Pllakati i shfaqjes Njė pamje nga shfaqja
*** Radio 21: - Z. Ibrahim, mė 15 maj mbushen 39 vjet nga dita kur pėr herė tė parė, nė Kaēanikun legjendar u shfaq premiera e dramės: - Nora e Kelmendit, autor i sė cilės ėshtė - Andrea Skanjeti.-Si dukej atmosfera para shfaqjes sė premierės dhe, cilėve aktorė ua besuat rolet?
Dita qė u shfaq premiera e dramės ishte njė ditė e bukur pranverore. Tėrė qytetarėt me padurim prisnin ti shohin bijtė e bijat e tyre nė skenė. Data 15 maj 1969 ishte njė ditė, e cila nė saj tė atmosferės sė krijuar dhe interesit qė tregonin kaēanikasit, dukej sikur tė ishte ndonjė kremte e madhe festive. Pas katėr muaj provash intensive, aktorėt e rinj entuziastė tė Shkollės sė MesmeVoskopojae tė Gjimnazit Skėnderbeu, pėr herė tė parė dilnin nė skenė. Nė fytyrat e tyre vėrehej njė gėzim i papėrshkruar, por gėzimi i tyre ishte i gėrshetuar me njė dozė droje,sepse, para prindėrve dhe publikut tė tyre artdashės, e kishin pėr detyrė ti improvizojnė rolet e tyre dhe aktrimin e tyre sa mė bukur e natyral. Rolin e Norės ia ofrova nxėnėses sė dalluar tė gjimnazit - Nebie Rudi, rolin e Vuēi Pashės, meqė ishte rol mjaft specifik, ia besova prof. Mehmet Shalės,; mandej, rolin e Vok Mirash Ucit-Ylli Vardarit, Vuli-Ibrahim Dogani, Vel Sokoli -Mehmet Jakupi, Gjetoja - Isa Pėrzha, Mrika - (Nuk me kujtohet emri i Kaēanikasės), Selim Begu-Abdullah Mjaku etj. Skenografinė e bėri prof. Axhi Alimi nga Ohri, efektet e muzikes i realizoi, z. Musa Piperku i ndjerė, ndėrsa kostymografinė: -Mensure Egriu (modelare), e cila ishte prezente gjatė tėrė kohės sė provave.
*** Radio 21:-Para se tė kalojmė nė pyetjet tjera, pėr dėgjuesit tanė, na tregoni shkurtimisht, cila ėshtė Tema e dramės dhe, pėr ēka bėhet fjalė nė te?
Tema e saj ėshtė lufta heroike e malėsorėve trima tė Kelmendit pėr liri nga pushtuesit osman. Nė te flitet pėr trimin e madh tė Krahinės sė Kelmendit - Vok Mirash Uci, i cili me tė shoqen-Hanėn, kishin mbetur pa asnjė fėmijė dhe dy vėllezėrit, Kola dhe Pjetri, kishin rėnė nė fushėn e luftės kundėr pushtuesve. Pasi kaluan disa vjet, Hanės i lindi njė vajzė si yll e si Zanė, aq e bukur ishte. Mirėpo, nuk ia mbushi syrin tė atit pasi ai donte djalė e jo vajzė, sepse, djemtė janė pėr luftė e jo vajzat, thoshte Voku. Nuk kaluan shumė ditė dhe, Voku e mori fshehuzari natėn vajzėn pesėditėshe dhe shkoi e la te burimi ku merrte ujė familja e Sokolėve. Aty, vogėlushja ia dha vajit me tė madhe sa e dėgjoi Mrikė Sokoli, e cila e mori, e ēoi nė kullėn e vet dhe u kujdes pėr te.
Kur u rrit e u bė shtatėvjeēe, jetimja qė i vunė emrin Nora, nisi tė shkonte bashkė me shokėt e shoqet moshatarė e mė tė mėdhenj nėpėr pllaja e lugina pėr tė kullotur bagėtinė. Tė gjithė vajzat luanin bashkė, ndėrsa Nora luante me djem. Prej tyre mėsoi shumė lodra luftarake dhe shpesh i vinte poshtė moshatarėt e vet, aq e fortė dhe e zgjuar ishte. Kėshtu erdhi njė ditė qė Nora i pėrdorte pushkėn e shpatėn mė mirė se djemtė dhe, me lodrat e mundjes e tė shkathtėsisė gjithnjė dilte fitimtare. Nora, me trupin e forcėn qė kishte dukej si djalė e jo si vajzė. Andaj, familja Sokoli i qepėn njė palė rroba meshkujsh,nga ato qė mbanin trimat e rinj dhe ia vunė emrin Vuli.
Njė ditė, Vokun trim, babanė e saj qė e kishte braktisur, e kishin rrethuan disa osmanė dhe e kishin vėnė nė mes. Nė ato ēaste, Nora sė bashku me Mrikėn ndodhėn aty pranė me bagėti, ajo u vėrsul si skifteri mbi shpendėt dhe ua kėputi kakat tė katėr osmanėve.
Atėherė, Voku, nė shenjė falėnderimi, iu drejtua Norės e i tha:
Kush je ti o djalė qė mė shpėtove jetėn?!
Mrika: - S'ėshtė djalė, tė vraftė Zoti! - Eshtė vajza jote.
Voku: - Vajza ime, vajza ime, por unė nuk kam vajzė - Mrikė!
Mrika: - Eshtė ajo qė deshe ta braktisėsh! (Babė e bijė merren nė pėrqafim)
Pika kulminante gjatė shfaqjes sė dramės ishte nė mbarim, kur, Nora e Kelmendit vret Vuēi Pashėn nė ēadrėn e tij dhe kur, malėsorėt trima, me armė nė dorė e ēlirojnė tėrė Krahinėn e Kelmendit.
*** Radio 21: - Na thoni diē rreth pėrshtypjeve: - Si u prit drama nga shikuesit?
Diēka e papritur dhe e pabesueshme. Salla qe e mbushur plot e pėrplot me spektatorė dhe s'kishte vende tė lira pėr tė gjithė artdashėsit qė ta pėrcjellin Premierėn, andaj,pas pesė ditėve, drama u shfaq pėrsėri dhe njėherė nė Kaēanik, mandej nė Ferizaj, Lipjan enė Shtime dhe, kudo bėri bum tė vėrtetė. Drama u pėrcjell me duartrokitje frenetike, veēanėrisht, nė ēastin kur Nora ia shpėton jetėn atit tė saj - Vokut, rolin e tė cilit ia besova Yll Vardarit, atėherė tė tėrė shikuesit u ngritėn nė kėmbė dhe, me lot nė sy duartrokitėn fuqishėm. U befasova, sepse kurrė sbesoja se Ylli do tė improvizojė njė aktrim tė tillė. Pas mbarimit tė shfaqjes, njė numėr i madh artdashės hipėn nė tribunė. Pėrqafime e urime nga shumė artdashės. Ndėr tė parėt qė mu lėshuan nė pėrqafim ishin: - Kryetari trim e atdhetari i ndjerė - Sali Bajra, i cili mė dhuroi dy komplete librash:-Ate tė Fan Nolit dhe tė Asdrenit, drejtori i ndjerė i Voskopojės, Bedri Kyēyku, drejtori i Gjimnazit, Latif Nallbani, Hebib Shehu etj. Ata njėzėri u shprehėn: - U kėnaqėm!-Urime! - Ju lumtė tė gjithėve!
Zekiria Bajra, gazetar-Flaka e vėllazėrimit - Shkup atė kohė patė shkruar: - Aktorėt improvizuan lojė homogjene dhe aktrim tė mrekullueshėm.
*** Radio 21: - Cilėt aktor tė tjerė kishit me i veēue?
Janė shumė dhe s'mundem ti veēoj, sepse, tė gjithė aktorėt, duke u mishėruar nė rolet e tyre ofruan maksimumin gjatė aktrimit. E pėrsosur ishte Nebie Rudi, madje vijonin: Ibrahim Dogani, Memet Jakupi, Isa Pėrzha, Abdullah Mjaku dhe prof. Mehmet Shala, i cili mė lodhi sė tepėrmi derisa e pėrvetėsoi tekstin. Mos harroj pa cek, z. Murat se, gjatė provave kam qenė tepėr rigoroz. Me dhjetėra herė i ktheja disa aktorė qė t'i pėrsėrisin replikat. Kėshtu ndodhi dhe me z. Shala, por mė nė fund, rolin qė ia besova e aktroi ashtu siē duhet. Pra, tė gjithė ishin nė nivelin e duhur tė aktrimit.
*** Radio 21: - Z. Ibrahim, vėnia nė skenė e dramės Nora nė ato vite ishte njė provė e guximshme Juaja dhe e amatorėve entuziastė kaēanikas, tė cilėt ia dolėn tė realizojnė me sukses skenat e vėshtira, sepse, Norėn frikėsoheshin ta realizojnė edhe teatrot me mė shumė pėrvojė dhe regjisorėt me mė shumė invencė pune?
Po, e vėrtetė ėshtė, por me njė ekip tė seleksionuar aktorėsh entuziastė, me vullnet tė ēeliktė e me pėrpjekje maksimale mund tė realizohet ēdo gjė. E vura Norėn nė skenė pėr dy arsye:-E para, sepse Nora ėshtė dramė masovike dhe nė tė mund tė merrnin pjesė dhje tra aktorė dhe, e dyta, pėr shkak tė subjektit atraktiv dhe tė ngjarjeve tė gėrshetuara me njė dramaticitet tė fuqishėm, plot peripeti. Andaj u pėrcaktova pėr te.
*** Radio 21: - Ēka ju inspiroi qė tė merreni me pėrgatitjen e pjesėve teatale?
Qė nė fėmijėri me kėrshėri i lexoja veprat dramtike, nė veēanti ata tė Shekspirit, tė Floqit, tė Samiut etj. Por ai, i cili mė dha shtytje qė ti rrekem pėrgatitjes sė pjesėve teatrale ėshtė shoku im i fėmijėrisė, aktori dhe komiku i mirėnjohur dibran-Atli Piperku (i ndjerė). Pra, ai qe inspiruesi im i parė.
*** Radio 21: - Mė saktėsisht, kur ia filluat aktivitetit Tuaj nė kėtė sferė tė artit?
Qė nga viti 1962, nė Tėrnovė tė Gostivarit, me nxėnėsit e mi fillova tė pėrgatis dramatizime(pjesė tė shkurtra teatrale), tė cilat i shfaqnim para fshatarėve, kurse ata, habitshėm dhe me plot kėrshėri e pėrcjellshin lojėn e fėmijėve tė tyre nė skenė. Kėshtu vazhdova nė formė permanente tė pėrgatis dramatizime, kudo qė punova si mėsues, kurse nė Kaēanikun Tuaj tė dashur dolėn nė pah frytet e para rreth aktivitetit tim nė lėmin e dramaturgjisė.
*** Radio 21: - Na thoni diē rreth ndarjes dhe pėrshtypjeve nga Kaēaniku im?
Ishte njė ndarje e dhimbshme, sepse gjithė kaēanikasit mė respektonin si birin e tyre. Ditėn e fundit, mė 10 qershor `69, rrugės pėr nė Komunė, e takova ish Kryetarin e ndjerė, apo atdhetarin apo Eruditin, siē e quanin dibranėt-z. Sali Bajrėn i cili, pasi u pėrshėndetėm,mė pėrqafoi ngrohtė dhe mė luti qė tė vazhdoj detyrėn nė Kaēanik, mirėpo pėr fat, vėllai im i ndjerė-Luani, po atė vit mori rrugėn e hidhėt tė kurbetit, ndėrsa pėr prindėrit e mi tė moshuar skishte kush tė kujdesohet, andaj i thashė z. Sali, detyrohem tė kthej nė Dibėr. Ajo qe njė ndarje e detyrueshme dhe e dhimbshme pėr mua dhe pėr mbarė qytetarėt e Kaēanikut.
*** Radio 21: - Z. Ibrahim, nė emrin tim, tė Stafit drejtues sė Redaksisė e tė dėgjuesve tanė, tė falėnderojmė pėr intervistėn e dhėnė, duke tė uruar shėndet, pleqėri tė mbarė dhe gjithė tė mirat.
Ju falėnderohem pėr kujdesin e respektin qė shfaqėt ndaj meje!
Intervistėn e realizoi, Muart Rudi, Redaktor i Radiosprojekti21 - Kopenhag
P.S: - Intervista ėshtė realizuar mė parė.
Kopenhag:-Takim i pėrzemėrt vėllazėror i z. I. Egriu me delegacionin nga Kaēaniku, i prirė nga prof.dr.Fadil Raka (djathtas). Ata i shprehėn mirėnjohje z. Egriu rreth angazhimit tė tij si pedagog i palodhshėm nė Kaēanik. Murat Rudi.
Maturantėt e Shkolles se Mesme Voskopoja 1968/69
Nė mes ulur: I. Egriu, drejtori i ndjerė, Bedri Kyēyku dhe Isa Dema i ndjerė. |