| » Opcionet për artikullin |
|
Beqir Elshani
Tregim
Nė Malme, gjatė muajit qershor, ditėt e verės janė mė tė gjata, kurse netėt shumė tė shkurtra, aq sa pėr tė mashtruar sytė, siē thotė populli. Nė krye tė Suedisė, atje nė polin verior, nuk ka net, prandaj anekdota ironike kur tė bėhen dy ditė bashkė nuk shitet. Tani jemi nė bark tė verės, ndaj pėr shkak tė dritės sė fortė tė diellit qytetarėt detyrohen ti errėsojnė dritaret, sepse nuk mund tė flenė. Ėshtė paradite dhe dielli i qershorit ka lindur shumė herėt. Edhe pse kam mujoren e autobusit, vendosa tė shkoj kėmbė nė bibliotekė. Djem dhe vajza hipur nė biēikleta nxitojnė pėr tė arritur nė shėrbimet e tyre. Banorė tė pėrhershėm tė qiellit suedez janė pulėbardhat, pas tyre vijnė pėllumbat qė gravitojnė nėpėr qytete. Derisa nė kurorat e pemėve pushojnė harabeli, mėllenja, zboraku, trishtili dhe trumcaku, dallėndyshja shtegtare ngutet tė gjej njė vend tė pėrshtatshėm pėr ndėrtimin e ēerdhes, ajo e di qė koha ėshtė e shkurtė. Njeriu e ka vėshtirė tė shoh zogjtė e vegjėl nė pemėt plotė me gjethe tė gjelbra, megjithatė nuk ka nevojė tė mundohet, me rėndėsi ėshtė tė dėgjohet cicėrima e tyre qė aq bukur kėndojnė: tėrė ditėn deri nė mesnatėn e ndriēuar. Jo vetėm kaq, sepse zogjtė do tė fillojnė tė kėndojnė herėt nė mėngjes, para se tė lind dielli. Cicėrimi ėshtė gjuha me anėn e sė cilės komunikohen zogjtė nė mes vete. Duke iu falėnderuar cicėrimit, mu kujtua kompozitori virtuoz - Betoveni, i cili ka kompozuar pastoralet sipas koncertit tė zogjve nė pyll, ai angazhoi edhe qyqet profetike, qė sjellin pranverėn.
Nė parkun popullor tė qytetit kanė zbritur pulėbardhat. Njė plak e kupton gjuhėn e zogjve, kur ato e rrėmbejnė ushqimin nė tokė, ėshtė shenjė paralajmėrimi se sė shpejti do tė bie shi. Nėse zogjtė fluturojnė nė qiellin e kaltėr, do tė thotė se moti do jetė i mirė. Dihet qė zogjtė janė meteorologė tė mrekullueshėm, por edhe mbrojtės tė mjedisit natyror. Legjenda shqiptare tregon se kur dhėndėri deshi tė puthė nusen, zogjtė fluturonin nė dritare saqė donin tė thyenin xhamat, ato donin tua tėrhiqnin vėrejtjen dy tė rinjve tė mos martohen, sepse janė vėlla e motėr. Dikur moti djemtė shqiptarė largoheshin nga vendlindja dhe dėrgoheshin me forcė nizam nė ushtrinė turke. Pas njė kohe nizami shqiptar martohet me njė vashė shqiptare. Ndėrkohė nusja e shqetėsuar e pyeti dhėndrin pėrse zogjtė godasin dritaren, pikėrisht nė ēastin e puthjes. Mbase zogjtė janė tė uritur! Unė mendoj, tha dhėndėri, se zogjtė nuk lejojnė qė ne tė puthemi, ndoshta jemi tė njė gjaku
vėlla e motėr. Me tė vėrtetė, tha nusja. Pastaj shpejtuan pėr tė hapur qaforet e tyre pėr tė parė se ē kishte brenda, tė cilat ua kanė vėnė prindėrit kur ishin fėmijė. Kėshtu vepronin tė gjithė prindėrit shqiptarė, pėr shkak se luftėrat ishin tė gjata dhe pushtuesit i rrėmbenin fėmijėt. Pėr habi, nė qaforet e tyre shkruante emri i njėjtė i nėnės dhe i babait. Pas rinjohjes sė tyre, vėlla e motėr, prej gėzimit, u pėrqafuan me lot nė sy.
Kėto ngjarje mund tė ndodhin edhe sot. Nė Shqiperi njė djalosh e dashuronte njė vajzė dhe sė shpejti vjen dita e martesės, mirėpo ata nuk e dinin se ishin farefis, meqė traditat shqiptare nuk lejojnė martesa brenda fisit. Kur djali me vajzėn morėn vesh nga prindėrit e tyre se ishin farefis, djaloshi u shqetėsua shumė dhe nė fund bėri vetėvrasje. Edhe pse njė pjesė e shqiptarėve janė myslimanė, megjithatė i pėrmbahen traditės shqiptare dhe nuk martohen me tė afėrmit e tyre, siē ndodhė me arabėt. Kjo tragjedi vjen si pasojė e ndryshimit tė mbiemrave fisnor, nė mbiemra tė rinj. Prandaj tė rinjtė e kanė vėshtirė tė kuptojnė prejardhjen e tyre fisnore.
Duke ecur trotuarit kalova disa udhėkryqe me semaforė dhe shkova drejt qendrės sė qytetit. Papritmas u gjenda pėrballė shtatores sė gruas me karrocė nė duar. Ende ėshtė herėt pėr tė hyrė nė bibliotekė, e cila gjendet pranė liqenit me peshq dhe me zogj, siē i thonė prej a-sė deri nė zh, apo thėnė mė mirė prej kolibrit deri te mjellma e pashme. Liqeni i ngjanė detit Baltik, prandaj quhet Baltiku nė miniaturė. Pėr tė pėrshkuar qytetari rreth e qark detit Baltik, i duhen njė muaj udhė, ndoshta edhe mė shumė, kurse Baltikun nė miniaturė e ka si nė pėllėmbė tė dorės. Piktorėt i thonė piktura e gjallė nė tokė, kurse poetėt e quajnė jehona e tempullit, kėshtu i thonė pėr nder tė cicėrimės sė zogjve qė jehon nė tė gjitha anėt e qytetit. Ulem dhe vėshtroj shtatoren e gruas sė bukur dhe tė vyeshme suedeze, ėshtė peshkatore nė gjendje aktive. Ka zėnė mjaft peshq nė detin Baltik dhe ka mbushur karrocėn e vet. Pikėrisht ka ardhur prej bregut tė detit, me vete ka vagėn e peshojės pėr tė shitur peshq nė treg. Gruas i pėlqen gjuetia me peshk, ėshtė i vetmi kusht pėr tė jetuar, meqė njeriu duhet tė merret me diēka. Sa shumė ndihet era e peshkut: ka harengė, salmonė dhe disa karavidhe tė shtrenjta. Njė oazė me tulipanė tė kuqė gjendet pranė saj, kopshtari afrohet dhe i vaditė, lulet shkėlqejnė edhe mė shumė.
Gruaja peshkatore ėshtė e ve, burri i saj ėshtė mbytur nė det derisa me barkė po mblidhte rrjetėn me peshq nė kohėn me shtrėngatė. Ajo ka tre fėmijė nė shtatore, e cila gjendet nė sheshin Gustaf Adolf, atje ku vazhdimisht mbahet festivali muzikor. Tė gjithė qytetarėt i pėrgėzojnė kėta fėmijė tė lumtur dhe tė mrekullueshėm, kėta kanė thithur gjirin e nėnės peshkatore. Kėnaqėsia mė e madhe ėshtė, kur shtatoren e tre fėmijėve duke lozur, i shikojnė fėmijėt e vegjėl tė qytetit, ata nuk ndahen lehtė, siē bėjnė tė rriturit. Tre fėmijėt tė pėrkujtojnė edhe tri hyjneshat e Zeusit, qė ngrohnin zemrėn e njerėzve dhe zbukuronin jetėn e tyre me gėzime dhe argėtime tė shumta. Peshkatorja nė bronz e veshur me rroba tė trasha ėshtė e bukur dhe e shėndoshė si molla. Prandaj sipas fjalės sė urtė suedeze Nuk ka mot tė keq, por vetėm rroba tė dobėta, ėshtė njė paralajmėrim i mirė pėr qytetarėt se kėshtu duhet mbrojtur trupin nga tė ftohtit. Javėn e kaluar isha matanė detit, nė Kopenhagė, skaj molit pash shtatoren e Sirenės, e cila me trupin e saj tė zhveshur i provokon qytetarėt. Merreni me mend, njė kohė tė gjatė policia e ka ruajtur Sirenėn, pėr shkak se disa persona e kanė grabitur, sikur tė ishte krijesė e gjallė, dhe jo prej bronzi. Flitet se Sirena e zhveshur ka edhe kamerėn vrojtuese, ndėrkaq qė peshkatorja ėshtė e qetė dhe nuk ka nevojė pėr ndonjė kamerė vrojtuese, sepse tė gjithė e nderojnė. A ka nder mė tė madh pėr peshkatoren se tė kesh oazėn me lule dhe ēezmėn pėr tė shuar etjen.
Kam pėrshtypjen se krijuesi i shtatores me fėmijė nuk ka qenė vetėm skulptor, por edhe dijetar, sepse ai nuk krijoi dy apo katėr fėmijė, por pikėrisht tre fėmijė. Sipas traditės popullore, tre fėmijėt e privilegjuar simbolizojnė se dy fėmijė janė vazhdues tė prindėrve, kurse i treti i pėrket atdheut. Traditėn e njėjtė tė treshit e ruajnė edhe shqiptarėt, ditėn kur nusja zbret nė oborr, mbi kokėn e saj vendosen tre plisa si shenjė e shtimit tė popullit, nė mėnyrė qė ajo tė lind tre fėmijė. Gjithashtu, nė tregun e perimeve dhe pemėve gjendet njė shtatore e madhe nė formė shkėmbi me fabrikė, e cila quhet Lavdi punės. Po ē emėr i bukur, se
emėr kushtrimi. Kėtė shkėmb e mbajnė katėr burra tė fuqishėm dhe dy gra tė pashme. Kushdo qė viziton kėtė shkėmb, emocionohet dhe e nderon me fjalėn e urtė popullore se pa punuar nuk ka bukė dhe pa ndjenja nuk ka art. Kjo mund tė quhet edhe punė Heraklitėsh, qė kėrkon fuqi tė jashtėzakonshme. Dy gratė me trupin si selvi qėndrojnė prapa punėtorėve tė vyeshėm, ato u japin kurajė pėr punėn qė bėjnė.
Iu afrova peshkatores dhe i thash se mė duhet tė shkoj nė bibliotekė, kurse pasdite do tė vijė pėr tė blerė peshk. Besoj se do tė mbetet ndonjė peshk sa pėr mua. Ajo mė shikon e habitur sikur donė tė mė thotė se unė gėnjej vetveten. Tė tillė jemi ne, shumė premtojnė, mirėpo pak blejmė. Vėshtrimi i saj ėshtė serioz, i ngjan fytyrės sė Monalizės, buzėqeshja e saj ėshtė e tretur si me dhunė. Ajo duket e brengosur, sepse e ka vėshtirė tė takoj ndonjė njeri pa tatuazh nė trup. Unė e pėrkrah mendimin e saj, ndėrkohė duke shpalosur krahėt i tregova se trupi im ėshtė pa shenja tė tilla gėrryese. Ėshtė e tmerrshme tė kesh tatuazh nė trup, tė cilėn bota e quan skandal i turpit. Mjekėt kanė probleme me tatuazhe tė tilla, tė cilėt mė shumė e dėmtojnė trupin e njerėzve dhe shpenzojnė para tė kota. Jo vetėm kaq, sepse njerėzit mund tė infektohen nga njollat bezdisėse, tė cilat e ndryshojnė pamjen e tyre tė jashtme. Kjo peshkatore do tė thoshte se gratė duhet tė ruajnė dinjitetin e bukurisė, tė cilėn e kanė fituar falė natyrės. Tatuazhet e tilla dhe ndryshimet nuk janė pjesė e kulturės, por pjesė e primitivizmit dhe xhunglės, kėshtu do tė thoshte gruaja peshkatore.
Pasdite qėndrova nė bibliotekė dhe nuk arrita tė shkoj nė treg pėr tė blerė peshk. Isha i shqetėsuar, sakaq mė iku autobusi lokal, ndaj nė vend se tė pres edhe pesėmbėdhjetė minuta tjerė u nisa nė kėmbė. U ktheva kah tregu dhe pėrsėri u ndala te shtatorja e gruas peshkatore. Pash se ajo kishte karrocėn plotė me peshq, qytetarėt as kanė blerė as kanė vjedhė. Ajo nuk kishte mundur tė shes ndonjė peshk. Kushdo qė kalon andej pari e pėrshėndet, kurse ajo vetėm shikon, edhe pse ajo ka gjuajtur peshq dhe tėrė ditėn ka qėndruar nė treg. Mendon mbase qytetarėt janė ngopur me mish peshku dhe mė shumė u pėlqen mishi i zogut. Ska fjalė se mishi i zogut kushton mė lirė se mishi i peshkut, prandaj qytetarėt zakonisht ushqehen me mish zogu.
Njė njeri me shishe nė dorė, duhet tė jetė ndonjė pijanec, iu afrua gruas peshkatore dhe i tha: Zonjė, mė jepni njė peshk, jam i uritur si njė ujk. Pas njė copė here, njeriu e gjuajti shishen bosh pastaj vazhdoi: Ime mėmė, edhe pse nuk mė jep peshk, unė ju dua, tha njeriu duke puthur peshkatoren nė faqe nėn shami. Pastaj me dorė e pėrshėndeti gruan peshkatore, duke lėnė tė qėndronte vetėm nė qoshen e parkut, qė ndodhet nė mes dy rrugėve tė mėdha. |
|