DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Nyja shqiptare
Postuar mė datėn: 2007-05-21 16:16:17 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

Letra alarmuese e njė vėllai

(Ose: “Njė zė i vetėm ėshtė mė shumė se njėmijė zėra individualistė. Po tė mos ishin zėrat e vetmuar nuk do tė ishte sot Shqipėria dhe shqiptarėt, komb i mbijetuar mes lukunisė sė ujqėrve shovinistė.”)

Nga: Qemal Aliu
qemajli 50@hotmail.com

Pranoj publikisht fajin, pėr tė mos thėnė mėkatin dhe i kėrkoj ndjesė publikisht vėllait tim, analist i dėgjuar nė Shqipėrinė Londineze, pse do ta keqpėrdor besimin e tij dhe do ta publikoj (pa kėrkuar pėlqimin e tij) njė letėr, sa intime aq edhe vėllazėrore, qė ma ka dėrguar me postė elektronike, natyrisht, pa ia pėrmendur emėrin, pėr shumė arsye. E bėj kėtė, i bindur thellė nė qenien time, se ajo ka vlera tė mirėfillta shpirtėrore e kombėtare, sa qė ngujimi i saj i pėrjetshėm nė arkiv, sipas mendimit tim, do tė ishte barazi me krim.

Nė letrėn qė ma ka postuar ai mė 17 maj 2007, tekstualisht shkruan:



“I dashur Qemal, vellai im i shqipes me nje trup e dy koka! Per ironi te historise dhe kryesisht te fqinjeve qe na rrethojne, fatin tone e kemi te vulosur ne flamur. Jemi nje trup i vetem shqiponje me dy koka, ne nje sfond gjaku te derdhur pa fund. Aq me teper sot qe flasim, Shqiperia dhe Kosova jane nje trup shqiponje solid, por fatkeqesisht me dy koka qe ngrihen krenare ne kahe te kunderta.Kemi nje trup e nje zemer, por koka te vecanta. Shkurt nje Shqiponje siameze.Koka shqiptare e ju Kosovareve eshte me e lidhur me zemren e Shqiponjes dhe vuan per te, ndersa koka e ne shqiptareve te Shqiperise, thjesht e perdor trupin e shqiponjes per te perfituar materialisht sa me shume prej saj. Per kete arsye idealizmi yt dhe i shume Kosovareve(qofte edhe naiv) me mallengjen dhe me ben te ndjehem i lumtur qe jam shqiptar. Shqiperia e sotme eshte e shitur sa majtas, djathtas dhe po copetohet cdo dite e me shume, ne vend qe te forcohet cdo dite e me shume ne emer te identitetit kombetar. Panvaresia e Kosoves mbahet peng jo vetem nga Rusia apo Serbia, por edhe nga Shqiperia e cila rrezikon te shkermoqet edhe vete shume shpejt, kaq e shitur sa eshte tek paraja e fqinjeve. Shqiperia ame nuk do te dije me per identitetin e saj, perderisa nje Bollano(kryetari i bashkise se Himares) ka guximin te barasvleresoje ceshtjen e Kosoves me minoritetin grek dhe strukturat e shtetit dhe inteligjences reagojne sa per sy e faqe. Shqiptaret e Shqiperise kane hall vetem te bejne para dhe te rregullojne materialisht veten dhe familjet e tyre, qofte edhe ne kurriz te identitetit kombetar. Kete fqinjet tane, qofshin tokesore apo detare e dine dhe nuk do te jete e larget dita kur Shqiperia te copetohet dhe te vime ne refugjate ne Kosove, me menyren se si po shkojne punet.Gjerat jane me zi ne Shqiperi se sa ne Kosove vellai im dhe kete do ta vertetoje koha shume shpejt. Nuk eshte e rastesishme qe Bollano kerkon autonomi(nenkuptohet panvaresi ne te ardhmen)per Vorio Epirin dhe nga ana tjeter Serbet duan te marrin nje te treten e Kosoves, pasi e dine qe te teren nuk e marin dot me. Trevave shqiptare gjithmone do tju copetojne gjymtyret qofte edhe kur na vjen shansi ne dere te jemi te tere bashke.Imagjino se cdo te thote te shkepusin jugun e Shqiperise deri ne lumin Shkumbin(sic pretendojne greket) dhe njekohesisht te shkepusin edhe Mitrovicen me pjesen tjeter nga Kosova.Do te thote qe shqiptareve tju marrin mishin e ti lene kockat, sic kane bere shekuj me rradhe.Ne keto kushte ne do te jemi shume me keq nga ckemi qene, e nga cjemi. Do te jemi serish nje shqiponje me dy koka, por pa nje krah e pa nje kembe. Thjesht nje shqiponje qe as nuk ecen dot, e as fluturon dot. Ndersa ata qe po e shesin, ose do te na qeverisin serish, ose do te gjejne vende te ndryshme te botes per tu bere pashallare me parate e fituara nga shitja e trupit te shqiponjes. Fatkeqesisht kam arritur ne perfundimin qe shqiptari eshte aq individualist, sa per hir te fitimit personal shkel mbi identetin e tij dhe kombin, prandaj jemi katandisur ne kete pike. Shqiptari shfrytezon kombin per te bere emer dhe para, dhe vrapon te behet mercenar tek te huajt.Ne rreth 40 vezire te perandorise otomane rreth 18 ishin shqiptare dhe as qe deshen tja dine per shqiponjen, por pane interesin e tyre te fitonin sa me shume para dhe pushtet. Edhe Qemal ataturku nenen e kishte Kosovare, prandaj ishte aq i zoti, por preferoi ta beje Turqine Europe, ndersa Kosoven dhe Shqiperine i la ne meshire te grekeve dhe serbeve.Sot Ismail Kadareja dhe Rexhep Qosja ne vend te puthen ne emer te kombit, goditen mes vetes per hir te egos dhe individualizmit te tyre. Te dy, ne mos qofshin spiune sillen kundra interesave te kombit shqiptare si te tille dhe cojne uje ne mullirin e armiqve tane, per te treguar qe jane mbi kombin per vlerat e tyre individuale. Kujt i duhen vlerat e tyre individuale perderisa kur godasin njeri tjetrin demtojne nje komb te tere?!

Kam punuar edhe une per kompani te medha greke dhe madje i kam drejtuar deri pak vjet me pare ne Shqiperi, por u shkeputa prej tyre(ose me sakte me abandonuan kur kuptuan se e doja vendin tim) duke lene shume fitime personale, sepse e kuptova qellimin e tyre qe ishte shume me teper se sa ana financiare. Jam i lumtur per kete, pasi kam se ctju tregoj dy femijeve te mi kur te rriten, e te me pyesin se pse nuk kemi para. Buken e femijeve me hirin e Zotit e nxjerr, por para me shumice ne kurriz te kombit tim nuk mundem dhe nuk dua tju le. Prandaj idealizmi yt vellai im jo vetem nuk me duket naiv por me shume vlere, qofte edhe sikur te kemi ngelur vetem ti dhe une si shqiptar ne kete bote.Te tera keto nuk i shkruaj dot neper gazeta, pasi i bie te humbas edhe buken e femijeve dhe kjo eshte shume e rende. Sa me patriot te jesh ne trevat shqiptare, aq me shume te lene pa buke dhe te luftojne shqiptaret individualiste qe hane buken e atdheut dhe bejne duvane e armikut. Sidoqofte une shpresoj ne me te miren, sepse edhe nje ze i vetem eshte me shume se njemije zera shqiptaresh individualiste. Po te mos ishin zerat e vetmuar nuk do te ishte sot Shqiperia dhe shqiptaret komb i mbijetuar mes lukunise se ujqerve shoviniste.”



PS: Sa pėr njoftim, lexuesve tė nderuar mė duhet t’u tregojė se, edhe pse ka kaluar gati njė javė, unė vėllait tim analist nuk i kam kthyer pėrgjigje nė kėtė letėr, duke shtrydhur trurin tim pikėrisht rreth asaj se a e vlen tė mbetet e kyēur nė sirtarin tim njė letėr e tillė. Mė nė fund, vendimin pėr publikim e mora kokė nė vete. Ai, mesiguri, nė fillim do tė shokohet nga “pabesia” ime, kur ta shohė tė publikuar pėr opinion letrėn e tij intime, meqė siē thotė vetė “tė tėra kėto nuk i shkruaj dot nėpėr gazeta, pasi i bie tė humbas edhe bukėn e fėmijėve dhe kjo ėshtė shumė e rėndė”. Por, jam i bindur, pasi t’i kalojė “zjarrmia” e parė, do tė reflektojė dhe do tė mė falė me gjuhėn e Krishtit: “Fale o zot se nuk di ē’farė bėnė!”

Edhe njė sqarim tė vogėl i detyrohem lexuesit tim tė nderuar. Unė dhe vėllai im analist nuk jemi njohur as nuk njihemi drejtpėrdrejt, personalisht e as familjarisht, meqė njėri jetojmė nė Prishtinė e tjetri nė Tiranė dhe nuk e kemi patur fatin tė takohemi ndonjė herė. Shkas i kėmbimit tonė me letra ėshtė bėrė njė shkrim i imi i publikuar para rreth njė muaji nė agjencitė e lajmeve, “Shqipėria e Bashkuar”, “Mekuli Press”, “Dervina com”, “Al-today”, etj., me titull: “A do tė mbulohet sėrish kriza me krizė”, pas leximit tė cilit vėllai im, analist nga Shqipėria 28 mijė kilometėrshe, mė shkruan nė adresėn time elektronike se i ka pėlqyer, madje duke mė dhėnė disa sygjerime shumė tė ēmuara, pėr vazhdimin e njė pune tė tillė. Unė, i surprizuar tej mase nga njė reagim dashamirės i njė vėllai tė cilin nuk e njihja personalisht, ia kthej njė letėr tė shkurtėr me tė cilėn e falenderoj pėr nderin qė mė kish bėrė duke mė lexuar shkrimin, kurse, pas saj, pasoi kjo letėr tė cilėn po ua ofroj juve lexues tė nderuar.





---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] International Herald Tribune : Nyja nė Kosovė rrezikon stabilitetin e Ballkanit (2008-06-12 23:10:30 nga admin2)
[ Opinione ] Nyja shqiptare (2007-06-12 16:57:07 nga admin1)
[ Opinione ] Nyja shqiptare (2007-06-08 06:24:12 nga admin1)
[ Opinione ] Nyja shqiptare (2007-05-19 05:27:59 nga admin1)
[ Opinione ] Nyja shqiptare (2007-04-18 13:30:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nyja e kobshme e LDK-sė (2006-12-18 09:27:23 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Nyja e kobshme e LDK-sė (2006-12-14 14:03:09 nga Flori Bruqi)
[ Diaspora ] Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnojnė Festat e Nėntorit (2008-12-01 15:39:41 nga admin1)
[ Histori ] HEROINA SHQIPTARE MARIE SHLLAKU…! (2008-11-30 11:12:17 nga admin1)
[ Opinione ] ME VENDOSJEN ”EULEX-it 2 NĖ KOSOVĖ, SIPAS REZOLUTĖS 1244 SHQIPTARĖVE NUK U MBETET TJETĖR RRUGĖ VEĒ AJO E RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! (2008-11-29 17:12:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Koncerti qe bashkon shqiptaret (2008-11-29 12:36:17 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster