatshme dhe e ka kredibilitetin, e ka mbėshtetjen e masės pėr ta ēuar Kosovėn nė pėrmbyllje tė statusit dhe pėr ta ēuar nė fazėn e transicionit, apo nė fazėn e implementimit tė marrėveshjes sė statusit deri nė zgjedhje. Pėr kėtė fazė, 6 muaj, njė vit, apo sado qė tė zgjatė, kemi menduar se ėshtė nė interesin e vendit qė tė ndėrtojmė njė qeveri tė unitetit pėr tė kaluar kėtė fazė tepėr tė rėndėsishme pėr vendin tonė. Demokracia, ne e kuptojmė relacionin pozitė dhe opozitė dhe kjo ka pasur kuptimin kur ėshtė krijuar kjo pozitė dhe opozitė, sepse bisedimet pėr statusin nuk janė dukur nė atė kohė kur ėshtė bėrė ndėrtimi i koalicioneve pozitė-opozitė, mirėpo nuk ėshtė tash gjendja nė Kosovė siē ka qenė nė vitin 2004, sot jemi para zhvillimeve krejt tė reja. Pra, ne duhet tė kemi njė unitet veprues tė qytetarit dhe tė jemi afėr tij, t’i shpjegojmė, tė marrim pėrgjegjėsisė para qytetarit. Praktikisht sot kemi njė qeveri e cila shantazhohet nga ministrat e saj dhe mjafton qė njė ministėr mos tė votojė dhe bie qeveria. Ai ministėr mund tė jetė shkelėsi mė i madh i ligjit, por kryeministri nuk mund ta largojė pėr faktin se krejt qeveria varet nga ai. Ne kemi kėrkuar qė nė kėtė kohė tepėr tė rėndėsishme, qeveria duhet t’i ketė sė paku 90 vota nė parlament pėr ta ēuar Kosovėn drejt pėrmbylljes sė statusit.

Kosovapress: A mendoni se kjo ėshtė e domosdoshme si proces politik apo pėr shkak se qeveria nuk ėshtė treguar efikase pėr t’i realizuar qėllimet e saja?

Limaj: Janė shumė faktorė, ėshtė edhe ideja se ėshtė e rėndėsishme pėr procesin e vendit, por edhe padyshim se kjo qeveri ka dėshmua se ėshtė jashtėzakonisht e papėrgatitur profesionalisht, ėshtė e komprometuar, nuk e ka autoritetin nė masė dhe mbi tė gjitha nuk e ka mbėshtetjen te strukturat e veta politike. Duke i pasur parasysh kėto rrethana pason ajo qė e deklarova me herėt. Neve na duhet njė lidership i fuqishėm, i cili merr pėrgjegjėsi dhe i cili ka mbėshtetje, dhe njė elitė politike, e cila e ka besimin te populli, sepse do tė ndihet mė lehtė nė kėto proces qė po hyjmė.

Kosovapress: Nga shumė analistė dhe subjekte tė ndryshme ėshtė theksuar se opozita ka vepruar sikur tė ishte pjesė e qeverisjes dhe se deri mė tani nuk ka zhvilluar proces opozitar. A ėshtė bėrė kjo pėr hir tė statusit apo i ka munguar njė njohje e veprimeve opozitare?

