| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Fatos Salliu
Momente eshte vepra me e fundit e shkrimtarit te mirenjohur Nasho Jorgaqi. Nje liber i pasur me hajku (poezi me tre vargje), vjen si risi terheqese qe ngjall kersherine e lexuesve qe duan ta lexojne me nje fryme. Hajku i tij, sikurse thote Dritero Agolli, eshte nje grupim harmonik detajesh qe percjellin gezimin, hidherimin, trishtimin, nostalgjine. Driteroi vlereson Momentet e profesor Jorgaqit, edhe kur thote se jep stacione te gjendjeve shpirterore dhe te peizazheve te natyres te aferta me pikturen, qe, te shkrira se bashku, krijojne metaforen e bukurise. Momente, vjen si nje sukses i shtepise se re botuese Weso.
Ne kuader te promovimit te librit te ri, shkrimtari dhe studiuesi Nasho Jorgaqi ishte ftuar ne nje takim mes kolegesh, mesuesish te letersise ne Elbasan ne nje prezantim te
permbledhjes me poezi. Ne takimin e zhvilluar ne Shkollen Pedagogjike merrnin pjese drejtues te arsimit dhe te drejtorise se kultures ne Bashkine Elbasan. Kryetari i Lidhjes se Shkrimtareve, Milianov Kallupi, njekohesisht edhe kryetar i klubit te Hajkut ne Elbasan theksoi faktin se Nasho Jorgaqi eshte i lidhur me Elbasanin. Ai ka dhene nje kontribut te madh me studimet e tij. Kallupi kujtoi dhe faktin se Noli ka qene nje pike e rendesishme e studimit te Jorgaqit, i cili ka renditur shume studime e vepra ne karrieren e tij.
Vete shkrimtari i njohur, Nasho Jorgaqi, theksoi lidhjen qe ai ka me Elbasanin. Jam i lumtur qe vij ne rrenjet e mia sic eshte Elbasani. Pra, kam nje motiv te forte per te ardhur ketu, ne kete vend ku kam jetuar, rrefeu profesori, duke shtuar: Ti takosh nje qyteti, sic eshte Elbasani, eshte nje fat, nje nder. Ky qytet me histori dhe kulture eshte nje pjese e rendesishme e jetes sime, pohoi ai.
Shkrimtari u ndje i emocionuar qe vinte ne kete shkolle qe eshte vazhduesja e universitetit te pare shqiptar, te Normales historike qe mbetet ne kujtesen tone per kontributin e saj ne zhvillimin e arsimit shqiptar. Ai gjithashtu shprehu mirenjohjen per pranine e tij ne nje komunitet shkrimtaresh, i ftuar nga nje shoqate sic eshte Hajk-Klubi i Elbasanit.
Studiuesi duke folur per vepren e tij me te re, pohoi se ishte kontakti i pare me lexuesit pas daljes se permbledhjes se hajkut, Momente. Me hajkun, une perpiqem te percjell boten time shpirterore, mendimet e mia, ndjesite, shqetesimet dhe perpiqem aq sa mund te jem, percuesi i nje bote shpirterore personale, por dhe te perfaqesoj ndjesite e shoqerise pse jo edhe te njeriut. Ne takim jane recituar poezi te Nasho Jorgaqit dhe jane mbajtur kumtesa per kete forme te krijimit qe ka marre vemendjen e shkrimtareve dhe artisteve ne Elbasan.
06 Nentor 2007
kohajonė |
|