DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2009

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Sabri Hamiti: Shkollat letrare shqipe
Postuar mė datėn: 2006-12-12 03:29:05 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Lajmet kryesore


A. SHKOLLAT

Letėrsia shqipe, gjatė zhvillimit pesėshekullor, ka krijuar identitetin artistik duke forcuar konstantat (pėrhershmėritė) dhe shndėrrimet. Nė vijimsi tė kohės, karakteristikat e saj strukturore kanė ndryshuar, qoftė si zhvillime tė mbrendshme letrare, qoftė nga marrėdhėniet e saj me kontekstet joletrare.
Shkollat (Mėsimet, Doktrinat) letrare janė shfaqje strukturore e kuptimore tė kėsaj letėrsie, qė bėhen zotėruese pėr shkrimet e veprat letrare tė autorėve mė tė mėdhenj tė periudhave, e poashtu si vetėdije letrare.
Kėto shkolla letrare njėjtėsohen duke pasur pėr bazė disa veēanti e cilėsi tė tekstit letrar:
1. Strukturėn e ligjėrimeve letrare, kodet tematike, format letrare, funksionin e statusin e tekstit letrar;
2. Autorėt e mėdhenj e veprat e tyre tė rėndėsishme, qė kanė karakteristikat e shkollės;
3. Autorėt, qė nė shkallė teorie arrijnė tė ligjėsojnė karakteristikat e shkollės; dhe
4. Figurėn (figurat) retorike e poetike, qė cilėson njė tip shkrimi e mund tė bėhet amblemė e tij.
Nė bazė tė kėtyre kėrkimeve, nė tekstin e letėrsisė shqipe, nga fillimet deri mė tash, njohim kėto shkolla letrare:
1. Shkolla filobiblike;
2. Shkolla romantike;
3. Shkolla kritike;
4. Shkolla moderne;
5. Shkolla socrealiste;
6. Shkolla disidente;
7. Shkolla moderne (Kosovė).

Karakteristikat e tyre do tė duken tė pėrmbledhura nė vijim.


1. Shkolla filobiblike

Nė kėtė shkollė letrare, teksti letrar nė shqip, nė fakt, ėshtė derivim i tekstit biblik, qė ėshtė universal, prandaj edhe emėrtimi karakterizues filobiblike. Madje tekstet letrar zakonisht janė mbrenda librave doktrinarė tė krishterė, duke krijuar njė shfaqje tjetėr tė doktrinės. Autori shenjohet, mirėpo statusi i tij ndėrron nga pėrkthyesi, te rikrijuesi e krijuesi.
Ligjėrimi thuret simbas gjedhes sė retorikės e tė moralitetit biblik tė krishterė. Poashtu, tematikat zotėruese janė biblike (Besėlidhja e Vjetėr e Besėlidhja e Re). Edhe figurat (personat), si dhe figurat poetike kanė parabazėn biblike. Format letrare shfaqen nė vargje, nė trajtėn e poezisė sė aplikuar e tė poezisė sė rastit (okazionale), dhe, nė prozė, me karakter didaktik e moral.
Origjinale kėtu ėshtė pjesa autoriale, e cila nė tė vėrtetė ėshtė plasje e sistemit, ashtu siē ėshtė rebelimi i jashtėm i autorit kundėrvėnie dominimit tė huaj nė botėn shqiptare. Poashtu origjinale kėtu janė disa derivime tė rralla tė temave shqiptare, topika, e sidomos figura e tekstit, qė domosdoshmėrisht kushtėzohet dhe lindet nga shprehja shqipe e moraliteti i saj. Kėty hyn dhe trajta e vargut, kur ėshtė tetėrrokėsh trokaik, zotėrues nė vargun tradicional shqiptar.

Autorėt mė tė mėdhenj tė kėsaj shkolle janė:

Pjetėr Budi (1566-1622), qė te veprat Doktrina e kėrshtenė (1618) e Pasqyra e tė rrėfyemit (1621) ka hartuar mbi tremijė vargje tetėrrokėshe, tė grupuara nė katrena, me tema e figura biblike, por edhe me adresime shqiptare dhe me njė shqipe tė vetėmėsuar. Tetėrrokėshi e katrena bėhen normė shkrimore nė poezinė e Budit, pos njė rasti kur ky tetėrrokėsh duket i dyzuar.

Pjetėr Bogdani (1630-1689) te vepra e vet Cuneus Prophetarum (Ēeta e profetėve) (1685) ndėrfut Kangėt e Sibilave pagane, qė parashikojnė ardhjen e Krishtit (pra, poezia ėshtė nė shėrbim tė doktrinės sė krishterė) duke krijuar vargun e kultivuar letrar, njėmbėdhjetėrrokėshin, dhe formėn e Stances me skemė tė rregullt rimash. Bogdani shqiptarėson sibilat nėpėrmjet emėrtimit dhe figurat poetike nėpėrmjet topikės shqipe dhe figurės idiomatike shqipe. Te vepra e tij gjejmė dhe njė vjershė tė pastėr kosmogonike, Krijimi i Rruzullimit, qė ka vlera antologjike.

Jul Variboba (1724-1788) harton veprėn e parė tė pastėr letrare: Gjella e Shėn Mėrisė Virgjėr (1762). Vepra ka karakterin e pėrmbledhjes poetike. Ndonėse bazėn e veprės e bėjnė dy poemat pėr Shėn Mėrinė e Shėn Bambinin (Krishtin), aty ka vjersha qė lidhen me zakone e festa nga jeta arbėreshe. Rebelimi (origjinaliteti) autorial i Varibobės shkon aq larg sa Marinė ta trajtojė si grua (nėnė) arbėreshe, ndėrsa vargu i tij krijohet nė variacione, nga vargu i lirė abėresh deri te vargu i kultivuar, i matur, madje me rimė tė mbrendshme.

Kodifikuesi teorik i shkollės filobiblike ėshtė Pjetėr Bogdani. Ky nė traktatin e vet filozofik e teologjik Cuneus Prophetarum ngre njė retorikė, madje njė poetikė, qė mbėshtetet te autorėt klasikė antikė, por e pėrshkuar nga egzegetėt e famshėm tė krishterė. Te ky autor, pėr herė tė parė, shfaqet teoria mbi figurėn, tė folurit e figurshėm dhe ligjėrimi biblik nė shqip.

Figura pėrfaqėsuese, ashtu dhe ēelėsi interpretues i kėsaj shkolle ėshtė Alegoria.

2. Shkolla romantike

Letėrsia romantike shqiptare ėshtė e lidhur pėrgjithnjė me Rilindjen Kombėtare si lėvizje kulturore pėr tė krijuar kombin. Prandaj, edhe diskursi i saj letrar thuret nė dy rrafshe, nė rrafshin personal e nė rrafshin kolektiv. Edhe mė, ligjėrimi i detyrohet shumė qėllimit dhe funksionit tė tekstit.
Shkrimtarėt romantikė religjionin e kanė si frymė personale, por jo format biblike si model stilistik apo parabazė tematike, Nė shkollėn romantike tematika kolektive nacionale zbulohet duke shkuar nė histori, pėr tė zbuluar heroin nacional – Skėnderbeun. Po kėshtu, paralelisht me kėtė, zhvillohen tematikat individuale, personale, gati nė nivel tė entuziazmit pėr zbulimin e subjektivitetit. Nė tė dy degėzimet e mėdha tematike forcohet kodi i letėrsisė gojore nė nivel figurash, temash e ligjėrimesh.
Format zotėruese letrare janė lirika shumė e personalizuar, poema me pretendime sintetizuese dhe poema me fuqi narrative e argument heroik, me pretendim pėr t’u zhvilluar nė epope nacionale.
Nė kėtė shkollė letrare teksti merr karakterin e himnizimit, qoftė pėr shpėrthimet personale, qoftė pėr projeksionet e mėdha nacionale.

Autorėt e mėdhenj tė shkollės romantike janė:

Jeronim De Rada (1814-1903), moshatar i romantikėve tė mėdhenj evropianė, i njohur me vepra tė gjinive tė ndryshme, nga tė cilat shkėlqejnė poema lirike Milosao (1836) dhe poema me pretendime epike Skėnderbeu i pafan (1872-1884). I mrekulluar e i mėsuar me kangjelat arbėreshe, ai krijoi njė stil tė ri, me figura tė bukura, tė habitshme te Milosao e me njė varg tė lirė, kurse nė ligjėrim mė tė lidhur te Skėnderbeu, pėr tė krijuar pamje fascinante tė natyrės e tė jetės sė njeriut. De Rada futi pėrgjithnjė temėn e heroit nacional nė letėrsinė shqipe dhe modelin himnizues tė literaturės, qė u ndoq nga autorė tė tjerė.

Zef Serembe (1843-1901) ėshtė liriku i parė i madh shqiptar, i cili i ikėn modelit dominant tė romantizmit shqiptar dhe krijon njė lirikė brilante tė zotėruar nga hidhėrimi. Lirika e tij e pėrsosur nė formė, shpesh nė trajtė tė tingėllimit, shpreh mė vete mal du sičcle dhe pasionet e tij pėr bredhje tė pafund, pėr tė mbetur i pangushėlluar. Serembe ėshtė njė romantik perėndimor me teke tė subjektivizuara.

Naim Frashėri (1846-1900), njėsoj i rėndėsishėm si apostull i kombit, si poet e si krijues i gjuhės letrare shqipe, krijoi himnin pėr vendin me veprėn Bagėti e Bujqėsi (1886), himnin e dashurisė me poemėn Bukurija (1890) dhe himnin pėr heroin nacional me epin Skėnderbeu (1898). Sado me projekte tė ndėrliqshme poetike, Naimi mbetet lirik, kurse teksti i tij i ngarkuar me moralizime fetare e kombėtare, duke pasur qėllim edukimin e njeriut.

Kodifikuesi teorik i shkollės romantike shqipe ėshtė Jeronim De Rada me Parime tė estetikės (1861), ku dija klasike kryqohet me pėrvojėn personale pėr tė krijuar fascinimin me gjininė e poezisė. Kurse kodifikuesi ideologjik-nacional i kėsaj shkolle ėshtė Sami Frashėri me veprėn Shqipėria: ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė (1899), nė tė cilėn sublimohen ėndrrat e realitetet romantike pėr kombin e vendin.

Figurat dominante tė shkollės romantike shqipe janė Epiteti e Krahasimi.

3. Shkolla kritike

Karakteristika themelore e kėsaj shkolle ėshtė se lėshohet modeli shkrimor e kulturor i himnizimit, pėr tė kaluar nė tė kundėrtėn, nė modelin kritik, dhe nis tė shfaqet diversiteti i stileve individuale e i ligjėrimeve. Pėrsoset gjuha poetike dhe vargėnimi, forcohet kultura letrare e shkrimit. Sado ruhen ende tematikat nacionale, edhe brenda vetė autorėve forcohen tendencat kah temat sociale, duke u bėrė mė kritike.
Dalin nė skenėn letrare autorė me formim tė madh kulturor e letrar, duke njohur veēanėrisht traditat letrare tė Perėndimit.
Ndonėse ka ende autorė qė donė ta kurorėzojnė mallin pėr epopenė nacionale, format letrare janė tė shumėllojshme, duke pėrfshirė lirikėn, epikėn, dramėn, format elementare e tė zhvilluara nė prozė, dhe, pėr herė tė parė, shfaqet gjykimi pėr letėrsinė aktuale nė trajtė tė kritikės.

Autorėt mė tė njohur tė kėsaj shkolle letrare janė:

Ndre Mjedja (1866-1937), mjeshtri i madh i vargut, i cili me veprėn Andrra e Jetės (1917) nuk krijon himn por dėshmi tė jetės shqiptare, duke i zhvilluar edhe temat e mėdha metafizike nė njė copė trualli konkret e duke njohur jetėn e gjallė. Mjeshtėr i madh i tingėllimit, Lissus (1928).

Andon Zako Ēajupi (1866-1930), shpirti mė kritik i epokės, qė me tehun e ironisė e tė satirės pėrmbys tematikat e diskurset biblike duke inkuadruar zhargonin popullor dhe me veprėn Baba Musa lakuriq (1905) krijon formėn e parodisė nė shqip.

Gjergj Fishta (1871-1940), qė derisa po shkruante pėr katėr decenie epin Lahuta e Malcis, paralelisht pra, kishte themeluar satirėn shqiptare me Anzat e Parnasit (1907) e Gomari i Babatasit (1923), tė cilat rroken me ēėshtjet konkrete tė jetės nė botėn shqiptare. Fishta nė tė vėrtetė krijon stilin kritik e pėrmbysės dhe shemb tabutė tematike.

Faik Konica (1875-1942), stilisti brilant i epokės, qė me shkrimet eseistike ashtu dhe me shkrimet letrare modelon stilin e vet kritik, duke pėrmbysur mbivėniet nė kulturėn shqiptare pėr tė gjetur autenticitetin. Vepra e tij e pakryer, Dr. Gjėlpėra zbulon rrėnjėt e dramės sė Mamurrasit(1924) bėn njė kirurgji tė jetės psiko-sociale tė kohės.

Zef Skiroi (1865-1927) te vepra Te dheu i huaj (1900, 1940) qan mjerimin e alteritetit (tjetėrsimit) kolektiv duke thirrur shpėtimin, ndėrsa me poemėn e fundit Mino (1923) vajton dhembjen personale dhe agresivitetin vrasės, qė ka pushuar tė dijė pėr vlerat njerėzore. Njė ndeshje dramatike e heroizmit me qyqarėsinė.

Fan S. Noli (1882-1965), me dramėn Israelitė e Filistinė (1907) dhe me poezitė e veta, idetė themelore shoqėrore tė kohės i kthen nė ide letrare. Ai zhvillon njė ligjėrim poetik e retorik, i cili mbėshtetet nė figurat biblike, tė cilat don t’i provojė e t’i pėrkthejė nė jetėn reale. Stili i tij retorik me plot ngjyrim emocional shpie kah polemika brilante.

Kodifikuesi teorik e kritik i kėsaj shkolle ėshtė Faik Konica, kritiku i parė e themeluesi i kritikės letrare shqipe. Me eseun Kohėtore e letrave shqipe (1906) dhe tė teksteve tė tjera pėr bashkėkohėsit, Konica ka vėnė bazat teorike tė interpretimit tė letėrsisė. Teoria kapitale e Konicės, qė pėrfaqėson shkollėn kritike, dhe vokacionin e tij, ėshtė qė pėrfundimisht tė dallohet ē’ėshtė atdhesi e ēka letėrsi. Kjo ka shkaktuar, mandej, polemika tė pambaruara nė letėrsinė shqipe.

Figurat zotėruese e pėrfaqėsuese tė kėsaj shkolle letrare janė Ironia e Sarkazmi.

4. Shkolla moderne

Ėshtė shkollė kur letėrsia shqipe pėrfundimisht nuk ka mision, por bėhet qenėsi mė vete dhe e vetėmjaftueshme. Nuk ka stil unifikues tė epokės, sepse formohen e forcohen individualitetet krijuese dhe poetikat individuale. Ligjėrimi letrar pėrkthen gjithėēka nė gjuhėn e vet tė veēantė.
Temat e pėrgjithshme apo kolektive u lėnė vendin temave e fateve individuale, nuk dominon mė tema e nacionit apo e shoqėrisė, po tema e njeriut dhe e dilemave tė tij fizike apo metafizike.
Ka njė perfeksionim tė poezisė e tė vargut deri nė nivelin e poezisė sė pastėr, e poashtu zhvillime tė reja poetike qė shpiejnė kah vargu i lirė e shprehja konkrete.
Shfaqen e perfeksionohen tė gjitha format letrare: poezia e strukturuar deri deri nė nivel tė librit; proza moderne, me tregime tė lidhura tematikisht e stilistikisht; shfaqet drama neoklasike deri nė nivel tė formės, kurse kritika letrare rrok fushat e interpretimit letrar deri te krijimi i njė teorie letrare.

Autorėt dominantė tė kėsaj shkolle janė:

Lasgush Poradeci (1899-1987), princi i letrave moderne shqipe, mjeshtri i metaforės dhe i vargut e formės sė pėrsosur poetike, krijuesi i madh gjuhėsor, qė me librat e vet poetikė Vallja e Yjve (1933) dhe Ylli i Zemrės (1937) krijoi njė sistem tė veēantė poetik, nė vėshtrimin formal-strukturor e domethėnės, tė papėrsėritshėm nė letėrsinė shqipe. Duke lidhur bukurinė dhe llaftarinė, Lasgushi bėri tė qartė sa ėshtė e veēantė “gjuha e zjarrtė” poetike dhe sa ėshtė e thellė kėnga autentike shqipe.

Ernest Koliqi (1903-1975) krijuesi i tregimit modern shqiptar, stilist i papėrsėritshėm. Njė mjeshtėr qė rimerr temat tradicionale, duke lakuar fatin e individit pėrballė normės, te libri Hija e Maleve (1929); shtron temat urbane me reflektime tė mbrendshme te libri Tregtar flamujsh (1935) dhe shtron ēėshtjen e artit tė vetėnjohjes te libri Pasqyrat e Narēizit (1936).

Ethem Haxhiademi (1902-1965), dramatisti i parė i madh shqiptar, qė ndėrton strukturėn e konvencėn e dramės neoklasiciste nė shqip, me harmoni tė brendshme gati me baraspeshė matematike. Nė tragjeditė e tij dalin tema e heronj biblikė e tė antikitetit, si Abeli, Pirro e Akili, poashtu edhe heronj shqiptarė: Skėnderbeu (1935).

Mitrush Kuteli (1907-1967), njė variant tjetėr i tregimtarit modern shqiptar, qė bashkon fantazinė folklorike dhe skemėn rrėfimore tė saj me kulturėn shkrimore biblike e gogoliane. Qė nga libri i parė Net shqiptare (1938) deri te vepra e mbetur nė dorėshkrim E madhe ėshtė gjėma e mėkatit (1947), Kuteli ka zbuluar dhembjet e pasionet inidviduale tė ndeshura dramatikisht me normėn e me vdekjen.

Millosh Gjergj Nikolla (1911-1938), poeti i vdekur nė rini qė futi nė poezi gjuhėn e pėrditshme dhe lartėsoi vargun e lirė, nė Vargjet e lira (1936), dhe futi temėn e vogėl, tė pėrditshme, nė prozėn e vet, Novela tė qytetit tė veriut (1938).

Nė kėtė kohė dallohen disa individualitete kritike, mirėpo interpretuesi e teoriku mė i pastėr i zhvillimeve moderne mbetet Mitrush Kuteli me studimin Poetika e Lasgush Poradecit (1937) dhe librin Shėnime letrare (1944).

Figura pėrfaqėsuese e zotėruese e kėsaj shkolle letrare ėshtė Metafora.


5. Letėrsia socrealiste

Ideologjia e majtė, e kthyer nė konvencė shoqėrore me pretendime tė kodifikimit tė metodės letrare, e zyrtarizuar si metodė socrealiste. Natyrisht si derivim satelitor i modelit sovjetik rus. Kthimi i sėrishėm i misionit tė shkrimtarit nė shoqėri dhe i rolit shėrbyes tė letėrsisė, me njė tematikė tė re kolektive, por tash jo nacionale, po ideologjike me premisa internacionale.
Artikulim i konflikteve shtresore shoqėrore, tė cilat i zgjidh heroi pozitiv, si misionar i idesė sė pėrparimit. Njė neoromantizėm rreth projektit tė shoqėrisė tė sė ardhmes, pra tepėr larg kriterit tė realitetit tė deklaruar. Letėrsia si art i aplikuar pėr nevojat shoqėrore e ideologjike.
Format letrare mė tė preferuar, poema socrealiste me subjekt, tregimi dhe njė zotėrim i ngadalshėm i romanit nė horizonitn e pritjes sė lexuesit. Mungon dramatika. Diksurset letrare subjektive tė munguara pėrpara vėrshimės sė diksursit tė pėrgjithshėm skematizues.

Autorėt mė tė qėndrueshėm tė kėsaj shkolle letrare mbeten:

Hivzi Sulejmani (1912-1976), nė fillim veprimtar politik. Kėrkues i absolutit e i njeriut idealist, me primesa tė drejtėsisė e humanitetit. Krijues i karakterit letrar tė mbėshtetur nė tė dhėna autobiografike, sidomos te romani Njerėzit (1952-1966) e te tregimet Era dhe kolona (1959). Krijues i heroit tė dėshpėruar, tė cilit tė dhėnat e jetės ia prishin skemėn ideolgjike.

Petro Marko (1913-1991), i magjepsur nga ideja internacionaliste, qė krijoi romanin kult tė epokės lidhur me luftėn civile tė Spanjės, Hasta la vista (1958). Mė vonė i rebeluar, por gjithnjė mbrenda sistemit tė vlerave e tė ideve tė rinisė rreth shoqėrisė e rreth letėrsisė.

Jakov Xoxa (1923-1979), portretizuesi mė i fuqishėm i katundit shqiptar, mjeshtėr i ndėrtimit tė karaktereve dhe i pėrshkrimit tė natyrės. Kryevepra e tij ėshtė Lumi i vdekur (1965), pėr shumėēka i krahasueshėm me romanin Doni i qetė tė Shollohovit. Ky roman i Xoxės ėshtė bėrė i dashur pse pėr herė tė parė nė letėrsi lidh fatet e familjeve tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės.

Ismail Kadare (1936), shkrimtari mė i njohur i kėsaj shkolle, me talent tė jashtėzakonshėm, ka arritur tė bėhet i rebeluari i madh mbrenda metodės, pėr tė artikuluar projektimet personale dhe pėr tė shtruar pikėpyetjet asociative. Nė fillim poet i fascinuar me Majakovskin, ai bėhet i njohur me romanin Gjenerali i ushtrisė sė vdekur (1963), ku portretohet karakteri negativ (heroi negativ), por kėtė herė i armikut, pushtuesit. Romanet e mėvonshme, qoftė si freska shoqėrore, qoftė si reflektime autobiografike, nuk e kanė arritur famėn e romanit tė parė. Kadare nuk ka pushuar tė pushtojė lexuesin e vet me njė ekpresivitet tė madh tė shprehjes.

Dritėro Agolli (1931), nxėnės letrar i shkollės sovjetike, si poet ėshtė mė autentik nė lirikė intime sesa nė ndėrtimet programatike e propagandistike. Nė prozė suksesi i tij mė i madh ka qenė romani Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo (1973). Njė vepėr humoristike qė vė nė lojė karakteret e aparatit sundues komunist, gjithnjė duke u tallur, por pa arritur nė shkallėn e pėrjashtimit.

Kodifikuesi kryesor i shkollės socrealiste ėshtė Dhimitėr Shuteriqi. Ky autor, qė nė vitet tridhjetė kishte nisur diskutimin publik Pėr njė drejtim tė ri letrar. Si duket, teoria e tij e hershme pėr letėrsi sociale dhe deklarimi i pragmatizmit letrar, mbas luftės e ndėrrimit tė sistemit shoqėror, e ēuan lehtėsisht kah kodifikimi i letėrsisė ideologjike.

Figurat dominante e pėrfaqėsuese tė shkollės socrealiste janė Kontrasti e Hiperbola.

6. Shkolla disidente

Kjo nuk ėshtė shkollė letrare e shpallur, por e rindėrtuar aposteriori. Nė nismė ėshtė vetėm derivim i metodės dominante socrealiste. Kjo nė fillim kishte tė bėnte me “harrimin” e idesė sė pėrparimit, braktisjes sė idesė sė pėrgjithshme tė entuziazmit e tė absolutit, pėr t’u zhytur nė dilemat personale, thyerjen e modelit tematik e ligjėrimor. Kjo do tė thotė pranim i formave ligjėrimore moderne, duke ikur nga formar retorike tė literaturės.
E quaj me tepėr derivim se shkollė, ngase nuk ėshtė zhvilluar normalisht, tekstet nuk kanė komunikuar me lexuesit, dhe cenzura ka krijuar njė rreth vicioz kur nuk ėshtė ditur a ndalohet shkrimtari pėr shkak tė veprės apo e pėson vepra letrare pėr shkak tė rebelimit shoqėror e tė ndalimit tė shkrimtarit.

Nga letėrsia e disidencės, duke pasur parasysh vlerat, dallohen disa autorė.

Kasėm Trebeshina (1926) me novelat Stina e stinėve (1991) dhe romanin Kėnga shqiptare (2001), qė shkruan njė prozė plot lirizėm, me stil tė kultivuar, dhe, nė dukje, nė hullitė e prozės moderne tė Kutelit.

Bilal Xhaferri (1935-1987), veēanėrisht me elegjitė e famshme pėr Ēamėrinė dhe romanin Krastakraus (1993), ku shfaqet heroi nė humbje dhe ku ka faqe brilante tė pėrshkrimit tė natyrės, tė krahasueshme me disponimet e njerėzve, njė gjuhė e prozės qė do tė bėhet poetike, qoftė kur shtron probleme tė identitetit.

Zef Zorba (1920-1993) me vetėm njė libėr tė mbetur nė dorėshkrim, Buzė tė ngrira nė gaz (1994), njė artikulim eliptik i poezisė, njė kėrkim i vetėdijshėm i formės e i domethėnies, njė pėrpjekje e vetme pėr tė ndėrtuar librin e poezisė si koncept strukturor e kuptimor. Pra, njė alternativė moderne poetike, korresponduese me literaturat e tjera bashkėkohore.

Artikuluesi, nėse jo kodifikuesi, mė i qartė i letėrsisė sė disidencės ėshtė shkrimtari Kasėm Trebeshina me njė artikull problemor Promemoria (1953) nė fillim, dhe me njė tekst problematizues, Skicė pėr historinė e letėrsisė shqipe (1993), nė fund.

Figura pėrfaqėsuese e shkollės sė disidencės ėshtė Elipsa.

7. Shkolla moderne (Kosovė)

Ka tė bėjė me autorė tė Kosovės, dhe do tė quhej moderne, por meqė njė e tillė dukej mė parė, tani cilėsimi moderne rimerr tendencėn e njė kujtese letrare, qė lidhet me letėrsinė e njė gjysmė shekulli mė parė. Pra, kėrkon kontinuitet strukturor e letrar.
Kjo shkollė pėrpiqet tė sintetizojė pėrvojat e pėrparshme letrare. Pėrjashton ideologjinė e sundimit aktual (robėrinė), ngre kultin e temės sė lirisė nė vėshtrimin individual e nacional. Ndėrton korrespondenca tematike e ligjėrimore me letėrsinė moderne shqipe dhe letėrsitė moderne tė Perėndimit.
Gjuha letrare e figuruar bėhet esencė e letėrsisė e nė tė njėjtėn kohė mbrojtje e dyfishtė: nga censura dhe nga rrėshqitja nė militantizėm. Kjo procedurė letrare ėshtė e mbėshtetur edhe nė rimarrjen dhe rindėrtimin e figurės e tė tematikės popullore, njėsoj si nė fenomenet e modernitetit.
Pėr pasojė, shfaq forma tė estetizuara letrare, nė poezi, nė prozė e nė dramė. Ndėrsa nė fushė tė kritikės diskutohen problemet themelore tė interpretimit e tė ligjėrimit teorik tė letėrsisė bashkėkohore.

Ndėr autorėt mė tė njohur tė kėsaj shkolle letrare janė:

Martin Camaj (1925-1992), gjuhėtar e poet, autor qė ka fatin tė lidhė letėrsinė moderne shqipe nė Shqipėri, nė Kosovė e nė diasporė. Ėshtė nisur si lirik ambiental, por vepra e tij kryesore janė madrigalet, Dranja (1981), ku kėrkon rrėnjėt e identitetit personal e nacional, si dhe dhembjen e dramatikėn e ndryshimeve.

Anton Pashku (1937-1995), pa dyshim prijatari i letėrsisė moderne nė Kosovė. Mjeshtėr i madh letrar, qė letėrsinė e bėn kult, besim, Antoni rrok tema tė rėnda tė njerėzimit, nė tė kaluarėn e nė aktualitet, duke zhvilluar brenda veprės njė dialog tė kohėve. Nė kėtė vėshtrim, vepra e tij merr trajtėn e sintezės e tė kujtesės historike. Ai krijon njė ligjėrim letrar tė mbėshtetur tėrėsisht nė figurė, tė ngjashėm nė tregime, Tregime fantastike, nė roman, Oh, dhe nė drama, Tragjedi moderne. Njė autor i papėrsėritshėm i letėrsisė shqipe.

Azem Shkreli (1938-1997) nė poezi nis idilėn e katundit, pėr tė arritur te poezia e meditimit, sidomos mbas librit Nga Bibla e heshtjes (1975). Nė prozė e krijoi karakterin vendės te romani nė dy variante Karvani i bardhė (1961 dhe 1997). Ai gjeti strehėn letrare nė formulėn, moralitetin e zhargonin e gjuhės popullore tė vendit, tė cilėn e rikrijoi me pasion pėr ta ngritur nė vepėr arti.

Ali Podrimja (1942) poet nė fillim e nė fund. Fillimisht poet me ndjenjė tė rebeluar, po me njė shprehje mė tė drejtpėrdrejtė tė klithjes, Thirrjet (1961), mė vonė, e sidomos mbas librit Torzo (1971), poezia e tij ndėrtohet mbi dilema njerėzore, dhembje e kėrkime tė pėrhershme, me gjuhė krejt tė figuruar e formė eliptike, pėr tė shpėrthyer nė fund prapė me ndjenjėn personale tė fortė dhe elegjiake, Lum lumi (1982).

Beqir Musliu (1945-1996), shkrimtar me fantazi tė pakufi, nė kohė e nė hapėsirė, qė krijon njė tekst letrar si pyll tė simboleve, qoftė nė poezi, prozė apo dramė. Ai ka krijuar metaforat e rimave tė shqetsueme (1965), tė lulėkuqeve tė gjakut dhe bukurinė e zezė (1968), tė krahasueshme me lulet e ligėsisė apo bukurinė llaftare tė Lasgushit.

Zejnullah Rrahmani (1952), romansier i lindur. Qysh si njėzetvjeēar ėshtė bėrė i njohur pėr trajtime romansore tė temės sė lirisė, tė vendit e tė kombit. Nė romanet e tij mė tė njohura: Sheshi i Unazės (1978), Udhėtimi arbdhetar (1992), e Romani pėr Kosovėn (2000), dominon njė ligjėrim i ēuditshėm ku situatat dramatike artikulohen me gjuhė lirike dhe njė shqipe tepėr tė pasur e tė studjuar.

Vetė autor, pretendues i ligjėsimit kritik e teorik tė kėsaj shkolle konsiderohet autori i kėtyre rreshtave (Sabri Hamiti).

Figurat dominante tė kėsaj shkolle letrare janė Metafora e Metonimia.


B. MODELET

Pėrkundėr shkollave letrare qė, nė kontinuitet tė kohės, shėnojnė transformimet e letėrsisė kombėtare shqipe, qoftė edhe kur korrespondojnė me shkolla letrare tė letėrsive tė tjera, Modelet krijuese tė letėrsisė shqipe janė poashtu modele shkrimore universale. Ne dallojmė tri modele tė tilla tė mėdha qė i referohen gjithė letėrsisė shqipe, qė nga fillimet deri mė sot, pa njohur referenca tė kohės e tė konteksteve tė tjera, thjesht si zhvillime tė mbrendshme autentike tė krijimit letrar:
1. Modeli i letėrsisė nė shkallėn zero ose modeli i Imitimit;
2. Modeli i letėrsisė nė shkallėn e parė ose modeli i Krijimit;
3. Modeli i letėrsisė nė shkallėn e dytė ose modeli i Rikrijimit.

Gjetja e referencave tė kėtyre modeleve nė letėrsinė shqipe, duke pasur nė konsideratė tematikat, ligjėrimet, format letrare, autorėt e veprat, ėshtė njė kėrkim qė pret tė bėhet tjetėr herė.

Letėrsia shqipe, nė vėshtrimin e zhvillimit e tė komunikimit universal, si dhe letėrsitė e tjera kalon nėpėr tė tri shkallėt, qė po i quaj: 1. Letėrsi nė shkallėn Zero, 2. Letėrsi nė shkallėn e parė dhe 3. Letėrsi nė shkallėn e dytė. Kėto shkallė tė letėrsisė janė karakterizuese e jo vlerėsuese, prandaj janė njėsoj tė larguara nga qendra dhe duhet tė vendosen nė rreth e jo nė rrafsh. Shkallėt e letėrsisė nuk pėrfaqėsojnė shkallė tė zhvillimit: ato nuk lidhen me stile tė epokave; me mosha tė krijuesit; as me kultura tė veēanta.

Shkalla Zero e letėrsisė (termi ėshtė analog me tė Rolan Bartit: shkalla Zero e shkrimit) karakterizohet nga imitimi (mimesis). Paramodeli i saj ėshtė nė Natyrė e nė Jetė, shkrimi i saj don ta pėrkthejė kėtė model nė modelin letrar. Mėnyra e imitimit bazohet nė krahasim e nė vėrtetdukshmėri. Suksesi i saj matet me mundėsinė qė t’i afrohet modelit. E karakterizon gjuha e dėftimit, format e shkrimit i afrohen tė tė folurit, qė shpien kah shkrimi veridik e asertiv. Qėllimi i saj ėshtė njohja. Me kontratėn e vet tė pashpallur kjo letėrsi jep Vendin e identifikuar, Ngjarjen tė ndodhur e Kohėn tė shpallur, Personazhin tė njohur. Shembuj nė shqip: Bardha e Temalit e Pashko Vasės, Lumi i vdekur i Jakov Xoxės, Malėsorja e Nazmi Rrahmanit.

Shkallėn e parė tė letėrsisė e karakterizon krijimi (poiesis). Kjo letėrsi nuk ka model paraprak. Shkrim i saj ėshtė njėherėsh fakt, esencė e procedurė, qė krijon modelin e parė, vetanak. E pushton subjektiviteti e fantazia e pakufizuar, nuk do t’i ngjajė askujt, prandaj e ngrit nė vete kultin e autenticitetit e tė origjinalitetit. Qėllim ka Vetėnjohjen dhe zbulimin e Esencės. Shkrimi i saj personal e pasional ngritet mbi trajta tė reja, duke iu shmangur formulave idiomatike. E zotėron shkrimi qė ērėndomėson, shikimi i parė i habitshėm, si i Adamit. Koha, Vendi, Ngjarja, Personazhi janė tė krijuara e tė figuruara. Kjo letėrsi ka njė kontratė tė pashpallur me vetėveten. Shembuj: Kronikė nė gur e Ismail Kadaresė, Oh e Anton Pashkut, Sheshi i unazės e Zejnullah Rrahmanit.

Shkalla e dytė e letėrsisė karakterizohet nga rikrijimi (metapoiesis). Ajo njeh modelet e pėrparshme, qė janė modele tė letėrsisė. Pėrpiqet tė rikrijojė modelet duke i transformuar nėpėr sprova. Shkrimi i ri mbi shkrimin e vjetėr. Njė palimpsest (tė pėrdorim termin homolog tė Zherar Zhenetit). Kjo letėrsi kėrkon metoda e procedura dhe paragjykon njė njohje tė madhe letrare. Dija e lidhur mė tepėr me kohėt moderne, por jo: Homeri rikrijon mite poashtu si Xhojsi rikrijon tekstin e Homerit. Shembuj nė letėrsinė shqipe: Mitrush Kuteli, Tat Tanushi, Anton Pashku, Nėn qarr po rrinte vasha, Ismail Kadare, Prilli i thyer, Kush e solli Doruntinėn.

Shembujt pėrkujtues po sillen nga proza, si zhanėr referencial, pėr tė provuar shkallėt e procedurave letrare. Nė anėn tjetėr nuk po pėrmendim shembuj nga poezia, e cila ėshtė personale e universale duke i ikur referencialitetit, ashtu si dhe shembuj nga dramatika e cila e mban mė vete iluzionin e imitimit total tė modelit jetėsor.


LITERATURA

1. Sabri Hamiti, Kritika letrare, nė Vepra letrare 6, Faik Konica, Prishtinė, 2002;
2. Sabri Hamiti, Letėrsia filobiblike,Letėrsia romantike, nė Vepra letrare 7, Faik Konica, Prishtinė, 2002;
3. Sabri Hamiti, Letėrsia moderne, nė Vepra letrare 8, Faik Konica, Prishtinė, 2002;
4. Sabri Hamiti, Letėrsia bashkėkohore, nė Vepra letrare, 9, 10, Faik Konica, Prishtinė, 2002;
5. Eqrem Ēabej, Shqiptarėt midis Perėndimit dhe Lindjes, MĒM, Tiranė, 1994;
6. Rexhep Qosja, Historia e letėrsisė shqipe, Romantizmi, I, II, III, Rilindja, Prishtinė, 1990.
7. Roland Barthes, Le degré zéro de l’écriture, Seuil, Paris, 1953;
8. Gérard Genette, Palimpsestes, Seuil, Paris, 1982;
9. Northrop Frye, Le Grand Code, Seuil, Paris, 1984.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Sabri Hamiti: Albanian literary schools (2006-12-12 03:26:28 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Sabri Hamiti: Albanian literary schools (2006-12-12 03:26:28 nga Flori Bruqi)
[ Diaspora ] SHKOLLAT SHQIPE NĖ GJERMANI (2008-08-15 16:20:58 nga admin1)
[ Kultura ] Vėshtirėsi pėr shkollat nė zonat e thella (2007-11-05 02:26:50 nga admin4)
[ Kultura ] Manifestimet letrare me fizionomi tė njėjtė (2008-11-07 15:36:29 nga admin1)
[ Kultura ] TUBIMI NĖ POLLUZHĖ DHE ORA LETRARE (2008-06-01 02:59:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] TUBIM NĖ DRENICĖ DHE ORĖ LETRARE - SHABAN POLLUZHA (2008-05-28 06:04:45 nga admin4)
[ Kultura ] Poezi nga libri i Rrustem Gecit „Sa vjeē je Shqipėri“ libėr i vlerėsuar shumė nga kritika letrare. (2007-11-28 14:47:38 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Pėr 20 vjetė Akademik Ibrahim Rugova u bė njė ndėr figurat e rėndėsishme tė studimeve letrare nė gjuhėn shqipe (2006-12-18 10:04:21 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] KUSH PO DĖSHIRON T’I VĖ PĖRSĖRI ZJARRIN SHQIPĖRISĖ NATYRALE?! (2008-12-28 07:37:19 nga admin4)
[ Opinione ] NUK BĖHET AS RUHET SHQIPĖRIA ME…! (2008-12-24 05:45:35 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster