| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Rahr: "Rusia nuk mund ta evitojė pavarėsinė e Kosovės" |
| Postuar mė datėn: 2008-02-03 18:13:36 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Intervistė me ekspertin e Institutit Gjerman Shkenca dhe Politika nė Berlin, Aleksander Rahr lidhur me qėndrimet ruse ndaj Kosovės.
|
|
Alexander Rahr, politolog
DW: Cilat janė shkaqet pėr njė qėndrim kaq tė prerė rus?
Rahr: "Rusia ėshtė e mendimit se njohja e pavarėsisė sė Kosovės paraqet shkelje tė sė drejtės ndėrkombėtare. Prandaj kėrkon qė pavarėsia tė njihet prej tė dyja palėve, shqiptarėve tė Kosovės dhe palės serbe. Nė rast mungese tė kompromisit ėshtė e mundur qė Rusia tė pėrdorė veton nė KS tė OKB".
DW: Mirėpo me siguri qė nuk ėshtė vetėm e drejta ndėrkombėtare shkaku pėr tė cilin Rusia i del nė mbrojtje Serbisė. Nė veēanti ku dihet se Rusia ka probleme serioze tė brendėshme, siē ėshtė Ēeēenia pėr shembull.
Rahr: "Natyrisht qė Rusia po pėrpiqet tė krijojė njė botė multipolare. Me tė gjitha mjetet dhe nė tė gjitha anėt po lufton kundėr, siē thonė rusėt, botės unipolare sipas dėshirės amerikane. Rasti i Kosovės pėr Moskėn ėshtė njė dėshmi se perėndimi po pėrpiqet t'i imponojė vendimet dhe rregullat e veta, qė nuk ėshtė sipas dėshirės sė Rusisė dhe Kinės."
DW: Negociatat e dy viteve tė fundit kanė dėshmuar se Prishtina dhe Beogradi nuk mund tė arrijnė marrėveshje pėr ardhmėrinė e Kosovės. Prandaj nė perėndim dhe nė Prishtinė roli i Rusisė ėshtė quajtur destruktiv, sepse vazhdimi i status quosė mund tė ēojė deri tek shpėrthimi i dhunės.
Rahr: "Shtrohet pyetja nėse vetėm njėra palė ka plotėsisht tė drejtė, ndėrsa tjetra e ka plotėsisht gabim. Nuk ėshtė vetėm Rusia ajo e cila kėrkon qė tė mos njihet pavarėsia e Kosovės. Mendoj se gjėrat do tė zhvillohen sipas propozimit tė diplomatit gjerman, Volfgang Ishinger (ėolfgang Ischinger) i cili tha se njė pjesė e botės do ta njoh pavarėsinė e Kosovės, pjesa tjetėr jo, e ēfarė do tė ndodhė pas pesė apo dhjetė vitesh nuk mund tė thuhet sot."
DW: A do tė bėjnė pėrpjekje territoret e banurara me shumicė ruse nė shtetet tjera, qė Kosovėn ta shfrytėzojnė si precedencė pėr shpalljen e pavarėsisė?
Rahr: "Ky rrezik ekziston. Jo vetėm territoret e banuara me shumicė ruse, por edhe tė tjerėt do tė shikojnė me shumė vėmendje bazat mbi tė cilat Kosova do tė shpallė pavarėsinė."
DW: Serbia dhe Rusia kanė kėrcėnuar se kurrė nuk do tė njohin pavarėsinė e Kosovės. Megjithatė, a ėshtė nė gjendje Moska ta evitojė kėtė pavarėsi, pas qė ėshtė e qartė se SHBA dhe BE do ta njohin atė?
Rahr: "Rusia nuk ka mundėsi ta evitojė pavarėsinė e Kosovės. Nuk e besoj as qė Rusia do tė pėrdorė ndonjė bllokadė ekonomike ndaj perėndimit, por raportet mes tyre do tė prishen pėr njė kohė. Pyetja qė duhet shtruar ėshtė se ēfarė do tė bėjė perėndimi nė qoftė se Rusia e mbėshtetė pavarėsinė e Republikės sė Abhazisė, Osetisė Jugore apo Transnistrisė, sepse me siguri qė kjo do tė shkaktonte njė konflikt edhe mė tė ashpėr. Megjithatė unė besoj se BE edhe mė tej ka mjete pėr t'i dalė pėrballė Beogradit dhe pėr ta bindur atė qė nė momentin e fundit ta pranojė vendimin si kompromis, me kusht qė t'ia hapė perspektivėn e anėtarėsimit nė BE."
Liria
1 janar 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|