Limaj: Pėr tė folur pėr zhvillimet e brendshme nė Kosovė ne duhet kemi parasysh tė gjitha specifikat me tė cilat ballafaqohet ky vend. Kosova ėshtė nė momentin e pėrcaktimit tė fatit tė saj. Ky ėshtė rast specifik dhe kjo ėshtė ajo qė e tregon krejt specifikėn e pozicionit politik qė ka Kosova. Pra, pėrderisa ne e kemi njė vend ende tė padefinuar me status, atėherė si mund tė jenė tė definuara marrėdhėniet politike brenda kėtij vendi, si mund tė jenė tė definuara pozita dhe opozita, sa mund ato tė luajnė njė rol normal tė zhvillimeve demokratike ashtu siē bėhet nėpėr vendet normale? Tėrė ky vit na ka shkuar nė bisedime, nė atmosferėn e bisedimeve dhe si mund qė njė parti opozitare tė ndėrtojė marrėdhėnie opozitare kur pėr partinė nė opozitė dhe pėr partinė nė pozitė dhe pėr qytetarėt e Kosovės imperativi njė dhe i vetėm ėshtė Kosova shtet, tė punojmė pėr shtetin e Kosovės. Dhe tė gjitha kėto forca politike janė tė involvuara nė atė proces negociator, praktikisht ne nuk mund tė bėhemi opozitė e shtetit tė Kosovės. PDK nė kėtė rast i ka luajtur dy role, shpesh paradite ėshtė kritikuar qeveria dhe pasdite kanė shkuar sė bashku nė Vjenė. Normalisht, kjo para qytetarit mbjell dyshime, ēka ėshtė duke ndodhur kėtu, para dite e kritikon dhe pasdite shkon bashkė me tė. Dhe krejt kjo ka ndodhur pėr shkak se paralelisht nė Kosovė po zhvillohen dy procese. Rasti ėshtė krejt specifik. Ne nuk mund t’i japim vetės aq komoditet sa pėr tė prishur proceset dhe vėshtirė ėshtė tash qė tė bėhet vija e ndarjes. Kur ėshtė pėr statusin jemi tė gjithė sė bashku, ndėrsa pėr keqqeverisjen ne luajmė rolin tonė opozitar. Ne jemi munduar ta pėrcjellim keqqeverisjen vazhdimisht dhe tė shpalosim pakėnaqėsitė tona edhe nė grupin parlamentar dhe nė aktivitete tjera politike.

Kosovapress: Por pse nuk ka qenė e zėshme sa duhet me ato veprime qė nuk e dėmtojnė statusin?

Limaj: Edhe kjo ēėshtje ėshtė e ndėrlidhur drejtpėrdrejt mė statusin final tė Kosovės, sepse qetėsia dhe stabiliteti politik ėshtė njė argument qė duhet pala kosovare ta afirmojė para komunitetit ndėrkombėtar, e sidomos para atyre tė cilėt ende kanė dyshime pėr shtetin e Kosovės, pėr tė thėnė kėtė njerėz dinė tė ndėrtojnė stabilitet politik. Ne mund tė flasim pėr marrėdhėnie tona tė brendshme, por ata tė tjerėt jashtė nesh edhe nė qoftė se na shikojnė, ky vend i cili mė ngulm po kėrkon krijimin e shtetit dhe nė anėn tjetėr kėta grinden mes vete ende pa e bėrė shtetin dhe nuk fokusohen nė ēėshtjen kryesore, atėherė shtrohet pyetja se a e meritojnė kėta qė tė kenė shtetin. Prandaj krejt kėto zhvillime qeveria i ka shfrytėzuar maksimalisht nė mėnyrėn mė tė keqe tė mundshme. Kėtė pozicion ajo e ka keqpėrdorur, kėtė pjekuri politike tė opozitės, kėtė gatishmėri tė opozitės pėr tė punuar sa mė shumė nė ndėrtimin dhe definimin sa mė tė shpejtė tė statusit. Ka raste kur disa nga ministrat shpeshherė e kanė keqpėrdorur, duke shfrytėzuar kėtė moment tė rėndėsishėm historik tė Kosovės. Ata e kanė shfrytėzuar edhe pėr keqmenaxhim, edhe pėr gjėra tė tjera. Prandaj ju keni tė drejtė tė thoni nga njė anė se opozita nuk ka qenė e zėshme, por nė anėn tjetėr opozita e ka obligim qė para qytetarėve tė Kosovės, para votuesve tė vet qė ta pėrmbyllė statusin final tė Kosovės bashkė me partitė tjera, dhe ne nuk mund tė jemi aq komod qė tė dėmtojmė proceset historike nė shėrbim tė proceseve ditore.

