DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Tupac, Parajsa e Gangstereve
Postuar mė datėn: 2006-12-11 04:10:49 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Kultura
Reperi amerikan me ngjyrė, Tupac Shakur, u vra para dhjetė vjetėsh nė rrethana qė nuk u sqaruan kurrė. Dhe u dėnua megjithatė me mallkimin pėr tė mbetur i pavdekshėm. Vepra e tij pėr shumė muzikologė e fansa tė tij mbetet e pashoqe

Tupac, parajsa e gangsterėve


Shumica e pop-starėve tė vdekur herėt mund tė themi se tanimė flenė tė qetė me tė vdekurit e tjerė. Pėrvjetorėt shėrbejnė pėr tė kujtuar kėngėt e tyre qė rinovohen e pėrpunohen dhe rishiten sėrish pėr kėnaqėsinė e atyre qė janė nė kėtė botė. Nė varret e tyre shpesh shihen dhurata tė ēuditshme e piktura prej grafiti. Dhe qysh prej fiks dhjetė vjetėsh, aty vėrdallė, ku prehen shpirtrat e tyre, sillet edhe ai i reperit “2pac”. Ata qė e njohėn qė nė vogėli, e mbajnė mend atė nė Majami si roje, si ndihmėskuzhinier nė njė pikė “McDonald's”-i nė Ohio dhe si shėrbyes fetar nė njė bashkėsi religjioze lokale nė Luiziana. Pėr disa fanatikė tė Hip Hop-it, prodhimtaria e tij nė kėtė fushė muzikore ėshtė pėr t’u pėrshėndetur dhe e paparė. I mallkuar pėr tė jetuar gjithnjė nė emigrim, ai akoma shet rregullisht albume, edhe pse ka dhjetė vjet qė ka vdekur. Tė fundit sa ishte gjallė e shiti pikėrisht mė 13 shtator 1996, pa mbajtur parasysh kėtu njė sasi tė pamasė kolonash zanore pėr filma. Mė parė, Tupac nxirrte nė treg pesė CD dhe pėrjetonte 13 milionė kopje tė shitura. Pas vdekjes, ky numėr u pesėfishua.

Si ndodhi vrasja
Mė 7 shtator 1996, Mike Tyson nxori nga ringu edhe njė kundėrshtar tjetėr nė Las Vegas. Prodhuesi i himnit tė tij "Wrote the Glory", Tupac Amaru Shakur, e la i gėzuar festėn qė kishte organizuar, e ra papritur viktimė e njė grindjeje gangsterėsh nė New York, dhe e hipėn nė njė makinė BMW qė i pėrkiste grupit tė Orlando Anderson, njė gangster i pėrmasave jo tė mėdha nė metropolin amerikan. Makinėn e drejtonte Suge Knight, menaxheri i tij mafioz dhe shef i firmės tashmė tė falimentuar, “Death Row”. Ndėrsa i afroheshin kryqėzimit nė East Flamingo/Koval Lane, pėrpara i del njė “Cadillac”. Tre plumba prekėn edhe Tupac dhe njėri qėlloi Knight. Tė nesėrmen, ishte e premte, 13 shtator, vdiq dhe figura kryesore e repit tė zi dhe e muzikės sė viteve nėntėdhjetė. Nė mes tė dekadės, fundi i sė cilės solli mė pas repera tė tjerė tė famshėm si: Lauryn Hill e Eminem, qė rrėmbyen ēmimet “Grammy”.

Tupac, lider i padiskutueshėm
Po e parė nė qetėsi, “i vdekuri” Tupac, gjithsesi akoma mbetet figura lider. Nė Las Vegas, nė Madame Tussaud, rrethuar nga shumė dėshmitarė e adhurues tė Pop-kulturės sė zezė: I mirėnjohuri Jimi Hendrix, edhe ky i vdekur tashmė prej kohėsh, njė Michael Jackson pėr t’u mėshiruar, njė “Prince” plotėsisht i rėnė, si dhe i palėkunduri Stevie Wonder. Tupac duket se ka marrė aty pozėn mė interesante, nė njė lutje tė dėshpėruar. Ai mban pėr kėtė akt njė shami nė kokė, zinxhirė e tatuazhe qė i kombinon me pantallona tė gjėra, shumė tė gjėra. Njė skulpturė shumė mbresėlėnėse me njė pėrzierje guximi e dhune, zgjuarsie nga ato tė rrugės, kombinuar me fatalitet dhe urtėsi prej njeriu tė rrahur me halle.

Fėmijėri e vėshtirė
Tupac erdhi, nė Brooklyn, me emrin Lesane Parish Crooks nė kėtė botė. Vetėm disa ditė mė vonė pasi nėna e tij, Afeni, sapo kishte mbrojtur veten nė gjyq pas njė akuze pėr atentat, ajo u lidh e nisi tė simpatizonte “Panterat e zeza”. Nė vitin 1986, Mutulu Shakur, njerku i tij, pėr shkak tė njė vjedhjeje tė madhe, u dėnua me 60 vjet burg. Familja u zhvendos kėshtu nė Baltimore, ku Tupac me kėnaqėsi e dėshirė tė madhe nisi tė ndiqte njė shkollė artesh. Nė vitin 1988, nėna qė merrte drogė e mori tė birin tashmė 17-vjeēar me vete nė Kaliforni, nė Oakland. Kėtu, i riu, i cili tashmė i kishte ndėrprerė studimet, ra nė njė shoqėri shpėrndarėsish droge nė njė lagje, gjithsesi, me tradita muzikore, nė rrethin qė ushtronte njė formė tė veēantė repi, e qė njihej si “Digital-Underground”. Nė kėto rrethana, ai ia doli qė jo vetėm tė personifikonte mė vonė imazhin e gangsterit, por ta ngrinte atė nė art, duke i dhėnė njė vello estetike kėsaj figure mitike. Kėshtu, mund tė themi se sot, edhe 15 vjet pas debutimit tė tij tė parė me "2pacalypse Now", ai shėrben pėr tė mėsuar mė mirė nga e para vijat qė lanė gjurmė nė jetėn e veprėn e tij. Vargjeve-kėngė shpesh tė ngrėna pėrgjysmė, ku ndjehej dhuna, armiqėsia ndaj grave dhe oreksi pėr mė shumė ndryshim, pėrballė u qėndron njė ndjenjė e prekshme. Njė mani e guximshme pėr zgjidhje, qė pasqyrohet shpesh nė mure qė rrėzohen. Kėshtu, pas maksimės "Thug Life", fshihej qenia e gangsterit, e nga ana tjetėr edhe akronimi mobil "The Hate U Gave Little Infants Fucks Everybody". Kush ushqen urrejtjen te fėmijėt e vegjėl, ėshtė turp i shoqėrisė. Tupac me repin e tij bėri pėrgjegjės sistemin, nėse fėmijėt merrnin drogė, vidhnin, vrisnin apo mbesnin dhe shtatzėnė. Ndonjėherė ai dilte nė skenė edhe me emrin “Makaveli”. Kur Makiaveli ishte bėrė apostull i moralit tė denjė tė luftės sė klasave e urrejtjes racore dhe qysh nga viti 1996 madje edhe martir.

Vrasja nuk u sqarua kurrė
Vrasja nuk u sqarua kurrė. Teoria e ushqyer nga rrethet e pop-it: artisti me emrin revolucionar inkas, ra viktimė e konfliktit Lindje –Perėndim. Qysh nė vitin 1994, Tupac iu bashkėngjit njė mbledhjeje tė njė grupi kėngėtarėsh nė New York. Asokohe, edhe konkurrenti i tij “Notorious B.I.G.” luante njė rol akoma tė dorės sė dytė. Ai nė vitin 1996 u akuzua pėr vrasje e nė vitin 1997 u qėllua pėr vdekje. Konkurrenca mes brigjeve lindore e atyre tė Perėndimit vlerėsohet nga dėshmitarėt, gjithsesi, si njė beteje e padėmshme, e krahasueshme me atė mes “Rolling Stones” pėr shembull, me “Beatles”. Njė teori e dytė akuzon menaxherin e Tupac: Suge Knight nė vitin 1994 kishte shpėtuar paq nga burgu, duke i premtuar atij (Tupac-ut) parajsėn dhe shitjen e shumė albumeve, pra, kthimin nė njė mit tė vėrtetė. Edhe i dyshuari kryesor nė kėtė ēėshtje, Orlando Anderson, qė e rrahu Tupac pas pėrfundimit tė ndeshjes sė boksit qė sqaruam nė fillim tė shkrimit, u qėllua mė pas. Kėshtu qė ēdo gjė mbetet nė kuadėr tė dyshimeve, por asnjė prej tyre nuk tė ēon nė zgjidhjen e ēėshtjes se kush e vrau Tupac dhe pėrse?

Miti i Tupac
Kėto janė tė fshehtat qė do ta rrethojnė pėrgjithmonė me ē’duket mitin e Tupac, rolin e tij prej heroi, qė ai mė mirė se kushdo e pėrmbush me regjistrimet e disqet mė tė mira qė ai la pas nė ditėt e fundit tė jetės. Elvis ēliroi shtresėn e mesme tė bardhė, por ai shihet tashmė si njė legjendė shpesh komike qė veshi dy kostume. Shtresa e zezė, e ulėt amerikane, personifikohet mė sė miri nga askush tjetėr, veēse Tupac. Nga solidariteti global, klonet e tij mbulojnė tashmė lagje tė tėra problematike nė botė.

Marrė nga “Die Welt”


Rekordi Guinness
2PAC – reperi qė la mesazhe tė forta sociale
Tupac Amaru Shakur (emri i lindjes Lesane Parish Crooks) lindi mė 16 qershor 1971, njihet gjithashtu me emrin e tij tė artit edhe si “2Pac” dhe Makaveli. Ai njihet sigurisht, mė shumė si njė artist repi nė Amerikė, por ai ishte aktor filmash e poet. Ai renditet nė librin Guinness tė rekordeve botėrore si artisti mė i shitur i rap/hip-hop qė ka ekzistuar ndonjėherė, duke arritur nė 73 milionė kopje tė shitura tė albumeve tė tij nė mbarė botėn, pėrfshirė kėtu edhe mbi 44,5 milionė shitje vetėm nė SHBA. Shumė nga kėngėt e Shakur flasin pėr dhunėn e problemet nė getot zezake tė qyteteve amerikane, racizmin dhe shpesh edhe pėr rivalitetin me kolegėt e shokėt e tij tė gjinisė muzikore qė ai ushtronte. Tupac ėshtė i njohur pėr mesazhet e tij tė forta politike, ekonomike, sociale. Ai ėshtė kuotuar nga kritika, fansat e menaxherėt e industrisė muzikore si reperi mė i madh qė bota ka pasur ndonjėherė. U vra nė rrethana misterioze mė 13 shtator 1996.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] KOSOVA - Ferri apo Parajsa e Dante Aligerit (2008-07-19 00:47:14 nga admin4)
[ Opinione ] NĖ KOSOVĖ NUK KA NACIONALIZĖM SHQIPTAR, POR KURRUPSION DHE PONEDERIZĖM DEKADENT (2008-08-19 17:10:37 nga admin1)
[ Kultura ] Hosana shpėtimtar! Kryqėzojeni, kryqėzojeni! (2008-08-19 16:31:25 nga admin1)
[ Kultura ] Pse vonohet themelimi i njė Universiteti publik nė gjuhėn shqipe nė Luginėn e Preshevės (2008-08-19 16:25:00 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Qeveria e opozita i shohin ndryshe 6 muajt e parė tė pavarėsisė (2008-08-19 15:26:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] NATO ftoh marrėdhėniet me Rusinė (2008-08-19 15:21:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] PDSH: Letėr ndėrkombėtarėve pėr ligjin e gjuhės shqipe (2008-08-19 15:19:24 nga admin1)
[ Kultura ] Nga folklori ynė muzikor (2008-08-18 16:30:44 nga admin1)
[ Opinione ] A DO T’I NGJAJ KOSOVĖS “NDODHJA E POPULLIT”?! (2008-08-18 16:20:48 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi: Rikonfigurimi i UNMIK-ut fuqizon institucionet e Kosovės (2008-08-18 11:11:48 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sot fillon Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare (2008-08-18 04:19:30 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster