DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» PROFESORĖT DHE MJEKĖT E RREJSHĖM JANĖ BARRĖ PĖR KOMBIN
Postuar mė datėn: 2008-04-03 13:11:48 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Shkruan: Naser Aliu

Po ankohemi se nuk po funksionon shteti: administrata, policia, universiteti, shkollat, se ambasadoret janė te paafte.
Po ankohemi se jemi te varfėr dhe se ekonomia jone nuk ecėn para. Se shkollat tona nxjerrin analfabetė.
Po ankohemi se mjeku ne Maqedoni nuk din gjė pėr “Helicobacter pylori”, edhe pse pėr kėtė ėshtė marrė Ēmimi Nobel!
Po ankohemi pėr politikanet tanė dhe koekzistencėn e tyre me krimin dhe bakshishin.
Po ankohemi pėr profesorė imagjinare, doktorė te shkencave me tituj te blere si patatet ne thes nė njė treg.
Po ankohemi se fėmijėt tanė nuk e mėsojnė letrarishten, sepse mėsuesi i gjuhės shqipe nuk e zotėron atė, por e flet gjuhen e katundit tė vetė. Dhe ky ka mbaruar studimet e gjuhės shqipe!

(Merreni me mend profesorin e anglishtes qe nuk din anglisht)
Krejt kėto devijimi administrative kane njė emėr te pėrbashkėt: BAKSHISH-MENTALITET!

Para disa ditėve lexova ne njė gazete gjermane se Kosova ėshtė e pasur, por shqiptaret e Kosovės janė me te varfrit ne Evrope.
Ne Gjermani pėrdoret ky nocion BAKSHISH-MENTALITET zakonisht pėr t“i informuar firmat gjermane kur investojnė ne Azi. Thuhet se ne kėtė apo atė vend ekziston kjo mendėsi. Atėherė investitorėt kane njė ide shume precize pėr vendin dhe se ēka i pret ata atje.
Gjermanisė kur i mungojnė ekspertet, i merr nga bota, edhe nga India. Ne dėbojmė ekspertet e vertete dhe prodhojmė “ekspertė”, te cilėt as nuk dine te shkruajnė e as te flasin gjuhen e tyre amtare. Para dy ditėve ne tv shtetėrore gjermane politikanet diskutonin se si t“i motivojnė materialisht ekspertet qe te mos ikin ne ShBA.



Ekspertet e mbajnė ne kėmbė njė ekonomi dhe njė komb!
Tregut shqiptare nuk i mungojnė ekspertėt, askush nuk i kėrkon ata; shteti as nuk pėrpiqet t“i ktheje intelektualet e larguar, por tregu jone brenda natės mbushet me “ekspert”.
Politika shqiptare gėzohet kur ikin intelektualet e vertete, sepse kėshtu zvogėlohet opozita e sinqerte. Profesionale!
Njė profesor gjerman pyet njė profesor te shqipes ne Gjermani, pse ne diplomėn e tij shkruan njė here DIPLOMĖ e pastaj vize DIPLOMA. Ky profesor qe i mėson fėmijėt tanė ne Gjermani e shqipen nuk e ka studiuar kurrė, i thotė: “Diplomė” ėshtė njė, “diploma” janė plotė.
Ky arsimtar qe i mėson fėmijėt tanė nuk dinte te jete konkret dhe te thoshte se emrat ne gjuhen shqipe ka dy trajta: tė shquarėn dhe te pashquarėn. E barabarte me artikujt der/die/das dhe ein/eine, apo “Le” “la” dhe un/une fr. apo IL / LA dhe uno/una ne italishte. Dhe se shqipja ka njė nyje te pasme (l'article postposé) etj.
Ky do te kishte qene njė shpjegim i drejte, mirėpo pėr diplomėn e tij, shpjegim i gabueshėm.
Ne fakt ne diplomėn e tij nuk shkruan Diplomė-Diploma ne shqip, por substantivi i dyte ėshtė ne gjuhen serbokroate dhe arsimtari i lartpėrmendur ka menduar se ne diplomėn e tij shkruhet ne njėjės dhe ne shumes! Thuajse diplomės se tij duhet bashkangjitur edhe disa tjera! (Diplomat ne Kosove janė lėshuar ne dy gjuhė).
Njė profesor i gjuhės gjermane dėshironte t“u krahasonte nxėnėsve lakimet (deklinacionet) ne disa gjuhe dhe me qe gjuha shqipe mėsohej si plotėsuese ne atė shkolle, i drejtohet arsimtarit shqiptar qe ka kryer njė fakultet tjetėr. Ky arsimtar i thotė se temėn e lakimeve nuk e kane tani ne program mėsimor, por ne vitin e ardhshėm dhe se do ta shikoj ne shtėpi dhe do t“i tregoje nesėr. Profesorit gjerman i duhej atė dite, jo nesėr!
Bisedoj me njė mik nga Maqedonia qe vuante nga lukthi. I them te beje njė endoskopi dhe te shihet mos valle ka “Helicobacter pylori”, i cili ne shume raste ėshtė shkaktar i te thatit. (Ndėrkohe mund te konstatohet edhe nga frymėmarrja).
Mjeku i thotė se miku yt nuk kupton gjė nga mjekėsia dhe se bakteret nuk mund te jetojnė ne gjak, por jo ne lukth, sepse acidi po i mbytka.
Se “Helicobacter pylori” mbijeton ne lukth dihet tani e me shume se 20 vite dhe une isha i shėruar nga i thati ne zorrėn dymbėdhjetėgishtore me antibiotike, para 18 viteve, sepse pata pasur ato baktere. Doktori ne Maqedoni, shqiptar, nuk e dinte kėtė akoma!
Takoj miq ne Maqedoni dhe me shikojnė si me keqardhje se pse mbeta pa titull doktori dhe me thonė: shiko filania qe kishte pėrsėritur vitin e dyte ne gjimnaz, bukuroshe, ka magjistruar ne Tetove dhe tani punon si drejtoreshe ne njė shkolle fillore. Merr material nga interneti dhe me 1000 Euro, doktoro, me thonė. Ata dėshirojnė t“i bashkėngjitėm shtresės se tyre…
Takoj tjetrin qe nuk kishte mbaruar juridikun ne vitet e tetėdhjeta - pas dhjete viteve studimi -dhe tani ishte bere profesor gjeografie; ne vitin dy mije e kishte blere diplomėn ne Prishtine! Ndoshta te martėn, kur behet Pazar nė Prishtinė!
Gjendja jone e sotme ėshtė si ne jug tė Italisė pas Luftės se Dyte Botėrore. Mafia kishte depėrtuar ne shtet, bashkėjetonin dhe bashkefitonin. Kjo gjendje vėshtire te shėrohet, sepse siē thotė z. Jacaj, ata gjenden kudo dhe se nuk sjellin ligje kundėr vetes. Ēka dmth. Kjo?
Kjo dmth. se ne 50 vitet e ardhshme, si shtet, si politike, si ekonomi nuk mund te prosperojmė, sepse ne vende kyēe dhe anėsore punojnė mediokritetet. Dhe ata pėrkrahin njeri tjetrin. Ata i lidhe interesi i pėrbashkėt. Investitorėt e huaj habiten me injorancėn tone ne kėtė shekull, sepse ata takohen atje me diploma te blera!
Nuk ėshtė gabim te thuhet se punėt i kemi me keq se Italia jugore. Atje mafia kishte depėrtuar ne ekonomi dhe shtet, por jo ne universitete si te ne!
Propozimi im: Pikėsėpari albshkenca te dale me njė Kėrkese drejtuar: Qeverive shqiptare, Universiteteve dhe Prokurorive Publike. Ne atė Kėrkese Prokurorisė duhet t“i vihet njė afat veprimi dhe nėse Prokuroria nuk reagon, atėherė t“i drejtohemi ndonjė Gjykate Ndėrkombėtare, sepse shoqėria shqiptare ka nevoje pėr shėrim, pėr shėrim nga bakteret qe i prodhon vet.
Universitete private qe janė bere pazare diplomash te mbyllen, sepse ata po shkatėrrojnė njė shtet dhe njė komb.
Te ēirren parasysh kėto denoncime publike te bėra nga z. Jacaj, znj. Qafa, z. Frangu dhe z. Elshani dhe te dale albshkenca me njė Kėrkesė te fuqishme.
Albshkenca si e pakorruptuar dhe me autoritetin e saj qe ka bere mund te veje ne lėvizje diēka.
Albshkenca nuk guxon te heshte pėr kėtė anomali, sepse ajo ėshtė opozite natyrale e politikes, krimit dhe korrupsionit!

Me nderime!
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Kosova dhe bota arabe (2008-08-28 15:23:22 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria dėnon njohjen e Osetisė sė Jugut dhe Abkazisė nga Rusia (2008-08-28 14:54:12 nga admin1)
[ Kultura ] PAKOJA E AHTISARIT DHE SĖMUNDJET KRONIKE TĖ SAJ NDAJ VENDIT TONĖ (2008-08-28 02:45:42 nga admin4)
[ Intervista ] “DRENICA” E DURRĖSIT- TEMPULL ATDHETARIE (2008-08-27 17:05:55 nga admin1)
[ Tech-Info ] Tė vegjėl, tė bukur dhe tė menēur – laptopėt pėr qejfin tonė (2008-08-27 02:56:48 nga admin2)
[ Opinione ] Pseudopolitika e Kosovės Lindore dhe dėshtimet e saj nė periudhėn e fundit! (2008-08-26 16:54:00 nga admin4)
[ Opinione ] VARDISJA DHE BĖRLYKJA KOMIKE POST FESTUM E LAROVE NĖ EMĖR TĖ HEROIT ADEM JASHARI (!?) (2008-08-26 13:32:31 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Medvedev nenshkruan Dekretin per njohjen e pavarsise se Abkhazise dhe Osetise se Jugut (2008-08-26 12:12:10 nga admin1)
[ Opinione ] Dėshtimi i njohjeve tė “pritura” dhe islami shqiptar (2008-08-26 11:22:05 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gjendja nė Mitrovicė dhe statusi i Trepēės (2008-08-25 12:11:21 nga admin1)
[ Opinione ] LIGJĖSITĖ NATYRORE DHE “NJERĖZORE” (2008-08-24 07:34:38 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster