DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2013

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Teuta: Sot kujtoj me dhimbje vdekjen e Enverit, mbi tė u hodh baltė
Postuar mė datėn: 2008-04-11 17:25:26 nga admin4 :: Kategoria: Intervista

Bulevardi dhe rrugėt “veshur” me tė zeza, fytyra grash tė palyera dhe burra tė trishtuar, lot e piskama... Kushdo qė ka qenė mbi 5 vjeē nė vitin 1985, kėshtu e sjell ndėr mend 11 prillin e atij viti. Lajmi pėr vdekjen e Enver Hoxhės kishte marrė dhenė pėrpara se ta transmetonte televizioni publik. Sot njė pjesė e mirė e njerėzve thonė se kanė qenė tė detyruar pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė mortore tė liderit komunist, madje edhe qė duhet tė qanin, se nėse sekretari i partisė apo i organizatės shihte njeri buzagaz, i pinte e zeza, ndėrsa tė tjerė vazhdojnė tė qėndrojnė tė paluajtshėm nga istikami, Enveri pėr ta ėshtė figurė. Teuta Hoxha, bashkėshortja e djalit tė madh tė Enverit, Ilirit, tregon pas 23 vjetėsh momentet qė pėrjetoi familja e tij, mesazhet e ngushėllimit nga presidenti francez, Miteran deri tek heshtja prej 1 minutė qė mbajti OKB-ja, se si i duken sot lotėt e njerėzisė tė hedhura pėr vdekjen e Enverit...

Si e pėrjetuat humbjen e njeriut tė familjes?

Familja jonė pėrjetoi disa ditė tė vėshtira nė muajin prill 1985. Dhe ajo qė ne i trembeshim aq shumė, ndodhi mė 9 prill, rreth orės 9 tė mėngjesit. Njė krizė mė e rėndė se herėt e tjera e insufiēencės kardiake, e kaloi nė koma. Me tė hyrė tė 11 prillit nė ora 02 e 10’, zemra e tij pushoi sė rrahuri. Ėshtė e vėshtirė tė pėrshkruash tronditjen qė pėsoi gjithsecili prej nesh. Unė e kujtoj si njė dhimbje shumė tė thellė, duke ndjerė qė ne humbėm njeriun e shtėpisė, babanė, gjyshin e fėmijėve. Pėrveē kėsaj, pėr mua ishte vdekja e parė qė mė ndodhte nė familje, nuk isha ndeshur mė parė me tė, dhe mu duk e tmerrshme, se si mund tė ikte pėrgjithnjė njė nga njerėzit e dashur. Mė ka mbetur akoma nė sy imazhi kur babai doli pėr herė tė fundit nga shtėpia, por kėtė herė nė arkėmort, pėr tė mos u kthyer kurrė mė. Paskėtaj, ai do t’i pėrkiste gjithė popullit, ne nuk do tė mund ta qanim e ta pėrcillnim siē bėjnė tė gjithė.



Po si udhėheqės?

Kjo ishte pjesa mė e largėt pėr ne nė ato momente. Mė kujtohet kur bėnim homazhe pranė trupit tė tij nė Presidiumin e Kuvendit Popullor, ndieja njė ftohtėsi, diēka qė mė largonte dhe m’i thante lotėt. Atėherė unė kuptoja qė kishim humbur edhe udhėheqėsin. Pra, kėto janė pėrjetime qė unė, edhe sot, pas kaq vitesh, i kujtoj me dhimbje.

Si u pėrjetua nė popull vdekja e Enver Hoxhės?

Tashmė janė tė njohura pėr publikun filmimet dhe fotografitė e shumta tė ditėve tė zisė kombėtare, ku janė fiksuar nė celuloid, aq shumė lot dhe dhimbje. Pėr ne familjarėt, kuptohet qė ishte njė ngushėllim i madh, pjesėmarrja e mijėra-mijėra vetė nė kėtė mort kombėtar. Dhimbja e njerėzve ishte e papėrshkruar. Mė kujtohet qė nė disa raste u detyruam ne pjesėtarėt e familjes tė mund tė ngushėllonim dhe tė qetėsonim njerėzit nė hidhėrimin e madh qė i kishte pushtuar.

Po sot, si ju duken ato lot?

Pavarėsisht qė me ndryshimin e sistemit u hodh shumė baltė mbi figurėn e Enver Hoxhės, unė pėrsėri kam bindjen, se kanė qenė lot tė sinqertė. Vargani i pambarim, vaji dhe dhimbja ishin nga njerėzit e popullit, tė cilėt kishin humbur udhėheqėsin e tyre. Enver Hoxha ishte dhe do tė mbetet nė kujtesėn historike Bir i Vegjėlisė. Prandaj sot, kur rishoh nė televizor ceremonitė, mė vinė ndėr mend fjalėt e presidentit Abraham Linkoln qė thotė: “Mund tė mashtrosh njė pjesė tė popullit pėrgjithmonė, mund tė mashtrosh edhe tė gjithė popullin pėr njė fare kohe, por nuk mund tė mashtrosh tė gjithė popullin pėr gjithė kohėn”.

Si u zhvilluan ceremonitė e varrimit?

Nė orėn 9.00 tė datės 12 prill, arkivoli me trupin e Enver Hoxhės u vendos nė sallėn e Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Nė sfondin kryesor ndodhej njė portret i madh nė pikturė i Enver Hoxhės, ku ishte shkruar 1908-1985, ku dukej dhe shiriti i zi. Mbi jastėkėt e kuq, ishin vendosur dekoratat e larta “Heroi i Popullit”, “Hero i Punės Socialiste” dhe urdhrat e shumta qė Presidiumi i Kuvendit Popullor i kishte akorduar Enver Hoxhės. Ndėr to shquhej edhe dekorata “Suvorov”, qė iu ishte dhėnė gjithė udhėheqėsve tė vendeve tė Aleancės Antifashiste tė Luftės sė II Botėrore. Mė kujtohet qė kishte shumė kurora lulesh, por ato qė tė emociononin mė shumė, ishin tufat e thjeshta me lule mali e fushe, qė njerėzit i kishin mbledhur pėr Komandantin, siē e quanin shumė prej tyre.

Nga 12 deri mė 15 prill gjithė familja u vendos nė njė dhomė pranė sallės sė Presidiumit tė Kuvendit Popullor, ku u zhvilluan ceremonitė e homazheve. Disa herė nė ditė ne qėndronim para trupit tė tij. Nė sallė dėgjohej muzika funebre, qė mbytej nga dėnesat e vajit. Ktheheshim pėrsėri pėr tė pritur pėrfaqėsues nga tė gjitha rrethet e vendit. Erdhėn edhe shumė miq e shokė nga jashtė, qė kishin ardhur t’i jepnin Enver Hoxhės lamtumirėn e fundit. Ato ditė kishte shumė momente emocionuese, si p.sh. kur njė grup nxėnėsish kishin sjellė njė tufė lulesh dhe njė nxėnėse shkėputet dhe ia dorėzon Nexhmije Hoxhės duke i thėnė: “Vendoseni nė zyrėn e xhaxhit Enver, ne do t’i sjellim gjithmonė lule tė freskėta, sepse ai mendoi dhe punoi aq shumė pėr ne fėmijėt e Shqipėrisė”. Emocionet ishin tė pandalshme, kur dėgjoje vajin e nėnave, qė e qanin me ligjėrime, punėtorėt qė betoheshin para trupit tė tij, pionierė me shallin e kuq, qė i jepnin fjalėn xhaxhit Enver, qė do tė mėsonin, e deri tek ushtarakėt qė me grushtin lart, betoheshin pėr njė Shqipėri tė lirė qė nuk do tė lejonin ta prekte askush. Mė datėn 14 prill, pranė trupit tė tij, si ēdo ditė, bėnė homazhe anėtarėt e Byrosė Politike dhe Nexhmije Hoxha. Ishte njė ēast solemn kur Ramiz Alia i vendos medaljen pėrkujtimore tė 40-vjetorit tė Partisė. Ndėrsa Nexhmije Hoxha afrohet e emocionuar, dhe duke vendosur stemėn me flamurin kombėtar mbi trupin e shokut tė saj tė shtrenjtė tė jetės, tė luftės e tė punės, thotė: “Enver, po tė vė kėtė flamur nė zemėr nga ana e kosovarėve, sepse ashtu siē i kishe ti ata nė zemėr, gjithė kosovarėt dhe shqiptarėt e tjerė, ashtu edhe ata tė kanė ty. Kam marrė me qindra telegrame dhe prandaj, besoj se plotėsoj njė dėshirė tė tyre. Merre dhe kėtė me vete”.

Po mė tej?

Kur kujtoj ato ditė, nuk di tė veēoj se cilat kanė qenė emocionet mė tė mėdha. Ēdo ditė, ēdo orė e minutė ishte emocion mė vete. Ndarja ditėn e fundit padyshim qė kishte peshėn mė tė rėndė. Nuk jam nė gjendje tė flas pėr atė ditė. Unė vetėm mund tė them, qė Enver Hoxhėn mė shumė se dhču, e mbuloi dhimbja popullore.

Ceremoninė e pėrshkruan bukur, antifashisti i madh grek, mik i Enver Hoxhės, Manolis Glezias, pjesėmarrės nė ceremoninė e varrimit: Ishte njė ceremoni tepėr e thjeshtė, por madhėshtore, dhe nuk kishte aspak karakterin e njė ceremonie tė stisur, ishte jashtėzakonisht prekėse dhe pa ju shmangur zakoneve tė popullit shqiptar. Pjesėmarrja e popullit ishte shumė e madhe. Nė sheshin ku mbajti fjalimin Ramiz Alia ishin grumbulluar me mijėra njerėz, nėn shiun e vazhdueshėm qė binte. Hidhėrimi i madh i njerėzve dukej hapur. Ata shprehnin dhimbjen e tyre, pasi Enver Hoxha ishte pėr shqiptarėt vazhduesi i traditave tė pavarėsisė.

Si u pėrcoll nėpėr botė, vdekja e Enver Hoxhės?

Personalitetet mė tė larta tė 100 e ca shteteve, nga tė pesė kontinentet, me tė cilėt kishim marrėdhėnie diplomatike, ngushėllonin zyrtarėt tanė, disa edhe familjen. Dua tė pėrmend telegramin e ngushėllimit tė Presidentit tė Republikės Franceze, Fransua Miteran, qė shkruante: “Shoku Enver Hoxha - personalitet i fuqishėm qė ka vulėn nė historinė e Shqipėrisė”. Ose Presidentin e Republikės Turke, Kenan Evren: “Shoku Enver Hoxha - burrė shteti i madh i vlerėsuar nga mbarė bota”. Kancelari Federal i Republikės sė Austrisė shėnonte:” Shqipėria humbi njė personalitet qė ka hyrė nė Historinė e Europės”. Telegrame erdhėn dhe nga shumė personalitete tė tjerė tė botės politike si, Xhulio Andreoti, Karolos Papulias, Roland Dyma e shumė tė tjerė.

Organizata e Kombeve tė Bashkuara (OKB) nė mbledhjen e saj tė radhės mbajti njė minutė heshtje pėr humbjen e Enver Hoxhės.

Gazeta tė shumta tė vendeve tė ndryshme, agjenci lajmesh, radioja dhe televizioni i tyre, jepnin vazhdimisht, edhe pas ditėve tė zisė, artikuj lidhur me vdekjen e Enver Hoxhės. Nė komentet dilte nė pah personaliteti i Enver Hoxhės, qė e bėri Shqipėrinė tė lirė, tė pavarur dhe me prestigj tė lartė nė botė. Telegrame tė shumta ngushėllimi erdhėn nga partitė marksiste-leniniste, ku shprehnin ndjenjat e simpatisė sė tyre pėr Enver Hoxhėn.

Por shumė letra e telegrame erdhėn nga shqiptarėt e diasporės, nga tė gjitha shoqatat e shqiptarėve nė SHBA, tė Amerikės Latine e deri tek ata tė Australisė, nga emigrantėt kosovarė nga shumė vende tė Evropės e deri nga arbėreshėt e Italisė, arvanitasit e Greqisė etj. Nga shumė vende tė Evropės, Azisė, Afrikės dėrguan letra tė ngrohta, me vlerėsime tė larta pėr Enver Hoxhėn, edhe Shoqatat e Miqėsisė mes Shqipėrisė dhe atyre vendeve.

Tė gjitha kėto janė dėshmi qė Enver Hoxhėn, sado tė mundohen, nuk mund ta shuajnė kurrė nga historia. Dhe dua ta mbyll intervistėn me fjalėt e Profesorit tė nderuar Aleks Buda: “Enver Hoxha u rrit e u lartėsua si pjellė e njė historie tė hidhur, tė ashpėr, sa dhe tė lavdishme, shumėshekullore tė njė populli tė vogėl; me tė u rrit dhe u lartėsua edhe Shqipėria jonė socialiste dhe kombi ynė shqiptar, pėr t’u qėndruar pėr jetė e mot stuhive tė kohės, shekujve tė historisė…”. re.de

gazeta shqiptare
11.04.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] A KA PĖRGJIGJE PĖR GJENDJEN E SOTME (2008-12-26 11:08:13 nga admin1)
[ Histori ] A KA SOT DEMOKRACI GREQIA (2008-12-12 15:04:44 nga admin1)
[ Opinione ] E sotmja ėshtė vendimtare e sė nesėrmes ! (2008-11-14 15:46:13 nga admin1)
[ Opinione ] PRISHTINA,TĖ MOS E PRANOJĖ EULEX-IN SERBOMADH NUMĖR 2, PAVARĖSISHT NGA VENDIMI I SOTĖM OSE I NESRĖM I OKB-SĖ ! (2008-11-12 19:48:03 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHBA: Zgjedhjet e sotme janė historike, cilido qoftė rezultati (2008-11-04 15:01:24 nga admin1)
[ Opinione ] PUNĖN E SOTME MOS E LĖRĖ PĖR NESĖR! (2008-10-14 07:28:43 nga admin4)
[ Opinione ] Roli i gazetarisė dhe gjendja e sotme e mas-medias shqiptare...! (2008-10-10 08:06:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Me staf ndėrkombėtar,u rihapen sot gjykatat nė veriun e Mitrovicės (2008-10-03 07:04:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Sot festa e Fiter Bajramit (2008-09-30 02:06:43 nga admin2)
[ Opinione ] DARDANIA ATĖHERĖ - KOSOVA SOT KA QENĖ DHE ĖSHTĖ E SHQIPTARĖVE! JO E TE TJERĖVE SIĒ TRUMPETOHET SOT!!! (2008-09-23 01:57:26 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Sot ėshtė 18 vjetori i Deklaratės Kushtetuese tė Kaēanikut (2008-09-07 05:20:20 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2013 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster