| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Roli i mediave nė ndėrmjetėsimin e agjendave politike |
| Postuar mė datėn: 2008-05-31 14:28:35 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Mediat dhe Politika
Pse disa tema sociale, politike dhe ekonomike qė vėrehen mė lehtė, bėhen temė diskutimi nė shoqėri e pse disa jo?! McCombs dhe Shaw (1972) thonė: "Mediat vetėvendosin se cila temė do jetė temė diskutimi dhe cila do tė tėrheqė vėmendjen nė opinion. Kėto vendosin se cilės temė do ti japin prioritet e cilės jo".
Dikur politika "lakmonte tė dhunonte" mediat. Ky raport ėshtė duke ndryshuar. Prania mediale pėr politikanin ėshtė e pashmangshme dhe e domosdoshme. Mediat mund tė mendohen tė mbijetojnė pa pėrmbajtje politike, por politikanėt pa mediat jo. Madje, nuk mendoj se e teproj nėse them se pa prezencėn e kėnaqshme tė mediave masive, politikanėt shqiptarė nuk do ishin politikanė, por "ēobanė". |
|
Shkruan: Gėzim MEKULI
Teoria e McCombs dhe Shaw nė shkencat e komunikimit njihet si Agenda setting Theory . Nė Kosovė kjo teori e pėrcaktimit tė temave nė debatin publik ėshtė duke dominuar. Kėtu, pėr shembull, do tė nėnvizoja mediat tė cilat pėrmes agjendės sė tyre mėnjanuan dhe larguan debatin rreth tė drejtės pėr referendum, kurse nė anėn tjetėr imponuan dhe fuqizuan shprehjen dhe debatin pėr standardet para statusit.
Vendimet "demokratike" nė Kosovė duket se nuk merren si rezultat i informacioneve dhe i fakteve tė mjaftueshme, por si prodhimrezultat i "realiteteve" tė cilat konsiderohen si "fakte", sepse ato janė tė paraqitura, tė fokusuara dhe tė ofruara ashtu nga "mediat tona".
Shumė shqiptarė tė Kosovės pyesin: A jemi ne ai publiku qė ndėrmjetėson dhe qė imponon temat ditore, sociale, politike e ekonomike, apo janė politikat ato qė kryejnė kėtė ndėrmjetėsim? Ēfarė ėshtė roli i mediave nė kėtė organizim? Hulumtojnė, ndihmojnė mediat masive apo janė thjesht shėrbėtore tė politikės qeverisėse?
Tė gjitha kėto shqetėsime tė opinionit nuk janė tė pabaza. Sipas rezultateve tė arritura nga hulumtuesit e shkencave tė komunikimit, ndėr tjera, janė edhe katėr modele klasike qė ndikojnė drejtpėrsėdrejti apo tėrthorazi nė organizimin, nė imponimin dhe nė ndėrmjetėsimin e pėrmbajtjes politike.
*Modeli top down
Kėtu aktorėt politikė kanė njė rol aktiv. Kėta, nėpėrmes vendimeve dhe qėndrimeve tė tyre, ndikojnė nė botėn reale. Ēdo ndryshim dhe ngjarje nė kohė dhe nė hapėsirė regjistrohet prej tyre. Vendimet qė ata marrin, u ofrohen pastaj mediave tė cilat katėrēipėrisht janė tė varura nga ky burim informacioni. Shprehjet standardet para statusit dhe decentralizimi janė tipike pėr kėtė model. Politikat e bashkėsisė ndėrkombėtare, me ndihmėn e bartėsve tė politikave kombėtare, imponuan njė detyrė tė re pėr shqiptarėt, njė detyrė qė nuk ėshtė mirėkryer nga shumė shtete demokratike evropiane. Standardet pėr Kosovėn, tė vendosura nga komuniteti ndėrkombėtar, kanė pėr synim tė tejzgjasin diskutimin pėr zgjedhjen e statusit tė ardhshėm. Kėto standarde ideologjike janė duke penguar krijimin dhe funksionimin e njė shoqėrie tė re demokratike. Fjalėt standard dhe decentralizim ka kohė qė dominojnė nė fjalorin dhe nė porosinė e lajmit mediat. Pasi qė kancelaritė, ku u pollėn kėto projekte politike, pėr gazetarėt tanė nuk ishin tė depėrtueshme, aktorėt politikė, fillimisht, pėr opinionin shpėrndanė informata tė qėllimta dhe tė pėrzgjedhura. Mediat kėtu janė tė varura nga aktorėt politikė. Gazetarėve u ėshtė bėrė e ditur paraprakisht se ēfarė duhet tė raportojnė dhe ēfarė jo.
Ata lansojnė informacione qė gatuhen nga politikat. Lajmet pėr shprehjen e vėrejtjeve dhe tė mospėlqimit ndaj standardeve para statusit, lajmet mbi kritikat dhe pezmin ndaj decentralizimit nė bazė etnike dhe defekteve tė ngjashme demokratike, u shfaqėn vonė dhe me shumė kujdes nė opinionin tonė. Mediat, nė kėtė model, janė vetėm nė rolin e ndėrmjetėsuesit. Andaj instrumentalizimi i tyre nga aktorėt politikė ėshtė i pėrhershėm dhe i mundshėm.
*Modeli mediokrat
Kėtu mediat janė faktorė vendimtarė. Nė kėtė grup mediat kanė rol tė fuqishėm. Madje, kėto konsiderohen edhe si dhunė e katėrt nė aparatin shtetėror. Kėto vendosin si nga lart nė drejtimin politik, po ashtu nga poshtė nė drejtimin tė opinionit. Politika ditore thith informatat e gatuara nga mediat dhe tė njėjtat i jep nė opinion si vendime tė aprovuara e tė lansuara nga politika. Shembull: Njė shtėpi mediale zbulon se mjeku i famshėm grek, Fotis Andropulos, organizonte trafikun e fėmijėve nga Shqipėria me qėllim tė shitjes tė organeve tė tyre (organet mė tė kėrkuara kanė qenė sytė dhe veshkat) nė tregun e zi. Ky alarm publikohet nė disa media greke. Mediat tjera i bashkėngjiten kėsaj "afere" me po tė njėjtin pompozitet. Pas disa ditėve ky skandal ėshtė temė e diskutimeve ditore dhe javore, reaksioni i publikut ėshtė i madh, prindėrit shqetėsohen.
Pompoziteti i mediave, i krijuar rreth kėsaj teme, bėn qė skandali kombėtar "tė kapėrcejė" njė shkallė mė lart dhe tė shndėrrohet nė skandal ndėrkombėtar. Opinioni publik sensibilizohet pa masė. Mediat nė kėtė grup janė njėkohėsisht "kėrcėnuese" dhe hulumtuese tė agjendave politike. Nėse politikanėt kanė marrė ndonjė vendim apo jo, kjo ėshtė pėr opinionin krejt pa rėndėsi derisa nuk emetohet dhe nuk bėhet i njohur nėpėrmjet mediave. Njė vendim i tillė, sado i rėndėsishėm qė tė jetė, mbetet praktikisht i vdekur nėse mediat nuk ia japin atij mundėsinė tė bėhet i dukshėm pėr opinionin.
Nė kėtė mėnyrė, modeli mediokret mbisundon politikėn apo, siē shprehet Alemann: Tashti kemi kaluar nga demokracia shikuese nė demokracinė televizive
*Modeli bottom - up
Nė kėtė grup opinioni publik ėshtė faktor vendimtar. Ai pėrcakton agjendat politike. Mediat, po ashtu, si nė modelin top-down, kanė rolin transportues, por ndryshe nga modeli i mėsipėrm, ato nuk instrumentalizohen nga politika dhe nė kėtė mėnyrė janė nė shėrbim tė opinionit. Shembull domethėnės pėr kėtė grup janė dorėheqjet e njėpasnjėshme nė ministrinė suedeze, datė 14 dhe 16 tetor 2006. Ėshtė folur shumė se disa qeveritarė u kishin ikur obligimeve tatimore. Po ashtu edhe Ministria e financave u kishte dėrguar shumė letra anonime mediave tė vendit. Korrupsioni ishte temė e bisedimeve nė mjedisin suedez. Nga protestat dhe dėrgimi i letrave u zgjua interesimi i opinionit. Mediat, tashmė nė mėnyrė besnike dhe nėn mikroskop, raportonin opinionin rreth ēdo aktiviteti tė ministrisė suedeze. Nga raportimi profesional i mediave rreth fshehjes sė tatimit u zgjua interesimi i opinionit. Kėshtu, pas vetėm njė javė qėndrimi nė detyrė, ministresha e Tregtisė sė Suedisė, Maria Borelius, dha dorėheqjen pas akuzave tė bėra nė media pėr mospagimin e taksave. Kjo nuk ishte e tėra. Si rezultat i gjithė kėsaj trysnie tė madhe tė opinionit dhe tė bashkėpunimit me njerėzit pėrgjegjės brenda institucionit tė financave pėr kėtė aferė, detyroi edhe ministreshėn suedeze tė Kulturės, Sesilia Stego Ēilo, qė tė paraqesė dorėheqjen. Edhe kėtu shkak ishte fshehja e tatimit. Kjo ishte dorėheqja e dytė me radhė nė Qeverinė suedeze, pas asaj tė ministreshės sė Tregtisė, Mari Borelius.
Pra, raportet e publikut me median nė kėtė model janė parėsore.
*Modeli biotop
Nė kėtė model kemi dy aktorė kryesorė: aktorin politik dhe aktorin mediat. Tė dy kėta aktorė vendosin marrėdhėnie tė ndėrsjella tė cilat funksionojnė mrekullisht. Ata vendosin sė bashku se ēfarė do tė jetė "Top-temė" e ditės e ēka jo. Pra, mediat dhe politika vendosin sė bashku pėr agjendat politike. Si politika, ashtu edhe mediat janė tė varura nga njėra-tjetra. Ato i japin kėshilla dhe sugjerime njėra-tjetrės. Cilat tema duhet tė jenė nė qendėr tė vėmendjes tė opinionit publik dhe cilat duhet tė "varrosen", varen nga "tandemi" - media dhe politika.
Publiku nė kėtė trekėndėsh ėshtė qind pėr qind pasiv. Ai ėshtė pėrcjellės i thjeshtė, spektator i lėnė jashtė lojės. Shembull domethėnės pėr kėtė model mund tė marrim imponimin e termit Kosova multietnike dhe tentimfabrikimi i "popullit kosovar".
A ka pyetur ndokush se cilėt ishin ata mekanizma qė e pėrpunuan dhe e instaluan kėto shprehje ideologjike? A ėshtė marrė ndonjėherė nė konsideratė realiteti historik, shkencor, etnografik, demografik dhe politik i Kosovės? Ü dėgjua zėri kritik i shqiptarėve tė Kosovės nė lidhje me kėto prodhime ideologjike?
Kjo shprehje ideologjike, sė pari ėshtė gatuar nga aktorėt politikė dhe pastaj ėshtė kopjuar dhe ėshtė transportuar pa filtėr, ose, thėnė mė mirė, ėshtė pompuar nga mediat. Kėto tė fundit, nė kėtė rast, janė rrogėtare e shėrbėtore tė politikės, thuajse kanė nėnshkruar njė pakt tė pėrbashkėt me aktorėt politikė.
Ndėrmjetėsimi politik nuk duhet tė konsiderohet dhe as tė kuptohet si njėdimensional dhe i njėanshėm. Ėshtė e qartė se ekzistojnė edhe shumė mėnyra e forma tjera se si mund tė ndėrmjetėsohen politikat, por si pėrfundim logjik do tė rridhte se pa aktorin "enigmatik", pra, pa mediat masive, ndėrmjetėsimi politik nė shekullin 21 do tė ishte joreal dhe i dėnuar me abort.
(*Pjesė nga libri "Mediat dhe Politika, Mekuli@Press, 2006) |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|