| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » LETĖR E HAPUR DREJTUAR EKIPIT NEGOCIATOR |
| Postuar mė datėn: 2007-09-06 08:42:53 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Tė nderuar zotėrinj .Tė respektuar profesorė,luftėtarė, karrieristė,njerėz ecjesh tė gjata.Letra qė ju drejtoj ,besoj tė jetė nė mendjen dhe dėshirėn e tė shumtėve qytetarė Kosovarė, tė cilėt mbase nga arsye private nuk duan tė deklarohen.Pa dashur tė pėrdhos e baltos karrierėn e asnjėrit nga ju ,marr guximin tė shpalos brengat e tyre dhe tė miat personalisht , kundruall situatės sė krijuar tash sė fundmi nė Kosovė e sidomos pas dėshtimit tė votimit tė draftrezolutės nė KS tė OKB-sė. Pa menduar tė ju prish ėndrrat dhe rehatinė qė i keni servuar vetvetes nė kėto ditė pushimi vere kur temperaturat kanė arritur maksimiumin, e statusi i Kosovės ėshtė nė njė udhėkryq tė pakrye ,mė larg ngaqė ishte para tetė a nėntė vitesh.Tė nderuar zotėrinj ,promovues rrenash dhe afatesh pėr shtet tė pavarur.Kosova e pasluftės fatkeqėsisht ėshtė pėr tu dhembsur .E pėrdhosur dhe e gjunjėzuar. Me qytetarė tė mpleksur nė pritje, tė zhgėnjyer dhe tė paforcė pėr tė vashduar mė tutje. Premtimet tuaja larg tė qenit tė vėrteta >dolėn tė jenė farsė.Njė absurditet qė sheshazi shfaqet e rishfaqet kėto tetė vitet e fundit duke e shėndrruar qytetarin nė objekt talljeje.Nė njė krijesė qė bindet e bindet e bindet....
Jeta nė Kosovė as mė pak e as mė shumė ka pėrfunduar nė njė arenė tė madhe pėrballjesh.Ku mendja lufton me realitetin e gėnjeshtėrt. Pritja pėrkrah ka tmerrin.E durimi shpaguhet me mashtrimin.Ky makth e ka stėrlodhė qytetarin e ngratė duke e shėndėrruar nė fundėrrinė. Viti qė jetojmė ,deshtėm s'deshtėm ne, flet pėr shtyerje tė statusit .Mė shumė se kaq ai nxjerr sheshit ndėrskamcat e njė zgjidhjeje qė fatkeqėsisht do jet e pėrcjellė me pasoja pėr qytetarin .Deklaratat tuaja se bartja e ēėshtjes sė Kosovės nė Grupin e Kontaktit ėshtė lehtėsirė pėr Kosovėn me arsyen se Rusia nuk ka tė drejtėn e vetos aty ,ka pėr qėllim vashdimin e gjendjes prej transi tek qytetarėt.Lojėn e dhier qė luan ,,makro politikani,, kosovar vetėm e vetėm pėr tė ruajtur stolin.Njė gjė e tillė ėshtė aq sipėrfaqėsore kur dihet se me tu kryer ky raund negociatash , rezultati do t i raportohet Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė KS- tė OKBsė i cili do tė vendosė pėr hapat e mėtejmė.Andaj ēfarėdoqofshin deklaratat e juaja zėvendės kryeministėr, kryetar i Kosovės dhe politikanė ,,largpamės,, se nė fund tė kėtij 120 ditėshi Kosova do tė jetė e pavarur janė jashtėqitje qė kundėrmon. Kosova ėshtė nė udhėkryq dhe garancion se ajo do tė qėndrojė e paprekur territorialisht nuk mund tė jap askush.As z. kryeministėr me deklaratat e tija tė nxehta. As Thaēi qė s bėzan dot.As Surroi mendjeprehtė qė djerėsin dhe vie erė nga ecjet e gjata.E as presidenti gojė ēakallė qė flet parreshtur me standarden e tij.Derdėlitjet tuaja se keni bėrė punė tė madhe me nėnshkrimin e dokumentit tė Rambujesė. Ditarėt e shkruar me aq padurim pėr kohėn e kaluar nė kėshtjellė dhe heroizma tė tjerė pėr ēdo ditė e mė shumė bien ndesh me realitetin.Koha po nxjerr sheshit tė fshehtat qė s i zutė n gojė asnjėherė.Koha po nxjerr sheshit papjekurinė dhe padijeninė tuaj pėr tu pėrballė me diplomacinė. Ka njėmijė arsye pėr tė besuar se statusi Kosovės nuk do tė jetė pavarėsia e pėrfolur dhe e deklaruar aq shpesh nga paraqitjet tuaja publike ,siē ka njėmijė arsye pėr tė mos besuar asgjėnė qė do tė vashdoni tė flisni dhe deklaroni tash e tutje.Kosova nė rrafshin gjeopolitik eshtė kafshatė qė kalon nga njėra gojė nė tjetrėn dhe pėr gjendjen nė tė cilėn ėshtė katandisur ndihmuat tė gjith ju.Pa pėrjashtim. Kush mė shumė e kush mė pak. Koha vrapon dhe shumė shpejt tė gjithė ju do tė jeni personazhė tė drejtėpėrdrejtė a tė tėrthortė nė historinė mė tė re tė Kosovės. Uroj tė jeni pozitivė.Ndryshe nuk kan si tė arsyetohen marrėzitė qė nxorrėt sheshit. Qytetari i pėrvuajtur Kosovarė i vrarė e i pėrdhunuar i degraduar e i shpėrdoruar nė njėmijė menyra pėr hir tė tė qenit njeri sot ka nevojė vetėm pėr njė gjė .Respektin ndaj tij. At formė shpėrblimi tė cilėn nuk ia ofroi askush .As tė huajt tė cilėt me shekuj servuan padrejtėsitė mbi ta e as ata qė u ngritėn mbi votėn dhe besimin e tyre.Atyre qė para botės janė tė zgjedhur tė prezentojnė vlerat. Kosova dhe qytetarėt e sajė mė shumė se ēdo herė tjetėr pėrgjat historisė kanė nevojė pėr udhėheqje tė dinjitetshme drejt cakut tė vetėm qė ka kohė qė e synon.Andaj tė mos ju mundojė fakti se do humbisni rehatinė e njė kolltuku tė lėkurtė. Tė mos ju mungojė guximi pėr tu shprehur.As ndjenja e tė qenunit i thjeshtė.
Tė nderuar zotėrinj.
Kohė mė parė ju injoruat parashikimet politike tė njė tė riu duke e akuzuar atė pėr prishje tė rendit dhe qetėsisė. Ndihmuat nė masėn e denimit qė sot e asaj dite vuan ai.Sot kur nė tryezėn politike, ndarja e Kosovės si opcion gjithnjė e mė shumė po pėrflitet, le tė ju brejė ndjenja e fajėsisė dhe e turpit. Se nuk ishte gjė qė duhej bėrė. Gjithkush ka tė drejtė lirinė.Lirinė don dhe ai.Dallimi qėndron vetėm nė faktin se ai dėshiron lirinė e njėmendtė tė popullit.Pa pretendimin pėr tu bėrė lajkatarė. Vardisės ndaj njė unioni qė pas ka prapavijat.Ėshtė koha e fundit tė kuptohet se Kosova ka rrugė pėr tė bėrė dhe pėrgjat kėsaj ajo rrezikohet tė tkurret edhe mė. Koha ka treguar se politika dominohet nga arsye interesash dhe kėtu nuk ka vend pėr persiatje.Bota do ta njeh vetėm vendosmėrinė tonė. Ėshtė koha e fundit tė flakni tej kryeneqėsinė dhe paprekshmėrinė tuaj duke pranuar tė jeni pjesė e pandarė e popullit tuaj. Vetėm si tė tillė ju do tė fitoni atė qė keni nė mendje. Tė nderuar zotėrinj kujtojeni tė kaluarėn tuaj pėr tė kuptuar se nuk keni zbritur nga qielli.
Enver SHKODRA - shkrimtar dhe gazetar
07. 09. 2007
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|