Kosovapress: T’i kthehemi lirimit tuaj tė bėrė para njė viti nga Gjykata e Hagės. Pritja dhe vizitat qė Juve ju janė bėrė nga qytetarėt ka dėshmuar se populli ynė e do njeriun e vet, e do Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe shtetin. Ēka ju thoni qytetarėve?

Limaj: Unė e di se qytetari i Kosovės i ka sot njė milion arsye tė jetė i pakėnaqur, por njėkohėsisht e di se qytetari i Kosovės me miliona herė ka dėshmuar se e do shtetin e vet, e do vendin e tij dhe ėshtė i gatshėm tė japė shumė pėr vendin e vet, dhe nė mesin e pakėnaqėsisė qė i ka njė milion arsye dhe dėshirės pėr tė bėrė shtetin, unė i ftoj qytetaret e Kosovės qė tė jemi nė tė dytėn, ta bėjmė shtetin, tė vazhdojmė tė qėndrojmė tė palėkundur, me besim tė plotė brenda kėtij procesi pėr tė bėrė shtetin e Kosovės. Kėtu nuk ka parti politike. Kur t’i drejtohesh qytetarit tė Kosovės me njė apel tė tillė, i drejtohesh ēdo qytetari pa dallime politike. Zhvillimet e fundit, por edhe ato qė mund tė na vijnė, nuk guxojnė nė asnjė mėnyrė qė tė na bėjnė nervoz dhe tė na frustrojnė pėr tė dėmtuar proceset politike. Ju e dini ēka kemi kaluar. Unė ju ftoj tė imagjinoni 96-tėn, dhjetė vjet pėrpara. Tani po futemi nė 2007, mendojeni `97-tėn si ka qenė. Miqtė tanė po kėrkojnė edhe pak kohė, dhe ne duhet tė pajtohemi, nuk kemi alternativė tjetėr. Miqtė tanė kėrkojnė kohė qė statusi i ardhshėm i Kosovės, shteti i Kosovės, tė jetė i pranueshėm edhe pėr disa vende tė cilat kanė hezitime dhe ne nuk bėjmė asgjė mė tepėr, sepse nuk ka rrugė tjetėr. I ftoj qytetarėt e Kosovės qė tė qėndrojnė bashkė me aleatėt, tė cilėt na kanė ndihmuar pėr t’u ēliruar, kuptohet me luftėn tonė ēlirimtare, por pa ndihmėn e tyre nuk do tė ishim ku jemi sot.

A ka alternativė tjetėr Kosova? Nuk ka alternativė tjetėr, pėrveē qė tė ecim krah pėr krah me aleatėt e saj. Por, a mund tė na tradhtojnė, apo mund tė ketė diēka mė pak se pavarėsia? Nuk mund tė ketė. Ky vend ka dėshmuar se sa herė kėtu ėshtė vendosur politikisht nė kundėrshtim me vullnetin e shumicės, asnjėherė nuk ka pasur sukses zgjidhja dhe pėr kėtė besoj se janė tė vetėdijshėm edhe aleatėt tanė dhe tė gjithė se ēfarėdo zgjidhje qė nuk respekton vullnetin e shumicės nuk ėshtė zgjidhje, kjo hap kriza, hap Kutinė e Pandorės dhe hap dilema tė tjera. Ne jemi kėtu pėr ta thėnė njė gjė tė tillė, se ēdo gjė qė ėshtė nėn vullnetin e popullit nuk ka asnjė forcė qė mund tė na shtinė tė pranojmė dhe pėr kėtė mund t’i siguroj qytetarėt e Kosovės. Ne nuk mund t’i ndalim ndoshta proceset, por ne mund t’iu themi qytetarėve tė Kosovės se ne deri kėtu ishim dhe tash e tutje ne nuk mund tė jemi. Nė Kosovė mė nuk bėhen zhvillime jotransparente, nuk lejojmė mė pėr Kosovėn tė vendoset nėpėr zyre pa e ditur populli. Kėtė duhet tė kemi qartė, ne jemi kėtu pėr mos tė lejojmė njė gjė tė tillė dhe pėr Kosovėn dhe qytetarėt e Kosovės nuk mund tė vendoset prapa skenave. Jam i bindur se Kosova nė kėtė proces do tė dalė njė shtet i suksesshėm, njė shtet qė mund ta mbajė veten dhe njė shtet funksional. Unė e kam kėtė bindje, dėshiroj qė kėtė bindje time t’ia shpreh qytetarit tim, sepse unė besoj nė kėtė proces, besoj nė angazhimin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe aleatėve tė saj, ata tė cilėt na kanė ndihmuar nė kohėn mė tė vėshtire dhe besoj qė sė bashku me ta do tė pėrmbyllim procesin e statusit tė Kosovės, por edhe do tė fillojmė ndėrtimin e shtetit tė ri tė Kosovės. Dhe kėto zhagitje, qė unė po i quaj zhagitje nuk janė nė realitet zhagitje, sepse beteja pėr Kosovėn po zhvillohet nė kancelaritė e fuqive tė mėdha. Miqtė tanė po punojnė pa ndėrprerė nė bindjen e atyre tė cilėt kanė dilema nė shtetin e Kosovės. Shpresoj se nuk do tė stėrgjatėt procesi i statusit dhe definitivisht viti i ardhshme tė jetė vit i shtetit tė ri tė Kosovės, i shtetit funksional tė Kosovės, shtetit i cili ka shumė punė, detyre e telashe qė pastaj fillon t’i zgjidhė ato njė milion pakėnaqėsi qė i kanė qytetarėt e Kosovės.

