| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » IBĖR I AKULLT TY TĖ RAFTĖ PIKA |
| Postuar mė datėn: 2007-03-19 17:42:09 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Mehmet Bislimi
Tre zogj tanė na i more ngji
Tre zogjve iu ndal rrita
Ibėri i akullt he tė raftė pika!
Harlisur lėshohet uji i Ibrit akull, tek po godet shtratin e vet furishėm nėn kėmbėt e urės, po rrėmon e nxjerr shkumėn e bardhė si i ngulfatur nė grykė nga dhembja pėr Egzonin me shokė, qė nė gjirin e vet po e mbanė sekretin dhe tė vėrtetėn e mbytjes sė tre fėmijėve shqiptarė!
Misionarėt e huaj, herė nė heshtje e herė zhurmshėm, herė hapur e herė fshehur, mbi urėn e Ibrit Ilir, vunė mjegullėn e tabusė, vunė telat me gjemba, zinxhirėt e ndarjes dhe rojat me armė e bajoneta, kush mund tė na bindė me logjikėn e arsyes qė kjo e tėra nuk ishte njė skenar i gatuar qė mė parė nė Beograd, njė lojė e keqe me aktorė profesionistė... perfeksionuar nė Paris e Moskė dhe zbatuar mbi urėn e Ibrit Ilir nė Kosovė!? Kėshtu me tė dyja kėmbėt u shkel edhe mbi mitin e vjetėr tė urave qė lidhnin e bashkonin brigje, popuj e kultura etj...
Vitet nė vazhdim treguan pėr njė nismė jo tė mirė; tek ura e Ibrit, po ndodhin ngjarjet me pėrmasat e tragjedive, tė gjakut, tė pėrleshjeve, tė frikės sė matanė Ibrit, tė aneksimit tė territoreve tona, tė spastrimin, tė dėbimit, tė ngufatjes sė shqiptarėve.
Sot nė pėrvjetorin e ngufatjes, Ibri pėr Egzonin me shokė, po nxjerr lotin e kristaltė. Kėta lot tė shkapėrderdhur tek tė gjithė ata qė kanė ndjenja njerėzore, nuk po pushojnė pėr ta zbuluar tė vėrtetėn mbi krimin.
Drejtėsia ndėrkombėtare, sa edhe drejtėsia jonė mė paterica, as sot pas tri viteve nuk e bėri qoftė edhe njė hap mė tutje se: Ibri pėrpiu tre fėmijė shqiptarė!
Disa analistė nė paraqitjet e tyre publike, madje shkuan aq larg sa qė ngjarjet e marsit tė vitit 2004 i barazuan me shkakun, ose i qortuan si shkas pėr shumė ashpėrsime nė pakon e sotme tė Ahtisarit! Mbetet shumė pėr tė dėshiruar fakti se prej cilit pozicion analizohen ngjarjet. Mua mė shqetėson, ose mė neveritė fenomeni i cili tani mė ka kaluar nė rutinėn e ndėrgjegjes sė tė qenit rob, dhe sot pas kaq vitesh gjėrat shpjegohen mu nga kjo pozitė, pra nga pozita e robit! Me shkas e pa tė, pėrdoret akuza e vjetėr nėn petkun e ri, nga analistė gėrmadhė! Njėjtė ėshtė thėnė edhe pėr ngjarjet e vitit 1981-se: Ato ngjarje i kanė dhėnė shkas ish Jugosllavisė titiste qė tė veproj nė Kosovė!, po e njėjta gjuhė analitike ėshtė pėrdorur pėr ēdo demonstratė pasuese deri te edhe lufta e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės- se, qė po i japin rastin Serbisė tė intervenoj nė Kosovė! E po, thua se Serbia ishte jashtė Kosovės dhe nuk kishte mundėsi tė vepronte kur tė donte( Po si!?). Shtrohet pyetja: Po sikur mos tė demonstronte populli ynė, sikur mos tė protestonte, sikur mos tė luftonte pėr tė drejtat dhe pėr lirinė e vet- a thua pushtuesi serb do tė ikte vullnetarisht nga Kosova?! Analistė tė tillė qė i ka sot Kosova, dhe qė paraqiten publikisht nė mediet tona, mė mirė mos qofshin.
Shqiptarėt nė Kosovė, qė nga viti 1912-tė e deri mė sot, tė gjitha kėto tė arritura- sa do tė vogla qė janė, i kanė arritur vetėm nė saje tė pėrpjekjeve tė veta tė pareshtura si ; me demonstrata, protesta, greva, pamflete, parulla, rebelime, gjyqe, dėnime, persekutime e deri tė edhe lufta e fundit pėr liri. As edhe njė herė pėr gjatė shekullit tė XX-tė, Kosovės, ish pushtuesi jugosllavė dhe ai serb as gjė nuk i kanė falė, ata vetėm i kanė marrė.
Kosova deri me sot tė gjitha i ka paguar me njė ēmim shumė tė lartė. Sipas analistėve tė sotėm na del se ne paskemi gabuar qė kemi sakrifikuar kot. U dashka qė vetėm tė rrinim urtė, tė bindeshim ndaj pushtuesit, ti shėrbenim atij dhe ai njė ditė do lodhej e do ikte vet qė kėtej! Paska shkuar kaq dėm populli ynė qė nuk e paska ditur kėtė ide kaq brilante tė analistėve tanė. Analistėt si z. Batoni me kompani kėtė mendėsi na ofrojnė, thjeshtė pėr shkakun se shpirti i tyre ishte i tillė, shpirt shėrbėtori ndaj pushtuesit dhe zotues i idealeve tė LKJ-sė, fali zot- do thoshte Krishti!
|
|
Mehmet Bislimi
Mendoj, dhe jam shumė i bindur (duke pėrjashtuar dhunėn me ēdo kusht), se demonstrata e vitit 2004, e kanė pėrshpejtuar pakon e Ahtisarit, pra i treguan bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė se gjendja e status quos mė nuk mund tė kalojė. Kjo administratė e kishte bllokuar jetėn nė Kosovė, duke e stopuar privatizimin pėr mė se njė vit (dhe kėtė mė kėrkesė tė Serbisė), pėr ēdo tė enjte vizitonte Kosovėn z. Ēoviq, dhe bėnte pazare me Hakarupin kokė me kokė, nė emėr tė KEK-ut ishin keqpėrdorur miliona euro, tė cilin herė e vėrshonte uji e herė e vriste rrufeja! Nė emėr tė PTK-sė ishin keqpėrdorur miliona euro, serbet minoritar tė pėrkėdhelur nga administrata e UNMIK-ut, bllokonin rrugėt e Kosovės kurdo qė ju tekej, shqiptarėt futeshin arave e baltėrave (si para lufte) pėr tė arritur deri nė kryeqytet, Parlamenti nxirrte njė rezolutė nė mesditė e nė mbrėmje atė rezolutė e shkėrdhente publikisht para dy milionė shqiptarėve e pėr hatėr tė 60-tė mijė serbėve kryeadministratori ndėrkombėtar! Korrupsioni dhe prostitucioni politik e moral kishte ngulfatur Kosovėn... e plotė raste tė ngjashme, qė popullit i erdhi nė maje tė hundės. Prandaj njė shpėrthim i tillė, si ai i vitit 2004 ishte i pashmangshėm, pėr kėtė mė se paku pėrgjegjėsinė e bartin shqiptarėt. Me kėtė rast, bashkėsia ndėrkombėtare duke i vėrejtur lėshimet dhe dobėsitė e veta, u pėrpoq ti mbuloi ato me disa burgosje, duke i dėnuar njerėzit e pa fajshėm nga njė anė- si nė kohėn e pushtuesit, dhe nga ana tjetėr pėrshpejtoi sjelljen e njė pakoje, duke dashur qė tė arsyetoj lėshimet nga anė e saj! Ajo na mashtroi prapė, thjeshtė pėr faktin se tė dy anėt e shkopit janė nė duart e saj.
Populli thotė: Rruaj ku tė gjesh!, nė fakt ndėrkombėtarėt nė Kosovė kanė gjetur mjaftė analistė qė bėjnė analiza tė cilat dėmtojnė interesat tona kombėtare, kanė gjetur mjaftė shėrbėtorė, mjaftė pushtetarė tė pa kurriz, mjaftė spiun, mjaftė hajna, mjaftė tė korruptuar, mjaftė subjekte politike qė pėr tė ardhur nė pushtet kanė qenė tė gatshme tė shesin interesat mė madhore tė atdheut, kanė gjetur njerėz pa kritere tė cilėt janė futur aksidentalisht nė jetėn politike, pra njė gjendje anarkike thuaj. Kėshtu qė kanė rruar aq sa kanė dashur, pse jo! Prandaj ishin ato ngjarje e tė tjerat nė vazhdim e qė do tė pasojnė pa dyshim, mendoj unė- nėse procesi i zgjidhjes sė shtetėsisė sė Kosovės neglizhohet prapė.
Nė emisionin e parmbrėmshėm Jeta nė Kosovė, analisti Haxhiu- i cili nė njė intervistė tė tij tė mė hershme (pėr takimet qė kishte organizuar nė Brezovicė me pėrfaqėsuesit e Millosheviqit), pati thėnė se: Ndihesha keq pėr dy javė rresht... nuk ndihesha burrė nė shtrat nga frika!- e ka dhėnė nė gazetė kėtė intervistė, pra ka qenė publike!
Zoti Haxhiu: Atyre analistėve qė (...) iu shpėton shurra kur pėrballėn me gjėra tė vėshtira dhe sublime qė i kėrkon atdheu kurban nė themelet e tij, pra analistė tė tillė nuk i duhen Kosovės dhe popullit tonė, nga se ia lagin themelin e lirisė sė saj. Prandaj porosia jote se: Patriot ėshtė sot ai qė i ruan serbėt nė Kosovė!- sikur ishte ca qesharake, naive, servile, qėllim i keqe, interpretim kukuvajke e pse jo edhe me prapaskenė pėr tė fluturuar majave. Ju mė kėtė, para faktorit ndėrkombėtar sikur doni tė paraqitni se pozicioni i serbėve nė Kosovė ėshtė i rrezikuar, dhe ju me internacionalizmin tuaj tė dikurshėm, po doni tė ju dilni nė mbrojtje serbėve minoritarė. Mos u mundoni tė bėheni mė katolik se papa, mė mysliman se imami, mė revolucionar se Qe Ge Vuara, me Leninist se Lenini! Serbet nė Kosovė, sot kanė privilegjet mė tė mėdha qė mbahet nė mend ndonjė herė qė nga koha e Nikollė Pashiqit e kėtej. Ata kanė gjuhėn e tyre tė njohur zyrtarisht me 5% tė pėrbėrjes sė popullatės sė pėrgjithshme tė Kosovės, kanė shkolla tė veēanta fillore tė mesme dhe Universitet. Nė vendbanimet e tyre nuk guxon tė kaloj as inkasanti, as postieri, as polici e as zyrtari shqiptar. Ata nuk duan ta njohin realitetin e ri nė Kosovė, as institucionet vendore, ata nuk i regjistrojnė makinat e tyre, nuk paguajnė as rrymė as tatimin, ata bėjnė biznes e tregti si tė duan, ata nuk guxon as shėrbimin doganor ti ndal e kontrolloj, ata as edhe njė obligim tjetėr ndaj shtetit tė Kosovės nuk e kryejnė, pra thjeshtė, ata nuk pjerdhin as pėr administratėn tonė e as pėr atė tė UNMIK-ut. Ata hyjnė dhe dalin kur tė duan nė institucionet tona, ata mbajnė flamurin e Serbisė kudo dhe shkulin atė tė Kombeve tė Bashkuara, mbajnė armėt e luftės kudo, vrasin policė shqiptarė dhe nuk guxojnė ti burgosin e arrestojnė!? Ata ndajnė Mitrovicėn, Graēanicėn , Brezovicėn.... ata po mbajnė peng statusin e Kosovės nė mėnyrė tė hapur. Atyre ju ndėrtohen shtėpitė, ju shtrohen rrugėt, ju ofrohet punė, ju ofrohet rrymė, kur e tėrė Kosova pėrjeton terrin, ata ruhen nga dy palė policė si nė kohėn e vet Millosheviqit!
Prandaj, kėrkesa juaj qė kush ruan serbet sot, bėnė patriotizėm!- ėshtė njė slogan servil tamam si nė kohėn e ditėve tuaja mė tė mira tė LKJ-sė. Sot patriotizėm ėshtė qė tė bėjmė shtetit e Kosovės, qė mos tė vjedhim e keqpėrdorim buxhetin saj, qė tė ndėrtojmė vendin e tė ecim pėr para, qė tė bėjmė analizė reale dhe tė qėndrueshme, qė tė mos bėhemi servilė pa nevojė se nuk i ka hije burrit zoti Haxhiu. Ndėrkaq minoritarėt serb, dhe minoritarėt tjerė e kemi pėr obligim qė ti ruajmė, edhe me konventa ndėrkombėtare. Nė as njė shtet tė botės, nuk e besoj tė ketė njė diskriminim kaq pozitiv tė minoritarėve si nė Kosovė- nė veēanti minoriteti serb! Janė vetė serbėt qė kanė ndjekur dhe po ndjekin edhe sot me kėmbėngulje njė rrugė tė tillė dezintegruese tė dirigjuar nga politika e Beogradit.
Patriotizėm, pra Patria- qė do tė thotė atdhedashuri, ka krejt njė kuptim tjetėr zoti Haxhiu e qė nė fakt ju dhe analistėt si ju nuk keni vuajtur kurrė nga kjo ndjenjė, prandaj edhe i keni ngatėrruar konceptet.
19 .o3. 2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|