DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Syri i kamerės dhe realiteti demantojnė fjalėn publike
Postuar mė datėn: 2008-04-09 12:07:39 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Fjalori politik i lidershipit shqiptarė ėshtė tejet i varfėr. Ky fjalor kap fondin e fjalėve qė i duhet njė fėmije parashkollor tė komunikojė me rrethin ku jeton dhe jo tė intelektualėve, tė cilėt gjatė jetės dhe shkollimit tė tyre duhet tė kenė horizont tė gjerė, fond fjalėsh tė bollshme qė do tė kalonin tre mijė pėr komunikim tė pėrditshėm. Ky ėshtė mjerim intelektual e politik, se nė vendet tjera nuk do tė duroheshin tė tillėt tė merren me fatin e kombit. Ky ėshtė edhe mjerim pėr ne qė i bėjmė iso tė tillėve dhe bashkė me ta edhe ne e varfėrojmė fondin e fjalėve tona, jo vetėm nė politikė, se ai pėrkojnė me fondin e foshnjės qė posa ka filluar tė komunikojė me rrethin nga prehri i nėnės, por edhe nė shprehje mendimi para mediave apo nė tryeza komunikimi.


Shkruan: Afrim Morina

Pse ndodh kjo dhe a jemi tė bindur se nuk kanė fond mė tė madh fjalėsh pėr komunikim?
Pėrgjigja vjen mu nga lojėrat, tė cilat bėhen nė kurriz tė fatit tonė kombėtar dhe si aktorė kėta e kanė tė pėrkufizuar punėn dhe fjalėn. E keqja ėshtė se edhe kėta nuk po dinė t’i bėjnė me marifet, apo regjisorėt i kanė vėnė nėpėrmjet skenarėve nė asi pozita, sa edhe ata nuk dinė mė si tė dalin nga ky rreth vicioz dhe lojėn mundohen ta bėjnė sa mė bindėse pėr opinion.
Kjo lojė ėshtė bukur e gjatė, sa edhe jeta politike e akėcilit protagonist tė djeshėm dhe tė sotėm, e cila kishte filluar me jetėn plurale publike, nė emėr tė njė lėvizja kombėtare pėr tė “hequr” nga qafa robėrinė shekullore. Nė fillim ishim tė ballafaquar me tė “premte” si ditė komunikimi me masat, ndėrsa mė vonė kjo ditė ndryshoi, sepse dinamika e ngjarjeve ishte mė e madhe, mirėpo luhej e njėjta lojė me fondin e fjalėve.
Dalja publike e akėcilit politikan pėr ndonjė fenomen, pėrkundėr pėrpjekjeve pėr tė na bindur me diēka, po demantohet nėpėrmjet syrit tė kamerės dhe ngjarjeve qė zhvillohen nė teren.



E para, u munduan tė na bindin se Rambuje kishim fituar dhe aty parashihej vetėvendosja. Kur dolėn dokumentet nė shesh u pa se kjo ishte vetėm njė lojė fjalėsh dhe pėr vetėvendosje u vranė u torturuan dhe u burgosėn veprimtarėt e sajė mu nga nėnshkruesit e saj.
E dyta, u ngit shumė pluhur pėr Kornizėn Kushtetuese, ndėrsa kishin harruar se ajo ishte si rezultat i marrėveshjes sė Rambujes dhe marrėveshjes tekniko ushtarake tė dhjetė qershorit, e njohur si Marrėveshje e Kumanovės. Tė parėn e kishin nėnshkruar nė Rambuje, ndėrsa tė dytėn e pranuan nėpėrmjet njė deklarate: Ibrahim Rugova, Hashim Thaēi, Rexhep Qosja, Ramush Haradinaj dhe Naim Maloku, si pėrfaqėsues subjektesh politike tė pėrfaqėsuara nė KPA, nė bazė tė sė cilės edhe do tė pėrgatiten zgjedhjet e lira plurale pas lufte.
E treta, pranimi i dialogut me Serbinė, qė nė fillim u munduan ta paraqesin si bisedime teknike, rezultoi me bisedime politike dhe si rezultat doli pakoja e Ahtisarit, e cila prodhon probleme edhe mė tė mėdha, tė cilat nė fillim nga nostalgjia liderthit politik, nuk kanė mundur fort ta zbėrthenin, ndėrsa tash janė para aktit tė kryer dhe mundohen tė bėjnė lojėra tė ndryshme pėr t’i ikur realitetit.
E katėrta, loja rreth shpalljes sė konkursit pėr flamur, thua se ky ishte konkurs letrar pėr art dhe do tė shpėrblehen tre vendet e para. Kėtu doli se flamuri ėshtė pėrgatitur mė herėt nė bazė tė pakos sė Ahtisarit dhe nuk u mor vesh se kush ishin nė vendin e parė dhe tė dytė shpėrblyes tė atij konkursi. Flamuri ishte paraparė qė tė debatohej tė paktėn nė Kuvend, por kjo nuk ndodhi dhe kuvendarėt e panė atėherė, kur e panė tė gjithė nėpėrmjet seancės sė jashtėzakonshme dhe u gjenden para aktit tė kryer.
E pesta, pėr emblemė u ngrit pluhur dhe kjo me mjeshtri edhe mė tė madhe iu shpėrnda punėtorėve tė institucioneve me postė elektronike duke mos pasur mundėsi tė thonė as njė fjalė tė vetme, besoj se kjo u ka ndodhur edhe kuvendarėve.
E gjashta, e njėjta lojė si e flamurit do tė dali edhe himni, por kjo do tė intonohet nė njė moment mė tė volitshėm dhe ata qė do tė kenė “nderin” tė nderojnė me qėndrim (gatitu, njėrėn dorė nė zemėr etj.) do tė marrin vesh nga spikeri pėr t’i bėrė nderim, e ndoshta nuk ua pinė sorra mėndėt kėtė ta bėjnė nė ndonjė pėrvjetor tė akėcilit dėshmor tė kombit.
E shtata dhe loja e fundit, ėshtė kjo qė po ndodh me Kushtetutėn. Projekti ėshtė pėrgatitur jashtė truallit kombėtar dhe sa pėr sy e faqe u “diskutua” nė publik. Edhe pse u munduan tė fshehin realitetin e diskutimeve ato dolėn nė shesh dhe nuk u mor asgjė me peshė pėr tė hyrė brenda kornizave tė sajė, siē ishte preambula, ushtria etj.

Rrumbullakim i gjithė kėsaj ėshtė vėnia e nėnshkrimeve nga shumė personalitete dhe lider, kjo mė tepėr pėr tė krijuar “peshė” se sa tė ngjasojnė
akteve tė mirėfillta institucionale.
E para, nė Rambuje edhe pse ishte delegacioni dhe dihej kush e udhėhiqte atė, u vunė katėr nėnshkrime.
E dyta, nė Deklaratėn e Pavarėsisė u vunė tre nėnshkrime dhe pėr arshiv pasuan nėnshkrimet e tė gjithė deputetėve.
E treta, nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės qė u prezantua si Projekt Kushtetuta e Republikės sė Kosovė, por syri i kamerės e zbuloi mbishkrimin nė ballinė, nėnshkruan tė gjithė anėtarėt e komisionit kushtetues dhe kjo iu dha presidentit dhe kryeministrit, ndoshta pėr tė mbajtur nė bibliotekat shtėpiake, ashtu tė nėnshkruara. Parashtrohet pyetja se nėnshkrimi i kujt do tė figurojė nė kėtė akt, i kryetarit tė parlamentit, i kryetarit tė shtetit, i kryetarit tė qeverisė apo i pėrfaqėsuesit tė EULEX?

Gjithė kėto nėnshkrime tregojnė:
1. mospjekuri politike,
2. mosnjohje politike dhe si duhet vepruar nė raste tė tilla,
3. mosbesim, duke e ditur se aktet qė nėnshkruhen bartin pėrgjegjėsi, prandej kėtė duhet shkapėrderdhur nė shumė individ dhe subjekte
4. tė detyruar pėr tė vepruar ashtu
5. apo pėr tė na bindur neve se bėjnė njė punė me peshė kombėtare
Realiteti ėshtė, se me tė vėrtet bėjnė punė tė madhe, se tė ndjellėsh ujkun nė torishtė dhe tė ngulėsh therėn nė kėmbė tė shėndosh nuk ėshtė lehtė dhe mu pėr kėtė kėto nėnshkrime mė tepėr tregojnė shkapėrderdhjen e pėrgjegjėsisė nė individ dhe subjekte.
Nga sa u tha mė lartė, se mu pėr kėto situata qė u gjenden, kushtėzuan edhe fondin e fjalorit politik, se nuk dinė si tė ikin nga ky realitet qė kanė krijuar dhe u mungon liria e tė vepruarit, sepse veten e kanė shti llugave, thotė njė fjalė e popullit. Parandej nė gjithė kėtė gjimnastikė qė e kanė bėrė dhe e bėjnė nuk mund tė fshihen se syri i kamerės dhe realiteti i krijuar e demanton.
Po e pėrfundojė me njė fjali tė Balzakut qė e ka thėnė pėr gazetarėt, por unė do ta “keqpėrdori” mendimin e kėtij gjeniu. “duart i keni aq tė ndyta sa edhe ujėt e gjithė botės nuk mundet tua pastrojė”.

Prishtinė, 09.04.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] QYTETET ILIRE, AMANTIA NĖ SYRIN E NJĖ STUDIMI (2007-02-28 02:24:03 nga admin1)
[ Opinione ] NUK KA RRUGICA DEVIJUESE, KA VETĖM NJĖ RRUGĖ (2008-10-10 10:08:14 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia e dėboi ambasadorin e Maqedonisė nga Beogradi (2008-10-10 09:56:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Negociatori pėr Kosovėn, Martti Ahtisaari merr "Nobel" pėr paqen (2008-10-10 09:54:26 nga admin4)
[ Opinione ] Roli i gazetarisė dhe gjendja e sotme e mas-medias shqiptare...! (2008-10-10 08:06:52 nga admin4)
[ Opinione ] Historinė duhet pasuruar me tė vėrteta (2008-10-10 08:03:46 nga admin4)
[ Opinione ] BETIMI USHTARAK i UĒK-sė (2008-10-10 05:42:28 nga admin4)
[ Opinione ] NGA PO E ĒON KOSOVĖN SHQIPTARE “POLITIKA” QORRE E “SHQIPTARO”-TITISTĖVE? (2008-10-10 05:37:26 nga admin4)
[ Opinione ] SIGURIMI KOMBETAR SHQIPTAR (SKSH) I FBKSH: (2008-10-10 05:19:50 nga admin4)
[ Diaspora ] ME SHQIPTARIN ENVER HOXHA PĖRBALL JUGOSLLAVIT TITO..! (2008-10-10 05:12:02 nga admin4)
[ Kultura ] RECENSION NGA RUSHIT RAMABAJA (2008-10-10 02:30:12 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster