DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2009

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Agresiviteti rus bashkoi BE-ne per Kosoven
Postuar mė datėn: 2007-12-06 16:05:15 nga admin4 :: Kategoria: Opinione


Patrick Moore, analist i radios Evropa e Lire, ndalet ne marredheniet mes Rusise dhe Bashkimit Evropian. Vlereson se pas deshtimit te bisedimeve shqiptaro-serbe, dy kampet (Rusi-BE) jane te ndara, por e para me rezultate te padeshiruara prej saj

Bisedimet per statusin e Kosoves kete jave perfunduan me deshtim. Cfare do te behet tash?

Ajo qe ndodhi me bisedimet nuk eshte befasi per kedo qe di fare pak per kete rajon. Wolfgang Ishinger paradokohe e beri te ditur se synimi i bisedimeve ka qene, qe t'u behet e qarte te gjitheve, se jane bere te gjitha perpjekjet per te arritur nje marreveshje. Pra, tash e tutje nuk bejne pune lutjet ne formen: "Ju lutemi, na jepni edhe nje shtyrje" ose "ju lutemi na ofroni edhe 6 muaj" e te ngjashme. Ishingeri e ka bere te ditur se te gjitha mundesite dhe format e mundshme jane eksploruar. Hapi i ardhshem duhet te behet nga zyrtaret e zgjedhur kosovare, qe te ushtrojne vetevendosjen mbi bazen e te drejtes se pushtetit te shumices, sic kane bere gjate gjysmeshekullit te fundit shume ish-koloni ne gjithe boten.

Disa analiste thone se procesi i zgjidhjes se statusit te Kosoves do te varet nga fakti nese Bashkimi Evropian do t'i bashkohet qendrimit te Shteteve te Bashkuara per Kosoven. A mendoni se pas shume deshtimeve ne Ballkan, Bashkimi Evropian do te jete i afte per te siguruar minimumin e unitetit ne rastin e Kosoves?

Mendoj, se mjaft lidere kombetare, sic jane: Angela Merkel, Sarkozi dhe Braun e kuptojne se ka ardhur koha per unitetin e Bashkimit Evropian. Madje, edhe vendet, sic eshte Sllovakia, kane ndryshuar qendrimin dhe nuk do te bllokojne ceshtjen. Marti Ahtisaari me te drejte e tha paradokohe se veprimet agresive te Rusise kane bere qe Bashkimi Evropian te jetesoje unitet. Me veprime te tilla, Presidenti rus, Vladimir Putin, eshte duke prodhuar rezultate te kunderta nga ato qe i ka deshiruar.

Pas deshtimit te bisedimeve ne Austri, disa gazeta prestigjioze kane dale me parashikimet per mundesine e konflikteve te reja ne Ballkan. Njekohesisht, ish-emisari amerikan per Ballkanin, Ricard Holbruk, ka ftuar per dergim te forcave shtese ne rajon me qellim te evitimit te konfliktit. A mendoni se mund te ballafaqohemi me nje konflikt te ri ne Ballkan?

Krahas zotit Holbruk, edhe nje personalitet tjeter, perkatesisht lideri i opozites ne Britanine e Madhe, Dejvid Kamerun, ka ngritur te njejtat shqetesime. Ai ka folur per mundesine e nje intervenimi ushtarak te Rusise dhe te nje krize gjate Krishtlindjeve. Pra kemi te bejme me nje ceshtje shume serioze. Pikerisht per kete do te deshiroj te rikujtoi nje thenie te romakeve te vjeter, qe thote: "Nese deshironi paqe, pergatituni per lufte". Ruset dhe serbet respektojne forcen. Duke ua treguar forcen, Ronald Regani ishte i afte qe ne vitet e 80-ta te shkaktoje kolapsin e Bashkimit Sovjetik pa lufte. Deshmimi i forces eshte i domosdoshem edhe tash. Duket se ne vitin 1999 nuk eshte shfrytezuar force e mjaftueshme e NATO-s dhe duket qe ky te kete qene nje gabim. Gabim eshte bere edhe me vendimin e mevonshem diplomatik, me te cilin Beogradi eshte ftuar per te biseduar per fatin e Kosoves, ne vend qe autoriteteve te Serbise atebote t'u thuhej: "Ju keni humbur Kosoven ne vitin 1999 dhe ky ka qene fundi".

Tash eshte koha qe bashkesia nderkombetare te anuloje kete gabim diplomatik, duke marre qendrim te ashper ndaj Moskes dhe Beogradit.

kohajonė
03 Dhjetor 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] U ndahen dhurata fėmijėve tė Krushės sė Vogėl (2008-12-24 17:24:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Del ne drite e verteta e nenes se kryeministrit rus Vladimir Putin. Ai eshte nga Gjeorgjia (2008-12-10 07:17:09 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Sekretet e NAT0-s pėr Kosovėn i shkonin Rusisė pėmes Estonisė (2008-11-21 15:23:16 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nėse SHBA vė raketat, ato i vė edhe Rusia (2008-11-11 16:26:02 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] NATO, SHBA kundėr planit raketor rus (2008-11-06 00:48:10 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Kush ėshtė Florina Rusi Marke (2008-10-19 14:52:25 nga admin4)
[ Kultura ] RECENSION NGA RUSHIT RAMABAJA (2008-10-10 02:30:12 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] I akuzuari pėr krime lufte nė Vukovar e Dubrovnik, gjenerali Kadijeviq, me shtetėsi ruse (2008-10-01 01:37:50 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Serbia kundėr Rusisė, s'do tė njohė rajonet e Gjeorgjisė (2008-09-24 08:57:22 nga admin4)
[ Kultura ] RRUGĖTIMI POETIK I POETIT TONĖ RRUSTEM GECI (2008-09-21 04:07:07 nga admin4)
[ Opinione ] RUSIA NĖ LUFTĖ „DIPLOMATIKE“ KUNDĖR KOSOVĖS DHE EVROPĖS! (2008-09-17 09:40:29 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster