| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Nju Jork: Udhėheqėsit e Kosovės zotohen tė ruajnė unitetin |
| Postuar mė datėn: 2007-04-16 08:59:46 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Udhėheqėsit kryesorė tė Kosovės i dhanė fund njė konference nė Nju Jork me zotimin pėr tė ruajtur unitetin nė kėtė periudhė kritike pėr tė ardhmen e vendit. Konferenca e mbyllur pėr mediat u organizua nga Fondacioni Rockefeller Brothers dhe tri organizata tė tjera dhe kishte si qėllim pėrgatitjen e strategjisė pėr 120 ditėt e para tė Kosovės sė pavarur. Nė konferencė folėn ish Presidenti Klinton, ish sekretarja amerikane e shtetit Medlin Ollbrajt, nėnsekretari i shtetit Nikolas Bėrns dhe diplomati Riēard Hollbruk. Korrespondenti ynė ishte tė dielėn nė Fondacionin Rockefeller Brothers nė Nju Jork ku bisedoi me pjesmarrės tė konferencės.
Me nėnkuptimin e qartė se pavarėsia nuk do tė vonojė, udhėheqėsit politikė tė Kosovės shpallėn synimet e tyre pėr tė demonstruar se Kosova do tė funksionojė normalisht nė 120 ditėt e para tė tranzicionit tė saj.
Njė deklaratė e Grupit tė Unitetit qė mori pjesė nė Konferencėn e zhvilluar nė Pokantiko tė Nju Jorkut zotohet se do tė zbatojė Paketėn Ahtisari si kornizė tė pėrgjithshme pėr shtetin e ri.
Ja se si i pėrshkroi kėto sfida Presidenti Fatmir Sejdiu: Pėr ne, me rėndėsi ėshtė pėrmbushja e obligimeve tė para qė dalin nga pakoja e Presidentit Ahtisari, nxjerrja e Kushtetutės sė re, ndėrtimi i njė legjislacioni tė nevojshėm dhe mėnyra e organizimit tonė nė kuptimin e veprimeve strategjike, bashkėpunimi me praninė e re civile nė Kosovė, pėrshpejtimi i proceseve tė intergrimit tė Kosovės dhe nė veēanti, anėtarėsimi i saj nė mekanizmat monetarė ndėrkombėtarė dhe nė OKB, funksionimi i mirė i shtetit ligjor. Ka rėndėsi qė nė kėtė periudhė tė mbahet njė kohezion i vazhdueshėm i tė gjitha forcave politike.
Udhėheqėsit politikė tė Kosovės patėn rastin tė dėgjojnė nė Pokantiko diplomatė tė vendeve qė kanė kaluar nga njė situata varėsie nė shtete tė pavarura si Timori Lindor apo qė kanė pėrjetuar njė tranzicion drejt formimit tė njė shteti tė ri si Afrika e Jugut dhe Afganistani. Kryeministri Agim Ēeku thotė se kjo ishte njė ndihmė pėr udhėheqėsit e Kosovės: Duke dėgjuar ekspertėt e vendeve tė ndryshme qė janė ballafaquar me situata tė ngjashme, ne kemi kėrkuar rrugėt dhe mėnyrat mė tė mira pėr zgjidhjen e kėtyre sfidave tė shtetėsisė
Wolfgang Petritsch, ambasadori i Austrisė nė selinė e OKB-sė nė Gjenevė, i cili sė bashku me ambasadorin amerikan Frank Wisner shėrbeu si moderator i Konferencės, tha se ēėshtja e bashkėjetesės me pakicat do tė jetė me rėndėsi tė madhe pėr tė matur pėrparimin e Kosovės nė kėtė periudhė kalimtare: Diskutuam ēėshtjen shumė tė rėndėsishme tė decentralizimit dhe se si tė arrihet njė harmoni e mirė me komunitetin serb. Tė drejtat e njeriut pėr komunitetin serb dhe komunitetet e tjera jo shqiptare do tė jetė me rėndėsi kritike, do tė jetė kuti me tė cilin Bashkimi Evropian do tė masė ndihmėn qė do ti japė Kosovės nė rrugėn e saj shumė tė vėshtirė drejt njė epoke tė re. Por unė kam besim dhe konferenca e Pokantikos tregoi se mes udhėheqsve politikė ka njė unitet qėllimi dhe se ata janė tė pėrkushtuar pėr njė Kosovė demokratike, tė begatė dhe shumetnike.
Nė Konferencė morėn pjesė edhe pėrfaqėsues tė komunitetit serb tė Kosovės.
Kryetari i Partisė Demokratike Hashim Thaēi tha se 120 ditėt e para do tė kenė rėndėsi tė madhe pėr Kosovėn. Ēėshtja numėr njė pas pavarėsisė do tė jetė se si ne do tė dukemi. Pamja e parė ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme pėr botėn demokratike nė mėnyrė qė tė kemi njė fillim tė suksesshėm. Do tė kemi nxjerrjen e Kushtetutės menjėherė, do tė kemi nxjerrjen e simboleve shtetėrore unifikuese, nxjerrjen e ligjeve tė domosdoshme, nxjerrjen e ligjit zgjedhor, organizimin e zgjedhjeve tė lira, formimin e qeverisjes sė re dhe lidershipit tė ri tė pėrgatitur dhe tė pėrgjegjshėm pėr sfidat e ardhėshme nė Kosovėn e pavarur.
Presidenti i Fondacionit Rockefeller Brothers, Stephen Heinz tha se konferenca arriti mjaft pėrparim: Mendoj se bėmė pėrparim tė ndjeshėm. Mendoj se deklarata e Grupit tė Unitetit ėshtė njė dokument shumė i rėndėsishėm qė tregon se Grupi i Unitetit do tė mbetet i bashkuar nė pėrpjekjen mė tė rėndėsishme qė do tė duhet tė ndėrmerret nė javėt dhe muajt e ardhshėm. Veē kėsaj, po hartohet ndėrkohė edhe njė plan veprimi si rrjedhojė e Konferencės dhe qė ne do tja dorėzojmė Prishtinės nė tė ardhmen e afėrt. Gjithashtu, thotė zoti Heinz, ne do tė flasim me qeverinė dhe me anėtarė tė Grupit tė Unitetit lidhur me ndihmėn shtesė qė atyre mund tu nevojitet pėr tė filluar tė zbatojnė ato qė dolėn nga kjo konferencė.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|