Unė e vazhdoj tė shpreh mendimet e mia perfekte pėr atė qė ka bėrė populli i Kosovės pėr mua personalisht, besoj se deri mė tani, pas njė vit tė lirimit, nuk i kam zhgėnjyer. Unė i siguroj qė do tė vazhdoj tė punoj, t’i jap tėrė energjitė e mia nė pėrputhshmėri tė plotė me interesat e tyre, me interesat e qytetarėve tė Kosovės. Me aq sa di dhe aq sa mundem, do tė jem komplet i angazhuar qė interesi i qytetarėve tė Kosovės, pavarėsisht se cilės parti politike i takojnė, ai do tė jetė numėr njė dhe ėshtė numėr njė nė agjendėn time dhe unė funksionoj nga ky parim. Respekt dhe falėnderime pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės tė cilėt kanė qenė nė ditėt mė tė vėshtira afėr meje. /Intervistoi: Kimete Krasniqi
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Urimi i Fatmir Sejdiut (2008-12-29 14:29:13 nga admin1)
[ Opinione ] DEKLARATĖ CINIKE E MINISTRIT FATMIR LIMAJ, NĖ TIRANĖ (2008-09-08 03:19:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Fatmir Mediu, pėrgjegjės ligjor pėr tragjedinė (2008-03-18 07:07:39 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] DOREZON DOREHEQJEN MINISTRI I MBROJTJES FATMIR MEDIU (2008-03-17 09:52:17 nga admin4)
[ Opinione ] SKANDALI I “PRESIDENTIT”, FATMIR SEJDIU (2008-02-21 03:42:16 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Fatmir Mediu rizgjidhet kryetar i PR-sė (2007-11-11 05:29:03 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gjykata e Hages konfirmon pafajesine e Fatmir Limajt (2007-09-27 14:15:26 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Fatmir Limaj thotė se pavarėsia nuk ėshtė zgjidhje optimale, por njė kompromis (2007-08-07 08:59:47 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Dha dorėheqje ministri i Punėve tė Brendshme Fatmir Rexhepi (2007-02-12 11:34:31 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] KMDLNJ: Shkaktaret e dhunes ne Kosove jane Fatmir Sejdiu, Hashim Thaēi, Kole Berisha, Veton Surroi dhe Agim Ceku (2007-02-12 05:53:53 nga admin1)
[ Opinione ] Budallallėku i Fatmir Sejdiut dėmton Kosovėn (2007-01-23 12:17:29 nga F.Smajli)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster