DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2009

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Flash Lajme - 10 Dhjetor 2007
Postuar mė datėn: 2007-12-10 11:22:26 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore

PRISHTNĖ - Negociatat pėr statusin e Kosovės kanė pėrfunduar dhe prej sot Prishtina do t'i fillojė konsultimet me qeveritė perėndimore pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, thuhet nė qėndrimet e Ekipit Negociator. Zėdhėnėsi Skender Hyseni tha se Kosova do ta fitojė pavarėsinė para muajit maj.
''Nuk ėshtė ēėshtja nėse, por kur'', tha Hyseni pas takimit tė Ekipit tė Unitetit nė Prishtinė.

PRISHTINĖ - Kryeministri i Kosovės Agim Ēeku ka kėrkuar nga Bashkimi Evropian tė zgjidhė shpejt tė ardhmen e Kosovės. BE-ja duhet "ta pranojė nevojėn pėr konkludim tė shpejtė dhe tė qėndrueshėm tė kėtij procesi", ka thėnė Ēeku pėr Associated Press.
"Serbia ka zgjedhje: tė shkojė bashkė me ne drejt ardhmėrisė apo tė kthehet nė tė kaluarėn. Shpresoj se do ta bėjė zgjedhjen e duhur", ka thėnė Ēeku.

PRISHTINĖ - "Pavarėsia ėshtė opcioni i vetėm", ishte parrulla kryesore e disa mijėra marshuesve nė rrugėt e Prishtinės gjatė ditės.
Nėn organizimin e Nismės Studentore pėr Pavarėsinė e Kosovės marshuesit kanė kėrkuar nga institucionet e Kosovės tė shpallin pavarėsinė dhe bashkėsia ndėrkombėtaretė ta njohė pa vonesė shtetėsinė e Kosovės.

LONDĖR/BRUKSEL - Britania do ta njohė pavarėsinė e Kosovės, ka deklaruar sekretari i jashtėm David Miliband.
"Por nė Ballkan ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė shmangen pėrgjigjjet e shkurtėra dhe tė pranohet se kjo ėshtė njė situatė shumė e ndėrlikuar", i tha Milband radios shtetėrore britanike.
Ndėrkohė, shefi i diplomacisė sė BE-sė, Javier Solana tha se vendet e BE-se janė afėr tejkalimit tė mosmarrėveshjeve tė brendshme rreth statusit tė Kosovės dhe arritjes sė qėndrimit tė pėrbashkėt.
"Mendoj se po i afrohemi qėndrimit tė pėrbashkėt brenda unionit. Mendoj se do tė jemi nė gjendje tė arrijmė nė qėndrimin, rreth tė cilit do tė mund tė bashkoheshin vendet e BE-sė dhe tė marrin pėrgjegjėsitė e tyre", tha Solana para takimit te ministrave te jashtėm ne Bruksel.
Ndėrkaq, ministri i Jashtėm i Suedisė, Karl Bilt tha se
tė gjithė pėrveē njė vendi anėtar tė Bashkimit Evropian janė tė gatshėm ta pranojnė pavarėsinė e Kosovės pa rezolutė tė Kombeve tė Bashkuara.
"Pėr Kosovėn ka njė unitet virtual", tha Bilt. Ai nuk emėroi asnjė shtet anėtar, por ministri i jashtėm i Luksemburgut Jean Asselborn tha se Qiproja ėshtė e vetmja qė ka "problem tė madh" nė mbėshtetjen e pavarėsisė se Kosovės.
Pėr epilogun e bisedimeve Prishtinė-Beograd pėrfaqėsuesi i BE-sė nė Treshen ndėrkombėtare, Volfgang Ischinger po i raporton ministrave tė jashtėm. Ai pritet ta arsyetojė raportin qė Treshja ia dorėzoi Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, pėr tė cilin Kėshilli i Sigurimit do tė diskutojė mė 19 dhjetor.

NIKOZI - Rusia e ka paralajmėruar perėndimin se njohja e shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės mund tė shkaktojė "reaksion zinxhir" tė problemeve nė Ballkan dhe pėrtej. "Dua tė theksoj se shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės dhe njohja e njė pavarėsie tė tillė nuk do tė mbetet pa pasoja" tha ministri i jashtėm i Rusisė Sergei Lavrov, pas takimit me presidentin e Qipros, Tasos Papadopulos.
''Nė njė rast tė tillė kėto vende do ta shkelnin ligjin ndėrkombėtar. Ne nuk do ta mbėshtesnim njė shkelje tė tillė'', tha Lavrov.

BERLIN - Bashkimi Evropian do ta njohė pavarėsinė e Kosovės, shpejt pas shpalljes sė pavarėsisė nga Prishtina, ka deklaruar diplomati gjerman Volfgang Ischinger. Ischinger, i cili ka qenė pėrfaqėsuesi i Bashkimit Evropian nė bisedimet shtesė tha sot pėr mediat gjermane se Unioni do ta marrė vendimin rreth Kosovės nė ditėt nė vijim.
Ischinger shtoi se Kosova nuk do jetė njė shtet sovran si Gjermania apo Franca, pasi do vazhdojė tė jėtė nėn mbikqyrje tė ndjeshme ndėrkombėtare.
"NATO-ja do tė vazhdojė tė mbajė trupa nė Kosovė dhe do kemi njė prani ndėrkombėtare tė Kombeve tė Bashkuara ose Bashkimit Evropian. Do tė jetė njė pavarėsi e mbikqyrur ndėrkombėtarisht", tha Ischinger pėr mediat gjermane.

BERLIN - Mosmarrėveshjet rreth Kosovės brenda Bashkimit Evropian kanė sjell pėrzierjen e Rusisė dhe Kinės tha Koordinatori i Paktit tė Stabilitetit per Evropėn Juglindore, Erhard Busek.
''Evropianėt duhet tė pėrkujtohen se po tė kishim qėndrim tė pėrbashkėt, shumė gjėra kemi mundur t'i shmangim, si p.sh pėrzierjen e Rusisė. Ėshtė e qartė se Kosova ėshtė problem evropian. Pozicionet e ndryshme tė vendeve tė BE-se rreth statusit tė saj i kanė ftuar Rusinė dhe Kinėn qė tė ndėrhyjnė'', ka thėnė Busek.
Paralajmėrimet e autoriteteve serbe pėr embargo ekonomike nė rast se Kosova shpall pavarėsinė, Busek i sheh si problem, por edhe si ''nxitje tė palės shqiptare qė t'i forcojė pėrpjekjet pėr tė qėndruar nė kėmbėt e veta''.

PRISHTINĖ - Nė Ditėn Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Njeriut, ushtruesi i detyrės sė Ombudspersonit nė Kosovė, Hilmi Jashari, ka thėnė se moszgjidhja e statusit final rrezikon tė drejtat e njeriut nė Kosovė.
“Pėrvec zhvillimit ekonomik dhe social, zvarritja e statusit final tė Kosovės, vėshtirėson integrimin e komuniteteve nė shoqėrinė kosovare dhe zhvillimin e demokracisė”, ka thėnė zoti Jashari.

BEOGRAD - Serbia nuk ėshtė e pėrgatitur tė japė Kosovėn nė shkėmbim tė ndonjė marrėveshje me Bashkimin Evropian, deklaroi zėvendėskryeministri i Serbisė Bozidar Djelic.
"Bashkimi Evropian nuk ėshtė shtet, nuk ėshtė anėtar i Kombeve tė Bashkuara dhe nuk do jetė pjesė e procesit pėr Kosovėn. Ky proces i takon Kėshillit tė Sigurimit dhe gjithė vendeve nė Kombet e Bashkuara, por nė asnjė mėnyrė Bashkimit Evropian", tha Djelic.
Ndėrkaq Marko Jakshiq, pėrfaqėsues i serbėve tė Kosovės nė Mitrovicė deklaroi sot se nė rast tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga perėndimi Serbia do rishikojė kahjet e politikės.
"Personalisht mendoj se nėse vjen deri tek njohja nga Perėndimi, Serbia do tė marrė njė tjetėr drejtim politik- qė nuk do jetė mė nga Bashkimi Evropian, por drejt integrimit euroaziatik. Nuk pėrjashtoj as bashkėpunimin ushtarak me Serbinė", tha Jakshiq.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] FLASH LAJME (2008-08-24 10:46:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] FLASH LAJME - 7 Shkurt 2008 (2008-02-07 13:23:24 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Flash Lajme - 18 Janar 2008 (2008-01-18 11:31:25 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] FLASH LAJME - 17 Janar 2008 (2008-01-17 10:51:55 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Flash Lajme - 7 Janar 2008 (2008-01-07 17:37:17 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Flash Lajme - 2 Janar 2008 (2008-01-02 11:35:26 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Flash Lajme - 23 Dhjetor 2007 (2007-12-23 12:05:36 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] FLASH LAJME (2007-10-17 12:00:30 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] FLASH LAJME - 31 Mars 2007 (2007-03-31 15:06:54 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] FLASH LAJME (2007-03-06 15:09:07 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] FLASH LAJME (2007-03-01 22:27:12 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster