DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Jo “demokraci eskavatori”, por demokraci direkte amerikane evro-perėndimore!
Postuar mė datėn: 2007-10-01 04:51:38 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

BAROMETRI DIPLOMATIK

“Dituria ka vlerė. Padituria ėshtė e mjerė”.

(Nga Rilindėsi ynė, Zaim Brahimaj, 1900, “KJ”, Gusht 2006)

*** Nuk ėshtė koha e restaurimit tė ideologjisė sė komunizmit tė Enver Hoxhės, as e “realsocializmit internacional” sovjetik-rus. Nuk ėshtė koha e fashizmit dhe e neofashizmit, tė shpifur nė forma tė ndryshme propagandistike tė Sali Berishės nė Shqipėri, as nė Ballkan, por ėshtė koha e zhvillimit dhe e demokratizimit sipas standardeve vlerore tė Amerikės dhe tė Evropės Perėndimore. Ėshtė era e kompjuterizimit dhe e integrimit ekonomik, demokratik dhe paqėsor nė pėrmasa globale tė botės.

*** Po qe se kėtė realitet tė botės sė sotme e kuptojmė dhe e interpretojmė ndryshe (sipas klisheve tė ndryshme tė interesave tė ngushta personale, familjare, klanore, partiake dhe tė “biznesit ditor” tė karrieristėve kulltukofagė dhe tė magnatėve tė rinj shqiptarė), atėherė, ekziston rreziku qė, si elita shkencore, ashtu edhe elita politike shqiptare, tė jenė tė gjykuara qė, tėrė jetėn e tyre tė merren me fenomenin e “eskavatorit demokratik” Sali Berisha.

*** Derisa tė ushqehemi me produkte tė “menysė ditore” tė politikės antihumane dhe antidemokratike; derisa tė jetojmė me iluzionin dhe me shpresat e kota tė PĖRĒARJES dhe tė POLARIZIMIT ideologjiko-partiak politik tė “demokracisė eskavatore” tė Sali Berishės, do tė jemi vetėm objekt testues dhe, eksperiment dyshues i pafinalizuar afatgjatė i demokracisė sė mirėfilltė evro-perėndimore dhe i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Si rrjedhim, nė krahasim me popujt e tjerė ballkanikė, prapė, do tė jemi nė vonesė, jo vetėm me reformat demokratike dhe ekonomike, por, mbi tė gjitha, edhe me zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare nė Ballkan, pa zėdhidhjen e sė cilės demokracia, paqja dhe stabiliteti rajonal, do tė ngelin tė brishta dhe tė pasigurta. Ky ėshtė problemi kyē pėr ekzistencėn dhe pėr perspektivėn e sotme dhe tė nesėrme tė 7 milionė shqiptarėve nė Ballkan dhe nė diasporė, jo varri i Enver Hoxhės, e as varrezat e heronjve tė tjerė tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare tė Shqipėrisė (1944-1985).

Pėr t’u mos u keqkuptuar dhe keqinterpretuar nga opinioni publik kombėtar dhe ndėrkombėtar, shqyrtimi i objektit tė kėtij punimi, ėshtė i imponuar pėr hir tė pasqyrimit objektiv dhe real tė sė vėrtetės historike mbi Enver Hoxhėn (ish-kryetar i RPSSH), se ai nuk ishte fashist, as gestapo, as nazist, as nacionalsocialist, por ai ishte antifashist dhe komunist. Ai me luftėn e tij antifashiste nacionalēlirimitare, vetėm si i tillė ka hyrė nė historinė kombėtare dhe ndėrkombėtare, jo assesi si “fashist”, ashtu si e ka intirguar dhe shpifur pėr sė vdekuri, mjeku personal dhe “eskavatori demokratik” zhvarrosės i tij, Sali Berisha. Ky akt nuk ka asnjė primesė tė realizimit tė konceptit tė demokracisė, por ka karakter dėshmues vandalist dhe primitiv para tėrė botės sė civilizuar dhe tė pėrparuar demokratike.

Tė gjithė ata qė kanė qenė tė dėnuar nga sistemi komunist i pushtetit popullor ( siē ishte Pjetėr Arbnori etj.) kanė tė drejtė ta kritikojnė (por me bazė, me argumente tė qėndrueshme dhe tė jusitifikueshme, jo me vulgarizma, me ofendime, me shpifje, me etiketime armiqėsore antishqiptare, me shantazhe e kurthe tė kurdisura politiko-propagandistike etj.) Enver Hoxhėn dhe sistemin e pushtetit tė tij shtetėror, por jo edhe komunistėt e sėmurė Sali Berisha dhe Ismail Kadare, tė cilėt kanė qenė PĖRFITUESIT mė besnikė dhe mė tė privilegjuar tė tij. Kėtij dyshi komunist, si dhe nostaligjikėve tė tjerė tė fazhizmit tė Hitlerit dhe tė Duēe Musolinit, askush nuk duhet t’iu besojė se janė konvertuar nė demokratė. Madje, as pohimet dhe shkrimet e tyre t’i marrė si serioze dhe tė sakta, sepse ato janė nė funksion tė “larjes sė gjynaheve” tė tyre 40-vjeēare si komunistėt mė tė dėgjuar, mė tė favorizuar, mė tė dashur dhe mė tė ēmuar tė “Babait” tė tyre, Enver Hoxha. Shumė filozofi e thjeshtė ėshtė kjo: -“melezėve”(komunisto-demokratė”, tė dėshmuar siē janė Sali Berisha dhe Ismail Kadare, nuk duhet besuar, kur ėshtė fjala pėr tė metat dhe gabimet e sistemit komunist tė Enver Hoxhės, sepse kėta me “notėn negative” tė tyre nė llogari tė Enver Hoxhės, po duan ta bindin Evropėn Perėndimore demokratike dhe, nė veēanti Amerikėn demokratike, se ata nuk kanė pasur asnjė ”lidhje intime” komuniste dhe socialiste me Enver Hoxhėn, por tani “ janė konvertuar” nė demokratėt mė tė mėdhenj tė botės(!) Pėrkundrazi. Ata janė qė, edhe kanė qenė dikur, vetėm “gėzofin” e kanė veshur “sipas motit” pėr hir tė vjeljes sė interesave tė tyre personale, familjare, klanore dhe partiake, qė tė fitojnė sa mė shumė nė kurriz tė fatkeqėsisė dhe tė mjerimit tė popullit, nė kurriz tė demokracisė sė re, nė kurriz tė Amerikės, nė kurriz tė Evropės Perėndimore, me qėllim tė degradimit, tė sofistikimit dhe tė shpėrfytyrimit tė sė vėrtetės sė biografisė sė tyre komuniste dhe, mbi tė gjitha, ineteresi i tyre jetik ėshtė bastardimi i historisė sė periudhės antifashiste nacionalēlirimtare me nė krye protagonistėt e saj tė rėnė dėshmorė dhe tė gjallė.

Prof. Dr. Mehdi HYSENI

- RIBASHKIM, JO RINDARJE NĖ “STILIN” DIVIDE ET IMPERA!*
Hėpėrhė, dhe, nė afat tė gjatė, temė mbi tema dhe deytrė mbi detyra pėr tė gjithė ne, duhet tė jetė: “Ribashkimi dhe ēlirimi antikolonial kombėtar i shqiptarėve dhe i Shqipėrisė Etnike nė Ballkan”. Mirėpo, duhet tė mbajmė parasysh faktin se, jetėsimi i kėtij Projkekti afatgjatė gjithėkombėtar shqiptar do tė vijė nė shprehje, po qe se plotėsohen kėto dy kushte thelbėsore dhe parėsore: (A) Pajtimi dhe bashkimi me konsensus i tė gjithė shqiptarėve, dhe (B) Mbėshtetja direkte e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Ndryshe, ideja, koncepti dhe procesi i ribashkimit do tė ngelin po atje, ku edhe ka filluar ndėrtimi dhe inicimi i kėtij Projekti gjithėkombėtar shqiptar, nė Prizrenin historik tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878).

- JO mė me tema 20-vjeēare bjerrakohe dhe jashtė kohe -“mbijetėsore” e Sali Berishės: “Enveri si Hitleri” (TanMarket,18.09.2007), por punė, bukė, ujė, dritė, liri, barazi, drejtėsi, siguri, zhvillim dhe mirėqenie tė pėrgjithshme ekonmike dhe demokratike. Ky imperativ kombėtar, shoqėror dhe shtetėror mund tė arrihet vetėm atėherė kur etika, ligji dhe demokracia triumfojnė mbi ēdo lloj ideologjie politike me parashenjė dhe me pėrmbajtje antidemokratike, antikombėtare shqiptare.

ANTITEZA
Tė gjithė shqiptarėt, duhet tė distancohen nga “cirku” politik dhe demokratik Sali Berisha, sepse nė rend dite nuk ėshtė tema e preferuar 20-vjeēare e tij: “Enver Hoxha”, as komunizmi, as socializmi, as diktatura, as totalitarizimi ortodoks sovjetik, as nazifashizmi me “panlat” e tij tė dikurshme, por, para sė gjithash, ėshtė ekzistenca, zhvillimi ekonomik, tekniko-teknologjik, informativ, edukativo-arsimor, kulturor dhe shkencor, liria, pavarėsia, barazia, drejtėsia, siguria, paqja dhe demokracia. Pra, duhet tė ndjekim shembullin e zhvillimit, tė lirisė, tė pavarėsisė, tė paqes dhe tė pėrparimit, vlera kėto tė qėndrueshme dhe tė pranueshme tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe tė Evropės Perėndimore.

Pėr hir tė pasqyrimit tė sė vėrtetės historiko-politike dhe diplomatike kombėtare dhe ndėrkombėtare, mund tė thuhet dhe, nė realitet, Enveri ishte si Stalini, si Lenini, si Engelsi dhe si Marksi, por jo, kurrsesi si Hitleri, as si Musolini e as si Sali Berisha, i cili edhe nė kėtė rast konkret, nė vend tė sė vėrtetės, shėrbehet me gėnjeshtra, me spekulime dhe me mashtrime tė pakufishme (duke ėndėrruar: herė “profitin” e demokracisė perėndimore, herė humanizmin komercial tė fundamentalizmit islamik, herė recidivat ushqyese ideologjike, tė perėnduara qė nga vitet e fundit tė shekullit XX(1990). Tėrė bota e di se Enver Hoxha ishte komunist, jo fashist, nė asnjė mėnyrė. Kjo shpifje dhe rrenė ordinere e politikės propagandistike e Sali Berishės nuk mund t’i atribuohet Enver Hoxhės, sepse faktet dhe argumentet historike, politike dhe diplomatike flasin se, i tėrė opinioni ndėrkombėtar atė e ka njohur dhe e ka vlerėsuar si revolucionar dhe si komunist, jo si fashist, ashtu si e ka cilėsuar pa tė drejtė dhe nė mėnyrė tė gabuar e tendenceioze mjeku i tij i drejtpėrdrejtė Dr. Sali Berisha (kryeministėr aktual i qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė).

Nėse, pėr hir tė “mbijetesės” sė fashizmit dhe mbėshtetėsve tė tij, Enver Hoxhėn e quajmė “fashist”, atėherė nuk flasim pėr periudhėn historiko-politike e shtetėrore tė Enver Hoxhės, as pėr sistemin shtetėror komunist tė Shqipėrisė socialiste (1944-1985), por flasim konkretisht pėr nazifashizmin dhe, pėr bartėsit e tij kryesorė (Hilerin-Musolinin), si dhe pėr kolaboracionizmin qė ka qenė nė shėrbim tė okupatorit fashist nė Shqipėri (1939-1944).

Nuk ėshtė koha e debatimit pėr Enverin, as pėr Hitlerin (sepse pėr ta ka debatuar dhe, do tė debatojė historia dhe historianėt), por ėshtė koha e flijimit, e rindėrgjegjėsimit, e ribashkimit gjithėkombėtar dhe, e rindėrkombėtarizimit tė zgjidhjes sė Nyjės koloniale 100-vjeēare shqiptare nė Ballkan.

Pra, koha jonė e tashme, ėshtė ribashkimi, ēlirimi dhe pavarėsimi i gjysmė Shqipėrisė etnike nga vargonjtė e kolonializmit shekullor serbosllav, nė pėrputhje me Platėformėn strategjike tė njėsuar gjithėkombėtare dhe shtetėrore shqipatre, e cila, para sė gjithash, duhet tė jetė kompatibile me interesat politiko-strategjike, ekonomike, diplomatike dhe ushtarake afatgjata tė Shteteve tė Bashkuara nė Ballkan.Ēdo orientim dhe pėrcaktim tjetėr shpie nė konfuzion, nė polarizim, nė regres dhe nė stagnim si nė kuptimin e sė veēantės, ashtu edhe asaj tė sė pėrgjithshmes tė zgjidhjes sė drejtė dhe pėrfundimtare tė ēėshtjes koloniale shqiptare nė Ballkan.

Ajo kohė ka perėnduar. Prandaj, as pėr mua e as pėr mbarė popullin shqiptar, temat e Sali Berishės pėr Enverin dhe pėr Hitlerin nuk janė pėr diskutim nė kuadrin e itinerarit tė zgjidhjes problemeve aktuale tė shqiptarėve nė Ballkan), por ėshtė koha, se si tė dalin shqiptarėt dhe Shqipėria Etnike nga skėterra 100-vjeēare e shtypjes, e tiranisė dhe e kolonializmit serbo-grek-malazez dhe “maqedon”. Kjo ėshtė tema e nxehtė qė kėrkon ndėrtimin e njė strategjie dhe konsensusi tė pėrbashkėt gjithėkombėtar shqiptar; qė (derisa, nė njė mėnyrė, ende e kemi situatėn politike nėn kontroll) kėrkon pėrgjigje dhe sqarime imediate nga Sali Berisha, pėrkatėsisht nga Tirana zyrtare, nga Prishtina, nga Tetova, nga Presheva, nga Ulqini dhe nga Preveza, se ēfarė duhet tė bėjnė shqiptarėt dhe Shqipėria nė kėtė ēast vendimtar historik

Filozofia apolitike dhe antidemokratike e “eskavatorit demokratik”!
Ky krahasim politiko-propagandistik i Sali Berishės nuk ėshtė i qėndrueshėm nė asnjė aspekt, qė karakterizon figurėn dhe veprėn kombėtare dhe shtetėrore tė Enver Hoxhės, por ėshtė me bazė armiqėsore ideologjike dhe partiake, qė ėshtė nė funksion tė “dėshmisė” se komunisti i papėrmirėsuar, Sali Berisha, tanimė, kėtu e dy dekada, ėshtė “distancuar” nga ideologjia dhe nga politika e sistemit komunist tė Shqipėrisė sė Enver Hoxhės. Pėrkundrazi, Sali Berisha jo vetėm se ka ngelur komunist i pareformuar, por nė mėnyrė aparente po synon tė ecėn drejt recidivave tė ideologjisė sė fashizmit dhe neofashizmit.

Kėtė e provon edhe komparacioni i tij provokues dhe diletant se “Enveri ishte si Hitleri”. Kėtė “pėrkufizim tė qėlluar” e ka lėnė tė mangėt ngase ka “harruar” qė, Enverin ta “krahasojė” edhe me Duēe Musolinin fashist. Mirėpo, Enverin nuk e ka krahasuar me duēen mbase kuislingėt e tij shqipfolės i ka shpallur “heronj”, duke i degraduar dhe zhvarrosur heronjtė dhe dėshmorėt e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare.

Pra, sipas logjikės sė “arkitektit” tė “demokracisė sė varrit”, Enveri ėshtė krahasuar me Hitlerin, me qėllim tė fundit qė, nė emėr tė demokracisė dhe tė kombėtares, ta rehabilitojė periudhėn e nazifashizimit dhe tė kolaboracionizmit shqiptar nė Shqipėri. Kjo tendencė negative dhe antidemokratike shihet nga “aeroplani”. Kėtė nuk e shohin dhe, nuk duan ta kuptojnė vetėm fashistėt dhe neofashistėt, sepse kjo tezė fataliste dhe shpifėse e Sali Berishės, ėshtė nė favor tė rehabilitimit dhe tė amnistimit tė tyre.

Ēfarė krahasimi absurd, tė cilit nuk do t’i besonte as Slobodan Milosheviqi, as Adolf Hitleri e as Benito Musolini, sepse ata janė tė pazėvendėsueshėm dhe tė papėrsėritshėm nė kuptimin e negtaves sė humanizimit njerėzor, tė lirisė, tė rendit, tė drejtėsisė, tė barazisė, tė koekzistencės, tė bashkėpunimit, tė integrimit, tė demokracisė dhe tė paqes sė pėrbotshme.

Thjesht, po tė kishte qenė “Enveri si Hitleri”, Shqiperia nuk do kishte figuruar nė hartėn e Ballkanit, por do tė njihej vetėm si njė “shprehje gjeografike” e Otto V. Bizmarkut.

Politikisht, historikisht, moralisht dhe shkencėrisht, pėr hir tė pohimit dhe tė zbardhjes sė vėrtetės historike, Enveri Hoxha mund tė krahasohet me Stalinin, me Lenin, me Engelsin dhe me Marksin, por jo, kurrsesi, edhe me Duēen, me Hitlerin dhe me “bishtat” e tyre kolaboracionistė. Kėtė krahasim tė rremė, shpifės dhe vulgar, nuk do ta bėnin as vetė Hitleri, as Musolini, sepse Enveri Hoxha nuk ishte aleatit i tyre, por i boshtit tė koalicionit antihitlerian ndėrkombėtar.

Mund tė supozohet se Enver Hoxha ishte diktator (sepse e gjithė “superstruktura” e periudhės sė realsocializmit komunist drejtohej nga diktatura e titullarėve tė saj), por Hitler dhe Musolin nazifashist, jo, kursesi, pavarėsisht nga qėllimet dhe nga planet e errėta dhe regresive tė “demokracisė sė varrit” tė Sali Berishės, i cili dėshtimet dhe gabimet e tij 20-vjeēare po orvatet t’i murkullojė nė mėnyrėn mė perfide, antinjerėzore, antidemokratike dhe antishqiptare, duke e kritikuar “fashizmin” e Enver Hoxhės?!?!

Kjo ėshtė rruga mė e gabuar e kursit politik tė Sali Berishės, sepse nuk ka kurrfarė lidhjeje me konceptin e demokracisė evro-perėndimore, as me atė amerikane, por thjesht ka tė bėjė me politikėn propagandistike ditore pėr tė spekuluar, mashtruar dhe pėrfituar nė llogari tė demokracisė evropiane dhe amerikane. Kjo politikė shtirėse dhe sterile e “demokracisė” sė Sali Berishės ende nuk ka marrė “notėn kaluese” as nga Evropa Perėndimore e as nga Amerika, sepse gjatė 20-vjeēarit tė shkuar asgjė nuk ėshtė punuar nė favor tė zhvillimit dhe tė avancimit tė reformave demokratike dhe ekonomike nė Shqipėri, pėrpos lulėzimit tė krimit tė organizuar, plaēkitjes dhe vjedhjes sė popullit,sikurse qė ishte rasti i piramidave “demokratike”, korrupsionit, papunėsisė rreth 50%, ekzodit sistematik tė mbi 1 milion njerėzve, analfabetizimit, sėmundjeve tė ndryshme… etj. Tė gjitha kėto probleme tė sedimentuara dhe tė paszgjidhura qe 20 vjet, pėrbėjnė vetėm thelbin e antidemokracisė dhe tė antihumanizmit si nė kuptimin e ngushtė, ashtu edhe nė atė gjerė.

Sali Barisha si dhe “garda mafioze” e partisė sė tij, duhet ta mbajnė parasysh faktin sikurse “kulhuvallahin” e tyre tė Ligės Arabe (qė Berisha me kokė ėshtė atje, e me kėmbė nė Amerikė, duke e gėnjyer Amerikėn si “demokrat i madh”, por jo, ėshtė e kundėrta, sa do t’i shkojė kungulli mbi ujė, do tė shohim, edhe nga rezultat e diplomacisė sė Ambasadės sė tij nė Republikėn Islamike tė Afganistanit etj.), se implementimi dhe zhvillimi i demokracisė sė mirfilltė direkte nė Shqipėri nuk mund tė bėhet, as tė dėshmohet si e tillė, duke thyer pėrmendore, gurė tė varreve, dhe duke i zhvarrosur heronjtė kombit sikurse nė rastin e heroit kombėtar e shtetėror, Enver Hoxha dhe luftėtarėve tė tjerė, tė cilėt i pėrkasin historisė kombėtare dhe shtetėrore tė periudhės dyzetvjeēare (1944-1985). Me koncepte ideologjike dhe me veprime praktike tė fashizmit dhe tė nazifashizmit, demokracia perėndimore nuk mund tė ndėrtohet as nė Shqipėri, as kurrkund nė botė.

-Sa herė duhet t’ia pėrkujtojmė faktin e rėndėsishėm dhe tė pashmangshėm, kryeministrit fatalist, Sali Berisha se nuk ėshtė koha (domethėnė, nuk ėshtė nė interesin e pėrgjithshėm kombėtar dhe shtetėror shqiptar) e apeleve, as e kėrkesave tė tij bizare qeveritare dhe partiake me temė nė hapjen e luftės dhe tė qėrimit tė hesapeve mbi baza ideologjike dhe partiake… Por ėshtė koha shumė e vonuar (mė se njė shekull), qė tė arrijmė KONSENSUSIN mbi gjuhėn e pajtimit, tė veprimit dhe tė bashkimit mbi tė gjitha bazat dhe mbi tė gjitha segmentet e strategjisė sė njėsuar dhe tė pėrhershme nė favor tė mbrojtjes sė interesave kombėtare dhe shtetėrore nė tė gjitha hapėsirat e Shqipėrisė Etnike.

Ėshtė koha e pavarėsimit tė Kosovės, pėrkatėsisht e zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare shqiptare nė Ballkan, e jo “koha pranverore” e “restaurimit” tė varreve dhe tė varrezave tė dėshmorėve tė kombit, pėr tė dėshmuar para botės sė civilizuar pėrparimtare dhe demokratike, se nė ēfarė rruge tė “demokratizimit” ka hyrė Shqipėria e Sali Berishės pėrmes “demokracisė sė varrit” e Sali Berishės, si i vetmi “ shembull pozitiv” i demokracisė sė derisotme nė botė!? Pėrkundrazi, ky ėshtė shembulli mė i shėmtuar dhe mė vandal i kompremetimit dhe i bastardimit tė demokracisė nė botė. Kush e ndjek shembullin e “demokracisė sė varrit” tė Sali Berishės, kurrė nuk do ta shuajė etjen pėr pajtim, pėr bashkim, pėr liri, pėr pavarėsi, pėr zhvillim, pėr pėrparim, pėr integrim (as nė planin e brendshėm gjithėkombėtar shqiptar, as nė atė tė jashtėm evro-ndėrkombėtar global), pėr demokraci, as pėr paqe dhe mirėqenie tė lumtur nė kuadrin e vlerave tė pėrbashkėta progresive dhe civilizuese tė njerėzimit sipas Rendit tė Ri Botėror (1989-2007).

Shqipėria e sotme ėshtė mė etur se kurrė nė historinė e saj tė derisotme pėr ujė, pėr bukė, pėr ajėr tė pastėr, pėr dritė, pėr vende tė reja pune, pėr ambient tė dekontaminuar ideologjik, edukativo-arsimor dhe kulturor kombėtar shqiptar, si dhe pėr njė zhvillim shumė mė intensiv dhe, mė tė gjithmbarshėm ekonomiko-politik dhe demokratik etj. Vetėm rezultatet e arritura mbi kėtė bazė, do tė mund tė flaknin praktikisht ēdo tendencė ideologjike me karakter antidemokratik, antikombėtar, antizhvillimor dhe antiprogresiv.

Fenomenologjia e ideve, e koncepteve, e propozimeve, e kėrkesave dhe e veprimeve konkrete politike dhe praktike, tė gabuara, tė derisotme tė krymenistrit aktual tė Shqipėrisė, Sali Berisha, pėr t’i bėrė gjyq, pėrkatėsisht pėr ta flakuar nga historia nacionalēlirimtare mė se 40-vjeēare ish-kryetarin e RPSSH, Enver Hoxha, ėshtė jo vetėm paradoksale dhe absurde, por edhe e papranueshme pėr historinė kombėtare shqiptare dhe botėrore, sepse ajo periudhė dyzetvjeēare personifikohet dhe identifikohet me emrin dhe me veprėn e tij antifashiste, revolucionare, kombėtare dhe shtetėrore shqiptare.

Edhe sa shekuj, do ta shpifim, do ta urrejmė, do ta burgosim, do ta vrasim, do ta gjykojmė njėri-tjetrin dhe, do ta mohojmė vetveten pėr hir tė interesave tregtare dhe mafioze tė sundimtarėve dhe tė pushtuesve tė brendshėm dhe huaj? Deri kur do tė punojmė dhe do tė luftojmė pėr armiqtė e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike?

“ O, shqiptarė tė mjerė,
Q’ u ka marrė koka erė,
E luftoni pėr tė tjerė...”
(Andon Zako Ēajupi)

Nė ēastin kur po shkruaja nė temėn “ndarja e Kosovės sipas recetave serbe”, ndėrkohė mė mori nė telefon njė shoku im nga Tirana me qėndrim tė pėrhershėm nė Boston tė Massachusettsit. Nė bisedė e sipėr, ai mė sugjeroi qė tė shfletoj edhe faqen shqiptare nė internet, tė quajtur tanmarket. Ashtu veprova. Pasi mbaruam bisedėn, hapa www.tanmarket (nė anglisht dhe nė shqip). Ndėr artikujt e publikuar nė faqen e parė tė kėtij sajti elektronik shqiptar, ndesha edhe nė artikullin “Berisha kėrkon gjyq pėr Enver Hoxhėn”, tė publikuar mė 18 shtator 2007.

Enver Hoxhės (sipas veprės sė tij jetėsore, nacionale, politike dhe shtetėrore), gjyq, mund t’i bėjė vetėm historia, e jo as politika, as partia, as policia e “skavatorit demokratik” e Sali Berishės! Enver Hoxhės mund t’i bėjė gjyq vetėm populli i tij, si dhe shkenca e mirėfilltė objektive gjithėshqiptare, jo individėt, grupet, partitė, mafiozėt e ndryshėm, anarkistėt, kolaboracionistėt apo fashistėt tė vjetėr apo tė rinj. Gjykimit tė popullit dhe tė historisė askush nuk ka mundur t’i ikėn, prandaj, as Enver Hoxha e as Sali Berisha me “eskavatorin demokratik” tė tij nuk kanė sesi t’i ikin kėtij parimi dialektik tė historisė kombėtare dhe shtetėrore.

Sali Berisha nuk mund t’i bėjė gjyq askujt, sepse ai e dogji Shqipėrinė mė 1997, vetėm pėr tė qėndruar nė pushtet me ēdo kusht sė bashku me “sagėn e forsjatėve” tė tij bashibuzokė, tė cilėt nė krye me “Mohikanin” e tyre, nė shenjė hakmarrjeje tė gjakut, tė djerėsės dhe tė sakrificave tė popullit pėr ndėrtimin dhe zhvillimin e vendit, i patėn prerė edhe drunjtė nėpėr male, patėn shkatėrruar dhe mbyllur uzina e kombinate, miniera, sistemin e bonfikimit,… serra tė perimeve, pemishte, vreshta etj…, duke shkatėrruar pothuajse gjithė infrasturkturėn e vendit, duke lėnė tokėn djerrinė, duke marrė nė sy ikjen nėpėr vende tė huaja, duke menduar dhe duke ushqyer iluzione tė shkreta se tė huajt do tė vinin pėr ta zhvilluar dhe modernizuar ekonominė, bujqėsinė, fabrikat e ndryshme etj. Mirėpo, qe 20 vjet, si pasojė e “demokracisė sė varrit” tė Sali Berishės, Shqipėria mori rrugėn e tatėpjetės, duke ngelur njė nga vendet mė tė pazhvilluara nė botė, pikėrisht duke falėnderuar antidemokracisė, korrupsionit dhe krimit tė organizuar tė sistemit shtetėror tė Sali Berishės.

Kush duhet tė japė pėrgjegjėsi para popullit dhe para drejtėsisė sė shtetit, pėr kėtė mund tė vendos dhe, ėshtė legjitim vetėm populli shqiptar, askush tjetėr, qoftė edhe Sali Berisha si kryeministėr aktual!

E thjeshtė, pėr gabimet e sistemit komunist tė Enver Hoxhės, nuk jep llogari Sali Berisha. Mirėpo, as pėr gabimet 20-vjeēare, si dhe pėr abuzimin e fondeve financiare dhe investuese tė Evropės dhe tė Amerikės, pėrkatėsisht tė bashkėsisė ndėrkombėtare tė Sali Berishės nuk mund tė fajėsohet dhe tė japė llogari kufoma e zhvarrosur e Enver Hoxhės.

Tanimė, ka ardhur koha qė Sali Berisha duhet tė jetė ngopur me para, me biznes, me karrierizėm, me gėnjeshtra, me improvizime, me shpifje, me spekulime, me shfrytėzimin dhe me varfėrimin e popullit. Mjaft mė me mashtrime, me tradhti, me vandalizma, me ndėrrimin e tezave tė sė vėrtetės pėr dėshmuar se, vetėm ti je “njė nga demokratėt mė tė merituar” tė fundshekullit XX dhe fillimshekullit XXI.

Nė tė vėrtetė, Sali Berisha nuk ėshtė as hija e demokracisė, as hija e lirisė, as hija e shpresės, as hija e sigurisė, as hija e paqes, as hija e stabilitetit , as hija e prosperitetit dhe e ardhmėrisė sė Shqipėrisė, as e 7 milionė shqiptarėve nė Ballkan, por ai, vėrtet ėshtė STAGNIMI: terrina, muzgu, mjegulla, breshėri, tėrmeti, fatkeqėsia dhe tragjedia e Shqipėrisė, mbase deri mė sot (1990-2007) asgjė tė mirė dhe tė dobishme nuk ka bėrė pėr shqiptarėt, as pėr Shqipėrinė, pėrpos: (A) zhvarrosjes sė kufomave tė Enver Hoxhės dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij nga varrezat e dėshmorėve; (B) Djegjes sė Shqipėrisė mė 1997; (C) Shpėrnguljes sė mbi 1 milion shqiptarėve nė shtetet fqinje, nė Evropė dhe nė botė; (Ē) Shkatėrrimit dhe varfėrimit tė Shqipėrisė; (D) Papunėsisė sė afro 50% dhe (Dh) Pėrzėnies jashtė dhe diferencimit tė egėr tė profesorėve, tė doktorėve dhe tė kuadrove tė tjera nga fushat e ndryshme shkencore, politike diplomatike etj.

Ky regres dhe kjo strategji primitive antishqiptare, pėrnjėmend ėshtė merita e Sali Berishės, qė nuk kanė asnjė lidhje me ABC-nė e reformave demokratike nė Shqipėri dhe me pėrparimin e saj tė sotėm, as tė nesėrm, por vetėm me “demokracinė e varreve”, me “demokracinė e xhepit” mafioz dhe me interesat e ngushta tė partisė sė tij; vetėm me injorancėn, me vandalizmin dhe me primitivizmin politik provincial grupor, partiak, ideologjik mafioz dhe anticivilizues.

Pavarėsisht nga inciativa dhe kontributi i tij direkt pėr aplikimin e “standardit” barbarik serbomadh nė Shqipėri, nė emėr tė “demokracisė zhvarrosėse”, ka ardhur koha e fundit, se nė kėtė mėnyrė antidemokratike, antinjerėzore dhe antihumane, mė Sali Berrisha as “garda shpėtimtare” e tij, nuk mund ta dėshmojė demokracinė e deklaruar vetėm nė letėr dhe, duke thyer gurė tė varreve dhe buste tė heronjve, tė cilėt e kanė ēliruar, ndėrtuar dhe mbrojtur mė se 40 vjet Shqipėrinė me gjak, me djersė, me nder, me dinjitet, me trimėri, me krenari, duke mos lejuar qė, asnjėherė, tė nėpėrkėmbet sovraniteti, liria, pavarėsia dhe siguria e saj nga armiqtė fqinj serbosllavė. Pavarėsisht nga “agitprop-alergjia” e dikurshme dhe e sotshme e armiqve tė Shqipėrisė pėr ta shndėrruar atė nė “terra nullius”, interesat e saj nacionale dhe shtetėrore ngelėn tė paprekura pėr dyzet vjet me radhė. Meritė e kujt ishte kjo, mos e Sali Berishės, assesi jo, por e kryetarit tė RPSSH-sė, Enver Hoxha dhe e popullit shqiptar patriot e liridashės, i cili me vetėdije dhe me ndėrgjegje tė lartė kombėtare patriotike dhe shtetėrore dijti ta ēmojė dhe ta mbrojė me konsekuencė lirinė dhe pavarėsinė e tij gjatė periudhės sė pushtetit popullor nė Shqipėri (1944-1985).

Vėrtet, ndoshta, njė ditė, do tė bėhet njė gjyq kombėtar, por ky do bėhet pėr Sali Berishėn dhe pėr mafiozėt e nomenklaturės sė tij “demokratike”, e jo pėr Enver Hoxhėn, sepse ai e ka ēliruar Shqipėrinė nga robėria dhe pushtimi fashist, e ka ndėrtuar dhe e ka mbrojtur me konsekuencė pavarėsinė dhe sovranitetin e saj pėr dyzet vjet rresht (1944-1985), kurse Sali Berisha me “eskavatorin demokratik” tė viqidolit tė tij, nė ēdo segment e ka gjunjėzuar Shqipėrinė, duke e shndėrruar atė nė “njė konsumator permanent” tė vjeljes sė ndihmave humanitare dhe ekonomike ndėrkombėtare.

Bilanci i gabimeve tė Sali Berishės (ende nuk ėshtė pėrfunduar)
Vėrtet, nuk ėshtė mė koha e Nikolla Pashiqit dhe e Ahmet Zogut pėr tė tregtuar me tokat shqiptare, sikurse nė rastin e shitjes sė Shėn Naumit, tė Pogradecit dhe tė Vermoshit, por jetojmė nė njė kohė edhe mė tė mjegullt dhe mė tė pasigurt pėr ekzistencėn, pėr perspektivėn dhe pėr ardhmėrinė e kombit shqiptar (sepse politika dhe titullarėt e saj tė Tiranės qe 20 vjet radhazi, madje, edhe sot, po merren me tė kaluarėn, jo me tė sotmen, e cila do tė duhej tė ishte bazament i sė nesėrmes sonė tė ndritshme dhe tė pėrparuar), kur politika e jashtme dhe diplomacia e Shqipėrisė sė Sali Berishės, ėshtė bėrė njėsoj (apo edhe mė shumė) e rrezikshme dhe mė e dėmshme pėr interesat kombėtare dhe shtetėrore tė Shqipėrisė Etnike, sesa ajo e Ahmet Zogut.

Mirėpo, pas viteve tė 90-ta tė shekullit XX, Sali Berisha bėri gabime edhe mė tė rėnda dhe, madje tė pakorrigjueshme, kur ėshtė fjala pėr cenimin e interesave kombėtare dhe shtetėrore tė Shqipėrisė Etnike. Gabimi numėr 1, pasqyrohet nė faktin se ai, ia bėri “teslim” Ēamėrinė dhe Epirin Greqisė, duke e njohur zyrtarisht sovranitetin e saj territorial dhe administrativ shtetėror mbi territorin etnik shqiptar. Gabimi numėr 2, ėshtė njohja e “Maqedonisė” mbi territorin autokton shqiptar (Shkup, Kumanovė, Dibėr, Tetovė, Strugė, Ohėr, Gostivar, Kėrēovė, Manastir etj.). Gabimi numėr 3 i Sali Berishės, ėshtė njohja e Malit tė Zi mbi territorin dhe popullsinė indigjene tė Malėsisė sė Madhe tė Mbishkodrės. Gabimi “mė i butė” numėr 4 i politikės sė Sali Berishės, u bė nė rastin e Kosovės, pėr shkak se Shqipėria atė nuk e mori nė mbrojtje nga gjenocidi i Serbisė sė Slobodan Milosheviqi(1998-1999).

Shikuar realisht, bilanci i gabimeve, i shitjes dhe i tradhtisė sė Sali Berishės nė “konton” e tregtimit tė tokave shqiptare tė Shqipėrisė Etnike, ėshtė edhe mė dratsik sesa ai i Ahmet Zogut ngase “demorkati” Sali Berisha konfirmoi zyrtarisht tė drejtėn historike dhe legjitimitetin e sovranitetit kolonial tė Greqisė, tė “Maqedonisė”, tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi mbi territoret dhe popullatėn shqiptare tė Shqipėrisė Etnike.

Mė nuk parapėlqehet qė tė vazhdohet kursi i politikės dhe i “eskavatorit demokratik” tė gabuar i Sali Berishės, duke kėrkuar “demokraci” nė varre (sepse demokracia nuk ndodhet nė varre, nė botėn e amshimit dhe tė mistereve tė nėntokės, por ajo ndodhet nė botėn reale tė njerėzimit. Nuk ėshtė abstrakte, nuk ėshtė “produkt i finalizuar”, nuk prodhohet dhe nuk shitet nga asnjė firmė nė botė, por ajo duhet ndėrtuar nga vetė ne, duke e ndjekur shembullin konkret tė botės sė civilizuar demokratike, ashtu siē e kanė ndėrtuar dhe zhvilluar me qindra vjet Amerika dhe Evropa Perėndimore), nė pėrpjekje tė dėshmisė sė “jetėsimit” tė demokracisė, duke tradhtuar interesat kombėtare dhe shtetėrore tė kombit shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike, si dhe interesat e aleatėve dhe tė partnerėve ndėrkombėtarė siē janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe tė Evropės sė Bashkuar Perėndimore.

01 Tetor 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] KJO ARĖ, KĖTĖ ‘BEREQET’ JEP! (2008-12-01 16:03:50 nga admin1)
[ Opinione ] ME VENDOSJEN ”EULEX-it 2 NĖ KOSOVĖ, SIPAS REZOLUTĖS 1244 SHQIPTARĖVE NUK U MBETET TJETĖR RRUGĖ VEĒ AJO E RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! (2008-11-29 17:12:19 nga admin1)
[ Opinione ] KUSH DO TA FITOJĖ LUFTĖN NĖ NJU-JORK, KOSOVA E PAVARUR, APO SERBIA KOLONIALISTE? (2008-11-24 17:10:00 nga admin4)
[ Opinione ] Jo-ja e Popullit dhe e Politikės kundėr planit famėkeq tė 6 pikėshit (2008-11-24 16:00:04 nga admin1)
[ Opinione ] JO, PLANEVE TĖ ERRTA REAKSIONARE! (2008-11-23 17:12:56 nga admin4)
[ Opinione ] E vėrteta - cila ėshtė ajo? (2008-11-23 08:59:59 nga admin1)
[ Opinione ] JO-ja refuzuese dhe PO-ja pajtuese (2008-11-23 08:57:47 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Tirana zyrtare mbėshtet “JO”-nė e Prishtinės (2008-11-18 05:51:32 nga admin1)
[ Opinione ] Kosova nuk humb asgjė t’i thotė JO planit gjashtė-pikėsh (2008-11-15 15:45:18 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] NJOFTIM pėr mjetet e informimit (2008-11-15 13:55:49 nga admin1)
[ Opinione ] Bashkėrisht pėr tė shpėtuar “jo funksionalitetin” (2008-11-13 15:31:19 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster