DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2009

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Zbulimi
Postuar mė datėn: 2008-11-21 15:52:42 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Shkruan: Bashkim HOXHAJ

Lajmi pėr zbulimin dhe arrestimin e personave tė mundshėm tė implikuar nė shpėrthimit te selia e Zyrės Civile Ndėrkombėtare nė Prishtinė (ICO),nė njėfarė mėnyre na lehtėsoi disi makthin e disa ditėve. Ne tė gjithė,si tė thuash,natyrshėm u kapluam nga njė ankth, ngase shumė lehtė mund tė pandehej se prapa atij sulmi kriminal qėndrojnė shqiptarėt. Nė Kosovė kanė ndodhur shpėrthime jo tė rralla pas mbarimit tė luftės. Edhe pse shumica ishin tė vetėdijshėm pėr operimin e shėrbimeve sekrete serbe. Nė njėfarė dore,caku i shigjetimeve,herė zėshėm e herė heshtur,ishin shqiptarėt e Kosovės. Edhe kėsaj here,kur pėr Kosovėn zhvilloheshin,madje ende vazhdojnė tė zhvillohen,lėvizje ndėrkombėtare qė nuk ēojnė nė kahe tė duhura pėr procesin,ndodhi ky shpėrthim. Fatmirėsisht nuk pati tė lėnduar e as tė vrarė. Se kushedi se si do tė etiketoheshin shqiptarėt, lidershipi i tyre dhe strukturat e sigurisė. Por,fati deshi qė ata njerėz tė gjenden e tė arrestohen. Nė kėtė rast,vlen tė pėrmendet se edhe profesionalizmi,pėrkushtimi pėr punėn,dashuria pėr vendin dhe devotshmėria nė detyrė e SHPK-sė,bėnė tė mundur kapjen e autorėve tė shpėrthimit.
Pa dashur tė merrem me paragjykime. Njė gjė ėshtė tepėr e sigurt. Shpėrthimi qė ka ndodhur, ėshtė vepėr e kryer me vetėdije. E programuar pėr tė krijuar situata tė pafavorshme pėr Kosovė,procesin e saj,dhe ardhmėrinė e qytetarėve tė kėtij shteti. Sigurisht qė rezultatin e hetimeve do ta mėsojmė mė vonė. Sidoqoftė,pavarėsisht asaj siē ka filluar tė spekulohet pėr kinse mosarritjen e mėsimit tė vėrtetės pėr atė shpėrthim. Me rėndėsi ėshtė fakti se ata persona u kapėn nga policia. Me rėndėsi ėshtė fakti se ata njerėz nuk janė as qytetarė tė Republikės sė Kosovės dhe as i pėrkasin komunitetit shumicė,shqiptarėve. Ngase dashakeqėve tė Kosovės do tu jepej argumenti pėr ta justifikuar atė gjashtė pikėshin e “famshėm”,e ndoshta edhe pika tė tjera ogurzeza.
Sė kėndejmi,pas arrestimit tė personave tė implikuar nė shpėrthimin nė selinė e ICO-sė. Kjo nuk do tė thotė se shėrbimet e huaja sekrete,sidomos ato serbe dhe aleatėt e tyre,do tė bėjnė gjumė tė rehatshėm. Shėrbimet sekrete serbe edhe nė tė ardhmen do tė pėrpiqen tė ndėrmarrin aksione tė ngjashme,me qėllim tė destabilizimin tė Kosovės dhe zbehjen e imazhit tė saj nė arenėn ndėrkombėtare. Ndaj veprimeve tė kėtilla qė ndėrmerren kundra Kosovės, para institucioneve tona shtrohen njė sėrė detyrash preventive. Konsolidimi sa mė i shpejtė i Agjensionit pėr Inteligjencė tė Kosovės,profesionalizmi i mėtejmė i SHPK-sė etj. Imediate nė kėtė periudhė do ta konsideroja unė ėshtė strukturimi dhe nxjerrja e emrit tė udhėheqėsit tė AIK-ut. Mendoj se prolongimi i kėsaj ēėshtje do tė ketė reperkusionet e veta. Kanė kaluar mjaftė kohė qė nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės dhe pasimit tė njohjeve tė saja nga shtetet mė tė fuqishme tė botės,dhe natyrisht ky shtet duhet t’i ketė gjitha komponentėt e tė qenit shtet. Komponenti i mbledhjes sė informatave dhe zbulimit tė implikimeve tė ndėrmarra nga shėrbime qė veprojnė kundra Pavarėsisė sė Kosovės,me siguri do ta parandalonte nė masė ēdo veprim tė dėmshėm ndaj kėtij vendi.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] TELEGRAM PĖRSHĖNDETĖS ME RASTIN E ZBULIMIT TĖ LAPIDARIT TĖ DĖSHMORIT TĖ KOMBIT-LIRIDON DERMAKU…! (2008-12-21 06:43:16 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Lustracioni - Zbulimi i tė gabuarve (2008-02-06 14:39:49 nga admin4)
[ Kultura ] Shtėpia Botuese ICA tėrheqė tė gjitha librat pas zbulimit tė plagjiaturės (2007-12-18 19:02:00 nga admin4)
[ Kultura ] «ZBULIMI» I DORĖSHKRIMIT TĖ TEODOR SHKODRANIT (2007-03-02 09:06:07 nga admin7)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster