| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Zgjidhja e statusit tė Kosovės, njė nga sfidat mė tė rėnda tė presidencės gjermane tė BE-sė |
| Postuar mė datėn: 2006-12-07 23:19:44 nga A.Dervina :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Gjetja e njė zgjidhjeje pėr statusin e Kosovės dhe arritja e njė pajtimi brenda Bashkimit Evropian do tė jetė njėra nga sfidat mė tė rėnda me tė cilat do tė ndeshet presidenca gjermane e Bashkimit Evropian, e cila fillon nė pjesėn e parė tė vitit qė vjen. Kėto komente i bėri nė Bruksel ambasadori i Gjermanisė nė BE, duke paralajmėruar prioritetet e presidencės gjermane tė BE sė. Ai tha se Kosova ėshtė njė gjė, e cila pėr secilėn presidencė tė Bashkimit Evropian mund tė jetė njė problem qė ėshtė i vėshtirė tė kontrollohet. Ambasadori gjerman foli pėr vazhdimin e procesit pasi Ahtisari do tė bėjė propozimet e tij pėr zgjidhjen, por ai tha se Ahtisari ua ka bėrė tė qartė vendeve tė BE sė se nuk pret ndonjė mundėsi qė zgjidhja pėr statusin e Kosovės tė jetė e negociuar. Po ashtu, tha ambasadori gjerman, Rusia na ka thėnė qartė se rusėt do tė pranojnė vetėm atė qė pranojnė serbėt, ndėrsa serbėt nuk do tė pranojnė asnjė lloj pavarėsie pėr Kosovėn dhe shqiptarėt pranojnė vetėm pavarėsi. |
|
| Kėto i tha ai vetėm pėr tė shpjeguar se sa problematik do tė jetė pėr BE nė zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės. I pyetur se a mund tė arrihet pajtim brenda BE sė, sepse nuk ėshtė vetėm Rusia ajo qė kundėrshton pavarėsinė e Kosovės, por ka dhe vende nė BE, siē janė Spanja dhe Rumania, ambasadori gjerman tha se mund tė thotė me njė siguri shumė tė madhe se kur Kėshilli i Sigurimit tė caktojė statusin, atėhere BE ja nuk do tė bėjė problem dhe BE ja do tė pranojė atė zgjidhje. Sikur tė ishte problemi vetėm tek Bashkimi Evropian, do tė ishte mė e lehtė tė gjendej zgjidhja, por problemi ėshtė qė kėtė zgjidhje duhet ta gjejė Organizata e Kombeve tė Bashkuara, ka thėnė ambasadori gjerman. Nė debate pėr prioritetet e Gjermanisė gjatė presidencės sė BE sė, sot ka folur edhe ambasadori rus, i cili ka thėnė se Rusia kupton se Ahtisari nuk ka mandat pėr tė gjetur zgjidhjen pėr Kosovėn, por vetėm pėr tė bėrė propozime. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|