| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Rusia si ka pastruar |
| Postuar mė datėn: 2007-08-12 03:59:58 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Intervista
Patrick Moore, analist i Radios Evropa e Lirė, flet pėr qėndrimet e shtetit ish-komunist kundrejt Kosovės, bllokimin nė favor tė Serbisė, por dhe pėr akuzat e shumta qė hidhen pėr manovra tė rrezikshme ndaj vendeve qė dikur ishin pjesė e Bashkimit Sovjetik. |
|
Nė skenėn ndėrkombėtare, kjo javė u shėnua me akuzat e Gjeorgjisė se forcat ajrore tė Rusisė kanė hedhur raketė nė territorin e Gjeorgjisė. Moska ka hedhur poshtė kėto akuza. Duket se tė dy vendet ende i kanė disa probleme nė marrėdhėniet e tyre. Si e shihni ju kėtė situatė?
Kjo situatė mund tė vėshtrohet nė tre nivele. Nė tė parin, ky mund tė jetė incident individual ose provokim, qė kontribuon nė rritjen e tensioneve. Pėr shembull, vitin e kaluar ndodhi incidenti me involvimin e spiunėve rusė, tė arrestuar nė Gjeorgji, me shumė publicitet. Kjo ndodhi pasi gjeorgjianėt ishin tė lodhur nga kėta agjentė rusė, qė shkaktonin probleme. Niveli i dytė, pas kėtij tė incidenteve dhe provokimeve individuale, ėshtė ai i konflikteve territoriale, veēanėrisht pėr Abhazinė dhe Oshetinė Jugore, nė tė cilat Rusia vepron pėr ta shkatėrruar sovranitetin e Gjeorgjisė. Kėto territore janė pjesė e Gjeorgjisė, qė asnjėherė nuk kanė pasur status special, qė do tė mund tė krahasohej me atė, ta zėmė, tė Kosovės dhe Vojvodinės, nė kuadėr tė Kushtetutės sė Jugosllavisė nė vitin 1974, nė raport me Serbinė. Kėto janė thjeshtė territore nė tė cilat mbizotėron interesi lokal, i cili, i ndihmuar nga Moska, punon kundėr sovranitetit tė Gjeorgjisė. Pėr shembull, njerėzve nė kėto territore Moska u jep pasaporta dhe ka raporte serioze se Abhazia, qė ėshtė shumė afėr Soēit, do tė integrohet nė planet ruse pėr pėrfshirje nė hapėsirat pėr Lojėrat Olimpike Dimėrore nė vitin 2014, qė paraqet shkelje tė sovranitetit tė Gjeorgjisė. Niveli i tretė, qė ėshtė mė i rėndėsishmi, janė raportet e Rusisė me Gjeorgjinė dhe me republikat e tjera ish-sovjetike. Rusia, sikur Serbia, refuzon ti lejojė fqinjėt e vetė, qė ta pėrcaktojnė vetė tė ardhmen e tyre. Rusia synon ta provokojė dhe bllokojė Gjeorgjinė, pasi Tbilisi dėshiron ti bashkohet NATO-s dhe tė zhvillojė lidhje tė afėrta me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Rusia, sikur Serbia, nuk i ka spastruar punėt me tė kaluarėn e vet argesive dhe nuk mund ti rezistojė joshjes qė Gjeorgjinė ta trajtojė si koloni. Pra, kjo ta pėrkujton sjelljen e Serbisė dhe dėshtimin e Serbisė, qė ta shikojė sinqerisht tė kaluarėn e saj dhe ta pranojė se vetė ajo ishte problem pėr fqinjėt e saj.
Kėto tensione ndėrmjet Tbilisit dhe Moskės ishin aktuale, qė kur zoti Saakashvili ishte zgjedhur president nė vitin 2004. Nga kjo periudhė, Gjeorgjia po pėrpiqet tė largohet nga ndikimi rus dhe tė krijojė aleanca me vendet perėndimore dhe me NATO-n. Sipas jush, a ėshtė kjo ēėshtje njėra nga arsyet pėr tensione tė kėtilla ndėrmjet tė dy vendeve?
Sigurisht qė edhe kjo ėshtė pjesė e problemit themelor pėr tė cilin folėm. Zoti Saakashvili erdhi nė postin e presidentit me njė revolucion tė ngjashėm me atė nė Ukrainė. Tė dy kėto lloje tė ndryshimeve tė qeverive janė shumė shqetėsuese pėr zotin Putin dhe njerėzit e tij nė Kremlin. Pra, zoti Saakashvili pėr presidentin Putin paraqet njė lloj tė ndryshimit tė autoritetit, qė zoti Putin, nė tė gjitha mėnyrat po pėrpiqet ta parandalojė. Megjithatė, kėtu duhet pėrmendur edhe personaliteti i zotit Saakashvili. Ai ėshtė i ri, me arsimim tė lartė, qėndroi nė Shtetet e Bashkuara dhe e flet shumė mirė gjuhėn angleze. Pra, zoti Saakashvili nuk ėshtė i pėrgatitur qė Rusinė ta pranojė si padron tė tij. Kjo i hidhėron rusėt. Zoti Putin dhe ndihmėsit e tij presin qė liderėt e republikave fqinje tė sillen si nxėnės tė shkollave, por kėtė nuk do ta kenė nga zoti Saakashvili.
Zyrtarėt e Gjeorgjisė, tash e disa vjet, e kanė akuzuar Rusinė pėr pėrpjekje pėr ta destabilizuar kėtė vend duke i mbėshtetur separatistėt nė Abkhazi dhe Oshetinė Jugore. Dihet se atje ka ushtarė rusė. Nga pikėpamja juaj, sa ky aspekt bėnė pjesė nė tensionet e pėrgjithshme ndėrmjet tė dy vendeve?
Qartazi ėshtė njėri nga faktorėt kryesorė dhe njėri nga mė tė njohurit. Kjo ėshtė diēka qė Rusia synon ta shfrytėzojė nė pakufi, pasi njerėzit qė e udhėheqin Abhazinė dhe Oshetinė Jugore kanė interesa tė pastra nė mbajtjen e gjėrave, ashtu siē janė, pra, qė tė mos kthehen nėn sovranitetin e Gjeorgjisė. Shumė njerėz qė jetojnė atje i kanė marrė pasuritė e braktisura nga qindra mijėra gjeorgjianė, qė janė larguar dhe kanė frikė tė kthehen. Situata ėshtė disi e ngjashme me Republikėn Serbe nė Bosnjė-Hercegovinė. Serbia e mbėshtetė regjimin qė i gėzon tė mirat materiale tė njė fushate tė spastrimit etnik. I vetmi dallim ėshtė se Republika Serbe ka bazė juridike nė Marrėveshjen e Dejtonit, derisa Abhazia dhe Ossetia Jugore janė provinca qė mbrohen nga Moska.
Intervistoi: Fatmir Bujupi
12 Gusht 2007
Burimi: Koha Jonė |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|