DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» BURGU QĖ NDJEK – EMRAT TANĖ I KEMI SHKRUAR NĖ MURE ME GJAKUN TONĖ!
Postuar mė datėn: 2007-05-29 13:45:49 nga admin4 :: Kategoria: Intervista
Flet Bajram Mustafa, ish i burgosur i burgut tė Dubravės

Intervistoi: Begzad BALIU, Prishtinė
(www.pashtriku.org – 28.05.2007)

PĖRMBAJTJA:
Pse biseduam me Bajram Mustafėn?; “...njerėzit si ti nuk i dėrgojmė nė burg por i vrasim rrugės...”; Pas fillimit tė bombardimeve nė burg kanė sjellė njė grup tė rinjsh nga Gjakova qė i kishin mbledhur nga rruga, shtėpia, etj.; « Kur na vinte buka, sė pari na detyronin tė bėrtisnim Rroftė Serbia! Tė kėndojmė kėngėn « Ko to kazhe, ko to llazhe Serbia je malla! »; Nė fillim aeroplanėt e NATO-s kanė sulmuar njė pavion afėr pavionit C; Nė pavionin B2 gjendeshin rreth 150 veta. Ne dolėm dhe pamė se pavioni C po digjej... tė burgosurit thėrrasin e kėrkojnė ndihmė.; Deri mė 21 maj nuk ka pasur bombardime dhe ne kemi lėvizur tė lirė brenda burgut duke e ndihmuar njėri tjetrin; Nga bombardimet e NATO-s janė vrarė 24 tė burgosur dhe janė plagosur prej 50-60 tė tjerė; Mė 22 maj nė mėngjes... zėvendėskomandanti Aca ka thėnė: Dilni bėhuni rresht kėtu rreth murit tė gjithė dy nga dy sepse do t“ju numėrojmė qė t“ju transferojmė nė burgun e Nishit...; Shpesh nėpėr mure shėnonim emrat tanė dhe fjalė e parulla tė tjera si: Rroftė Kosova! Rroftė UĒK! Rroftė Adem Jashari! etj; Shpėtimi i tė burgosurve nga Gjakova!; Shpėtoi duke u fshehur nė miell!; Nė mesin tonė kam njohur edhe tė tjerė…; Transferimi nė burg tė Lipjanit; Nata me kujė, vaj e thirrje grash e fėmijėsh…; Ēlirimi shpirtėror i gardianit serb; Ukshin Hoti – njeri pėr tė gjitha kohėrat!; Burgu i Nishit...


Njė pamje nga burgu i Dubravės ( 19-24 Maj 1999)

Pse biseduam me Bajram Mustafėn?
Bajram Mustafa ka qenė i burgosur i burgut tė Dubravės, i cili deri nė fillim tė bombardimeve nuk i ka pėrjetuar pasojat e tė burgosurve politik apo tė robėrve tė luftės. Pas fillimit tė bombardimeve dhe mė vonė ai kishte shėndet tė plotė pėr t’u aktivizuar gjithanshėm brenda burgut dhe pėr tė qenė i pranishėm nė njė numėr tė madh ngjarjesh qė zhvilloheshin brenda burgut, ngjarje tė cilat nuk kanė mundur t’i pėrjetojnė shumė tė burgosur tė tjerė.
“...njerėzit si ti nuk i dėrgojmė nė burg por i vrasim rrugės...”

BEGZAD BALIU: Kur jeni burgosur?
BAJRAM MUSTAFA: Mė 29.01.1999, mė kanė marrė nė qendėr tė qytetit tė Prishtinės. Nė rrugė pėr nė burgun e Dubravės, te Ura e Klinės mė ndalėn nė afėrsi tė njė turme gurėsh dhe mė thanė se njerėzit si ti nuk i dėrgojmė nė burg por i vrasim rrugės bash nė kėtė vend. Mė pėrgatitėn pėr ekzekutim por pastaj filluan tė bėhen sikur po shtyhen a duhet vrarė apo jo pėr mėse gjysmė ore. Pastaj mė dėrguan nė stacionin e policisė nė Klinė. Aty kėrkova tė shkoj nė WC dhe mė thanė qė tė shkoj por tė mos tentoj tė iki sepse do ta thėrrasim popin qė tė varros pasi hoxha mė nuk po varros me urdhėrin tonė. Prej aty mė dėrguan nė burgun e Dubravės.

BEGZAD BALIU: Si e keni parė ju burgun e Dubravės?
BAJRAM MUSTAFA: Tė mbushur me policė e ushtarė. Aty nuk kishte tė burgosur shqiptarė, por vetėm tė burgosur serb. Shqiptarėt i kishin dėrguar nė burgjet e Serbisė. Mua mė dėrguan nė ēeli. Aty mė kanė mbajtur 57 ditė. Ndėrkohė i kishin sjellė edhe disa shqiptarė tė akuzuar pėr terrorizėm nė Pavionin C 1.

BEGZAD BALIU: A mendon se ka pasur tė burgosur tė tjerė shqiptarė qė mbaheshin nė ēeli?
BAJRAM MUSTAFA: Nė ndėrtesėn e pranimit ku isha unė nuk ka pasur por pas dy-tri ditėsh nė ndėrtesėn e pavilonit C 1 janė sjellė rreth 30-40 persona tė akuzuar si pjesėmarrės tė luftės.

BEGZAD BALIU: Pastaj?
BAJRAM MUSTAFA: Pastaj sollėn nga burgjet serbe disa tė burgosur shqiptarė, kryesisht nga burgu i Sremit dhe Pozharevcit, qė nuk ishin tė burgosur politik. Bashkė me ta sollėn edhe rreth 15 serbė. Nė furrė punonin shqiptarėt dhe gatuanin pėr tė burgosur, policė dhe ushtarė, ndėrsa kuzhina pėr serbė ishte e ndarė. Edhe mė se 70 tė burgosur serbė gjendeshin nė burg, por nė tip tė hapur dhe ata e ndihmonin policinė e ushtrinė pėr nevoja ushtarake. Njė natė para fillimit tė bombardimeve tė NATO-s nė Kosovė, hoqėn dhjetė serbė tė burgosur ndėrsa pesė tė fundit i tėrhoqėn dy ditė pas fillimit tė bombardimeve. Gjatė qėndrimit tė tyre me ne ata tregonin pėr pjesėmarrjen e tyre si luftarė nė Kroaci, Bosnje por qė u burgosėn pėr shkak tė krimeve qė kishin bėrė nė Serbi: Sinisha Petriq - i ashtuquajturi Zenica nga Zenica e Bosnjės, Millosh Gjuriq - i komunės sė Istogut(tani Burimit), i cili pas kthimit nga lufta nė Kroaci e Bosnje e kishte mbytė babain e vet, njėfarė Aca Paviqeviē - nga Podgorica, Dejan Mlladenoviq - njė serb-maxhup nga Krushevci i Serbisė, dhe njė Acė tjetėr i ashtuquajtur edhe Aca i Vogėl nga Istogu, i cili ka qenė edhe zėvendės komandanti, sikur edhe Ilia Mishkoviq nga Nikshiqi i Malit tė Zi, Millovan Millosheviq i ashtuquajturi Talle nga lagjja e Ulpianės nė Prishtinė, pjesėmarrės i luftės nė Bosnje e Kroaci si pjestarė i Gardės sė Arkanit, njėfarė Simiqi nga Shpenadija e Prizrenit, Igor Gėrgoviq, njė ish polic nga Peja, Shqepanoviq nga Mali i Zi, njėraė Mirosllavi nga ana e Gjilanit, njėfarė Todori i ashtuquajturi Tosho. Kėta dy tė fundit dhe tre tė tjerė shokė tė tyre kanė qenė tė dėnuar pėr dhunim. Hranisllav Kukurekoviē nga Gushterica e Lipjanit dhe Migo Llalleviē nga Mali i Zi, pastaj njėfarė komandir Mitri i rrethit tė Pejės etj.


Krimineli Mirolub Miki Vidiq nga "Kapeshnica" e Pejės (ish-komandant i burgut tė Dubravės)

Pas fillimit tė bombardimeve nė burg kanė sjellur njė grup tė rinjėsh nga Gjakova qė i kishin mbledhur nga rruga, shtėpia, etj.

BEGZAD BALIU: Pas fillimit tė bombardimeve tė NATO-s nė Kosovė, a kanė sjellė nė burgun e Dubravės tė burgosur tė tjerė apo tė kidnapuar nga tereni?
BAJRAM MUSTAFA: Po. Pas fillimit tė bombardimeve nė burg kanė sjellė njė grup tė rinjsh nga Gjakova qė i kishin mbledhur nga rruga, shtėpia, etj. Mė vonė kur i kemi pyetur se si i kanė marrė na kanė thėnė se shumicėn prej tyre i kanė marrė nė shtėpi. Madje qė mė parė ju kanė thėnė qė tė mos dalin se pse nuk janė tė rrezikuar dhe policia e ushtria serbe ka ngrėnė edhe bukėn e tyre por pėr njė ēast policia serbe ka ndėrruar mendimin dhe i ka kindapuar pa asnjė arsyetim. Veē tyre nė burg kanė sjellur edhe tė burgosur tė tjerė nga burgjet e Serbisė, nga Mitrovica e Sremit e burgjet tjera.

BEGZAD BALIU: Sa ka qenė numri i tyre?
BAJRAM MUSTAFA: Nga rrethi i Gjakovės kanė qenė rreth 150 veta ndėrsa nga burgjet serbe i kanė sjellė rreth 400 tė burgosur d.m.th. gjithsejtė rreth 600-650 veta. brenda kanė qenė edhe mbi 300, andaj me sa di unė atė kohė nė burgun e Dubravės kanė qenė rreth 962 veta.

BEGZAD BALIU: Si kanė qenė sjelljet e autoriteteve para bombardimeve?
BAJRAM MUSTAFA: Nė pavilonin B2 nuk ka pasur sjellje tė kėqija. Ndėrsa nė pavilonin C1 ku kanė qenė tė akuzuarit kinse pėr terrorizėm ata kanė pėrjetuar tortura tė mėdha. Kanė pasur njė tė katėrtėn e bukės dhe shumė pak gjellė dhe dajak ēdo gjysmė ore.

BEGZAD BALIU: Po nė prag tė luftės?
BAJRAM MUSTAFA: Ne ishim tė gėzuar sepse pėrcilleshin informatat se do tė bombardohet e tėrė Serbia.

Kur na vinte buka, sė pari na detyronin tė bėrtisnim “Rroftė Serbia! Tė kėndojmė kėngėn “Ko to kazhe, ko to llazhe Serbia je malla!”

BEGZAD BALIU: Si i merrnit informatat?
BAJRAM MUSTAFA: Disa persona qė punonin nė furrė tė bukės, ata kanė pasur tranzistor dhe kanė pėrcjellė lajmet dhe ēdo lajm tė mirė na e pėrcillnin.

BEGZAD BALIU: Po ditėn e parė tė fillimit tė bombardimit?
BAJRAM MUSTAFA: Kemi qenė shumė tė gėzuar. Paviloni B2 i tėri ka duartrokitur. Kemi hapur lėngje, kemi vallėzuar dhe meqė vėreheshin raketat qė bombardonin Sllatinėn, ne tė gjithė u hodhėm nė dritare pėr t“i parė ato. Nė pavilonin C nuk kanė ditur shumė por sė paku e kanė ditur se bombardimi filloi, prandaj edhe ata me gjithė dhunėn dhe frikėn qė kishin pėrjetuar e shfaqėn gėzimin e tyre me duartrokitje. Autoritetet e burgut morėn masa mė tė rrepta ndaj neve tė gjithė shqiptarėve: u ndalua shetitja njėorėshe, ushqimi u dobėsua shumė. Prej ditės sė fillimit tė bombardimit rryma ndalej nė orėn 5 dhe vinte nė orėn 6 tė mėngjesit, buka jepej nga tri herė nė dy herė dhe na e jepnin njė bukė pėr njėzetė e katėr orė: gjysmėn nė drekė e gjysmėn thatė mė vonė. Nė pavionin C1 gjendja ishte edhe mė e vėshtirė. Ata kanė pasur rrahje pa ndėrprerė dhe gjatė gjithė ditės merrnin vetėm gjysmė buke. Po ua ofroj rrėfimin qė ma ka treguar Sadik Zeēiraj, gazetarė i Botės sė re, mė vonė: «Kur na vinte buka, sė pari na detyronin tė bėrtisnim Rroftė Serbia! Tė kėndojmė kėngėn «Ko to kazhe, ko to llazhe Serbia je malla!» Njėherė kėrkon njė copė bukė mė shumė por i thonė se ti je terrorist dhe ti nuk e meriton as kėtė qė po ta japim por ti e meriton plumbin nė ballė. Bukėn e merrnim tė gėrmusur me duar pėrpara, nė shenjė poshtėrimi dhe pa guxuar ta ngrenė kokėn qė ta shikojnė ndarėsin e bukės apo tė gjellės. Ai thoshte se edhe babai im sikur tė kishte qenė duke ndarė gjellėn unė nuk do tė dija kush ėshtė. Pėr C1 ku kishte rreth 200 tė burgosur, ka ekzistuar njė ligj i veēantė i sjelljes. Me tė hapur dera, tė burgosurit kanė qenė tė detyruar tė ngriten nė kėmbė dhe nė vend tė mirėmėngjesi duhej thirrur: Zhivella serbia! dhe kėngėn « Ko to kazhe… ». ēdo mbrėmje mblidheshin gardianėt e pavioneve tė ndryshme dhe shkonin pėr t“i rrahur ata nė mėnyrė tė organizuar. Nė kėto fushata dallohej sidomos gardiani Mitri nga rrethi i Istogut, njėfarė gardian Manca, Nikiqi, Lushiqi, Lubisha, Zvonki dhe njė gardian i ashtuquajtur Tarzan nėn udhėheqjen e mbikėqyrėsit Bellosheviq, dhe udhėheqėsit tė ndėrrimit Dragan. Tė gjithė kėta tė rrethit tė Klinės dhe Istogut. Nga policėt pėrcillej situata me radio gjithė natėn.

BEGZAD BALIU: Ēfarė masa u morėn nga ana e drejtorisė sė burgut?
BAJRAM MUSTAFA: Gardianėt na thonin se kėtu nuk do tė gjuan NATO pasi kėtu jeni ju tė burgosurit dhe ju kėtu jeni nė duar tė sigurta.

Nė fillim aeroplanėt e NATO-s kanė sulmuar njė pavion afėr pavionit C

BEGZAD BALIU: Pas fillimit tė bombardimeve nė Kosovė a ka mbetur ndonjė serb nė burg me ju?
BAJRAM MUSTAFA: Me ne kanė mbetur vetėm edhe pesė serbė. Njė mėngjes kur ra zilja e zgjimit, Sinisha Petriqi mė tha: Tani koka e juaj dhe e gjithė shqiptarėve vlen vetėm 50 para. I thashė: Do ta shohim nė fund se ēka do tė bėhet, a do tė vlejė koka ime 50 para apo e jotja. Jo mė tha ai: Ne sė shpejti do tė vinė, tė na marrin dhe veshin e armatosur pėr mbrojtje. Ata kishin pėrvojė nė luftimet e mėhershme nė Kroaci e Bosnje dhe u duheshin pėr luftė.
Tė nesėrmen e fillimit tė bombardimit nė mbrėmje pas mbarimit tė darkės dhe kthimit nga kuzhina hymė nė dhomė dhe nuk vonoi as pesė minuta erdhėn gardianėt dhe u thanė serbėve qė t’i marrin teshat dhe tė dalin e t’i dėrgojnė nė tip tė lirė tė burgut. I kanė veshur dhe ua kanė dhėnė armėt.
Ka qenė data 19 maj 1999. Ishte mesditė. Ndėrmjet orės 11-12. Nė fillim aeroplanėt e NATO-s kanė sulmuar njė pavion afėr pavionit C. Aty nuk ka pas njerėz, ka qenė i thatė. Pas dy raketave qė i kanė hedhur nė atė pavion aeroplanėt janė larguar dhe prapė janė kthyer edhe tri raketa nė Pavionin C. Aty ka pas rreth 200 tė burgosur. Ne e pamė qė u sulmua dhe nė atė moment gardianėt kanė ikur. Njerėzit kanė qenė nėpėr qelia. Rryma ėshtė ndalur dhe dyert janė bllokuar. Dera kryesore ēelet vetėm me rrymė. Atė moment aty kanė qenė vetėm dy gardian dhe mbikqyrėsi. Ata ikėn ndėrsa aty shkonte flaka deri nė qiell dhe njerėzit thirrnin nė ndihmė.


Krimineli Ilia Mishkoviq

BEGZAD BALIU: Ēka bėtė ju nė ato ēaste tė vėshtira?
BAJRAM MUSTAFA: Ne qė ishim nė Pavionin B2, ishim tė mbyllur gjithashtu, por pėr fat tė mirė afėr pavionit tonė gjendej menza ku pėrgatitej buka dhe ku punonin shumė shqiptarė dhe kur gardianėt tanė gjithashtu ikin si edhe gardianėt tjerė, ata takohen nė rrugė dhe ua marrin ēelėsat e pavionit tonė.

BEGZAD BALIU: Kush kanė qenė ata qė nė atė moment rreziku nga ajri dhe snajperistėt rreth oborrit patėn guxim tė dalin e t’ua marrin ēelėsat gardianėve?
BAJRAM MUSTAFA: Nuk mė kujtohen tė gjithė por nė mesin e tyre mė kujtohet Istref Hasani nga Mitrovica, njė njeri i fortė, burrė i vendosur dhe shumė i menēur, djalė besnik, vėrtetė burrė, sepse me sa di ėshtė i martuar dhe ka edhe fėmijė. Njė tjetėr ka qenė Gjevat Mustafa nga Prishtina dhe disa tė tjerė. Tė gjithė rreth shtatė a tetė veta. Kanė qenė dhe dy –tre magjupė qė kanė pasur tė drejtė tė dalin nė oborr tė burgut, pėr rregullimin e kopshtit, pastrimin e oborrit etj., qė kanė qėlluar nė atė moment dhe qė ju kanė bashkuar shqiptarėve.

BEGZAD BALIU: A nuk kanė qenė tė rrezikuar kėta nga gardianėt?
BAJRAM MUSTAFA: Po si. Por ata ishin shumė tė vendosur. Madje Istrefi e ndal njė gardian dhe e urdhėron qė tė kthehet dhe t’ua hapė derėn tė burgosurve nė Pavionin C sepse njerėzit po digjen brenda, por ai ia kthen duke i thėnė se sė shpejti do tė kthehemi dhe t’iu nxjerrim tė gjithėve. I revoltuar, Istrefi kap njė guri dhe e gjuan mbikėqyrėsin qė po dilte nga oborri por ai ikė se nuk kishte guxim mė tė qėndrojė nė zonėn e rrezikuar.
Nė pavionin B2 gjendeshin rreth 150 veta. Ne dolėm dhe pamė se pavioni C po digjej... tė burgosurit thėrrasin e kėrkojnė ndihmė...

BEGZAD BALIU: Po ju tė pavionit B2 si u gjetėt?
BAJRAM MUSTAFA: Nė momentin kur gardianėt tanė ikin, aty qėllon njė i burgosur, njėfarė Naser Shporta, tė cilin gardianėt e kanė pasur kurir dhe ai i merr ēelėsat e i hapė dyert. Nė pavionin tonė gjendeshin rreth 150 veta. Ne dolėm dhe pamė se pavioni C po digjej. Ne vrapojmė drejt tij. Atje shkojmė dhe shohim se si tė burgosurit thėrrasin e kėrkojnė ndihmė. Thyejnė dritaret por jo edhe grilat e ēelikta, prandaj ne kthehemi dhe marrim mjete tė hekurta, kazma, lopata e gjithēka qė gjetėm dhe shkojmė e i thyejmė grilat dhe dyert e pavionit e i nxjerrim njerėzit jashtė.

BEGZAD BALIU: Ka pasur shumė tė vrarė e tė plagosur?
BAJRAM MUSTAFA: Ka qenė panik i madh. Mė kujtohet se nė vend kanė qenė tė vdekur dy veta dhe shtatė a tetė veta tė plagosur. I morėm tė plagosurit dhe bashkė me ta u vendosėm jashtė nė kopsht. Pas pak kohėsh brenda nė oborr hynė ish tė burgosurit serb bashkė me gardianė, policė e besa edhe me disa ushtarė tė armatosur rėndė. Tė gjithė ishin tė armatosur dhe qė nga dera kryesore e oborrit filluan tė shtinė me armė drejt qiellit dhe na urdhėruan qė secili tė shkojė nė pavion tė tij, pasi sipas tyre «nuk ka mė rrezik!” I kemi lajmėruar ata tė NATO-s, qė kėtu ka tė burgosur dhe nuk do tė gjuajnė mė.

BEGZAD BALIU: Nuk mė thatė edhe diēka pėr tė plagosurit?
BAJRAM MUSTAFA: Tė burgosurit ishin tė lėnduar nė kokė, trup, kėmbė e gjithkah, por ne pak patėm kohė tė merremi me ta sepse frikėsoheshim nga rreziku i pėrsėritjes sė sulmit mbi pavionet tjera dhe ne u angazhuam qė sa mė parė t’i nxjerrim jashtė edhe tė burgosurit tjerė. Sa pėr ndihmė, njė ndihmė iu dha nga tė burgosurit por pėr dhėnien e ndihmės nuk i kishim gjėrat elementare. Mė nė fund tė burgosurit me rrobat e trupit ua kanė lidhur plagėt vėllezėrve tė tyre.

BEGZAD BALIU: A ka pasur ndonjė tė burgosur qė ka ditur tė lidhė plagėt?
BAJRAM MUSTAFA: Po, ka pasur qė kanė ditur tė lidhin plagė dhe qė gjithashtu janė dalluar nė angazhimin e tyre pėr lidhjen e plagėve, p.sh. Bislim Zogaj, njeri qė ka dhėnė shpesh ato ditė njė kontribut tė madh, studentėt e Unionit tė Studentėve tė Prizrenit, Haqif Ilazi, Bilbil Duraku, Njazi Kryeziu, Dėfrim Rifaj, Sejdi Bellanica, Haqifi ka qenė bashkė me vėlla, Sherifin, kanė qenė edhe tė tjerė, qė mė vjen keq qė tani nuk mund t’i kujtoj tė gjithė, psh. Nait Hasani, Besim Rama, Hasan Zeneli, qė kanė pasur njėfarė pėrvoje edhe me parė pėr ndihmėn e parė.

Deri mė 21 maj nuk ka pasur bombardime dhe ne kemi lėvizur tė lirė brenda burgut duke e ndihmuar njėri tjetrin

BEGZAD BALIU: A hytė tė gjithė brenda?
BAJRAM MUSTAFA: Sigurisht, nuk kishte asnjė mundėsi qė tė rezistohej.

BEGZAD BALIU: Si e komentoni ju sulmin e NATO-s mbi pavionin C. A ka pasur ndonjė shenjė tė dyshimtė apo?
BAJRAM MUSTAFA: Sipas supozimeve qė i kanė bėrė tė burgosurit tjerė, dhe sipas tė dhėnave tė cilat nuk e di si kanė arritur deri te ne: drejtorit tė burgut Aleksandėr Rakoqeviē i ėshtė thėnė qė t’i largojė tė burgosurit sepse do tė bombardohet burgu i Dubravės. Sepse aty janė pėrqendruar forca tė mėdha policore e ushtarake, por ai pėrkundrazi ka mbledhur edhe mė shumė shqiptarė tė burgosur duke i sjellė edhe nga burgjet tjera tė Serbisė. Ka njė dyshim kėtu. Nė atė pavion tė burgosurit kanė qenė nė izolim total dhe sipas tė gjitha gjasave vėzhguesit e NATO-s nuk kanė parė njerėz qė shkojnė nė kuzhinė, dalin nė shetitore etj., por vetėm gardianėt duke u ndėrruar nė mbrėmje dhe nė mėngjes. Pra kanė menduar se aty ėshtė ndonjė qendėr policore apo ndonjė depo e municionit.

BEGZAD BALIU: Po pas hyrjes suaj brenda?
BAJRAM MUSTAFA: Tė burgosurit e pavionit C i kanė dėrguar nė shtėpinė e kulturės. Pasi na futėn brenda na i lanė dyert hapur. Na thanė: nėse dėgjoni aeroplana dhe kanosje rreziku ikni dhe lirone pavionin veē mos tė tentoj dikush tė dalė jashtė oborrit sepse do tė jetė i vrarė, kėshtu qė ne posa dėgjonim aeroplanėt dilnim jashtė nė gjelbėrim. Aty kemi qėndruar edhe gjatė natės duke fjetur tri net me radhė, ndėrsa nga karaullat gjuanin vazhdimisht kryesisht drejt qiellit. Po ditėn e parė, pra me 19 maj, rreth orės 21 shkuam nė furrė e cila edhe atė ditė ka punuar, kemi marrė bukėn dhe e kemi shpėrndarė nė tė gjithė pavionat, por sė pari e kemi dėrguar te tė burgosurit e Pavionit C qė kanė qenė tė lėnduar. Kemi hyrė nė kuzhinė dhe kemi marrė gjellė e sende tė tjera dhe ua kemi dėrguar tė sėmurėve dhe atyre qė pėrkujdeseshin pėr ta nė Shtėpinė e Kulturės. Buka ėshtė ndarė te tė gjithė njėjtė.

BEGZAD BALIU: Pastaj?
BAJRAM MUSTAFA: Pastaj nuk ka pas bombardime dhe natėn e kemi kaluar si kemi ditur e mundur. Tė nesėrmen kanė ardhur gardianėt dhe pėrsėri na kanė futur brenda, dhe na u kėrcėnuan qė tė mos tentojmė ta kalojmė murin se do tė vritemi menjėherė. Kėshtu deri mė 21 maj nuk ka pasur bombardime dhe ne kemi lėvizur tė lirė brenda burgut duke e ndihmuar njėri tjetrin.

Nga bombardimet e NATO-s janė vrarė 24 tė burgosur dhe janė plagosur prej 50-60 tė tjerė.

BEGZAD BALIU: Kur filloi bombardimi mė 21 maj?
BAJRAM MUSTAFA: Rreth mesditės filloi dhe zgjati tėrė ditėn.

BEGZAD BALIU: Ēka u bombardua nė fillim?
BAJRAM MUSTAFA: Nė fillim ėshtė bombarduar ngrohtorja.

BEGZAD BALIU: A ka pasur tė burgosur aty?
BAJRAM MUSTAFA: Jo. Ka pasur vetėm gardian.

BEGZAD BALIU: A janė vrarė ndonjėri nga ata?
BAJRAM MUSTAFA: Nuk e di. Ndoshta….

BEGZAD BALIU: Pastaj?
BAJRAM MUSTAFA: Pas gjysmė ore kanė filluar tė bombardojnė edhe pavionet ku kemi qenė edhe ne. Nė fillim ėshtė bombarduar pavioni C, tė cilin e kishin bombarduar edhe mė parė dhe tani nuk kishte as njė njeri. Pastaj bombarduan Shtėpinė e kulturės, kuzhinėn, njė pavilon afėr C-sė d.m.th. C2. e kėshtu me radhė gjithė ditėn.

BEGZAD BALIU: Nė kėtė rast a ka pasur tė vrarė apo tė lėnduar?
BAJRAM MUSTAFA: Jo. Vetėm kur ka gjuajtur nė shtėpinė e Kulturės dhe nuk e ka qėlluar atė por diku afėr sajė e aty afėr gjendeshin edhe tė burgosurit atėherė aty kanė pėsuar 12 viktima.

BEGZAD BALIU: Po tė plagosur?
BAJRAM MUSTAFA: Po, njė numėr i vogėl. Pra pėrgjithėsisht nga bombardimet e NATO-s janė vrarė 24 tė burgosur dhe janė plagosur prej 50-60 tė tjerė.

BEGZAD BALIU: Po nga radhėt e gardianėve e policėve?
BAJRAM MUSTAFA: Nuk e di se ēka ka ndodhur jashtė por brenda nuk ka pasur asnjė serb qoftė ai polic apo i burgosur.

BEGZAD BALIU: Si jeni gjetur nė atė kohė me tė plagosurit, me ndihmėn e parė?
BAJRAM MUSTAFA: Brenda burgut ka qenė edhe ambulanca. Ne tė burgosurit jemi shkuar dhe e kemi thyer ambulancėn, ku e kemi marrė jodin dhe gjėrat tjera e me atė dije qė kishim ua lidhur plagėt. E tė vrarėt i vendosnim kudo qė mundnim.

BEGZAD BALIU: D.m.th. ndihmėn e keni dhėnė nė kohėn qė NATO- bombardonte?
BAJRAM MUSTAFA: Nuk ishim tė rrezikuar vetėm nga NATO-ja por edhe nga snajperistėt.

BEGZAD BALIU: A ka pėsuar ndonjėri gjatė kohės qė po u jepte ndihmė tė burgosurve?
BAJRAM MUSTAFA: Po, po. Kanė pėsuar disa por ata nuk kanė pėsuar nga NATO-ja por nga snajperistėt. Emrat e tyre mua nuk mė kujtohen se aty lėviznin rreth 1000 vetė, por emrat e tyre dikush i di.

BEGZAD BALIU: Tė kujtohet ndonjėri nga tė burgosurit i cili ka ditur ta bėjė punėn nė mėnyrė profesionale?
BAJRAM MUSTAFA: Si mjek jo, por nuk ishte kjo punė vetėm e mjekut. Ndoshta mė parė vinin nė pyetje vullnetarėt dhe sidomos guximtarėt. Kot tė ishe mjek. Tė duhej guximi qė tė dalėsh nga streha qė ishe futur qė tė mbroheshe nga raketat e NATO-s e pastaj edhe njė guxim mė i madh qė tė depėrtoje nga objekti nė objekt pa tė kapur plumbat e snajperistėve rreth e pėrqark oborrit. Ka pasur shumė qė e kanė pasur kėtė guxim. P.sh Bislim Zogaj, mė duket ka qenė teknik medicine, djemtė e Unionit tė Pavarur tė Prizrenit, Besimi, Naiti e shumė e shumė tė tjerė.

BEGZAD BALIU: Po emrat e atyre qė u vranė nga raketat e NATO-s?
BAJRAM MUSTAFA: Nuk mė kujtohen tash por edhe emrat e tyre dihen.

BEGZAD BALIU: Sa ka zgjatur kjo gjendje?
BAJRAM MUSTAFA: Gjatė gjithė ditės. Deri nė mbrėmje.

BEGZAD BALIU: Ju i keni mbledhur kufomat. Ēka keni bėrė qė tė identifikohen ato?
BAJRAM MUSTAFA: Gjatė gjithė asaj kohe, kufomat delte qė i njihte dikush dhe ne merrnim njė letėr e njė laps dhe emrin e tyre e mbėshtillnim nė letėr (nė njė kese najloni) e ua futnim nė xhepa ose nė trup diku.

BEGZAD BALIU: D.m.th kur policia serbe kur i ka mbledhur kufomat e ka ditur pėr cilėt tė burgosur ėshtė fjala.
BAJRAM MUSTAFA: Po shumicės sė tyre ua ka ditur emrat sepse gjithmonė ėshtė gjetur ndonjė qė e ka njohur tjetrin. Nė burg ka pasur nga dy deri nė pesė anėtarė tė njė familjeje. Tė mos flasim pastaj pėr tė afėrm tė tyre.

BEGZAD BALIU: Tė kujtohet ndonjė familje?
BAJRAM MUSTAFA: Jo aq shumė. Mė kujtohet vetėm prej familjes sė Jetishve tė cilėt kanė qenė 7-8 veta dhe njėri prej tyre ėshtė vrarė, po cili nuk e di.

Mė 22 maj nė mėngjes... zėvendėskomandanti Aca ka thėnė: Dilni bėhuni rresht kėtu rreth murit tė gjithė dy nga dy sepse do t“ju numėrojmė qė t“ju transferojmė nė burgun e Nishit... Nuk ka shkuar shumė kohė dhe kanė filluar tė shtėnat me mitralozė, minahedhės, snajperė, bomba, pushkė…

BEGZAD BALIU: Po pas ndėrprerjes sė sulmeve?
BAJRAM MUSTAFA: Pas ndėrprerjes sė sulmeve veē ishte terruar dhe ne shkuam e u vendosėm nė stadiumin lartė mbi burg dhe kemi qėndruar aty deri nė mėngjes. Brenda nuk ka hyrė askush tė interesohet pėr ne ndėrsa jashtė kemi parė nė vendroje kryesisht gardian dhe tė burgosur serbė qė tani ishin veshur nė rroba policėsh dhe ishin armatosur.

BEGZAD BALIU: Ju kujtohen emrat e atyre qė kanė shtėnė mbi ju?
BAJRAM MUSTAFA: Mė kujtohet si njėri prej mė tė njohurve gardian Mitri i cili non stop ka gjuajtur drejt neve, deri nė mėngjes. Gjatė natės tė vdekurit i kemi lėnė grupe grupe nė kopsht dhe i kemi mbuluar me batanije ndėrsa tė plagosurit i morėm me vete dhe ua lidhnim plagėt, gjymtyrėt etj., gjithkund ku ishin prekur nga plumbat apo pregjat e raketave.


Trupat e vrarė e tė masakruar nė burgun e Dubravės (Maj 1999)

BEGZAD BALIU: Po nė mėngjes?
BAJRAM MUSTAFA: Nė mėngjes ka ardhur te karaulla zėvendėskomandanti Aca (mbiemrin nuk ia di) dhe ka thėnė: Dilni bėhuni rresht kėtu rreth murit tė gjithė dy nga dy sepse do t“ju numėrojmė qė t“ju transferojmė nė burgun e Nishit. Aty jemi ngritur i kemi marrė rrobat dhe gjithēka qė kemi pasur sepse ashtu na ka urdhėruar dhe jemi radhitur. Nuk ka shkuar shumė kohė dhe kanė filluar tė shtėnat me mitralozė, minahedhės, snajperė, bomba, pushkė…

BEGZAD BALIU: Sa zgjati kjo?
BAJRAM MUSTAFA: Rreth dy orė.

BEGZAD BALIU: U vranė shumė?
BAJRAM MUSTAFA: Vetėm afėr murit kanė qenė rreth 60 viktima dhe tė plagosur tė tjerė.

BEGZAD BALIU: Ēka keni bėrė ju nė atė moment?
BAJRAM MUSTAFA: Kush ka mundur tė iki drejt ndėrtesave poshtė, ka shpėtuar e kush ėshtė plagosur, vetėm nėse dikush e ka tėrhequr zvarrė dhe marrė me vete pėrndryshe ai ka vdekur aty sepse nuk ka mundur kush t’ia jep ndihmėn e parė. Ē“ėshtė e vėrteta pasi u vendosėm nėpėr pavione ne pėr pesėmbėdhjetė minuta u organizuam dhe duke sakrifikuar me kokė merrnim qebet me vete, shkonim zvarrė deri te i plagosuri dhe e hidhnim nė qebe e pastaj e tėrhiqnim deri te pavioni C, ku ishte organizuar njė ekip dhe u jepte ndihmėn e parė. Pothuajse aq sa qonim tė plagosur nga jashtė po aq nxirrnim tė vdekur nga pavioni dhe i radhisnim para dere. Ua shėnonim emrat dhe bėnim listėn e tė vdekurve e tė burgosurve.

BEGZAD BALIU: Duke pasur parasysh edhe tė dhėnėn e mėparshme del se ju keni pasur listėn e tė burgosurve e tė plagosurve. E dini kush e ka pasur atė dhe a besoni se ajo ėshtė ruajtur?
BAJRAM MUSTAFA: Atėherė nuk kam pasur kohė tė pyes se kush po e ruan listėn dhe ku po e fshehė por e di se ajo ėshtė bėrė dhe diku ėshtė e ajo do tė dalė njė ditė. Ka mundėsi qė ajo listė tė gjendet e ruajtur edhe nė burgun e Lipjanit.

Shpesh nėpėr mure shėnonim emrat tanė dhe fjalė e parulla tė tjera si: Rroftė Kosova! Rroftė UĒK! Rroftė Adem Jashari! etj.

BEGZAD BALIU: Po tė tjerėt ku u vendosėn?
BAJRAM MUSTAFA: Ēdo pavion pothuajse ka pasur tė burgosur por mė sė shumti ka pasur nė podrum tė kuzhinės. Nė atė kohė aty kanė qenė rreth 300 veta.

BEGZAD BALIU: Atė kohė dhe mė parė e mė vonė shpesh keni qenė tė bindur se nuk do tė dalė askush i gjallė. Ēka bėnit qė tė leni njė shenjė se kush ishte aty?

BAJRAM MUSTAFA: Shpesh nėpėr mure shėnonim emrat tanė dhe fjalė e parulla tė tjera si: Rroftė Kosova! Rroftė UĒK! Rroftė Adem Jashari! etj.

BEGZAD BALIU: Me ēka i shkruanit ato?
BAJRAM MUSTAFA: Me gjithēka. Me gurė, me hekura e besa edhe me gjak! Edhe me gjakun tonė. Nuk kemi harruar t’i shėnojmė edhe emrat e atyre qė janė vrarė. Ata ishin pjesa jonė mė e ndijshme. Emrat ua kemi shkruar me gjakun e tyre.

BEGZAD BALIU: Atė kohė gjendeshin edhe disa qė ishin nė dhomat e burgut?
BAJRAM MUSTAFA: Po nė dhomat e burgut, krejt afėr derės kryesore tė hyrjes sė burgut, kanė qenė tė vendosur grupi i Gjakovės. Ne njė grup i yni shkuam ta nxjerrim nga pavioni. Ata ishin tani mė tė rrezikuarit por nuk e dinin dhe kishin frikė. I lutėm dy a tri orė dhe nuk dilnin. Thonin na kanė thėnė gardianėt qė tė mos dalim se do tė ju vrasim. Atėherė i morėm kazmat e ca hekura tė tjerė dhe ua thyem dyert. I nxorėm pothuajse me zor sepse i kishte kapur frika dhe tmerri dhe nuk guxonin as tė shikojnė nė oborr e le mė tė dalin vet jashtė e tė bashkohen me ne. Mė nė fund dolėn dhe i vendosėm nė njė vend tė «sigurtė» nė kuzhinė, ku ishim edhe ne. Mė vonė shpesh na janė falėnderuar gjakovarėt pėr kėtė. Nuk dua tė parafrazoj, sidomos tani, por edhe ata shpesh e kanė pėrsėritur qė vetėm vendosmėria jonė qė ti nxjerrim nga aty ka bėrė qė ata sot tė jenė gjallė. Nė pozicionin qė kanė qenė ata, shumė lehtė kanė mundur tė asgjėsohen, mė nė fund edhe ngjarjet qė do tė zhvillohen mė vonė do ta dėshmojnė kėtė.

Shpėtimi i tė burgosurve nga Gjakova!
BAJRAM MUSTAFA: Nė mbrėmje para se tė filloj sulmi mbi tė burgosurit dėgjuam se nė pavionin e pranimit, nė pavionin qė gjendej pranė derės kryesore tė hyrjes nė burg, gjendeshin edhe tridhjetė tė burgosur nga Gjakova. Vendosėm qė tė shkojmė….

BEGZAD BALIU: Kush shkoi?
BAJRAM MUSTAFA: Unė dhe Halil Ademaj nga Prizreni. I thash « Halil, hajde shkojmė e i nxjerrim se kanė m’i vra krejt! » Ata janė jo vetėm pak por edhe shumė afėr derės e pikave tė rojės. Pritej sulmi nė ēdo moment…
BEGZAD BALIU: Sulmi i NATO-s?
BAJRAM MUSTAFA: Jo more, sulmi i tė burgosurve serb, i policisė, ushtrisė etj. Shkuam. I lutėm rreth 15 minuta dhe mė nė fund vendosėn tė dalin e tė bėhen bashkė me neve nė podrumin e kuzhinės. Mirėpo kur dolėn ata mbetėn edhe nja katėr a pesė tė plagosur.

BEGZAD BALIU: Nuk i morėn tė plagosurit?
BAJRAM MUSTAFA: Vetėm unė dhe Halili e kemi marrė nga njė tė plagosur, tė tjerėt ishin tė tmerruar. Nėpėr oborr duhej lėvizur shpejtė, kryesisht zvarrė dhe nga kėndi i njė ndėrtese nė tjetrėn, ku besoje se nuk do tė vrejnė apo mė mirė me thanė nė aso pozite ku besoje se nuk mund tė kapė lehtė plumbi i pushkės, predha e trombllonit etj.

BEGZAD BALIU: Ju kujtohet cilėt kanė qenė ata?
BAJRAM MUSTAFA: Nuk mė kujtohet. Nė atė rast nuk e kam ditur as emrin tim e jo mė ta pyes si quhet ai qė e mbaja nė shpinė. Mė nė fund aty ka pasur nga dy e tre vėllezėr ose kusheri qė e kanė ditur emrin e njėri-tjetrit dhe tė atyre qė i kanė lėnė. Ka qenė moment i vėshtirė dhe secili ėshtė pėrpjekur ta shpėtoj kokėn e tij…

BEGZAD BALIU: A u plagos ndonjėri nga ata qė dolėn?
BAJRAM MUSTAFA: Jo nga ai grup nuk u plagos askush dhe pasi i vendosėm nė podrumin e kuzhinės u kthyem t’i marrim edhe tė plagosurit tjerė, mirėpo nuk arritėm tė shkojmė as nė gjysmė tė rrugės dhe policia e ushtria u rrasėn nė oborr dhe filluan tė gjuajnė nė drejtim tė kuzhinės. Nė fillim u skajuam qė tė presim mos po kalon ky sulm me qėllim qė ne tė vazhdojmė rrugėn drejt tė plagosurve, por kishte rrezik tė qėndroje jashtė pas qosheve dhe u tėrhoqėm. Sulmi zgjati rreth njė orė e gjysmė… Nuk mundėm tė shkojmė deri tė nesėrmen. Natėn nuk kishte as njė shans tė lėvizje nga snajperistėt. Gjatė asaj nate nuk ka pasur sulme tė NATO-s dhe rreziku ishte i madh nga policėt. Gjatė natės pėsuan shumė tė burgosur qė sakrifikonin tė dalin pėr tė tėrhequr tė plagosur nga jashtė qė kėrkonin ndihmė, tė burgosur qė kėrkonin tė afėrmit a shokėt e zhdukur pėr njė ēast, tė burgosurit qė nxirrnin jashtė tė vdekurit, nga frika se edhe nė mesin e tė burgosurve mund tė krijoheshin kriza tė papėrmbajtshme mendore etj. etj. Kur shkuam pamė se ishin tė vrarė tė gjithė. Ishin tė masakruar… Me plumba dhe me bomba. Ua kishin hedhur bombat nė bark, nė krye…!

BEGZAD BALIU: Po nė mėngjes, si filluan ngjarjet?
BAJRAM MUSTAFA: Dua tė kujtoj njė ngjarje qė u zhvillua gjatė natės. Nė mbrėmje ne kemi marrė kapakėt e poēeve tė neonit, i kemi renditur nė livadh dhe me to e kemi shkruar fjalėn Help! Pra ndihmė. Kishim besim se ato shkronja i kanė parė edhe aeroplanėt e NATO-s sepse ato kanė qenė shkronja tė mėdha. Ēdo shkronjė ka qenė sė paku dy metra.

BEGZAD BALIU: Kujt i shkoj mendja pėr kėtė?
BAJRAM MUSTAFA: Mendja i ka shkuar ndoshta shumė kujt por problemi ka qenė kush do tė rrezikoj qė tė dal e t’i shkruaj! E kishte rrezik por qėllimi ishte qė sė paku dikush ta dijė se jemi kėtu, sepse ne e dinim se do tė vriteshim tė gjithė, mė parė a mė vonė… Kryesorja dikush ta dinte. Kėshtu qė kur hynė nė oborr i panė dhe filluan tė shajnė e tė bėrtasin kundėr nesh duke i shqelmuar kapakėt nė tė gjitha anėt. Natyrisht ata nuk guxonin tė na sulmonin ku ishim shumė dhe aty vetėm sulmonin me bomba dore e me minahedhės e iknin por ku shihnin se janė pakė, p.sh. nga dy deri nė pesė a gjashtė, nėpėr shahta tė ujit, podrume mė tė hapura dhoma izolimi etj., ata i masakronin me gjakftohtėsi.

BEGZAD BALIU: A ka pasur shumė shakta?
BAJRAM MUSTAFA: Po kanė qenė rreth njėzetė - tridhjetė shakta, ndoshta…

BEGZAD BALIU: Nga sa veta kanė mundur t’i kenė zėnė ato shakta?
BAJRAM MUSTAFA: Ka pas shaktė qė i ka zėnė pesė vetė por ka pasur shaktė qė i ka zėnė edhe njėzetė deri nė tridhjetė veta. Kanė hyrė aty njėri mbi tjetrin dhe mbi ta janė hedhur bomba dore. Sigurisht nė ato shakta nuk janė vrarė tė gjithė sepse ata qė kanė qenė nė fund tė shaktės kanė pasur dhjetė veta pėrmbi nuk i ka pėrshkuar bomba, por ka pasur shumė tė plagosur. Nė anė tjetėr atje ku ishim ne nė podrum rreth 400-500 vetė nuk kanė guxuar tė afrohen, por kanė gjuajur rreth dy orė me snajperė, trombllone dhe bomba. Edhe nė mėngjes pra e kanė pėrsėritur tė njėjtin skenarė: duke hulumtuar shaktat dhe vendstrehimet tjera dhe duke sulmuar nga larg podrumin. Nė tė njėjtėn kohė nė mėngjes nga ne kėrkohej qė tė dalim jashtė.

BEGZAD BALIU: Si vepruat ju nė ato ēaste? Ishte rrezik ta humbnit kontrollin jo vetėm me njėri tjetrin po edhe mbi vete!
BAJRAM MUSTAFA: Mendoj se jo. Ende ishim nė gjendje tė komunikonim ta ruanim rendin dhe ta mbanim gjendjen nė duart tona. Fillimisht vendosėm qė tė mos dalim dhe kjo zgjati rreth dy orė. Ne u betuam qė tė mos dalim. « Mė mirė tė vdesim tė gjithė bashkė se tė dalim e tė na masakrojnė njė nga njė! – i thamė njėri tjetrit. Ne e dinim se do tė jemi tė vrarė ashtu apo kėshtu. U pėrshėndetėm njėri me tjetrin, u hallashtisėm…!

BEGZAD BALIU: Megjithatė ju vendosėt qė tė dilni dhe tė shihni ēka po ndodh. Si u morė ky vendim?
BAJRAM MUSTAFA: Po, u morė sepse filluan tė na thėrrasin disa nga ata qė ishin dalė jashtė mė parė, nga disa grupe tjera.

BEGZAD BALIU: Ēka thonin ata?
BAJRAM MUSTAFA: Dilni se nuk do tė ndodhė asgjė, dilni… Nuk kemi pasur kohė tė diskutojmė por e kemi ditur se ne ose ata nė emėr tonin do tė masakrohen dhe si arsyetim do tė kenė kėmbėngulėsinė e sidomos rreth 50-60 tė burgosurve qė ishim nė njė podrum mė thellė.

BEGZAD BALIU: Dhe dolėt?
BAJRAM MUSTAFA: Po dolėm. Na nxorėn nė livadh dhe me duar rreth qafe na urdhėruan qė tė ulemi nė gjunjė dhe mė vonė na drejtuan nė drejtim tė sallės sė sportit. Aty na mblodhėn tė gjithėve.
BEGZAD BALIU: Tė gjithėve…?
BAJRAM MUSTAFA: Po, po tė gjithė… Mendoj, tė gjithė ata qė dolėn jashtė nga vendstrehimet. Pastaj, i morėn disa tė burgosur qė t’i marrim edhe tė plagosurit, sepse thanė «po dom me e ditė sa jeni, pasi nesėr do tė ju dėrgojmė nė burgun e Lipjanit»! Dolėn disa tė burgosur dhe i sollėn edhe tė plagosurit nė sallė… Gjatė gjithė kėsaj kohe na janė kėrcėnuar qė tė dalim e tė vijmė tė gjithė sepse tė gjithė ata qė gjenden jashtė salle do tė pushkatohen.

Shpėtoi duke u fshehur nė miell!

BEGZAD BALIU: Sa mendon qė keni qenė nė sallė?
BAJRAM MUSTAFA: Mendoj se kemi qenė mbi shtatėqind…

BEGZAD BALIU: Besonit qė do tė ju dėrgojnė nė burgun e Lipjanit?
BAJRAM MUSTAFA: Jo aspak. Mė shumė besonim se salla ėshtė e minuar dhe aty do tė masakroheshim tė gjithė…

BEGZAD BALIU: Megjithatė kishte polic brenda…
BAJRAM MUSTAFA: Po polic kishte brenda, por ata ishin dy a tre vetė dhe tė tjerėt nuk rrinin aty, e sa pėr dy tre polic a tė burgosur me maska sigurisht qė serbėt edhe mund t“i sakrifikonin pėr shtatėqind shqiptarė… Tė tjerėt rrinin nė dritare me pushkomitrolezė. Aty na kanė mbajtur 3-4 orė deri sa i kanė mbledhur « tė gjithė ». Pas kėsaj erdhėn e filluan tė na bėjnė lajka. Na i sollėn tre boksa cigare. Na thanė se na i kishte dėrguar drejtori i burgut. Gjoja se po na numėrojnė, na urdhėruan qė tė grumbullohemi nė njė qoshe dhe tė na mbėshtetin pėr muri duke na thėnė se duam ta dimė sa autobusa e kamiona duhet t’i porosisim pėr ju. Kemi dyshuar gjatė gjithė kohės se duke na grumbulluar nė njė qoshe do tė na hedhin benzinė a naftė dhe do tė digjemi tė gjithė, nė emėr tė sulmit tė NATO-s, por nuk ndodhi kėshtu. Pas gjithė kėsaj na thanė se jeni tė lirė dhe mund tė dalim e tė pėrgatisim madje edhe bukė pėr tė burgosurit.
Kur kemi dalė nga salla dhe kemi fituar njėfarė lirie pėr tė lėvizur nė podrumin e ndėrtesės sė ujit kemi gjetur tetė vetė tė pushkatuar.

BEGZAD BALIU: Ju kujtohet emri i ndonjėrit prej tė vrarėve aty?
BAJRAM MUSTAFA: Po, mė kujtohet njė Petrush Perlazi i anės sė Prizrenit, njė Fejza…

BEGZAD BALIU: A kanė qenė ata tė burgosur tė mėhershėm apo qė i patėn sjellur para luftės?
BAJRAM MUSTAFA: Ka pasur edhe aso tė parė edhe tė dytė… harrova tė themė se pėr aq sa di unė vetėm njė ka shpėtuar nga ata qė janė fshehur. Njėri ishte futur nė miell dhe si duket policėve nuk ju ka kujtuar qė ta hulumtojnė, ashtu qė vetėm kur kemi shkuar ne ai na ka dėgjuar dhe ka guxuar tė dal nga mielli.
Gjatė kohės sa ishim ne nė burg policia pat sjellė nė burg rreth 300-400 lopė, kuaj e kafshė tė tjera tė cilat i plaēkitnin kryesisht nga fshatrat pėrreth. Patėn sjellė edhe shporeta, miell e gjėra tjera ushqimore, madje edhe dru po ashtu tė vjedhura, tė gatshme vetėm pėr pėrdorim. Nė mesin e gjėrave ushqimore ka pasur edhe pako tė tėra me vaj, sheqer, njėfarė si keēap nėpėr kanta tė mėdha si dhe ndihma tė tjera ushqimore tė sjella nga organizatat humanitare ndėrkombėtare. Ne i shfrytėzuam ato dhe organizuam pėrgatitjen e ushqimit sė pari pėr tė plagosurit dhe ata qė e jepnin ndihmėn e parė pėr ta ose qė pėrgjithėsisht ndihmonin tė plagosurit nė sallė. Ndoshta pėr ju duket e ēuditshme por tė gjithėve atė ditė dhe atė natė ju kemi shpėrndarė petulla dhe njėfarė si gjelle me keēap pėr mė tė sėmurit, tė pėrgatitura nga furrtarėt dhe gjellėbėrėsit e kuzhinės.

Nė mesin tonė kam njohur edhe tė tjerė…

BEGZAD BALIU: Nuk ju kam pyetur, a ka pasur tė burgosur tė nacionaliteteve tė tjera nė burgun e Dubravės, tė cilėt janė trajtuar nė tė njėjtėn masė me tė cilėn jeni trajtuar edhe ju?
BAJRAM MUSTAFA: Po me sa di unė me ne ka qenė edhe njė Xhevat Daēiqi rreth 27-vjeēar, nga Rozhaja, mė duket babėn e ka pasur shqiptarė e nėnėn myslimane! Ai me disa shqiptarė ka qenė njėri prej organizatorėve pėr pėrgatitjen e ushqimit…

BEGZAD BALIU: Pėr ēka ka qenė i burgosur ai?
BAJRAM MUSTAFA: Ka qenė i burgosur ordiner.

BEGZAD BALIU: Po tė tjerė. Romė nuk ka pasur?
BAJRAM MUSTAFA: Po ka pasur. Kanė qenė sė paku edhe dhjetė romė tė cilėt nuk janė ndarė nga ne…

BEGZAD BALIU: Pėrse kanė qenė tė burgosur ata?
BAJRAM MUSTAFA: Tė burgosur ordiner.

BEGZAD BALIU: Po tė vrarė e tė plagosur a ka pasur nė mesin e tyre?
BAJRAM MUSTAFA: Po, ka tė vrarė… Me emėr e di njė Shabanin. Ka qenė nga Mitrovica. Ai ka tentuar tė iki nga burgu i Dubravės tė shtunėn nė mbrėmje, dmth mė 20 maj. Ai ėshtė vrarė sė bashku me tetė a nėntė tė tjerė posa e kanė kaluar murin e burgut.

BEGZAD BALIU: Po tė tjerė a ka pasur qė kanė pasur sukses tė kalojnė rrethimin?
BAJRAM MUSTAFA: Po ka qenė edhe njė qė ditėn e parė tė sulmit tė NATO-s ka pasur sukses tė shkojė deri nė Klinė apo Istog, nuk e di mirė. Mirėpo e kishin zėnė dhe e kthyen. Tė nesėrmen nė mbrėmje ai i mori edhe shtatė a tetė veta dhe iku, por nuk shkuan as pesėmbėdhjetė minuta dhe i dėgjuam pushkėt. Ata i vranė!

BEGZAD BALIU: Tė kujtohet emri i tij?
BAJRAM MUSTAFA: Mė kujtohet vetėm emri i tij, Arsim, nga Podujeva.

BEGZAD BALIU: A ka pasur sulme atė ditė dhe gjatė natės?
BAJRAM MUSTAFA: Jo, sulme nuk ka pasur ndėrsa gjuajtje tė herė pas hershme po. Ndoshta frikoheshin se dikush do tė dalė jashtė murit. Po, gjuhej kryesisht pėrpjetė. Po, ne deri nė mbrėmje kemi ngrėnė bukė tė gjithė dhe posa ka rėnė terri ne jemi ndarė nė dy grupe tė mėdha dhe jemi « fshehur » kryesisht nė dy pavione: B 1 dhe B2.

BEGZAD BALIU: Po tė plagosurit?
BAJRAM MUSTAFA: Ata qė ishin tė plagosur shumė kanė mbetur nė sallė ndėrsa ata qė ishin mė pak tė plagosur janė vendosur nė pavione me tė cilėt kishte edhe tė burgosur tė tjerė qė kujdeseshin pėr ta. Kėshtu deri nė mėngjes?

Transferimi nė burg tė Lipjanit

BEGZAD BALIU: Nė mėngjes?
BAJRAM MUSTAFA: Nė mėngjes erdhėn dhe na rreshtuan. Na thanė t“i marrim rrobat e ēantat, tė gjitha ato qė i keni dhe ne i morėm ēka patėm, por nė fund na urdhėruan qė t’i lėmė tė gjitha dhe tė dalim vetėm me duar nė xhepa. Jemi dalė tė gjithė te dera. Na kanė hipur nė autobusa dhe na kanė drejtuar pėr nė burgun e Lipjanit.

BEGZAD BALIU: Ju kujtohet sa autobusa kanė qenė?
BAJRAM MUSTAFA: Mė kujtohen diku tetė autobusa, por ka pasur edhe kamiona nė tė cilėt kanė qenė tė vendosur tė plagosurit. E di se autobusat kanė qenė autobusė privat qė ua kishin marrė shqiptarėve nga Peja, Istogu dhe rrethina… Unė kam qenė nė autobusin « Kaltrina Tours ». Rruga ka zgjatur rreth dy orė.

BEGZAD BALIU: A keni vėrejtur diēka tė veēantė rrugės?
BAJRAM MUSTAFA: Rrugėt kanė qenė tė mbushur me ēetnik e paramilitarė, romė tė veshur nė uniformė qė rrugės bėrtisnin, fyenin, maltretonin…

BEGZAD BALIU: Edhe juve nė autobus…
BAJRAM MUSTAFA: Me na ndalė na kanė ndalur por kanė hyrė vetėm nė derė dhe na kanė sharė, ndėrsa nja dy autobusė mbrapa nesh kam dėgjuar se i kanė maltretuar mė shumė. Rrugės kamė parė shumė shtėpi. Lagje e fshatra duke u djegur. Ende nuk mė hiqet nga mendja momenti kur i pashė duke u djegur shtėpitė e dajave nė Dobrevė, tek po digjeshin. Kisha besim tė madh se aty nė themele digjej edhe gjyshi im bashkė me librat e vjetra tė Fishtės qė i ruante tash e mbi 50-vjet dhe ua recitonte mysafirėve netėve tė gjata tė dimrit. Nuk e di ndoshta kam menduar mė gjatė por nuk besoj… Nuk e kemi ditur fundin tonė. Kemi luftuar si ta zgjasim jetėn edhe njė sekondė, por jeta megjithatė nuk kishte asnjė kuptim.

Nata me kujė, vaj e thirrje grashė e fėmijėsh…

BEGZAD BALIU: Nė burgun e Lipianit, si e keni gjetur gjendjen?
BAJRAM MUSTAFA: Nė Lipian e kemi gjetur gjendjen si nė ēdo burg. Kemi gjetur edhe tė burgosur tė tjerė. Ata kanė qenė nė pavionin numėr 4 dhe disa tė tjerė nė tip tė lirė por nuk kemi pasur kurrfarė kontakti me ta.

BEGZAD BALIU: Ku ju vendosėn juve?
BAJRAM MUSTAFA: Neve na kanė vendosur nė pavioni 1, 2 dhe 3.

BEGZAD BALIU: Po tė plagosurit?
BAJRAM MUSTAFA: Nė njėfarė shtėpie tė shėndetit.

BEGZAD BALIU: Si ju kanė pritur aty?
BAJRAM MUSTAFA: Si nė tė gjitha burgjet. Sė pari dajakun e pastaj brenda.

BEGZAD BALIU: Sa tė burgosur beson se kanė qenė aty?
BAJRAM MUSTAFA: Vetėm nė pavionin 2 kemi qenė mbi 240. Pavioni njė dhe tre kanė pasur pak mė pak.

BEGZAD BALIU: A ka pasur polic apo gardian shqiptarė aty?
BAJRAM MUSTAFA: Nuk e di por flitet se e kanė parė Gani Tarėn, gardian.

BEGZAD BALIU: Si keni kaluar aty?
BAJRAM MUSTAFA: Shumė keq. Pesė vetė kemi marrė njė ēerek gote me gjellė. Kemi fjetur nė tokė…

BEGZAD BALIU: Ndonjė gjendje tė veēantė?
BAJRAM MUSTAFA: Gjatė kohės sa kemi qenė ne aty i kemi parė duke i nxjerrė katėr tė vdekur nga stacionari.

BEGZAD BALIU: Ju kujtohet emri i ndonjėrit prej tyre?
BAJRAM MUSTAFA: Jo, vetėm e di se ata kanė qenė me ne tė plagosur qė nė burgun e Dubravės. Kemi qenė tė lodhur dhe tė traumatizuar pėr tė mbajtur mend emra njerėzish. Po ua jap vetėm njė detaj. Ne ishim disa vetė nė njė dhomė dhe ēdo aeroplanė qė dėgjonim se po sillej nė qiell ne turr e vrap njėri mbi tjetrin, kush arrinte i pari, strukeshim nė njė qoshe tė dhomės. Nuk e di si kemi shpėtuar me mend, nuk e di si e kemi mbajtur mend emrin tonė. Ndoshta falė njerėzve tė menēur e burrave tė vendosur qė kemi pasur rreth vetes e ata, sidomos tė burgosurit politik kanė pasur mend edhe pėr veti edhe pėr ne… Qe besa edhe sot unė nuk jam liruar nga ajo traumė. Posa ta dėgjoj njė zhurmė nė qiell nuk mund tė rri pa shikuar lartė…
Njė ngjarje shumė e veēantė, jo vetėm pėr kohėn e qėndrimit nė burgun e Lipjanit por edhe nė gjithė jetėn time ka qenė njė natė para se tė na transferonin nė burgun e Nishit. Atė natė ėshtė bėrė transferimi i grave nga burgu i Lipjanit nė burgun e Pozharevcit. Nuk i kemi parė, por i kemi pasur afėr. Kemi dėgjuar kujė e zhurmė, vaj, thirrje, zhurmė policėsh… Atė natė ka qenė njė tragjedi e madhe nė jetėn e tyre dhe nė jetėn tonė. Nė shpirtin tonė ka pasur dhembje dhe trishtim mė shumė se sa kur na kanė mbėshtetur pėr muri pėr tė na pushkatuar. Ishte vėshtirė tė dėgjosh e tė mos mund tė ju ndihmosh motrave e nėnave shqiptare. Ishte mė vėshtirė se sa kur vetė para 20 ditėve gjendeshim para tė masakruarve nė burgun e Dubravės dhe na kėrkonin ndihmė…

BEGZAD BALIU: A keni dėgjuar zėra fėmijėsh?
BAJRAM MUSTAFA: Po, kemi dėgjuar edhe zėra fėmijėsh… Shumė apo pak nuk e di se veshtė na kanė ushtuar e mendjen nuk e kemi pasur me vete por…

BEGZAD BALIU: Sa ka zgjatur kjo?
BAJRAM MUSTAFA: Ka zgjatė, sė paku dy orė… Dhe mė nė fund u qetėsua ēdo gjė,..vdiq… Mė vonė kemi dėgjuar se i kanė dėrguar nė Pozharevc.

BEGZAD BALIU: Sa keni qėndruar nė burgun e Lipjanit?
BAJRAM MUSTAFA: Shtatėmbėdhjetė ditė. Pra, jemi vendosur mė 24 maj nga burgu i Dubravės jemi transferuar nė Burgun e Lipjanit dhe pas 17 ditėsh, mė 10 qershor jemi transferuar nė burgun e Nishit.

BEGZAD BALIU: A kanė mbetur tė burgosur tė tjerė nė burgun e Lipjanit?
BAJRAM MUSTAFA: Po, kanė mbetur disa qė kanė qenė me dėnime tė vogla dhe me sa kemi dėgjuar ne ata janė liruar. Flitej se ndonjėrin edhe e kanė vrarė por unė nuk di asgjė konkretisht dhe ndoshta ka qenė vetėm fjalė goje. Sidoqoftė kush ka qenė aty dihet dhe nėse mungon sot, kjo dmth. se ato fjalė nuk kanė qenė vetėm fjalė.

Ēlirimi shpirtėror i gardianit serb

BEGZAD BALIU: Ditėn e nėnshkrimit nė mes tė trupave tė NATO-s dhe ushtrisė Jugosllave ju jeni transferuar nė Burgun e Nishit? A keni qenė tė njoftuar pėr dorėzimin e ushtrisė jugosllave dhe pėr rrugėn qė keni bėrė?
BAJRAM MUSTAFA: Rrugės na kanė maltretuar dhe rrahė deri nė Nish, nuk na kanė lėnė ta ngremė kokėn me shiku kah po na ēojnė e ne nuk e dinim se po na dėrgojnė pėr Nish? Duart i kemi pasur tė lidhura me litarė dhe perdet e dritareve kanė qenė tė lėshuara…Vetėm njė shenjė mė kujtohet kur na e dha njė gardian. Diku nė mes tė Podujevės e Prokuples njė gardian mori frymė thellė dhe duke lėshuar njė ofshamė tha: “Eh tash jemi nė Serbi, kjo ėshtė Serbia…”

BEGZAD BALIU: Ku besonit se po ju dėrgojnė?
BAJRAM MUSTAFA: Mendonim se po na dėrgojnė nė kufi tė Shqipėrisė apo tė Maqedonisė.. Flitej gjithqysh… Qė janė duke u zhvilluar biedime e kemi ditur por se ėshtė nėnshkruar marrėveshja, nuk e kemi ditur.

Ukshin Hoti – njeri pėr tė gjitha kohėrat!

BEGZAD BALIU: Njė pyetje e pashmangshme. A e keni njohur Ukshin Hotin?
BAJRAM MUSTAFA: Unė nuk e kam pasur nė pavion, ai ka qenė nė pavionin numėr 2, por mund tė them se tė gjithė kemi ditur diēka pėr te dhe kemi pasur konsiderata tė mėdha tė gjithė tė burgosurit. Bie fjala shpesh e kemi pėrcjellė pėr dritare dhe e kemi pėrshėndetur kur ai shkonte nė kuzhinė dhe e di se zakonisht pėrcillej edhe nga njerėzit tanė, edhe pse askush nga ne nuk e ka pasur jetėn tė sigurt. Gjithmonė i jemi frikėsuar eleminimit tė tij.

BEGZAD BALIU: A ka pasur shenja nga autoritetet e burgut pėr njė gjė tė tillė?
BAJRAM MUSTAFA: Po, ka pasur nga tė dy anėt. Ka pasur gardian qė janė sjellė nė mėnyrė arrogante ndaj tij, pikėrisht pse e kanė ditur me kė kanė tė bėjnė, por ka pasur edhe gardianė qė i janė pėrulur autoritetit tė tij.

BEGZAD BALIU: Si e keni pritur largimin e tij nga burgu?
BAJRAM MUSTAFA: Me keqardhje. Nuk e dinim ēfarė fati e priste dhe e ndjenim veten tė vetmuar, pa mbrojtjen morale tė tij. E kemi pėrcjellė dhe pėrshėndetur njė numėr i madh i tė burgosurve. Natyrisht nė mėnyrėn tonė, pėr dritare… Ishte ditė e diel. Kishte dy kofera nė dorė. E pamė se po dilte ai dhe me tė ishin katėr gardian…
Nė mesin e tė burgosurve flitej se largimi i tij lidhet me vendimin e NATO-s pėr ta bombarduar burgun. Drejtori e ka pasur kėtė informatė dhe prandaj e ka larguar Ukshinin njė ditė pėrpara. Kjo shpjegohej atėherė dhe shpjegohet edhe sot nė mesin e tė burgosurve se ata kanė dashur ta ruajnė Ukshinin dhe Ukshin Hoti ėshtė gjallė! Natyrisht ne jemi frikėsuar se mos atė po e marrin qė ta pėrpunojnė pėr nevoja tė veta! Natyrisht ka pasur edhe informata tė tjera kryesisht senzacionale, tė cilart kėtu nuk mė duke interesant tė thuhen, por po ua tregoj vetėm njė fakt qė mė ka bėrė pėrshtypje pasi jam transformuar nė burgun e Nishit. Shkova nė stacionar dhe njė i burgosur serb aty mė ka pyetur pėr fatin e Ukshinit. I thashė qė nuk ėshtė me neve. Jam takuar me tė burgosur serb qė me Ukshinin kanė qenė nė burgun e Sremit dhe mė kanė thėnė: Ai ėshtė njeri i madh dhe shumė i dijshėm, ėshtė njeri pėr tė gjitha kohėrat!

Burgu i Nishit

BEGZAD BALIU: A keni gjetur tė burgosur shqiptarė aty?
BAJRAM MUSTAFA: Kur kemi shkuar atė ditė jo? Ata i kishin hequr dhe i kishin dėrguar nė njė « pushimore »?

BEGZAD BALIU: Sa tė burgosur kanė qenė ata?
BAJRAM MUSTAFA: Rreth 50 vetė.

BEGZAD BALIU: Si i keni pasur kushtet nė Burgun e Nishit?
BAJRAM MUSTAFA: Tė rėnda. Tortura, ushqim i kufizuar rreth gjashtė muaj me radhė…

BEGZAD BALIU: Pas sa kohėsh keni pasur vizitėn e parė nga njė organizatė ndėrkombėtare apo anėtarė familjeje?
BAJRAM MUSTAFA: Pas tre muajsh.

BEGZAD BALIU: Pėr ēka janė interesuar ata mė shumė?
BAJRAM MUSTAFA: Kryesisht pėr evidentim… Janė interesuar mė shumė pėr rastin e Dubravės.

BEGZAD BALIU: Po nga anėtarėt e familjes?
BAJRAM MUSTAFA: Pas mė shumė se katėr muajsh a pesė. Fillimisht kanė ardhur kryesisht nėnat. Atėherė kemi dėgjuar pėr herė tė parė se nga Kosova janė tėrhequr tė gjitha forcat e armatosura. Janė shpėrndarė pako dhe langje pėr tė gjithė, sa ka pasur.

BEGZAD BALIU: Po pėr shokėt tjerė a keni pasur informata tė tėrthorta?
BAJRAM MUSTAFA: Po, kemi marrė informata pėrmes letrave tė ndryshme dhe sidomos pėrmes atyre qė transferohen nga burgu nė burg pėr t’iu shqiptuar dėnimet. Nga letrat kemi kuptuar se nė Burgun e Sremit dhe tė Leskocit gjendja ėshtė mė e vėshtirė. Gjatė kėsaj kohe kemi dėgjuar se nė Burgun e Sremit gjenden edhe 700 kroat - rob lufte.

BEGZAD BALIU: Si e keni marrė vesh kėtė? A mund tė na thoni diēka mė shumeØ?
BAJRAM MUSTAFA: Po, ja kėshtu, pėrmes kėtij lloj komunikimi. I kanė zbuluar shqiptarėt por njė kohė tė gjatė nuk kanė guxuar t’i tregojnė. Unė nuk di asgjė mė shumė, por ėshtė pėrfolur kjo atje dhe kaq di edhe unė.

BEGZAD BALIU: Cila ėshtė ana shpirtėrore e tė burgosurve?
BAJRAM MUSTAFA: Tė burgosurit janė shumė mirė tė organizuar prandaj edhe shpirtėrisht gjenden mirė. Ndihmojmė njėri tjetrin me cigare e ushqim pėr ata qė nuk kanė vizita, ju e dini se ne tė gjithė - kush mė shumė e kush mė pak kemi pėsuar trauma tė luftės dhe kemi nevojė pėr njė fjalė tė mirė, tė menēme, udhėzuese pėr jetė…

BEGZAD BALIU: A ėshtė ndėrmarrė diēka qė tė tejkalohen sidomos traumat?
BAJRAM MUSTAFA: Nga autoritetet e burgut jo, ndėrsa nga tanėt po. Takohen njerėzit rregullisht dhe bisedohet nė aspektin pozitiv pėr tė arriturat e Kosovės, pėr heqjen qafe tė policisė e ushtrisė serbe, pra nuk do tė ketė policė e ushtri serbe, as romė tė organizuar pėr tė bėrė krime mbi shqiptarėt,… Ne jetonim duke ėndėrruar si duket ajo Kosovė e lirė sot, tė cilėn e kemi ėndėrruar dje tė gjithė, si punohet pa frikė e trishtim nė Kosovėn e lirė sot, si ndėrtohet sot ajo nga dora shqiptare dhe ndihma ndėrkombėtare… Pra, ne i shėrojmė plagėt me ėndrrat pėr Kosovėn tė cilėn e bėni ju sot. Dhaftė zoti e tė mos i zhgėnjejmė ata qė janė gati tė jetojnė edhe 20 vjet nė dhunėn serbe vetėm qė pas njėzetė vitesh ta shohin Kosovėn e ėndėrruar.

BEGZAD BALIU: Pas gjithė asaj katrahure qė keni pėrjetuar, cila ėshtė shpresa qė i mban tė burgosurit se do tė lirohen sė shpejti njė ditė?
BAJRAM MUSTAFA: Nė fillim kemi pritur me javė, dy javė dhe muaj. Kėshtu kanė shkuar shumė ditė, shumė javė e shumė muaj… Ka pasur besim se do tė nėnshkruhen marrėveshje pėr t’u liruar tė gjithė. Kemi besuar se edhe nė anėn e shqiptarėve do tė ketė tė burgosur dhe ata do tė na kėmbejnė njė ditė: tė gjithė me tė gjithė apo…. Madje kjo shpresė ende nuk ėshtė fikur pėr kėmbim. Njerėzit nuk mund tė besojnė se i kemi lėshuar serbėt ta lėshojnė Kosovėn ashtu pa njė therrė nė kėmbė e nė anėn tjetėr e kemi ditur se nė Serbi gjenden gjithė ata tė burgosur.

BEGZAD BALIU: Ju jeni liruar me 18 shkurt 2000, si e keni parė Kosovėn?
BAJRAM MUSTAFA: Pas gjithė atyre krajateve qė kam kaluar, pėrsėri e ndjej veten tė lumtur. Kam shpresė nė angazhimin e organizatave qeveritare dhe joqeveritare dhe aq sa kėrkohet do tė ndihmojė edhe unė.
_______________
Kjo intervistė me disa shkurtime ėshtė botuar nė revistėn “Pasqyra: “Burgu qė ndjek, (Intervistė me Bajram Mustafėn), Pasqyra, v.II. nr. 17, 26 mars 2000, f. 4-5. dhe Emrat tanė i kemi shkruar nė mure me gjakun tonė (pjesa e dytė), Pasqyra, v.II. nr. 18, 31 mars 2000, f. 16.”
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Lirohet nga burgu Sami Lushtaku (2008-08-22 15:31:24 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sot zbulohet Lapidari i ngritur nė nderim tė viktimave tė masakrės sė Burgut tė Dubravės (2008-05-22 11:57:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Albin Kurti nėn arrest shtėpiak pas lirimit nga burgu (2007-06-07 14:41:34 nga admin1)
[ Intervista ] Burgu i Dubravės edhe mė tutje mė duket se ėshtė njė varr i pambyllur (2007-05-24 15:27:07 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] ALBIN KURTI KALON NGA BURGU NĖ ARRREST SHTĖPIAK (2007-05-10 14:42:16 nga admin1)
[ Opinione ] Albin Kurti -Kolumne nga burgu (2007-04-25 17:10:57 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kreu i AKSH, Gafurr Adili dėmshpėrblim pėr burgun e padrejtė (2007-04-13 12:39:38 nga admin1)
[ Opinione ] Albin Kurti, Letėr nga Burgu (2007-04-01 13:31:26 nga admin1)
[ Opinione ] Albin Kurti, Burgu i Pejės (2007-03-24 14:35:33 nga admin1)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] KJO ARĖ, KĖTĖ ‘BEREQET’ JEP! (2008-12-01 16:03:50 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster