DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Rexhep Qosja: Berisha ka qėllime te zeza kundėr Akademisė
Postuar mė datėn: 2008-01-04 08:58:04 nga admin4 :: Kategoria: Intervista

Nė ditėt e fundit tė vitit qė lamė pas nė Prishtinė, tėrhoqi vėmendjen njė bisedė e gjatė, e detajuar, analitike, herė-herė kritike, e ashpėr dhe e drejtpėrdrejtė e akademikut tė mirėnjohur Rexhep Qosja. Bėhet fjalė pėr njė intervistė tė realizuar nga gazetari i “Epokės sė re” Xhevdet Fetahu ku Qosja flet pėr zhvillimet e vrullshme tė vitit 2007 nė Kosovė, si e mendon ai Pavarėsinė e Kosovės, njė vėshtrim kritik mbi klasėn politike atje, por edhe disa ndalesa tė rėndėsishme mbi deklarata e ngjarje mes shqiptarėve kėtej e andej kufirit. Ēėshtja e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, mjaft e debatuar nė vitin 2007 sipas Qoses ėshtė njė ēėshtje qė lidhet drejtpėrsėdrejti me kryeministrin e Shqipėrisė Sali Berisha dhe interesa qė lidhen me tė, njė ēėshtje qė nėn trajtimin e akademikut Qosja na zbulon anė tė panjohura tė medaljes. Por ėshtė edhe njė ndalėse e rėndėsishme nė kėtė intervistė. A do tė ndahen shqiptarėt e Shqipėrisė dhe tė Kosovės nė dy kombe? Cilat janė frikėrat dhe dyshimet lidhur me kėtė pyetje? A duhet tė shpresohet e tė ėndėrrohet ende pėr bashkimin etnik tė shqiptarėve?... Pėrgjigjet e Qoses rezervojnė surpriza.?

Si i vlerėsoni zhvillimet nė Kosovė nė tė gjitha fushat gjatė vitit 2007?


Akademik Rexhep Qosja

Kjo ėshtė pyetje shumė e gjerė. Dhe, e pėrbėrė. Ēėshtja e Kosovės ishte mė shumė se kurrė e pranishme nė politikėn dhe nė diplomacinė e fuqive tė mėdha dhe nė institucionet ndėrkombėtare. Dhe, kjo ēėshtje nė kėtė vit i ėshtė afruar njė zgjidhjeje, qė nuk ėshtė zgjidhje historike pėr popullin shqiptar, por ėshtė njė zgjidhje pėr ne e pranueshme sepse ėshtė premtuese pėr zgjidhjen historike. Pėr zhvillimet e brendshme politike, shoqėrore, ekonomike, kulturore mjerisht nuk mund tė kem fjalė tė mira. Sipas tė dhėnave tė njė organizate ndėrkombėtare, Kosova, pėr nga korrupsioni, ėshtė nė vendin e katėrt nė botė – menjėherė pas Shqipėrisė shtetėrore. Papunėsia ėshtė tragjikisht e madhe – si viteve tė pėrparme; numri i tė varfėrve qė shtrijnė duart ėshtė rritur; gjendja nė shėrbimet mjekėsore nuk ėshtė mė e mirė se viteve tė kaluara; gjendja nė arsim vazhdon tė jetė e rėndė; reduktimet nė furnizimin me rrymė elektrike dhe me ujė janė mė tė mėdha se pėrpara; shėndeti moral i popullsisė vetėm sa pėrkeqėsohet; kiēi dhe shundi u zėnė frymėn vlerave kulturore; luksi dhe shpėrdorimet e zyrtarėve janė mbuluar me ligje! Krimi i organizuar s’pakėsohet! E tė kėqija tė tjera.

Jemi nė fund tė vitit 2007, cili ėshtė komenti juaj pėr rotacionin politik qė rrodhi nga zgjedhjet e 17 nėntorit?

Ndodhi ajo qė do tė duhej tė kishte ndodhur nė zgjedhjet e para pas luftės: fitoi partia e pėrbėrė prej ēlirimtarėve dhe pėrkrahėsve e ithtarėve tė tyre. Elektorati u korrigjua, u pėrmirėsua. Nuk jam i sigurt nėse ėshtė ky mė shumė fryt i vetėdijes sė ngritur tė elektoratit apo i fushatės qė bėri Partia Demokratike e Kosovės. Do tė doja mė shumė tė ishte e para.

Shpallja e pavarėsisė

Zgjidhja e statusit tė Kosovės nėpėrmjet tė KS tė OKB-sė thuaja ėshtė e pamundur, duke pasur parasysh qėndrimin e Rusisė. Jeni tė mendimit se shpallja e pavarėsisė ėshtė opsioni i vetėm i shqiptarėve shumicė nė Kosovė dhe kur mund tė bėhet kjo?

Kush e shikon politikėn ruse nė vija tė gjata ka mundur tė supozojė se Rusia, me tė drejtėn e vetos, do ta bėjė tė pamundshėm pranimin e Planit tė Ahtisarit e kjo domethėnė njohjen e pavarėsisė (qoftė edhe tė mbikėqyrur) tė Kosovės nė Kėshillin e Sigurimit. Nuk do pritur, natyrisht, se ajo do tė ndėrrojė qėndrim. Nuk them se shpallja e pavarėsisė, ashtu si e kuptojnė pavarėsinė e Kosovės disa shtete sot, ėshtė i vetmi opsion i shqiptarėve nė Kosovė. Por, meqenėse SHBA-tė dhe Bashkimi Evropian e pėrkrahin vetėm Planin e Ahtisarit, atėherė mendja politike e thotė se edhe ne duhet tė pajtohemi me atė Plan, i cili edhe formalisht e pavarėson Kosovėn nga Serbia. Pavarėsia sipas atij Plani do tė jetė e mbikėqyrur pėr njė kohė. Pas kėsaj kohe, zgjatjen e sė cilės nuk mund ta dimė sot, ajo do tė bėhet pavarėsi sovrane. Natyrisht sovrane aq sa mund tė jenė sovrane shtetet e vogla nė botėn e sotme me organizime tė ndryshme politike, ekonomike e tė tjera ndėrkombėtare. Pavarėsinė, sipas mendimit tim, do tė duhej shpallur sa mė parė e kjo sa mė parė domethėnė ditėn me tė cilėn pajtohen SHBA-tė dhe Bashkimi Evropian. Ēdo hap qė do tė bėjmė nė kėtė drejtim do tė jetė i bashkėrenditur me to. Shpallja e pavarėsisė ėshtė njė fjali e Kuvendit tė Kosovės,por ēėshtja ėshtė qė kėtė pavarėsi ta njohin SHBA-tė, shtetet kryesore tė Bashkimit Evropian e shtete tė tjera nė botė dhe, pėr ne me rėndėsi, edhe disa shtete nė Ballkan. Do tė ishte mirė qė pėr ditėn e shpalljes sė pavarėsisė tė jenė bėrė edhe kushtetuta, ligje, simbole, e punė tė tjera qė atė pavarėsi tė shpallur do ta bėnin vėrtet tė denjė.

Kush dėshiron qė shqiptarėt tė ndahen nė dy kombe

Tirana zyrtare ka dalė me deklaratėn se shqiptarėt e Kosovės e ėndėrrojnė Brukselin e jo Tiranėn. Mendoni se shqiptarėt e Kosovės vėrtet po kosovarizohen?

Nuk e kam dėgjuar, as nuk e kam lexuar atė deklaratė. Por, supozoj se ka vetje qoftė nė institucionet shtetėrore, qoftė nė opozitė nė Tiranė qė mund ta shqiptojnė atė deklaratė. Kjo bėhet, sigurisht, pėr t’ua mbushur mendjen diplomatėve dhe shtetarėve amerikanė dhe evropianė se shqiptarėt e Kosovės nuk dėshirojnė dhe nuk ėndėrrojnė tė bashkohen me Shqipėrinė. Shpresojnė se kėshtu atyre u jepet njė frymėzim mė shumė pėr tė njohur pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės. Nga pikėpamja politike dhe diplomatike deklarata e tillė ėshtė plotėsisht nė rregull sado nuk do tė duhej tė dilej me “figura tė tilla”, sepse edhe diplomatėt e shtetarėt evropianė, edhe ata amerikanė e dinė mirė ēka kanė nė zemėr shumica e shqiptarėve. Ka njė problem tjetėr, ndėrkaq, qė lidhet me kėtė deklaratė. Mendoj qė si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėrinė shtetėrore ka njė numėr njerėzish nė politikė dhe nė rezerva tė saj intelektuale qė nė thelb me gjithnjė e mė pak qejf shikojnė drejt Tiranės – kėta tė Prishtinės dhe gjithnjė e mė pak qejf drejt Prishtinės – ata tė Tiranės. Shikimin e tyre e pėrcaktojnė interesat e tyre tė ngushta, domethėnė karriera e tyre politike, shkencore, kulturore e tė tjera. Para njė kohe kisha pėr vizitė, nė Institut, njė grup profesorėsh nga njė universitet evropian. U habita kur i dėgjova se me ēfarė entuziazmi flisnin pėr krijimin e kombit tė ri kosovar. U dėshpėruan kur iu thash se ky ėshtė njė iluzion i feudalėve tonė politikė dhe intelektualė. S’ka komb kosovar, ka komb shqiptar edhe nė Kosovė.



Keni frikė se po lind njė komb i ri ndėrmjet shqiptarėve. Kėtu kujtoj njė deklaratė tuajėn kur keni marrė shembullin e Gjermanisė dhe Austrisė pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn?

Pse tė frikėsohem? Asnjė shqiptar qė nuk do tė donte ta ndėrronte kombėsinė shqiptare me “kombėsi kosovare” nuk ka pėrse tė frikėsohet. Askush, asnjė vetje, asnjė organizatė, asnjė shtet sot, nė epokėn e demokracisė, nuk mund t’ia marrė kujt tė drejtėn qė tė quhet e tė regjistrohet ēka ėshtė a ēka dėshiron tė jetė. Por mendja ime e thotė se as nuk janė punė tė menēme, as nuk janė punė tė frytshme pėrpjekjet pėr krijimin e dy kombeve nga kombi historik shqiptar. Ka kaluar koha feudale kur prej gjermanėve etnikė janė krijuar dy kombe: kombi gjerman dhe kombi austriak.

Me pavarėsinė e Kosovės mendoni se po shuhet ėndrra e shqiptarėve pėr tė qenė bashkė nė njė shtet etnik?

Mendoj se pavarėsia e Kosovės i shton shumė mundėsitė qė ėndrra e shqiptarėve pėr bashkimin e saj me, si thuhej prej shumė brezave tė atdhetarėve shqiptarė, nėnėn Shqipėri, tė bėhet njėmendėsi.

Kur kryeministri nėpėrkėmbė Akademinė e Shkencave
Qeveria e Shqipėrisė i ka paraqitur Kuvendit njė projektligj tė ri pėr disa reforma tė reja nė Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė. Nuk kam dėgjuar se deri tani keni shprehur mendim nė lidhje me kėtė projekt – ligj. Nė qoftė se ėshtė kėshtu a mund tė na e thoni tani mendimin nė lidhje me kėtė ēėshtje shumė tė debatueshme nė qarqe politike e intelektuale nė Tiranė.

Para afėrsisht njė viti Qeveria e Sali Berishės ka bėrė njė projekt-ligj qė ka nxitur diskutime e pakėnaqėsi pėr reformėn e Akademisė sė Shkencave. Pa paragrafet qė i ka quajtur jokushtetuese Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, ky projektligj ėshtė miratuar nga Kuvendi dhe ka marrė fuqinė e ligjit. Prej Akademisė janė nxjerrė institutet shkencore, kurse Akademisė dhe anėtarėve tė saj u janė imponuar disa kufizime tė tė drejtave, qė nuk njihen nė veprimtarinė e akademive tė shkencave a tė shkencave e tė arteve nė botė. Ky ligj ėshtė pėrgatitur dhe ėshtė miratuar pa bashkėpunimin e Akademisė,madje nė kundėrshtim me vullnetin e anėtarėve tė saj. Qeveria dhe Kuvendi i Shqipėrisė pa ligj dhe me ligj e kanė cenuar autonominė e Akademisė sė Shkencave.
Tani, pas afėrsisht njė viti, Qeveria e Sali Berishės pėrgatit njė projekt – ligj tė ri pėr Akademinė, me tė cilin e shkel edhe mė fort autonominė e cenuar tė Akademisė dhe ia ēon Kuvendit pėr, si ėshtė thėnė, miratim me procedurė tė shpejtuar!

Shtrohet pyetja: pse qeveria e kryeministrit Sali Berisha u bė aq shpejt e pakėnaqur me ligjin e para njė viti qė kishte bėrė vetė dhe pėrgatiti tani projekt-ligjin e ri, qė duhet tė miratohet me procedurė tė shpejtuar nė Kuvendin e Shqipėrisė?

Pėrgjigja ėshtė dėgjuar jo vetėm prej disa anėtarėve tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė.
Pakėnaqėsia e kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, me Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė edhe pas reformės paranjėvjeēare ka degjeneruar nė pezm kur ajo Akademi ka zgjedhur kryetar me shumicė tė votave anėtarin e saj, ish-kryetarin e Shqipėrisė, Rexhep Meidani. Ish-kryetari i Shqipėrisė, tani, kryeministėr i Shqipėrisė, Sali Berisha, ka shumė mosdurim pėr disa akademikė mes tė cilėve duket edhe pėr Rexhep Meidanin dhe kėtė mosdurim e ka dėshmuar duke qenė nė pushtet dhe duke qenė nė opozitė me shumė sulme ndaj tij. Tė bėhet ai kryetar i Akademisė e Sali Berisha kryeministėr – e kjo nuk mund tė ngjajė! Pėr kėtė arsye kryeministri trillon ligjin e ri me tė cilin vė nė sprovė Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė, Gjykatėn Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė, Kuvendin e Shqipėrisė dhe opinionin intelektual shqiptar! Me kėtė projekt-ligj tė ri caktohet Komitet qeveritar pėr reformėn e sėrishme, urgjente tė Akademisė pa pajtimin dhe pjesėmarrjen e Akademisė nė pėrbėrjen e tij, i cili:
e para, i nxjerr prej funksionit nė Akademi anėtarėt e saj mbi shtatėdhjetė vjeē e kjo domethėnė i kthen nė nėpunės shtetėrorė;
e dyta, zgjedh anėtarėt e rinj tė Akademisė sė Shkencave;
e treta, zgjedh Kryesinė e Akademisė, dhe
e katėrta, zgjedh kryetarin e Akademisė, domethėnė ndėrron Rexhep Meidanin,
Teknologji pushtetore alla Xhugashvilli!
E gjithė kjo domethėnė se Akademia bėhet zgjatim politik dhe administrativ i Qeverisė! E gjithė kjo domethėnė se Akademisė i shuhet edhe pavarėsia simbolike e lėre mė reale! Ėshtė e qartė: Sali Berisha do tė bėjė Akademi tė veten, qė do ta pėrdorė pėr nevojat e veta politike!
Nuk ka dyshim se frytet e kėtij qėllimi mund tė jenė shumė tė zeza: i sillet dėm i madh veprimtarisė shkencore nė Shqipėri dhe komprometim nė sytė e inteligjencisė shkencore e politike evropiane. Partizanėt e kryeministrit Sali Berisha po e akuzojnė Akademinė se ėshtė e organizuar si akademitė shkencore nė Bashkimin Sovjetik. E kjo s’ėshtė e vėrtetė. Akademia e Shkencave e Shqipėrisė ėshtė e organizuar nė mėnyrė plotėsisht identike si Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės, kurse kjo Akademi ėshtė e organizuar nė mėnyrė plotėsisht identike si akademitė e shkencave e tė arteve nė Slloveni, nė Kroaci, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, qė askush, kurrė,nuk i ka quajtur tė organizuara sipas modelit tė akademive nė Bashkimin Sovjetik.
Lexova disa shkrime nė tė cilat nxihet fort Akademia e Shkencave e Shqipėrisė dhe nxihen akademikėt e saj – shkencėtarė me vepra tė rėndėsishme e me prestigj krijues, shkencor dhe artistik nė Shqipėri dhe jashtė saj. Por, ėshtė shumė e ēuditshme pse kėta autorė nuk e akuzojnė me asnjė fjalė “reformuesin” e Akademisė, ish – sekretarin e organizatės sė Partisė sė Punės nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Universitetin e Tiranės, kryeministrin e Shqipėrisė, Sali Berisha!
Mendja e shėndoshė e thotė se projekt-ligji i bėrė nga Qeveria e Sali Berishės, i shtyrė pėr sprint miratim nė Kuvendin e Shqipėrisė, nuk duhet tė miratohet. Opinioni shqiptar, inteligjencia shqiptare, rinia shqiptare, deputetėt nuk do tė duhej tė lejojnė qė njė ligj i tillė, ligj skandal, qė aq rėndė cenon pavarėsinė e institucionit mė tė lartė shkencor tė kombit shqiptar, qė aq rėndė cenon lirinė dhe fyen dinjitetin e akademikėve, tė kalojė nė Kuvendin e Shqipėrisė.

Letėrsia nė shkollat tona
Para disa ditėsh nė Institut u mbajt njė sesion shkencor mbi letėrsinė nė shkollat e mesme dhe nė fakultete. Ėshtė pėrshtypja se nė media nuk iu kushtua kujdesi i duhur atij sesioni, nė tė cilin u trajtua njė ēėshtje e rėndėsishme nė arsimin tonė.

- Disa gazeta shkruan pėr atė sesion
. Njėri nga televizionet, TV 21, e ēoi gazetarin dhe ai bėri lajm tė mirė pėr punimet e sesionit. Ėshtė e ēuditshme, ndėrkaq, qė televizioni tė cilit i takonte ta informonte opinionin tonė arsimor pėr atė sesion nuk ēoi fare gazetar. Ky ėshtė televizioni ynė i vetėm publik: RTK-ja! Thash: ėshtė e ēuditshme e nė tė vėrtetė nuk ėshtė e ēuditshme pse nuk e ēoi gazetarin e saj nė atė sesion RTK-ja. Pėr shkencėn, artet dhe kulturėn nė RTK ėshtė pėrgjegjės njė gazetar i vjetėr, qė i shėrben njė klani. I ka shėrbyer nė vitin 1981 dhe pas vitit 1981 dhe po i shėrben edhe tani. Ėshtė rehabilituar gazetari dhe ėshtė rehabilituar klani edhe pse ishin aq tė pranishėm nė RTK kur tė tjerė ndaloheshin a ēoheshin nė burgjet serbe.
Nga kumtesat e paraqitura nė sesion u pa se letėrsia nė plan-programet e shkollave tona tė mesme, nė leximet letrare dhe nė tekstet historiko-letrare ėshtė e paraqitur me shumė dobėsi, tė meta, deformime, favorizime, shtrembėrime, mosdije, tė pavėrteta! U dėshmua se plan-programet, disa lexime letrare dhe disa tekste historike-letrare janė kthyer nė pronė tė njė klani, i cili nė to glorifikon pjesėtarėt e vet, vėllezėrit e vet, kushėrinjtė e miqtė e vet, bashkėpartiakėt e vet dhe me to nxjerr shumė pėrfitime materiale. U konstatua se nė njėrin prej kėtyre teksteve historiko-letrare mėsohen nxėnėsit qė t’i urrejnė disa shkrimtarė nga Shqipėria dhe nga Kosova, qė nuk kanė mundur tė mėnjanohen plotėsisht prej plan-programeve! Shkurt: ēėshtja e plan-programeve, e leximeve letrare dhe teksteve historike-letrare nė shkollat tona tė mesme do vėnė nė rend tė ditės tė Qeverisė sė Kosovės dhe tė Ministrit tė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė e kjo domethėnė tė ministrisė qė ėshtė pėrgjegjėse pėr gjendjen skandaloze nė plan-programet, leximet letrare e tekstet historiko-letrare tė shkollave fillore e tė mesme.

Heshtja
Gjatė vitit 2007 keni qenė thuajse i heshtur. Pse ka munguar zėri juaj nė zhvillimet politike?

- Zėri im nė zhvillimet politike nuk ka munguar,por ju, duket, nuk mė keni lexuar. Kam dhėnė disa intervista, kryesisht nė gazetat e Tiranės dhe kam botuar njė libėr pėr ēėshtjen e Kosovės dhe ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi me titullin Rilindja e dytė. E shkrimet pėr ēėshtjen e Kosovės dhe ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi janė shkrime pėr zhvillimet politike. Por, mos pritni prej meje tė futem nė baticėn e hatashme tė shkrimeve dhe debateve pėr zhvillimet politike mbitokėsore e nėntokėsore qė nė thelb mė shumė mistifikojnė se ē’ sqarojnė.

Keni botuar njė roman tė ri kėto ditė, me titullin Nata ėshtė dita jonė. Romanet tuaja po cilėsohen si postmoderne. Atė qė nuk e keni shprehur publikisht e keni theksuar nėpėrmjet librave. Ėshtė e vėrtetė kjo?

- Nė veprat imagjinare shkrimtari, zakonisht i shpreh ato qė nuk i bėn ndryshe publike, por mund t’i shprehė edhe ato qė i ka bėrė publike. Gjuha e veprės letrare ėshtė gjuhė tjetėr, ėshtė gjuhė e figurės dhe ēdo gjė e shprehur me tė domethėnė se ėshtė shprehur ndryshe.

Na duhet politikė e rilindjes morale
Si e shihni tė ardhmen e Kosovės dhe tė popullit tė saj qoftė kjo edhe vetėm pėr vitin 2008?
- Kosova bėhet e pavarur nga Serbia (por e varur nga SHBA dhe BE). Dhe, kjo s’ka se si tė mos i sjellė lumturi ēdo shqiptari jo vetėm kėtu, nė Kosovė, po kudoqoftė nė botė. Lirohemi prej njė padrejtėsie tė tmerrshme, shekullore, qė ka prodhuar shumė pasoja, shumė dhunė, shumė pasiguri,shumė vdekje tė parakohshme nė jetėn tonė!
Por, kjo lumturi qė do tė na sjellė shpallja e pavarėsisė sė Kosovės mund tė jetė e shoqėruar me ndodhi, veprime, sjellje tė viteve, grupeve nė jetėn tonė politike dhe shoqėrore qė tė lumtur nuk na bėjnė. Te ne po ngjet qė ministėr tė bėhet rrugaēi – rrugaēi me sjellje, me veshje, me veprime, me gjuhė! Te ne po ngjet qė ministėr dhe deputet tė bėhet hajni ordiner! Te ne po ngjet qė drejtor i institucionit publik tė jetė ish-armiku i Kosovės sė pavarur. Te ne po ngjet qė zyrtarėt tė sillen si tė ishte Kosova pronė private e tyre! Te ne po ngjet qė grupe, klane tė harlisura nga pushteti qė disponojnė tė ushtrojnė dhunė qoftė edhe nė institucione ku nuk do tė duhet tė mbėrrinte kurrė dora e tyre!
Orekset pėrvetėsuese tė njerėzve janė aq tė shfrenuara saqė nuk po zgjidhen mjete pėr plotėsimin e tyre. Jeta jonė sikur ėshtė bėrė njė shkretėtirė shpirtėrore, nė tė cilėn e larta dhe e ulėta, e bukura dhe e shėmtuara, e ndershmja dhe e poshtra, e pastra dhe e ndyta ose janė pėrzjerė plotėsisht ose i ndėrrojnė vendet lehtė!
Kosova ka nevojė tė madhe pėr rilindje shpirtėrore dhe morale. Kosova ka nevojė tė madhe pėr politikė tė shėndoshjes. Domethėnė: Kosova ka nevojė tė madhe pėr alternativė.
Qeveritė e mėparshme nuk mund tė bėnin shumė pėr shėndetin e Kosovės, sepse ēdo ministėr, fatkeqėsisht, mund tė sillej si kryeministėr! Dihet se kryeministri Agim Ēeku nuk mund t’i ndėrronte disa ministra tė paaftė a tė korruptuar qė me dėshirė nuk do t’i mbante as njė ditė nė qeveri.
Qeveria e re e Kosovės duhet tė bėjė politikėn e rilindjes shpirtėrore dhe morale, politikėn e shėndoshjes sė Kosovės. Kosova ka nevojė pėr njė qeveri tė fortė: tė fortė nė kuptimin e organizimit, tė veprimit, tė vendimmarrjeve dhe qeveri moralisht tė shėndoshė. Ajo duhet ta dijė: nuk mund tė bėhet gjė pėr shėndetin moral tė Kosovės, pėr tė mirėn tonė tė pėrbashkėt, me ministra tė sėmurė moralisht.
Bisedoi:
Xhevdet Fetahu


balkanweb
04.01.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Rexhepi: Incidentet nė Suhadollė u nxitėn nga strukturat serbe (2008-07-07 09:36:30 nga admin1)
[ Opinione ] Unė them Kthjellohu zoti Kol. “Rexhep Krasniqi” (2008-04-29 03:37:24 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rexhepi kėrkon shpėrbėrjen e strukturave paralele serbe (2008-03-19 16:32:14 nga admin4)
[ Histori ] QĖNDRESA E REXHEP MALĖS PĖRBALLĖ TORTURAVE TĖ UDB-sė JUGOSLLAVE (2008-01-12 18:08:23 nga admin4)
[ Kultura ] REXHEP QOSJA, NOBELIST I ARDHSHĖM (2008-01-08 13:29:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rexhepi: Pasi shqiptaret te shpallin Pavarsine, edhe serbet do te shpallin pavarsine e Kosoves Veriore (2007-10-24 09:39:50 nga admin4)
[ Intervista ] REXHEP QOSJA: MJESHTĖRIA E FRIKĖSIMIT (2007-09-30 17:40:27 nga admin4)
[ Intervista ] REXHEPI:”KOHA E FORCĖS SĖ SERBISĖ KA KALUAR ME MILLOSHEVIQIN” (2007-09-09 12:30:17 nga admin1)
[ Opinione ] Protesté kundér sulmit barbaré ndaj Institutit Albanologjik dhe Akademik Rexhep Qosjes (2007-09-06 08:59:40 nga admin1)
[ Opinione ] LINĒ NDAJ NDĖRGJEGJES KOMBĖTARE, RUAJU REXHEP QOSJA (2007-09-04 13:13:59 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Protesta nė Institutin Albanologjik, punonjėsit mbėshtesin Rexhep Qosjen, MASHT drejtorin u.d. (2007-09-03 10:06:39 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster